Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 182
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin
    Si mër paska qen pa eksperiencë, kur ai kishte 10 vjet që u stërviste për ktë punë. Ishte hera e tretë që shkonte nëpër misione, biles 2 herët e para në Irak ku gjendja është 100 herë më keq se në Afganistan.
    E lexove lajmin apo vetëm titullin i pe dhe shkrep fjalë n'ajër kot.
    Pse vetëm shqiptar jan vra atje, apo dhe amerikanët pa eksperiencë jan.


    Festim Vogli, vëllai i Feti Voglit
    “Ky ishte misioni i fundit. Pas tri periudhave të shërbimit dy herë radhazi në Irak dhe së fundi në Afganistan, Feti Vogli priste të përfundonte misionin e fundit e më pas të tërhiqej”.

    lexova qe dhe vellezerit dhe familjaret e gjeneraleve tane
    jane ne afganistan si guzhiniaera dhe sdalin kurre nga baza,,,

    lezova dhe qe skane armatimin e duhur,,

    lexova qe here pas here paguajne
    per te mbajtur vendin ne trupat e akorduara jashte

    lezova qe keta mund te kene vajtur dhe 10 vjet neper misone
    po skane kaluar norma as trajnim,,,

    se ai qe paguan per kete paguan apo jo,,,

    lexova qe dhe ambasda amerikane ka ngritur kete problem


    lezova se iraku refuzon trupat shqipetare
    se jane trupa qe skane eksperience
    dhe qe paguajne per te marre nje vend ne misoin

    lezova nje gjeneral qe disa muaj me pare
    kishte ngritur kete problem dhe ishte pushuar nga puna


    tani ose gjenerali,,,

    ambasada amerikane,,,

    qeveria irakiane,,,

    dhe vete ushtaret e misioneve genjejne,,,

    ose dhe ne nje mision me 20 trupa qe ke nga 3 kater me nje mbiemer,,,

    te nje familje,,,

    se jane miq apo kane paguar,,,

    pra kemi nje toge me vellezer dhe kushurinj

    qe me siguri te gjithe per profesionalizem dhe eksperience jane aty

  2. #122
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Lando, nese ato qe thua ti jane te verteta, atehere eshte turpi me i madh.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Lando, nese ato qe thua ti jane te verteta, atehere eshte turpi me i madh.
    Xhemal Gjunkshi ka dërguar vëllanë në Afganistan si “kuzhinier”
    22 Shkurt, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore | Shkruar nga: TemA Online
    Share
    11

    Duket se është dashur tragjedia e Heratit ditën e pardjeshme që të dalin “petët e lakrorit” kur thotë populli. Por sigurisht, pas një superskandali si Uikiliks, ku shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë akuzohej se bënte afera me ushtarët komando në misione, duke u marrë 7 mijë euro, vjen edhe lajmi tjetër i bujshëm. Xhemal Gjunkshin nuk e ka ndalur ky skandal, por ka shkuar më tej. Pasi ka punësuar edhe vëllanë e tij në ushtri, Y. Gjunkshi, pak vite më parë, si për ironi të fatit, e ka nisur po me misionin e fundit “Eagle 4” drejt Afganistanit. Bëhet fjalë për të njëjtin mision ku humbi jetën komandanti i grupit Feti Vogli dhe u plagos nëntetari Aleksandër Peci. Misioni u nis nga Rinasi në Herat më 16 janar me ceremoni të posaçme. Burime të sigurta i thanë AMA se brenda kontigjentit ishte edhe vëllai i shefit të shtabit, vetë të akuzuarit nga SHBA për korrupsion. Nuk dihen ende rrethanat dhe detajet, që pritet të zbardhen në ditët e ardhshme, por duket se skandali bëhet edhe më i madh po të mësosh se vëllai i Gjunkshit në këtë mision nuk kryen aksione si i ndjeri Vogli apo i plagosuri Peçi, por mbahet në bazën e komandës shqiptare për të kryer punë të lehta larg zonës së nxehtë të luftimeve apo misioneve. A është ky një favorizim për Gjunkshin? Këtë përgjigje le ta japë vetë gjenerali, që ka marrë dy yje brenda dy viteve dhe që në vitet 93-94 ka qenë i përjashtuar nga ushtria për akuzën e vjedhjes në magazinat e ushtrisë. Burimet thonë se komandanti i batalionit shqiptar në Afganistan, Behar Mara, është porositur që vëllai i Gjunkshit të mos angazhohet me detyra të vështira. Gjithashtu një tjetër informacion për t’u verifikuar mbetet fakti që në banesën e Gjunkshit qëndrojnë polic ushtarakë që bëjnë roje për sigurinë e shefit të Shtabit, por sipas ushtarakëve kjo është e paligjshme pasi nuk parashikohet dhe nuk i takon një roje e tillë.



