Close
Faqja 5 prej 70 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 694
  1. #41
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Kosova ende prezantohet me UNMIK

    Prishtinë, 3 shkurt – Ndërkohë që kanë kaluar katër vjet nga shpallja e pavarësisë, Kosova ende prezantohet nëpërmjet UNMIK-ut në dhjetëra organizata dhe iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare. Në raportin e tij të fundit të hartuar para dy ditësh, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ua ka shpjeguar shteteve anëtare të OKB-së se UNMIK-u po e ndihmon Kosovën që të prezantohet në disa iniciativa rajonale e ndërkombëtare.

    Ndër më të rëndësishmet është organizata e marrëveshjes për tregti të lirë-CEFTA, por edhe Komuniteti për energjetikë.

    UNMIK-u i shërben Kosovës si prezantim edhe në mbikëqyrësin e transportit për Evropën Juglindore, në hapësirën e përbashkët evropiane, në organizatën për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, si dhe në Tribunalin e Hagës.(koha)
    Unmiku eshte shtet sovran dhe i pavarur, si gjitha shtetet tjera.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Nuk e ka kryer Thaqi shkollen ne Bograd qe ta heq republiken e Kosoves ,,po thaqi ka perfunduar shkollimin ne Prishtin dhe studimet ne Zvicerr ,,dhe njeriu qe ka luftuar per kete Popull ,,eshte nje here per here ...
    Qfar ka studiu ne zvicerr a ben edhe nje her apo mos um banen vesht,mos te lutem ne zvicerr ka qen nje refugjat i thjeshte dhe hiq me shume,e ne kosove mundet se nuk u met kush edhe nje gjyshe e jeme eshte duke e marr masterin per politik dhe bisnis

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne baz te deklarates se asaj ati mashkulli femre edita tahiri del se kosova ka pranu heqjen e emrit republik,per ket jakup krasniqi kercnoi se nese eshte keshtu dikush duhet te jap pergjegjesi,ose kah ana jon thuhet kaqapordhica te ftohta
    A ka me poshtersi se sa kryeparlamentari te mos dij se a eshte e vertet ajo,po populli i gjor qe nuk po din asgje se qfar po pregaditet.
    kater pikeshi i tadiqit eshte pranu dhe qeveria po lun si meqka para tupanit kishe po e mashtrojm popullin se populli han bari.
    Luja mac kryt e bullit thojn kah ana jon

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kompromisi i mundshëm: Përmendet 1244-shi dhe mendimi i GJND-së

    Bruksel, 7 shkurt -Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë “Kohës Ditore” se ideja të cilën e ka përmendur Grupi Ndërkombëtar i Krizave, që Kosova të përmendet me fusnotë dhe ajo të sqarohet me Rezolutën 1244, por edhe me përmendjen e mendimit të GJND-së në fakt është ide që kohë më parë ka qarkulluar dhe vazhdon të qarkullojë në BE. Ajo duket të jetë e pranueshme për Beogradin si kompromis, prandaj tash pritet presion ndaj Kosovës që edhe ajo ta pranojë.

    Nuk jemi shumë optimistë sepse Beogradi tepër shpesh ka bërë të qartë se nuk pranon heqjen e referencës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tash nuk mund të presim që pas të gjitha këtyre deklarimeve ata të heqin dorë. Prandaj, duhet të punojmë në një zgjidhje e cila do t’i merrte parasysh qëndrimet e Beogradit por në të njëjtën kohë të adresojmë edhe disa nga shqetësimet e Kosovës“, tha për “Kohën Ditore” një diplomat i BE-së duke përmendur si një ndër zgjidhjet, sipas tij konstruktive, „propozimin që Kosova të përmendet me fusnotë shpjegimi i së cilës do t’i referohej Rezolutës 1244, por do të përmendte edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë“.

    Më gjerësisht lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Unmiku eshte shtet sovran dhe i pavarur, si gjitha shtetet tjera.
    UNMIK/Kosovo

    Contact point: Mr Kris LITIERE
    UNMIK
    Telephone: +381 38 504 604
    Fax: +381 38 504 604
    E-mail: litiere@un.org
    Links: www.unmikonline.org
    ...
    http://www.cefta2006.com/members/unmikkosovo



    Shteti i pavarur dhe sovran i Thacit!

    -Cila dispozite e Kushtetutes se Republikes se Kosoves e lejone prezentimin dhe paraqitjen nderkombetare te Republikes se Kosoves si UNMIK/Kosovo?!
    -A eshte e njeta Kushtetute ne te cilen thirret Thaci, kur serish tenton ta mashtroje popullin se ai do ta mbroje "Republiken" ne prezentimet dhe paraqitjet rajonale dhe nderkombetare?!
    -Cili eshte dallimi relevant ne mes te nismes rajonale CEFTA dhe nismave te ngjashme dhe konferncave rajonale dhe nderkombetare sa i perket paraqitjes dhe prezentimit te Republikes se Kosoves?!
    -Cfare arsye kemi te besojme se Qeveria e Kosoves dhe Thaci tani do ta arrijne ate qe nuk e kane arritur ne rastin e CEFTA-s etj., paraqitjen si Republike apo te njejte me shtetet tjera?!
    -Pse Jakup Krasniqi nuk e quan prezentimin dhe paraqitjen e Kosoves ne CEFTA si antikushtetuese?!
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-02-2012 më 05:24

  6. #46
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    Thaçi: Kurrfarë statusi special për veriun

    07-02-2012 14:05 CET

    Kryeministri Hashim Thaçi, tha sot se nuk do të ketë kurrfarë statusi special për veriun e Kosovës. Këto deklarata Thaçi i bëri pas takimit me Samuel Zbogar, përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, me ç’rast theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë afër për të gjithë qytetarët e veriut.

    Qeveria e Kosovës do të punojë me përkushtim të madh dhe t’i shërbejë njëjtë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie. Kështu deklaroi kryeministri Thaçi në përgjigje të pyetjes nëse Qeveria është e gatshme të pranojë ndonjë status special për veriun e vendit.

    Sipas Thaçit në Kosovë nuk do të ketë etni të veçantë dhe të gjithë do të gëzojnë të drejta të barabarta. “Kosova është shtet sovran dhe plani i Ahtisaarit është zgjidhja për veriun”, deklaroi Thaçi.

    Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, theksoi se detyra kryesore e tij do të jetë që ta afrojë sa më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian. Ai u shpreh i bindur se në fund të vitit edhe raporti i progresit do të jetë më pozitiv për Kosovën.

    “Misioni ynë është të ndihmojmë Kosovën që të jetë evropiane. Kemi filluar mirë këtë vit, me procesin e liberalizimit të vizave, po shohim më shumë komisionerë të BE-së në vizita në Prishtinë dhe po ashtu më shumë dialog mes Kosovës dhe BE-së. Shpresoj që në fund të vitit kur KE ta përgatis raportin do ketë më shumë progres për Kosovën”, tha ai.

    Ndryshe, luftimi i krimit të organizuar, kthimi i normalitetit në veri të Mitrovicës dhe liberalizimi i vizave, janë tri prioritetet kryesore, të cilat Zbogar i ka prezantuar në nisje të detyrës së tij si përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë. /RTK/

  7. #47
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Shteti i pavarur dhe sovran i Thacit!
    Jo more çfarti. M'sa ka qene KSA e Kosoves krahine autonome e Rrahman Morines, aq edhe sot eshte shtet i pavarur dhe sovran i ali shukrise(s'po mund ta shkruaj emrin qe shkrove ti, s'ban me ja permend emnin, bjen re te zeza, ogurzi eshte).


    -Cila dispozite e Kushtetutes se Republikes se Kosoves e lejone prezentimin dhe paraqitjen nderkombetare te Republikes se Kosoves si UNMIK/Kosovo?!
    Asnje dispozite e shkruar. Ne mungese te kesaj prandaj shtrohet nevoja qe Kosoven ta udheheqin "lider" ELASTIK, qe shquhen per aftesi tejkalimi(e shkelje) te dispozitave kushtetuese ligjore kombetare etj etj..
    A e ke pa filmin fantastic four.. ne kete film personazhi i pare(nga te katertit) e ka elasticitetin veqori dhe force qe ja mundeson te jete pjese e skuadres "fantastike". Ky arrin qe trupin dhe gjymtyret e tij ti zgjat me dhjetra metra.. aq sa i paraqitet nevoja. Edhe ky i shkel ligjet e natyres.. me talentin e tij super elastik. Natyrisht, pasi kemi te bejme me nje film kete dhunti personazhi e perdor per te ndihmuar njerezimin, po te ishte ne realitet do ta perdorte vetem per egon e tij.. njesoj si z. ali shukriu.

    -A eshte e njeta Kushtetute ne te cilen thirret Thaci, kur serish tenton ta mashtroje popullin se ai do ta mbroje "Republiken" ne prezentimet dhe paraqitjet rajonale dhe nderkombetare?!
    Po e njejta pra, mirepo kur eshte ne dore te "elastikut" tone nuk quhet mashtrim edhe nese nje dite prezentohet me titullin kosmet.. sepse ashtu ja kerkon momenti specifik relevant per "avancimin" e shtetesis se Kosoves..

    -Cili eshte dallimi relevant ne mes te nismes rajonale CEFTA dhe nismave te ngjashme dhe konferncave rajonale dhe nderkombetare sa i perket paraqitjes dhe prezentimit te Republikes se Kosoves?!
    Dallim relevant per tu theksuar eshte se ne CEFTA kemi vetem shkije e gabel, ndersa ne nismat tjera kemi edhe magjup.

    -Cfare arsye kemi te besojme se Qeveria e Kosoves dhe Thaci tani do ta arrijne ate qe nuk e kane arritur ne rastin e CEFTA-s etj., paraqitjen si Republike apo te njejte me shtetet tjera?!
    Kush te tha qe nuk e ka arrite..? Ndoshta nuk ka patur kohe, ose ka harru i ka dal prej mendje, u kan t'u kesh per me dal foto.. etj, por s'munesh me than qe nuk kan arrit..

    -Pse Jakup Krasniqi nuk e quan prezentimin dhe paraqitjen e Kosoves ne CEFTA si antikushtetuese?!
    Jakupi eshte burr i mire, u kan mesues edhe fol prrojshem.. Per ma shume veq e lodhe njeriun, e merzite.. Nuk ka qene agjent i shik-ut, nese te intereson.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Ja edhe nje shembull tipik i propagandes se mediumit antikombetar, RTK, ne sherbim te pushtetit kuisling dhe interesave te huaja.

    Serbisë i kërkohet marrëveshje me Kosovën për të fituar kandidaturën

    Ende nuk ka paralajmërime, për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi, ndërsa presioni te Serbia po rritet pothuajse çdo ditë me deklarata të zyrtarëve të paemëruar evropianë nga Brukseli....

    ...

    Ata nëpërmjet mediave porosisin se në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së më 27 shkurt Serbia nuk do të marrë statusin e kandidatit nëse Beogradi që në javën tjetër nuk arrin marrëveshje me Prishtinën për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

    sipas medieve sertbe, diplomatët gjermanë edhe më tutje insistojnë që Serbia të heqë dorë nga ajo që në fusnotë të përmendet rezoluta 1244, ndërsa kanë ofruar edhe adresimin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    RTK
    Ky lajm eshte vetem propagande per ta pergatitur publikun kosovar per leshimin e radhes ne dem te shtetesise dhe shtetit te Kosoves.

    Marreveshja, e cila ne fakt eshte e gatshme dhe do te publikohet atehere, kur me se miri ju pershtatet te gjitha paleve te involvuara (vecanarisht pales serbe dhe BE-se), tentohet te paraqitet si leshim i Serbise ndaj presioneve nderkombetare. Nderkohe qe ne realitet eshte leshim i Kosoves, e cila ne nismat dhe forumet (kryesishte te panevojshme dhe te pafavorshme) do te paraqitet me nje fusnote, e cila e simbolizon dhe e theksone statusin e saj politik te kontestuar dhe te pazgjedhur perfundimisht.

    Leshimi i vetem i Serbise, per ata qe per arsye partiake deshirojne ta trajtojne ashtu, eshte fakti se Serbia eventualisht do te jete e gatshme qe ne fusnoten e parapare perkrah Rezolutes 1244 te OKB-se, e cila eshte e obligueshme per te gjithe Bashkesine Nderkombetare, te perfshihet dhe permendet edhe mendimi dhe vendimi i GJND-se, i cili ne fakt nuk ka asnje vlere juridike per statusin aktual nderkombetar ter Kosoves...

    Kosova do te paraqitet " pa Republike", me fusnote p.sh. si "Kosovo*" apo ne ndonje forme dhe me te keqe dhe pa simbolet tjera dalluese dhe percaktuase te shtetit apo te Republikes, kurse RTK, ne 100% sherbim te huaj dhe antikombetar, nje maskarallak te tille mundohet ta paraqes si fitore te pushtetit kuisling apo leshim te Serbise ndaj gjoja presionit te shtuar nderkombetar.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Serbisë i kërkohet marrëveshje me Kosovën për të fituar kandidaturën

    Ende nuk ka paralajmërime, për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi, ndërsa presioni te Serbia po rritet pothuajse çdo ditë me deklarata të zyrtarëve të paemëruar evropianë nga Brukseli....

    ...

    Ata nëpërmjet mediave porosisin se në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së më 27 shkurt Serbia nuk do të marrë statusin e kandidatit nëse Beogradi që në javën tjetër nuk arrin marrëveshje me Prishtinën për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

    sipas medieve sertbe, diplomatët gjermanë edhe më tutje insistojnë që Serbia të heqë dorë nga ajo që në fusnotë të përmendet rezoluta 1244, ndërsa kanë ofruar edhe adresimin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    RTK
    Stefanoviq : Presione ka, por ndaj Kosovës

    Beograd, 10 shkurt – Shefi i ekipit negociues të Beogradit në dialog me Kosovën Borislav Stefanoviq ka përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve se kohëve të fundit janë shtuar presionet kundër Beogradit që rezultate për përfaqësimin rajonal të Kosovës të ketë deri në gjysmën e qershorit.

    "Presionet janë ndaj palës tjetër, të paktën në këtë fazë”, ka thënë Stefanoviq për gazetën “Politika”.

    Stefanoviq ka thënë se “pala serbe ka hyrë me mençuri dhe esëll në këtë proces e duke ruajtur interesin kombëtar dhe Rezolutën 1244" dhe se “aktivitetet e tashme ndërkombëtare janë përqendruar në Prishtinë.

    "Ne do të bëjmë çdo gjë zgjidhej nëse ato nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë, me ligjet dhe me interesin kombëtar në Kosovë", ka thënë Stefanoviq.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,15,87452

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Fusnota me 1244 e me Opinion të GJND-së – oferta e fundit

    Prishtinë, 11 shkurt – Ekipi i lehtësuesit Robert Cooper e ka ndarë mendjen për fusnotën. Versioni i publikuar ditë më parë nga “Koha Ditore” po rezulton final. Kosova do të paraqitet në nisma ndërkombëtare vetëm me emër dhe një fusnotë ku përmendet Rezoluta 1244 dhe Opinioni i GJND-së.

    Burime në Bruksel kanë bërë të ditur për gazetën se Serbia është pajtuar me këtë version dhe tash mbetet presioni te pala kosovare. “Serbisë do t`i jepet statusi i kandidatit nëse arrihet marrëveshja ose nëse ajo dështon për fajin e palës kosovare”, i ka thënë gazetës një diplomat evropian. Burimet në Bruksel kanë bërë të ditur se Gjermania ka mbetur e izoluar në kundërshtimin për t`i dhënë Serbisë statusin kandidat për anëtarësim në BE.

    Sipas të njëjtave burime Austria është tërhequr pasi që, siç thonë diplomatët, edhe kundërshtimi në dhjetor i Austrisë ka qenë aksidental.


    Gjerësisht lexoni sot në “Kohën Ditore”

Faqja 5 prej 70 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •