Serbët sulmuan një shqiptar në veri
Bota Sot
Është shënuar sërish dhunë në veri të Kosovës. Tre persona të maskuar serbë kanë sulmuar me shufra të hekurit një shqiptar, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa viktima është dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të qytetit të Mitrovicës.
Viktima, Edon Balaj, ka thënë se ishte duke shkuar në banesën e tij tek “Tre rrokaqiejt”, kur pa pritur tre persona të nacionalitetit serb, me maska dhe me shufra të hekurit e kanë sulmuar pa ndonjë arsye duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë, dorën e djathtë dhe në pjesë tjera të trupit. Sipas tij, sulmuesit në gjuhën serbe gjatë tërë kohës e kanë ofenduar edhe në baza nacionale.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, duke thënë se policia është informuar për ngjarjen nga personeli i Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicë.
Krijoni Kontakt