    ja nje artikull i shkruar lidhur me gjeneralin qe ka quar vellain

    ja dhe qa thote ambasada amerikane ne wikileaks

    per gjeneral gjunkshin


    This is kabllogrami that former U.S. Ambassador to Tirana John Withers, sends Washington with concern that Albanian troops are sent on missions abroad are unprepared because they are sent there by using corrupt practices. A concrete name that emerges is that of Chief of Staff of Armed Forces, Xhemal Gjunkshi. It requires 7 thousand USD for a soldier going to Iraq. If you do not have money, then they are required to take credit. Because of these corrupt practices, Iraq admits no Albanian soldiers in his country. Disaster for Albania is that they will need to turn soldiers into the country without completing the mission in Iraq and thus could not repay the loans they have taken to pay corrupt officials. For this reason, they will be sent urgently to Afghanistan, to receive full salary and pay the babëziturit of this country. Full kabllogrami below:
    ..........According to unofficial evidence, superior commanders require 7 thousand USD for a soldier who wants to be sent to Iraq or Afghanistan. This amount represents half of the payment that a soldier receives from international sources during the six-month mission, assuming that the daily wage is 80 USD. Most officers can not pay this amount before starting the mission, so it was required to obtain a loan, which can pay regularly by sending half the payment they receive when they are deployed. Even after these payments, the amount that an Albanian military takes is good for an Albanian military and many are willing to pay bribes. But recently there have been complaints. In October, a group of soldiers from the regiment of commandos wrote an unsigned letter to the Albanian government and sent a letter to U.S. Embassy, ​​claiming Colonel Xhemal Gjunkshi , commander of the regiment, requesting bribes and is involved in other corrupt schemes; they threaten to send these complaints to the New York Times newspaper.


    pra mabasadori american denon kete korrupsion

    dhe nje grup ushtaresh ekercenonin gjeneralin se do i shkruanin
    leter new york times me kete problem dhe ambasades

    dhe keta ushtare ishin shqipetare

    madje ca u hoqen nga misioni me pas dhe pa rroga
    Ndryshuar për herë të fundit nga landi45 : 22-02-2012 më 09:32

  4. #124
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Mero Baze atë punë ka , politizon gjithçka dhe rastet e vdekjes.
    Sala dhe n'ëndërr i del atij.

    Landi sipas teje dhe anëtarsimin në NATO e kemi me "mik" ?
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  5. #125
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin
    Mero Baze atë punë ka , politizon gjithçka dhe rastet e vdekjes.
    Sala dhe n'ëndërr i del atij.

    Landi sipas teje dhe anëtarsimin në NATO e kemi me "mik" ?
    o shoku leje meron po ma kundershto
    nqs gjenerali nuk ka quar vellain ne mision pa eksperince

    kjo sjell qe ushtaret e tjre te rrin eme gjate ne mision

    se ky zotenia me ca tjere sdalin nga baza,,,

  6. #126
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Gafë e Ministrisë, familja hap mortin, mjeku amerikan mban në jetë ushtarin Peci

    Mjeku amerikan riktheu në jetë Pecin.

    Ministria e shpalli të vdekur, por ndryshon qëndrim pas dy orësh.


    “Konfirmohet se nëntetar Aleksandër Jak Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome. Ka ende shpresë përmirësimi”. Ky ishte njoftimi i orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme të dhënë nga gjeneral i brigadës, Viktor Berdo, i cili ndryshoi rrjedhën dhe bilancin e ngjarjes që kishte ndodhur në mesditë, në Kandahar të Afganistanit.
    Por, lajmi më i mirë në zymtësinë e djeshme erdhi pas mesnate. Rreth orës 12:30, u raportua përfundimi me sukses i operacionit të Pecit. Sipas të dhënave nga Mbrojtja, nëntetari ka arritur të përballojë ndërhyrjen. Mjekët në Spitalin Ushtarak të Kandaharit treguan se organet jetike nuk janë prekur nga plumbat. Ata konfirmojnë se gjendja vazhdon të jetë e vështirë. Sidoqoftë, pas konsultave të vazhdueshme, në fund stafi mjekësor ra dakord që ushtaraku shqiptar të transportohej në Gjermani për një ndërhyrje të specializuar. Forcat e NATO-s do të bëjnë transportimin e ushtarakut shqiptar drejt Gjermanisë.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  7. #127
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin
    ...

    Landi sipas teje dhe anëtarsimin në NATO e kemi me "mik" ?
    Me mik, biles me mik te forte, sa per dijeni.

    Lexo me poshte enderrimtarin qe ia di pislleqet salijevit na brenda.

    TEMA ONLINE, 21 Shkurt, 2012

    Funerali i Voglit dhe “ringjallja” e Berishës
    Nga Mero Baze

    Shqipëria humbi ushtarin e saj të parë në Misionet Paqeruajtëse qyshkurse është bërë vend anëtar i NATO-s dhe qeveria po përpiqet ta përdorë këtë humbje të dhimbshme për të ringjallur në opinion publik atë çfarë ka vdekur tashmë mes saj dhe politikës së SHBA, dhe papërgjegjësinë dhe nivelin e ulët profesional me të cilin rekrutojnë dhe përgatisin komandot që çojnë në këto misione.

    E para gjë që më bëri përshtypje dje, ndërsa mësuam lajmin e humbjes fillimisht të dy ushtarëve, ishte se familja e të ndjerit Feti Vogli e mori vesh lajmin nga ekrani i televizorit, ndërsa familja e Aleksandër Pecit, për shkak të papërgjegjësisë së Ministrit të Mbrojtjes, u fut katër orë në zi për humbjen e djalit. Kjo tregon anën groteske të një qeverie dhe administrate që krenohet se është partnerja e NATO-së. Paaftësia, konfuzioni, dallkaukllëku shqiptar, mungesa e një kulture vdekjeje në radhët e ushtrisë dhe sidomos mungesa e kulturës së komunikimit të ushtrisë shqiptare me familjarët e ushtarëve, është një problem shumë serioz.

    Në çdo kohë, në çdo regjim dhe në çdo vend të botës, ushtria ka një kod të vetin për komunikim me familjarët e ushtarëve, qofshin këta të gjallë apo të vdekur. Ajo i mban ata në kontakt me ushtarët, u siguron mundësi korrespondence, komunikimi dhe është vetë përgjegjëse për gjithë këtë infrastrukturë. Tek ne as në momentin e fundit të jetës familjarëve shqiptarë nuk iu gjend dot pranë.

    Pas konfuzionit të turpshëm gjëja e dytë që ra në sy ishte deklarata e Sali Berishës. Ai më shumë se sa vajtonte për Feti Voglin, përpiqej t’i mbushte mendjen vetes se ishte ende në krah të amerikanëve. Në tre fjali- 5 herë përmendte faktin që Vogli u vra në krah të amerikanëve, a thua jeta e të ndjerit ushtarak shqiptar kishte shkuar bedel për të ndrequr imazhin dhe raportet e prishura të Berishës me SHBA. Pas tij dhe Arben Imami duket sikur fluturonte nga gëzimi që Panneta e kishte marrë ne telefon dhe e kishte ngushëlluar për të ndjerin Vogli.

    Telefonata e Panneta-s duhet të bëjë me turp qeverinë shqiptare, pasi ajo tregon seriozitetin me të cilin shteti më i fortë i botës merr jetën e një ushtari të thjeshtë nga Baldushku i Tiranës pa e pasur qytetar të tyre, ndërsa qeveria shqiptare që e ka detyrim sjelljen e fisme ndaj tij dhe përkujdesin deri në pikë të fundit për të lehtësuar dhimbjen e familjarëve, ia besoi spikerëve të televizioneve lajmin, ndoshta dhe nga fakti banal se nuk e kanë fare adresën të ndjerit që u vra në Afganistan.

    Prononcimet e vetme të Berishës dhe Imamit nga dje deri më sot, nuk kanë të bëjnë me të ndjerin që iku, por me SHBA, me faktin që viktima ishte në krah të tyre, me faktin që Panneta i ka marrë në telefon, etj. Kriza reale e raporteve të Berishës me SHBA, duket se ka nevojë për gjakun e Feti Voglit që të zbutet. Në fakt kjo vetëm sa thellon dhe në sytë e shqiptarëve diferencën me të cilën qeveria jonë dhe qeveria amerikane kujdesen për ushtarët e dërguar në luftë.

    E treta që ka po aq rëndësi është e vërteta e vrasjes së Feti Voglit. Ne duhet dhe po e respektojmë atë si të një dëshmor tonin vrarë për një kauzë paqeje ndërkombëtare, por vdekja e tij ngre pikëpyetje për aftësitë dhe profesionalizmin e ushtarakëve tanë në ato misione. Media perëndimore që raporton nga Afganistani siç është CNN, apo media të tjera, tregojnë se vrasja ka ndodhur pas një grindjeje mes një polici afgan dhe ushtarëve shqiptarë. Kjo vrasje rrit numrin e vrasjeve që vijnë nga përplasjet mes forcave të sigurisë afgane dhe atyre të NATO-s, të cilat siç po dëshmojnë hetuesit amerikanë vijnë nga përplasje kulturash, nervozizëm çasti dhe jo nga keqpërdorim i talibanëve siç mund të mendohet. Kjo na detyron ne si shtet, dhe sidomos forcat ushtarake, të bëjnë një trajnim thelbësor të ushtarëve nga pikëpamja kulturore për vendin ku i çojnë. Ata përveç disiplinës ushtarake duhet të mësojnë mirë para se të nisen për kulturën e vendit ku shkojnë, për atë çfarë s’duhet të bëjnë si shqiptarë atje, për mënyrën si duhet të sillen dhe shmangin incidentet.

    Ajo që për një ushtarak shqiptar mund të jetë normale, për një polic të pagdhendur afgan mund të jetë skandal dhe përfundon kështu si ka përfunduar tragjedia me ushtarin tonë, i cili nuk është vrarë duke luftuar siç përpiqet ta heroizojë pa lidhje qeveria jonë, por e ka vrarë një polic afgan pas grindjes me të. Kjo na bën dyfish përgjegjës për jetën e humbur të Feti Voglit dhe na lë zbuluar dyfish para familjarëve të tij dhe njerëzve të dashur, pasi mund të kemi të bëjmë me keqkuptime kulturore apo gjeste nervozizmi, të cilat kanë çuar në një tragjedi.

    Përpjekja e qeverisë shqiptare, dhe sidomos Ministrisë së Mbrojtjes, për të heroizuar vrasjen tragjike pa na sqaruar rrethanat, bën pjesë pikërisht tek kultura e gënjeshtrës dhe heroizimi si kapak për gropat e zeza. Ajo çfarë kujdesen ushtarakët tanë para rekrutimit janë si tu marrin ndonjë lek ushtarëve të gjorë, si të zgjedhin ata me halle më shumë që të rrisin çmimin, dhe pas kësaj askush nuk merret me fatin e tyre. Fati tragjik na ndëshkoi me jetën e një të riu që priste të krijonte një familje stabël dhe arsyeja e parë që dhanë familjarët pse ka shkuar aty ishte pikërisht të ardhurat për një jetë më të mirë.

    Deri më sot kemi gënjyer veten se kemi ushtri dhe ushtarakë dhe sa herë që ushtria është vënë në provë në fakt është shkërmoqur si guaskë veze. Por është mirë të mos bëjmë shaka me jetën e ushtarakëve tanë dhe duke gënjyer veten t’i nisim ata në luftë reale përballë qindra rreziqeve të panjohura për ta dhe t’i kthejmë në arkivole duke nxituar pastaj t’i mbulojmë me flamur kombëtar dhe medalje dëshmorësh pazaret e ulëta të qeveritarëve me jetën e tyre.

    Ne do ta respektojmë Feti Voglin dhe sikur të vdiste nga i ftohti apo në një aksident automobilistik në Afganistan, pasi ai ka shkuar aty për një mision që është detyrim i shtetit tonë ndaj anëtarësimit në NATO, por ne nuk duhet të përdorim vdekjen për të mbuluar fajet dhe krimet e atyre që ua bëjnë më të afërt vdekjen se sa mbijetesën ushtarëve tanë.

    Funerali i Voglit nuk mund të ringjallë atë që tashmë ka vdekur mes Berishës dhe Uashingtonit dhe as të mbulojë atë që ndodh me ushtarakët e korruptuar shqiptarë që dërgojnë ushtarët në luftë jo pasi i përgatisin, por thjesht pasi u marrin paret.

  8. #128
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    o shoku leje meron po ma kundershto
    nqs gjenerali nuk ka quar vellain ne mision pa eksperince

    kjo sjell qe ushtaret e tjre te rrin eme gjate ne mision

    se ky zotenia me ca tjere sdalin nga baza,,,
    Nqs është e vërtet ajo ske ça të kundërshtosh.
    Pastaj sdo mend që më të lartët do zgjedhin vende sa më me pak rrezik për veten dhe të afërmit e tyre. Ca eksperience i duhej atij kur si detyrë ka pas të rrinte mbyll në guzhinë.

    Unë të kundërshtova për atë që the ushtarakët tanë janë pa eksperienë kur ky që është vrarë kishte 10 vjet që u stërviste për atë gjë dhe kishte kryer 2 misione përpara në Afganistan. Ju tani përpiqeni të hidhni baltë kot mbi të.

    Meqë atë lajm e shkruan Mero Baze , smë duket aq i besueshëm.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  9. #129
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Wikileaks: Gjunkshi kërkon 7 mijë USD për ushtar. Iraku nuk i do më paqeruajtësit shqiptarë për shkak të korrupsionit



    Ky është kabllogrami që ish- ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i dërgon Washington-it me shqetësimin se trupat shqiptare që dërgohen në misione jashtë vendit janë të papërgatitur për shkak se dërgohen aty duke përdorur praktika korruptive. Një emër konkret që del është ai i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura shqiptare, Xhemal Gjunkshi. Ai kërkon 7 mijë USD për një ushtar që shkon në Irak. Nëse nuk kanë para, atëherë atyre u kërkohet të merret kredi. Për shkak të këtyre praktikave korruptive, Iraku nuk pranon më ushtarët shqiptarë në vendin e tij. Fatkeqësia për Shqipërinë është se do të duhet të kthejnë ushtarët në vend pa mbaruar misioni në Irak e rrjedhimisht pa shlyer dot kredinë që kanë marrë për të paguar zyrtarët e korruptuar. Për këtë arsye, ata do dërgohen urgjent në Afganistan, që të marrin pagën plotësisht dhe të shlyejnë të babëziturit e këtij vendi. Më poshtë kabllogrami i plotë:



    Ministria shqiptare e Mbrojtjes ishte e zhgënjyer kur mësoi se misioni i saj në Irak do përfundonte në fund të dhjetorit pasi Shqipëria nuk ishte përfshirë në listën e vendeve të koalicionit, të cilave qeveria e Irakut do u kërkonte të qëndronin. Një nga arsye mund të jetë praktika e vazhdueshme e të kërkuarit ryshfet kur përzgjidhen oficerët që dërgohen në këto misione jashtë vendit. Kjo praktikë korruptive nuk është e re dhe oficerët pretendojnë se kjo praktikë është ulur pak që kur qeveria amerikane e solli në vëmendje këtë çështje pak vite më parë. Por ata pranojnë se praktika ekziston akoma dhe e bën të vështirë të formohen njësi ushtarake koherente. Praktika është bërë subjekt ankimesh nga oficerët e nivelit të ulët.

    Sipas dëshmive jozyrtare, komandantët superiorë kërkojnë 7 mijë USD për një ushtar që kërkon të dërgohet në Irak ose në Afganistan. Kjo shumë përfaqëson gjysmën e pagesës që një ushtar merr nga burimet ndërkombëtare gjatë misionit gjashtëmujor, duke supozuar se pagesa ditore është 80 USD. Shumica e oficerëve nuk e paguajnë dot këtë shumë përpara nisjes në mision, kështu që u kërkohet të merret një kredi, të cilën mund të paguajnë rregullisht duke dërguar gjysmën e pagesës që marrin kur janë në mision. Edhe pas këtyre pagesave, shuma që një ushtarak shqiptar merr është e mirë për një shqiptar dhe shumë ushtarakë janë gati të paguajnë ryshfetin. Por ka pasur së fundmi ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga regjimenti i komandove shkroi një letër të panënshkruar për qeverinë shqiptare dhe dërgoi një letër tek ambasada amerikane, duke pretenduar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i regjimentit, kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në të tjera skema korruptive; ata kërcënojnë se do i dërgojnë këto ankesa edhe tek gazeta New York Times.

    Për shkak se misioni do të tërhiqet nga Iraku pa përfunduar gjashtëmujorin, ushtarakët nuk do paguajnë dot kreditë e tyre. Kjo është një arsye pse Ministria e Mbrojtjes po merr parasysh që të dërgojë këtë kopani nga Iraku menjëherë në Afganistan pas mbërritjes në Shqipëri, në mënyrë që ushtarët të mbarojnë së paguari kreditë e tyre.

    http://www.gazetatema.net/web/2012/0...-korrupsionit/
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #130
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Epo ti kerkosh tjetrit 7 mije dollare per te rrezikuar koken , kete se kisha degjuar ndonjehere.
    Me pak fjale i thone njeriut te shkrete ''blije vdekjen me para'' .

    Ptuhhh race e poshter qe paskemi qene. Nuk lame barbarizma pa i vene ne praktike keto 22 vjetet e fundit.

Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •