1 ushtarak italian në Afganistan paguhet rreth 150-200 dollarë në ditë.
1 ushtarak shqiptar as 50 dollarë.![]()
1 ushtarak italian në Afganistan paguhet rreth 150-200 dollarë në ditë.
1 ushtarak shqiptar as 50 dollarë.![]()
Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
NGA THASHETHEMET KAM DEGJUAR SE KETA USHTARAKE, NDONJEHERE KANE PAGUAR NGA 5 MILJON LEKE RUSHFET QE TU GJENDET EMRI NE LISTAT E MISJONEVE.
Tani nese keta e kane mare lehte kete pune, nuk eshte faji i atyre qe i derguan. Ata ishin ne nje mision luftarak dhe te armatosur ne momentin qe jane vrare. Kur ke armen ne dore duhet ta mendosh se edhe kundershtari ka arme dhe nuk e ka per loder , por per te te vrare ty .
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Ishte koha kur nuk ishim akoma në NATO sepse u nisnin 1 grup i vogël për në Irak.
Rreziku ishte tepër i madh sapo kishte filluar lufta, por 1 që njoh unë paguajti rreth asaj shume që thua ti dhe mori rreth 20-30 mijë dollarë në atë kohë.
Në Afganistan jan të detyruar tani dhe rrezikojnë kokën për hiç gjo diku te 6 mijë dollar + 1 vit rrogë në Shqipëri.
Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
Bravo koment femijesh! Duhet te behen disa tema me shenimin +18!
Respekt dhe mirenjohje per ata shqiptare qe bien ne emer te mbrojtjes se lirise dhe te vlerave demokratike!
Pse per çfare jemi anagazhuar ne atje? Per çfare jemi bere anetare te NATO-s? vetem per te marre batanije dhe konserva ushqimore?
Edhe nje here respekt dhe mirenjohje te perjetshme!
Deshmoret tane nuk e japin gjakun kot per Ate Apo Kte,Bota sic e cek ti ceshtjen sa here ka pasur problem Shqiperia Nato ka sjell Paqeruajts edhe ne Kosove Pse ata qe kane rene ne detyre nuk luftonin per vendin e tyre!!!
Ata luftuan nen emblemen e flamurin kuqezi per paqe ne rajon dhe ashtu duhet.
Ngushellime Familjarve te Viktimave.
Stjerner er dom som lyser i Mørke
Nuk eshte Forumi per te cu ngushellime o derrzinj
Ata shkuan atje per para, po te ishte e sigurte lufta atje do paguheshin sa nje kadet ne Shqiperi dhe pikerisht per pagen me te larte dikush duhet ta paguaj cmimin, eshte gjynah qe nuk i vajti puna mire por vdekjen e nenshkruan vete atehere kur nenshkruan dhe kontraten e punes
Keta jane mercenare ushtare te paguar jo te detyruar. Ndoshta edhe jam gabim po me duket se keta duhet te paguahen njelloj si gjithe ushtaret e tjere ne NATO. Nejse pak rendesi ka pagesa te shkretet humben jeten, NGUSHELLIME! REST IN PEACE! Keta jane HERONJ per vendin e vet edhe per te gjithe pse si i quani heronj ju vetem nese vdesin kur behet lufte ne shqiperi?????
I LOVE GOD
j&g
Shtttt ca thu mi o goce e di ca o Mercenari ????
Njeri qe nuk lufto me uniform e flamur dhe paguhet cash!
ushtria nuk pagohet njesoj si ai qe rri vajos armen ktu me ate qe ve koken ne rrezik ne Afganistan.
Prandaj meren misione afat shkurtera.
Mos tja degjoj njeriu kte punen iken me pagese iken se deshen lekun etj etj
Une kam plote shoke ushtar atje e forca rendi e renea ktu asnje nuk e bo per leke.
Stjerner er dom som lyser i Mørke
Topi: Akt i rëndë terrorist ndaj mbrojtësve të vlerave të demokracisë
Presidenti Bamir Topika ka ngushëlluar familjarët e dy paqeruajtësve që humbën jetën sot në Afganistan. Në mesazhin e tij të bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës, Topi, në cilësinë e kreut të shetit dhe Komandantit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë e cilësoi ngjarjen një akt terrorist dhe kërkoi ndëshkimin e autorëve.
‘’Të nderuar familjarë të Kapiten Feti Voglit dhe Nëntetar Aleksandër Peçit,
Me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të Kapitenit Vogli dhe Nëntetarit Peçi, që të dy ushtarakë shqiptarë të kontigjentit ‘’Eagle 4’’ në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!
Në zemrat dhe kujtesën tonë të përbashkët kombëtare Kapiten Vogli dhe Nëntetar Peçi do të mbeten përjetësisht të paharruar për veprën e tyre heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit si dhe të inkurajoj e të përgëzoj mbarë Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues!
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!’’, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
shekulli
Krijoni Kontakt