Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Olldashi: Të gjitha rrugët kombëtare do të jepen me koncesion



    TIRANE- I gjithë rrjeti rrugor kombëtar do të kalojë në një sistem koncesioni mirëmbajtjeje. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi bëri të ditur se kjo është mënyra më e mirë për të mirëmbajtur sistemin tonë rrugor kombëtar.

    "Do të jenë tarifa minimale që do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve", deklaroi ministri Olldashi në një nga mediet vizive në vend.
    Në këtë kuadër, ministria e Transportit çeli të hënën procedurën konkurruese për dorëzimin e ofertave për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot-Morinë.

    Në strategjinë e Transportit 2008-2013 rrjeti kombëtar rrugor në Shqipëri është rreth 18,000 km i gjatë duke përfshirë 3636 km rrugë rrugë kombëtare, 10,500 km rrugë ndër urbane dhe pjesa tjetër prej 4000 km është nën juridiksionin e njësive të pavarura, ndërmarrjeve ose firmave. Rrjeti kryesor rrugor është rreth 1138 km i gjatë me nëntë lidhje kryesore që përbëjnë rrjetin bazë. Rrjeti dytësor është 1998 km i gjatë.
    (ma.ar/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Nuk mjaftonte niveli i varferise ne vend , tani çmimet e çdo produkti perveçse prej naftes do ngrihen dhe nga kjo tarife e re e te gjitha rrugeve kombetare , sepse nuk mjaftokan gjithe taksat qe paguhen deri me sot dhe tani na doli nje pagese per mirembajtje qe do i paguhet privatit ( te zgjedhura me kujdes , firmat do jene te pushtetareve te pd nese hamendesojme pak ) .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #3
    Hapi i drejte i qeverise shqiptare.

    Per mentalitetin e shqiptareve vetem kjo forme administrimi ben pune, sepse me formen e deritashme u provua se nuk mund te ecet.

    Duhet te mendohet dhe per sistemin e ujesjellesave. Hapi i pare ka nisur, pra venjen e tyre nen administrimin e pushtetit lokal dhe hapi i dyte duhet te jete nxjerrja e tyre ne treg, duke bere te mundur shitjen e tyre te pjesshme ose te plote.

    Duhet te ecet me shpejte me privatizimin e hidrocentraleve, sepse do te provohet se ka per te qene zgjidhja me efektive.

    Mentalitetin tone vetem prona private e sjell ne binare!

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nuk di asnje shtet europian qe te kete dhene cdo rruge kombetare me koncesion. Por ne shqiperi ndodh gjithcka dhe kot nuk jemi te paret ne europe sic thote Baca i madh.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Sipas kesaj llogjike hajduterie , te gjitha kusuret i paguan populli , por keta bandit qeveritar nuk i kane prona te babes kete infrastrukture qe ta shesin e ta blejne te njeri tjetri dhe populli te paguaje taksa te larta plus tarifa tek privati , pra dy here te paguaje per mirembajtjen e rrugeve ?

    Po nese bejne kete gje me rruget e ujesjellesit pse nuk vazhdojne me shkollat qe t'i bejne te gjitha private , edhe spitalet private te gjitha , megjithese nga niveli i korrupsionit dhe rryshfetet de facto private jane .

    Po nese çdo gje do e kishte privati ne dore ateher roli i shtetit eshte i kote dhe roli i ministrive eshte vetem prej matrapazi , por le te vazhdojne me keto horrlleqe se nuk ua kam degjuar si premtime elektorale keto , zgjedhjet shpejt do vijne ne 2013
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    shume mire ja ben atij populli jo vetem ato nacionale por dhe rrugeve te lagjes ti'a kaloje privatit


    kur OLLDASHI be ri kete deklarim ke emisioni TOP(e) STORY me beri pershtypje se ministri beri kete deklarat dhe emisioni kaloi ne reklam dhe dy pjeset e tjera u fol per presidentin e ardhshem

    a thua vertet popullit i intereson me shume te degjoje nga nje minister transporti kush eshte president apo te flitet per infrastrukturen ,plani rregulluse projektet apo perfundimin e projekteve te nisura etj etj cfardo digasteri qe mbulon kjo ministri


    me nje fjale dhe media eshte me keta politikane hajdute dhe matrapaze qe po e cojne shqiperin drejt nje rrenimi te dyte (mbas 97)


    pyetje karagjozash nga gazetaret :kush i ploteson kushtet e presidentit ,topalli ,bode apo bejtja ,per ke do votosh ti etj etj v k
    Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 03-03-2012 më 10:36

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Shqiperia 2012 ne jemi europa ne jemi te paret te tere na vin mbrapa
    ajde mendje ajde
    p.s bjeri se shqiptari eshte mesuar me keto lloj gjerash
    http://www.youtube.com/watch?v=ht8Jch4gV4g
    Partizoni

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ska per tu bere jo.
    Se vidhen 3 here shqiptaret.
    Njehere ne tender, njehere me firmat heren e trete me koncesion.
    Mos degjoni qorrin thuthuq te pd Olldelen se sdo kete kohe te vjedhe per se treti se do ti kete kthyer kembet nga dielli shpejt.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Hapi i drejte i qeverise shqiptare.

    Per mentalitetin e shqiptareve vetem kjo forme administrimi ben pune, sepse me formen e deritashme u provua se nuk mund te ecet.

    Duhet te mendohet dhe per sistemin e ujesjellesave. Hapi i pare ka nisur, pra venjen e tyre nen administrimin e pushtetit lokal dhe hapi i dyte duhet te jete nxjerrja e tyre ne treg, duke bere te mundur shitjen e tyre te pjesshme ose te plote.

    Duhet te ecet me shpejte me privatizimin e hidrocentraleve, sepse do te provohet se ka per te qene zgjidhja me efektive.

    Mentalitetin tone vetem prona private e sjell ne binare!
    Ke plotesisht te drejte! Megjithese ne kete forme nxirret jashte loje roli i shtetit nga te gjitha aspektet infrastrukturore, shqiptaret i kane dhene provat nuk gezojne marredhenie te mira me pronen shteterore. Kjo e fundit, ka qene e suksesshme ne shoqerite gjermanishtfolese dhe nordike, ku kultura qytetare eshte ne nje tjeter dimension. Derisa rruga demokratike nuk e solli ne binare mentalitetin shqiptar per dy dekada, reflekton qe dicka nuk shkon, perjashto gjuhen e diktatures dhe te dhunes qe rezultoi e suksesshme. Problemi i vetem ne kete mes mbetet abuzimi korruptiv ne lojen e tenderave ku si perhere, shoqeri fantazma do mbijne si kerpudhat pas shiut.
    relata refero

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Vjell vrere Vrroma kunder privatizimeve e konçesioneve. Pse ??? Sepse ne "endrren" e tij prej pushtetari nuk mbetet asgje per te privatizuar e dhene me konçesion. I mbetet vetem te rishtetezoje shtepiat e pronat e popullit ashtu siç bene paraardhesit e tij hiena me '46-'47 ...

    Qajne e bertasin socialistet per llokmat qe po ju ikin nga goja !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •