Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Keqtrajtimi i kafsheve

    Po sjell nje video ku shihet sjellja e ushtareve te KFOR ne Kosove ndaj kafsheve.



    Si sillemi ne me kafshet?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-02-2012 mė 14:48

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ne Shqiperi kujdesi ndaj kafsheve le per te deshiruar. Duke filluar qe nga kafshet shtepiake. Pjesa me e madhe e tyre jane te kequshqyera, te pa vaksinuara, te kembajtura. Burim semundjesh jane.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Civilizimi i nje kombi shihet se si trajton dy kategori, kafshet dhe te burgosurit, sepse te dy palet jane te nenshtruara..ka thene Gandi.

    Ne pergjithsi kafshet i trajtojme mire. Ka dhe perjashtime nuk behet fjale.

    Ti ke Sali Berishen qe i trajton shqiptaret me keq se keta te fundit kafshet. Por keta jane perjashtime dhe nuk perbejne shumicen.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #4
    Nje shqiptar duke u kujdesur per ujkun ne fshatrat e Prishtines.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-02-2012 mė 15:09

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2011
    Postime
    58
    ktu s'trajtohen mirė njerėzit, jo mė kafshėt

  6. #6
    Zhduket njė pjesė e faunės sė egėr nė Durrės

    Mark Brunga



    Disa nga kafshėt qė dikur popullonin lagunat e bregdetit tė Durrėsit tė njohura nė mbarė vendin pėr faunėn e pasur tė tyre, janė duke u zhdukur, ose janė larguar pėrfundimisht. Shoqata e gjuetarėve tė Durrėsit “ Pali Rroco“ ka lėshuar alarmin pasi nė bashkėpunim me policinė specialistė tė kėsaj organizate ndėrmorėn njė kontroll nė zonat e gjuetisė. Kontrolli u krye nė zonėn e Bisht Kamzės, ndėrsa nė lagunat e Shėn Pjetrit ekipi i policisė pyjore sė bashku me efektiva tė policisė sė shtetit kanė sekuestruar njė armė gjahu pa lejė, fakt ky qė dėshmon pėr gjuetinė e paligjshme. Kreu i shoqatės Asti Hanxhari thotė se ka tė paktėn 3500m gjuetarė tė pajisur me armė zjarri, ndėrkohė qė zyrtarisht kuotizacionin e kėsaj shoqate e kanė paguar vetėm 300 vetė. Ai thotė se kontrollet pėr gjuetinė e paligjshme duhet tė jenė mė tė shpeshta dhe mė efikase nga autoritetet, sepse “faktet nė terren dėshmojnė qė gjuhet edhe jashtė ditėve tė miratuara pėr gjueti”. Gjuetia lejohet vetėm nė fundjavė pėrkatėsisht tė premteve, tė shtunave dhe tė dielave, por gjuetarėt e zonave rurale e ushtrojnė kėtė aktivitet gjatė gjithė javės. Problem akoma i pazgjidhur mbetet fakti qė shumė njerėz kanė nė shtėpi armė gjahu pa leje. Nė jo pak raste vetė Policia e Shtetit ka mundur tė sekuestrojė armė tė tilla nėpėr shtėpitė e banorėve.



    Franko Tufa, njė gjuetar i vjetėr profesionist nė Durrės gjuan prej shumė vitesh nė brigjet e lagunave. Ai thotė se “tashmė gjuetia ka degraduar”. Nėse para disa viteve lagunat ishin mjaft tė pasura kohėt e fundit ato janė varfėruar aq shumė sa ēdo banor i cili jeton nė zonat e njohura tė gjuetisė mund ta dallojė kėtė fakt. Ka disa lloje shpendėsh e kafshėsh qė janė zhdukur pėr shkak tė gjuetisė pa kriter qė bėhet nga gjuetarė jo profesionistė, tė cilėt jo vetėm qė nuk respektojnė ditėt e lejuara pėr gjueti, por pėrdorin mjete tė ndaluara imituese qė shkatėrrojnė faunen. Rosa e egėr ėshtė e ndaluar tė gjuhet natėn, por ky rregull nuk zbatohet dhe ky shpend i natyrės tashmė nuk preferon tė qėndrojė nė lagunat e bregdetit shqiptar. Veē saj janė zhdukur krejtėsisht lepuri i egėr, thėllėza e fushės, fazani, etj. Gjuetarėt profesionistė pohojnė se nė kėtė situatė ndikon edhe gjuetia qė bėjnė gjuetarėt e huaj, tė cilėt zakonisht gjuajnė me mjete gjahu automatike dhe me imituesa. Gjuetarėt konstatojnė se gjuetia pėr tregti po bėhet njė fenomen akoma mė shqetėsues. Gjuetarėt madje edhe familjarė tė ndryshėm tė tyre pėrdorin armė zjarri pėr tė vrarė sa mė shumė shpendė qė shiten mė pas nė restorante tė shtrenjta me ēmime tė kripura.

    Pėrveē problemeve tė mėsipėrme sekretari i shoqatės Lelo Aleksi thotė se “i kemi kėrkuar Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor dhe Drejtorisė sė Policisė qė tė bėjnė verifikim tė tė gjithė personave qė posedojnė armė gjahu por qė nuk kanė lidhje me shoqatėn tonė”. “Ne kemi kėrkuar”, vijon ai, “qė nė mbyllje tė sezonit tė gjuetisė tė bėhet vulosja e tė gjitha armėve, kontrolli i gjėndjes teknike tė tyre, dhe vetėm me fillimin e sezonit tė ri tė gjuetisė tė bėhet rihapja e tyre me komision”. Duke u nisur edhe nga numri i aksidenteve qė kanė ndodhur me plagosje nė gjueti, duhen evidentuar dhe ndėshkuar nė mėnyrė tė rreptė tė gjithė ata prindėr qė u japin armėn pa asnjė pėrgjegjėsi fėmijėve dhe tė miturve dhe pėr fatin e keq ata nuk janė pak, thonė gjuetarėt.

    Kreu i sektorit tė policisė pyjore Haxhi Bici thotė se nga Drejtoria Pyjore janė marrė masa pėr tė ndaluar gjuetinė e paligjshme, por edhe problemet janė tė shumta thotė ai. Nė qarkun e Durrėsit, qė pėrfshin edhe rrethin e Krujės numri i gjuetareve ėshtė rreth 6500, ndėrsa tė anėtarėsuar nė shoqatėn e gjyqtarėve, pra gjuetarė tė legalizuar, janė vetėm 350 vetė. Ai thotė se pėr tė mbrojtur zonėn qė kanė nėn juridiksion do tė ketė kontrolle tė vazhdueshme dhe se masat perveē gjobave tė rėnda do tė shkojnė deri nė sekuestrimin e armėve tė gjahut sikurse ėshtė vepruar nė disa raste tė mėparshme. “Nė disa raste janė vėnė edhe gjoba me vlerė 80 mijė lekė tė reja”, sqaron ai. Ndryshe nga herėt e tjera, kur gjuetia ka vazhduar deri mė 15 mars, kėtė vit ajo u bllokua qė mė 15 shkurt pėr tė gjitha llojet e shpendėve, me pėrjashtim tė rosėn marsatore qė do tė gjuhet deri mė 15 mars. Pas kėtyre datave kushdo qė do tė kapet duke gjuajtur, do t’i bllokohet arma dhe do tė ndėshkohet penalisht.


    shekulli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •