Ligji i ri, bankat greke ndalohen të transferojnë pasuri në bankat e origjinës

Bankat greke që operojnë në Shqipëri do të ndalohen tashmë zyrtarisht të transferojnë pasuri në bankat e tyre mëmë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pritet të miratojë të mërkurën një vendim që nuk do të lejojë më Bankën Kombëtare Greke dhe Alfa Bank të çojnë kapital në bankat e origjinës në Greqi. Ligji i ri për bankat u miratua në fund të vitit të shkuar në parlament dhe vendimet e Bankës Qendrore janë në zbatim të këtij legjislacioni. Ky ndryshim, pritet t’i bëjë më të sigurta depozitatat e shqiptarëve në banka, duke e vendosur aktivitetin e bankave greke nën mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë. Me ligjin e ri, që u miratua për këtë çështje, iu hap rruga Bankës së Shqipërisë për të kërkuar shkëputjen e filialeve e bankave të huaja nga mëmat në rast, se shihte vështirësi financiare.

Kështu, pasi ligji u miratua dhe hyri në fuqi, Banka e Shqipërisë pritet të ndërmarrë vendimin për të shkëputur dy bankat greke financiarisht nga mëmat e tyre, me qëllim që ato të operojnë njësoj si bankat shqiptare.

Në kuptimin e Mbikëqyrjes, nuk bëhet fjalë për ndryshime thelbësore, por ndarja nga banka mëmë jep më shumë pavarësinë funksionimin dhe menaxhimin financiar të bankave.

Një shkëputje e tillë nga bankat e origjinës të filialeve të tyre në vendin tonë, mund të kryhet edhe në banka të tjera. Por, aktualisht janë bankat greke, për të cilat kërkohet më tepër kudjes, duke qenë së shteti grek po kalon prej kohësh një periudhë të vështirë financiare.

Klan