Close
Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 182
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Me mision në Kandahar për të bërë paratë e dasmës



    Aleksandër Peci, djaloshi me origjinë nga Tropoja, kishte pak më shumë se një muaj që ishte nisur për në Afganistan. Ai u qëllua nga persona të veshur si policë afganë ditën e hënë, ndërkohë që fillimisht u raportua i vdekur nga Ministria e Mbrojtjes. Më pas u deklarua se ishte në gjendje kome. Sot ai pritet të niset për kurim të mëtejshëm në Gjermani. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar dhe janë rritur mundësitë që ai të qëndrojë në jetë.

    Ndërkohë në familjen e tij kanë vërshuar me dhjetëra media, që kanë përjetuar momentin kur është dhënë lajmi i kobshëm, por edhe kur është mësuar se Peci ishte gjallë. Siç raporton Shqip, Peci kishte shkuar me mision në Afganistan, pikërisht në Kandahar, për të bërë paratë për dasmën. Ai ishte i fejuar me një vajzë nga Shkodra dhe prisnin të martoheshin kur ai të kthehej nga misioni, që për shumëkënd në Shqipërinë e varfër e pa punë është një mundësi e mirë për të fituar para.

    http://www.gazetatema.net/web/2012/0...rate-e-dasmes/
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #132
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-02-2012
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Me mision në Kandahar për të bërë paratë e dasmës



    Aleksandër Peci, djaloshi me origjinë nga Tropoja, kishte pak më shumë se një muaj që ishte nisur për në Afganistan. Ai u qëllua nga persona të veshur si policë afganë ditën e hënë, ndërkohë që fillimisht u raportua i vdekur nga Ministria e Mbrojtjes. Më pas u deklarua se ishte në gjendje kome. Sot ai pritet të niset për kurim të mëtejshëm në Gjermani. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar dhe janë rritur mundësitë që ai të qëndrojë në jetë.

    Ndërkohë në familjen e tij kanë vërshuar me dhjetëra media, që kanë përjetuar momentin kur është dhënë lajmi i kobshëm, por edhe kur është mësuar se Peci ishte gjallë. Siç raporton Shqip, Peci kishte shkuar me mision në Afganistan, pikërisht në Kandahar, për të bërë paratë për dasmën. Ai ishte i fejuar me një vajzë nga Shkodra dhe prisnin të martoheshin kur ai të kthehej nga misioni, që për shumëkënd në Shqipërinë e varfër e pa punë është një mundësi e mirë për të fituar para.

    http://www.gazetatema.net/web/2012/0...rate-e-dasmes/
    Ne vend qe te punonte ne Shqiperi, eshte shkuar ne Afganistan !

    Sali BERISHA !.... Je idioti numër 1 ne Shqiperi !

    Shpresojm te shpeton Aleksander Peci, te martohet e te jeton i lire e ne paqe.

  3. #133
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    lexova qe dhe vellezerit dhe familjaret e gjeneraleve tane
    jane ne afganistan si guzhiniaera dhe sdalin kurre nga baza,,,

    lezova dhe qe skane armatimin e duhur,,

    lexova qe here pas here paguajne
    per te mbajtur vendin ne trupat e akorduara jashte

    lezova qe keta mund te kene vajtur dhe 10 vjet neper misone
    po skane kaluar norma as trajnim,,,

    se ai qe paguan per kete paguan apo jo,,,

    lexova qe dhe ambasda amerikane ka ngritur kete problem


    lezova se iraku refuzon trupat shqipetare
    se jane trupa qe skane eksperience
    dhe qe paguajne per te marre nje vend ne misoin

    lezova nje gjeneral qe disa muaj me pare
    kishte ngritur kete problem dhe ishte pushuar nga puna


    tani ose gjenerali,,,

    ambasada amerikane,,,

    qeveria irakiane,,,

    dhe vete ushtaret e misioneve genjejne,,,

    ose dhe ne nje mision me 20 trupa qe ke nga 3 kater me nje mbiemer,,,

    te nje familje,,,

    se jane miq apo kane paguar,,,

    pra kemi nje toge me vellezer dhe kushurinj

    qe me siguri te gjithe per profesionalizem dhe eksperience jane aty


    Land, pse ja fut kot kur nuk ja ke idene ???

    Ç'lidhje ka guzhinieri me ushtarin special ??? E ke idene si formohesh si ushtar special ??? T'a them une. Nuk e ke fare. As nuk e di se çfare stervitje dhe çfare provash duhet te kalosh per t'u pranuar tek Batalioni i Forcave Speciale.
    Kush eshte pjestar i Forcave Speciale e ka marre parasysh rrezikun qe i kanoset ne momentin e berjes se kerkeses. Dhe ka aq shume tope dhe vullnet sa e perballon nje sfide te tille.
    Guzhinieri gatuan ushqimin e ushtareve. Misioni i tij eshte menuja ditore. Se ç'lidhje ka nje guzhinier me nje kapiten forcash speciale ne detyren dhe misionin qe kryejne vetem Mero Baze dhe ti e dini.

    Batalioni i Forcave Speciale stervitet me ajken e forcave speciale te NATO. Te keshilloj te shkosh te lexosh temen rreth tyre tek Albmilitary Forum. Te ftoj t'ia thuash edhe Mero Bazes. Ndoshta behet me pak injorant se ç'eshte.

    Askush nuk mund te hedhe balte mbi gjakun, djersen dhe mundin e atyre djemve te cilet jane pjese e atij Batalioni.


    Pagesat per nje vend ne mision jasht nuk jane asgje e re. Jane te njejtet ushtarake qe u rimoren ne sherbim pas riardhjes se PS ne pushtet ne vitin '97. Sala nuk mund te reformoje ushtrine sa here vjen ne pushtet.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #134
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Ej po mir 1 pyetje, meqë amerikanët nuk na dashkan në Irak apo Afganistan sepse na konsiderojnë si të paaftë apo pa eksperiencë, si shpjegohet që Shqipëria po i shton dhe më shumë trupat.

    Mos tani po korruptojmë dhe Amerikën ?

    Pastaj sa për atë që shqiptarët paguajn lekë për t'vënë kokën në rrezik, nuk e bëjnë për Demokracinë apo Humanizëm apo Injorancë, por nga varfëria.
    Ju që flisni nga jashtë lejini pordhët duke hedh baltë mbi shqiptarët, është varfëria që i çon në 1 gjë të tillë se s'ikin për qef atje apo nga injoranca.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  5. #135
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Me mik, biles me mik te forte, sa per dijeni.

    Lexo me poshte enderrimtarin qe ia di pislleqet salijevit na brenda.

    TEMA ONLINE, 21 Shkurt, 2012

    Funerali i Voglit dhe “ringjallja” e Berishës
    Nga Mero Baze

    Shqipëria humbi ushtarin e saj të parë në Misionet Paqeruajtëse qyshkurse është bërë vend anëtar i NATO-s dhe qeveria po përpiqet ta përdorë këtë humbje të dhimbshme për të ringjallur në opinion publik atë çfarë ka vdekur tashmë mes saj dhe politikës së SHBA, dhe papërgjegjësinë dhe nivelin e ulët profesional me të cilin rekrutojnë dhe përgatisin komandot që çojnë në këto misione.

    E para gjë që më bëri përshtypje dje, ndërsa mësuam lajmin e humbjes fillimisht të dy ushtarëve, ishte se familja e të ndjerit Feti Vogli e mori vesh lajmin nga ekrani i televizorit, ndërsa familja e Aleksandër Pecit, për shkak të papërgjegjësisë së Ministrit të Mbrojtjes, u fut katër orë në zi për humbjen e djalit. Kjo tregon anën groteske të një qeverie dhe administrate që krenohet se është partnerja e NATO-së. Paaftësia, konfuzioni, dallkaukllëku shqiptar, mungesa e një kulture vdekjeje në radhët e ushtrisë dhe sidomos mungesa e kulturës së komunikimit të ushtrisë shqiptare me familjarët e ushtarëve, është një problem shumë serioz.

    Në çdo kohë, në çdo regjim dhe në çdo vend të botës, ushtria ka një kod të vetin për komunikim me familjarët e ushtarëve, qofshin këta të gjallë apo të vdekur. Ajo i mban ata në kontakt me ushtarët, u siguron mundësi korrespondence, komunikimi dhe është vetë përgjegjëse për gjithë këtë infrastrukturë. Tek ne as në momentin e fundit të jetës familjarëve shqiptarë nuk iu gjend dot pranë.

    Pas konfuzionit të turpshëm gjëja e dytë që ra në sy ishte deklarata e Sali Berishës. Ai më shumë se sa vajtonte për Feti Voglin, përpiqej t’i mbushte mendjen vetes se ishte ende në krah të amerikanëve. Në tre fjali- 5 herë përmendte faktin që Vogli u vra në krah të amerikanëve, a thua jeta e të ndjerit ushtarak shqiptar kishte shkuar bedel për të ndrequr imazhin dhe raportet e prishura të Berishës me SHBA. Pas tij dhe Arben Imami duket sikur fluturonte nga gëzimi që Panneta e kishte marrë ne telefon dhe e kishte ngushëlluar për të ndjerin Vogli.

    Telefonata e Panneta-s duhet të bëjë me turp qeverinë shqiptare, pasi ajo tregon seriozitetin me të cilin shteti më i fortë i botës merr jetën e një ushtari të thjeshtë nga Baldushku i Tiranës pa e pasur qytetar të tyre, ndërsa qeveria shqiptare që e ka detyrim sjelljen e fisme ndaj tij dhe përkujdesin deri në pikë të fundit për të lehtësuar dhimbjen e familjarëve, ia besoi spikerëve të televizioneve lajmin, ndoshta dhe nga fakti banal se nuk e kanë fare adresën të ndjerit që u vra në Afganistan.

    Prononcimet e vetme të Berishës dhe Imamit nga dje deri më sot, nuk kanë të bëjnë me të ndjerin që iku, por me SHBA, me faktin që viktima ishte në krah të tyre, me faktin që Panneta i ka marrë në telefon, etj. Kriza reale e raporteve të Berishës me SHBA, duket se ka nevojë për gjakun e Feti Voglit që të zbutet. Në fakt kjo vetëm sa thellon dhe në sytë e shqiptarëve diferencën me të cilën qeveria jonë dhe qeveria amerikane kujdesen për ushtarët e dërguar në luftë.

    E treta që ka po aq rëndësi është e vërteta e vrasjes së Feti Voglit. Ne duhet dhe po e respektojmë atë si të një dëshmor tonin vrarë për një kauzë paqeje ndërkombëtare, por vdekja e tij ngre pikëpyetje për aftësitë dhe profesionalizmin e ushtarakëve tanë në ato misione. Media perëndimore që raporton nga Afganistani siç është CNN, apo media të tjera, tregojnë se vrasja ka ndodhur pas një grindjeje mes një polici afgan dhe ushtarëve shqiptarë. Kjo vrasje rrit numrin e vrasjeve që vijnë nga përplasjet mes forcave të sigurisë afgane dhe atyre të NATO-s, të cilat siç po dëshmojnë hetuesit amerikanë vijnë nga përplasje kulturash, nervozizëm çasti dhe jo nga keqpërdorim i talibanëve siç mund të mendohet. Kjo na detyron ne si shtet, dhe sidomos forcat ushtarake, të bëjnë një trajnim thelbësor të ushtarëve nga pikëpamja kulturore për vendin ku i çojnë. Ata përveç disiplinës ushtarake duhet të mësojnë mirë para se të nisen për kulturën e vendit ku shkojnë, për atë çfarë s’duhet të bëjnë si shqiptarë atje, për mënyrën si duhet të sillen dhe shmangin incidentet.

    Ajo që për një ushtarak shqiptar mund të jetë normale, për një polic të pagdhendur afgan mund të jetë skandal dhe përfundon kështu si ka përfunduar tragjedia me ushtarin tonë, i cili nuk është vrarë duke luftuar siç përpiqet ta heroizojë pa lidhje qeveria jonë, por e ka vrarë një polic afgan pas grindjes me të. Kjo na bën dyfish përgjegjës për jetën e humbur të Feti Voglit dhe na lë zbuluar dyfish para familjarëve të tij dhe njerëzve të dashur, pasi mund të kemi të bëjmë me keqkuptime kulturore apo gjeste nervozizmi, të cilat kanë çuar në një tragjedi.

    Përpjekja e qeverisë shqiptare, dhe sidomos Ministrisë së Mbrojtjes, për të heroizuar vrasjen tragjike pa na sqaruar rrethanat, bën pjesë pikërisht tek kultura e gënjeshtrës dhe heroizimi si kapak për gropat e zeza. Ajo çfarë kujdesen ushtarakët tanë para rekrutimit janë si tu marrin ndonjë lek ushtarëve të gjorë, si të zgjedhin ata me halle më shumë që të rrisin çmimin, dhe pas kësaj askush nuk merret me fatin e tyre. Fati tragjik na ndëshkoi me jetën e një të riu që priste të krijonte një familje stabël dhe arsyeja e parë që dhanë familjarët pse ka shkuar aty ishte pikërisht të ardhurat për një jetë më të mirë.

    Deri më sot kemi gënjyer veten se kemi ushtri dhe ushtarakë dhe sa herë që ushtria është vënë në provë në fakt është shkërmoqur si guaskë veze. Por është mirë të mos bëjmë shaka me jetën e ushtarakëve tanë dhe duke gënjyer veten t’i nisim ata në luftë reale përballë qindra rreziqeve të panjohura për ta dhe t’i kthejmë në arkivole duke nxituar pastaj t’i mbulojmë me flamur kombëtar dhe medalje dëshmorësh pazaret e ulëta të qeveritarëve me jetën e tyre.

    Ne do ta respektojmë Feti Voglin dhe sikur të vdiste nga i ftohti apo në një aksident automobilistik në Afganistan, pasi ai ka shkuar aty për një mision që është detyrim i shtetit tonë ndaj anëtarësimit në NATO, por ne nuk duhet të përdorim vdekjen për të mbuluar fajet dhe krimet e atyre që ua bëjnë më të afërt vdekjen se sa mbijetesën ushtarëve tanë.

    Funerali i Voglit nuk mund të ringjallë atë që tashmë ka vdekur mes Berishës dhe Uashingtonit dhe as të mbulojë atë që ndodh me ushtarakët e korruptuar shqiptarë që dërgojnë ushtarët në luftë jo pasi i përgatisin, por thjesht pasi u marrin paret.


    Mero Baze si gjithmone me legenllikun dhe qelbsinllkun qe e karakterizon hedh poshte aftesite e Kap. Vogli. Ishte i paafte thote, se e vrane pas shpine, pas nje grindje me policin e pagdhendur afgan.
    Kulmin Mero plehra e arrin kur thote Berisha po gjen arsye per t'u afruar me SHBA. Po a nuk ishte delfini i tij, o Mero plehra, ne Washington ??? A nuk e mbajten SHBA ne pushtet Berishen pas revolucionit te rradhes qe u perpoq te kryente shefi yt ???
    Dhe ne fund Mero plehra thote, ne do ta respektojme te renin. Çfare maskarai ne nje maskerade !!!
    Ç'nder mund t'i jape nje lamash qimekuq nje vigani si Kap. Vogli ???!!!???

    Mero injoranti ben mire te shkoje dhe te informohet me pare rreth pergatitjes se ushtareve, perpara se te leshoje deklarata injorance ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #136
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Land, pse ja fut kot kur nuk ja ke idene ???

    Ç'lidhje ka guzhinieri me ushtarin special ??? E ke idene si formohesh si ushtar special ??? T'a them une. Nuk e ke fare. As nuk e di se çfare stervitje dhe çfare provash duhet te kalosh per t'u pranuar tek Batalioni i Forcave Speciale.
    Kush eshte pjestar i Forcave Speciale e ka marre parasysh rrezikun qe i kanoset ne momentin e berjes se kerkeses. Dhe ka aq shume tope dhe vullnet sa e perballon nje sfide te tille.
    Guzhinieri gatuan ushqimin e ushtareve. Misioni i tij eshte menuja ditore. Se ç'lidhje ka nje guzhinier me nje kapiten forcash speciale ne detyren dhe misionin qe kryejne vetem Mero Baze dhe ti e dini.

    Batalioni i Forcave Speciale stervitet me ajken e forcave speciale te NATO. Te keshilloj te shkosh te lexosh temen rreth tyre tek Albmilitary Forum. Te ftoj t'ia thuash edhe Mero Bazes. Ndoshta behet me pak injorant se ç'eshte.

    Askush nuk mund te hedhe balte mbi gjakun, djersen dhe mundin e atyre djemve te cilet jane pjese e atij Batalioni.


    Pagesat per nje vend ne mision jasht nuk jane asgje e re. Jane te njejtet ushtarake qe u rimoren ne sherbim pas riardhjes se PS ne pushtet ne vitin '97. Sala nuk mund te reformoje ushtrine sa here vjen ne pushtet.
    I kam parë vetë se ça heq 1 ushtarak për t'plotësu normat e kërkuara nga Shteti për tu nis në mision. Edhe duhet të bëj mbi 100 analiza mjeksore duke filluar që nga qimet e flokëve e mbarojn te gishtat e këmbës.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  7. #137
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Me mik, biles me mik te forte, sa per dijeni.

    Lexo me poshte enderrimtarin qe ia di pislleqet salijevit na brenda.

    TEMA ONLINE, 21 Shkurt, 2012

    Funerali i Voglit dhe “ringjallja” e Berishës
    Nga Mero Baze

    Shqipëria humbi ushtarin e saj të parë në Misionet Paqeruajtëse qyshkurse është bërë vend anëtar i NATO-s dhe qeveria po përpiqet ta përdorë këtë humbje të dhimbshme për të ringjallur në opinion publik atë çfarë ka vdekur tashmë mes saj dhe politikës së SHBA, dhe papërgjegjësinë dhe nivelin e ulët profesional me të cilin rekrutojnë dhe përgatisin komandot që çojnë në këto misione.
    Shife sa i pafytyrë është ky që 1 lajm vdekje e lidh direkt me Sali Berishën. Titulli artikullit skandaloz, po ashtu edhe hyrja që i bën.
    Ai ra si Hero dhe nuk ra as për faj të Salës as prej Ramës. Po ky kokzbathuri e ka aq idhull Salën që e lidh me gjithçka që ndodh.

    Në çdo vend kur vdesin ushtarë në luftë , mediat dhe gazetat i kthejnë në heronj kurse ky kokboshi gjen 1 absurditet për tu kap me qeverinë. Nqs do ishte i paaftë siç thotë ky , nuk do ishte misioni i tretë për të.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ky është kabllogrami që ish- ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i dërgon Washington-it me shqetësimin se trupat shqiptare që dërgohen në misione jashtë vendit janë të papërgatitur për shkak se dërgohen aty duke përdorur praktika korruptive. Një emër konkret që del është ai i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura shqiptare, Xhemal Gjunkshi. Ai kërkon 7 mijë USD për një ushtar që shkon në Irak. Nëse nuk kanë para, atëherë atyre u kërkohet të merret kredi. Për shkak të këtyre praktikave korruptive, Iraku nuk pranon më ushtarët shqiptarë në vendin e tij. Fatkeqësia për Shqipërinë është se do të duhet të kthejnë ushtarët në vend pa mbaruar misioni në Irak e rrjedhimisht pa shlyer dot kredinë që kanë marrë për të paguar zyrtarët e korruptuar. Për këtë arsye, ata do dërgohen urgjent në Afganistan, që të marrin pagën plotësisht dhe të shlyejnë të babëziturit e këtij vendi. Më poshtë kabllogra
    Ky pederasti qe perfaqesoi ameriken per disa vjet , postonte artikujt qe qiresi i tij Rama i pregatiste. Nje ambasador qe vetem e ulu dinjitetin e Amerikes ne syte e shqiptareve.
    Nuk po mohoj se jane paguar para per te ikur ne misione, por nuk ka llogjike kjo fraze
    Iraku nuk pranon më ushtarët shqiptarë në vendin e tij.
    Sipas ketij artikulli , ambasadori ne Shqiperi e dinte me mire pakenaqsine e Irakut sesa vete Shteti Amerikan
    Mos ta ndjej kush, - thone shkodranet.
    C`jane keto budalliqe qe shkruani pash zotin tuj.
    Vetem duke u nisur nga kjo fraze, nuk mund te konsiderosh me , artikullin ne fjale
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Land, pse ja fut kot kur nuk ja ke idene ???

    Ç'lidhje ka guzhinieri me ushtarin special ??? E ke idene si formohesh si ushtar special ??? T'a them une. Nuk e ke fare. As nuk e di se çfare stervitje dhe çfare provash duhet te kalosh per t'u pranuar tek Batalioni i Forcave Speciale.
    Kush eshte pjestar i Forcave Speciale e ka marre parasysh rrezikun qe i kanoset ne momentin e berjes se kerkeses. Dhe ka aq shume tope dhe vullnet sa e perballon nje sfide te tille.
    Guzhinieri gatuan ushqimin e ushtareve. Misioni i tij eshte menuja ditore. Se ç'lidhje ka nje guzhinier me nje kapiten forcash speciale ne detyren dhe misionin qe kryejne vetem Mero Baze dhe ti e dini.

    ka ik si ushtare special

    e rri vetem ne guzhine shoku

    kjo ngarkon te tjeret me punen qe ai duhet te bente

    Batalioni i Forcave Speciale stervitet me ajken e forcave speciale te NATO. Te keshilloj te shkosh te lexosh temen rreth tyre tek Albmilitary Forum. Te ftoj t'ia thuash edhe Mero Bazes. Ndoshta behet me pak injorant se ç'eshte.

    Askush nuk mund te hedhe balte mbi gjakun, djersen dhe mundin e atyre djemve te cilet jane pjese e atij Batalioni.


    Pagesat per nje vend ne mision jasht nuk jane asgje e re. Jane te njejtet ushtarake qe u rimoren ne sherbim pas riardhjes se PS ne pushtet ne vitin '97. Sala nuk mund te reformoje ushtrine sa here vjen ne pushtet.

    ka ik si ushtare special

    e rri vetem ne guzhine shoku

    kjo ngarkon te tjeret me punen qe ai duhet te bente

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Land, pse ja fut kot kur nuk ja ke idene ???

    Ç'lidhje ka guzhinieri me ushtarin special ??? E ke idene si formohesh si ushtar special ??? T'a them une. Nuk e ke fare. As nuk e di se çfare stervitje dhe çfare provash duhet te kalosh per t'u pranuar tek Batalioni i Forcave Speciale.
    Kush eshte pjestar i Forcave Speciale e ka marre parasysh rrezikun qe i kanoset ne momentin e berjes se kerkeses. Dhe ka aq shume tope dhe vullnet sa e perballon nje sfide te tille.
    Guzhinieri gatuan ushqimin e ushtareve. Misioni i tij eshte menuja ditore. Se ç'lidhje ka nje guzhinier me nje kapiten forcash speciale ne detyren dhe misionin qe kryejne vetem Mero Baze dhe ti e dini.

    Batalioni i Forcave Speciale stervitet me ajken e forcave speciale te NATO. Te keshilloj te shkosh te lexosh temen rreth tyre tek Albmilitary Forum. Te ftoj t'ia thuash edhe Mero Bazes. Ndoshta behet me pak injorant se ç'eshte.



    lexo cabllogramin e wikileks,,,,,


    dhe shih se a ja fus kot
    Askush nuk mund te hedhe balte mbi gjakun, djersen dhe mundin e atyre djemve te cilet jane pjese e atij Batalioni.


    Pagesat per nje vend ne mision jasht nuk jane asgje e re. Jane te njejtet ushtarake qe u rimoren ne sherbim pas riardhjes se PS ne pushtet ne vitin '97. Sala nuk mund te reformoje ushtrine sa here vjen ne pushtet.
    This is kabllogrami that former U.S. Ambassador to Tirana John Withers, sends Washington with concern that Albanian troops are sent on missions abroad are unprepared because they are sent there by using corrupt practices. A concrete name that emerges is that of Chief of Staff of Armed Forces, Xhemal Gjunkshi. It requires 7 thousand USD for a soldier going to Iraq. If you do not have money, then they are required to take credit. Because of these corrupt practices, Iraq admits no Albanian soldiers in his country. Disaster for Albania is that they will need to turn soldiers into the country without completing the mission in Iraq and thus could not repay the loans they have taken to pay corrupt officials. For this reason, they will be sent urgently to Afghanistan, to receive full salary and pay the babëziturit of this country. Full kabllogrami below:
    ..........According to unofficial evidence, superior commanders require 7 thousand USD for a soldier who wants to be sent to Iraq or Afghanistan. This amount represents half of the payment that a soldier receives from international sources during the six-month mission, assuming that the daily wage is 80 USD. Most officers can not pay this amount before starting the mission, so it was required to obtain a loan, which can pay regularly by sending half the payment they receive when they are deployed. Even after these payments, the amount that an Albanian military takes is good for an Albanian military and many are willing to pay bribes. But recently there have been complaints. In October, a group of soldiers from the regiment of commandos wrote an unsigned letter to the Albanian government and sent a letter to U.S. Embassy, ​​claiming Colonel Xhemal Gjunkshi , commander of the regiment, requesting bribes and is involved in other corrupt schemes; they threaten to send these complaints to the New York Times newspaper.



    ju lutem mos e fshihni postimin se late nam

    se u bete forumi i mbrojtjes korrupsionit te qeverise

Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •