Close
Faqja 39 prej 70 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 694
  1. #381
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Oj Halla Mine,

    Kjo puna e realietit eshte dicka qe shqiptari sidomos e ka ne gjak....e ka njecfare INSTINTKI ne kete relacion.....nese metevertet cenohet liria jone sic mendojm, nuk ka as dyshimin me te vogel, se populli shqiptare nuk do te dije te shoh vijen e kuqe e te ndez alarmin ne momentin e duhur.

    Ne fakt ne jemi te pafuqishem ti ndryshojm gjerat....por po te pyes, fatin e kosoves e kane patur ne dnonje forme edhe timori i lindjes edhe darfuri edhe palestina....si qendrojn punet tek ata ???......ne duhet te jemi falemnderues per dy gjara, poziten tone gjeografike, dhe politken aktuale te europes. Natyrisht e enderoj kosoven me attributet e gjermanise, aman, e enderroj...thats all....

    Ngase mendoj se jam realist, them me plot goje, se edhe keto reagime te opinionit dhe mediave jane te mireseardhura, dhe nje pasqyrim i edukimit politik i cili shihet si progresiv.....do te ish vdekje per kosovaret te qendronin indiferent ndaj zhvillimeve poltike, bile bile ta them te drejten, reagimet me duken edhe pak si te zbehta, si fukarallek.....

    Me nderime
    Nuk ke nevoje me u pshtill shume nuh..
    Me pikepamjet qe po i shpreh ketu, pavaresisht sa jane te qellimshme, po e mbeshtet qeverin e hashim thaqit. Nuk eshte marre kjo per shqiptare te sodit(edhe pse duhet t'ishte), parandaj thuaje hapur mos hezito.. sepse ka edhe me keq. Ka qe e mbeshtesin serbin direkt, pa ndermjetes fare. Ti se paku ke ndermjetsin, fshihesh pas tij.. Mirepo duhet ta kesh te qarte se keto ide anakronike i shkojne pershtati vetem serbise.. me apo pa ndermjetsues.
    Asnje kritik qeverise se hashimit, shfajesim total ne gjithe keto komente, vetem pergjithsime se jemi te paafte, nuk na pyesin, etj.. nuk jane te rastesishme.

    cka na mesojn tjeret eshte me mire, ngase vet nuk e dijm.
    Kjo eshte me te vertet qesharake.. Te tjeret do te mesojne vetem gropen per vetvete si ta hapesh.
    Ne fakt ne jemi te pafuqishem ti ndryshojm gjerat....
    Sigurisht, deri sa kemi shumicen me pikepamje tua.. s'ka pike dyshimi.
    une as kam shprese, edhe as qe besoj, se ne te ardhmen e afert (ndoshta edhe 10 deri 15 vite) politika kosovare do te jete ne nje pozite "aktive" per te ndertuar dhe administruar shtetin e kosoves sipas "mentalitetit" politik qe zoteron europen demokratike !!!.
    Po une te shpjegova fill e per pe ne komentin e meparshem, pse "mentaliteti i evropes demokratike" preferon lider te korruptuar, hajna, e mafijoz. Pikerisht qe te mos mundet vet te administrohet sipas ketyre kritereve. Nuk e ke lexuar hiq.. as aprovuar as kundershtuar, vetem nderron argumentin e bisedes..

    mungesa e kultures politike bashkkohore te populli !!!,
    Si te zhvillohet kjo kultur kur "miqte" qe sipas teje dine me mire se ne, na keshillojn te kunderten. Cdo hap ne drejtim te lindjes e zhvillimit te nje politike moderne bashkekohore e luftojne me te gjitha mjetet.
    kush ish arkitekti i marreveshjes ???......e, nese na del se BE ish dirigjenti....atehere nuk ka se si ta bejm fajtore qeverine,
    Kjo nuk eshte kultur bashkekohore evropiane. Kultura qe po e permend kaq shume, ne thelb ka perfaqesimin e njerezve qe te delegojne, vullnetin e tyre. asgje tjeter. S'ka asnje rendesi kush eshte arkitekt nese eshte ne kundershtim me vullnetin i qytetareve.
    fatin e kosoves e kane patur ne dnonje forme edhe timori i lindjes edhe darfuri edhe palestina....si qendrojn punet tek ata ???......
    As ky lloj krahasimi nuk eshte kultur bashkekohore e modelit evropian. Ky eshte arsyetim perball deshtimeve.. s'eshte argument per te pranuar nenshtrimin tekeve te serbise.
    Perndryshe edhe gjendja me kushtetuten 1974 ishte me e mire se sa ajo e viteve 90-ta kur e hoqen, mirepo askush ne ato vite te milloshit nuk kerkonte kthim te asaj kushtetute, edhe pse pozicioni i Kosoves do te permirsohej ne krahasim me gjendjen ne te cilen ndodhej!!!
    Por edhe ne anen tjeter, cilet pune presim ne te ecin ???, anetaresim ne OKB ???, njohje nga serbia ???, zbritjen e papunesise ???, prodhimtarine e shtetit ???, terheqjen e investoreve te huaj ???......po, i presim te gjitha, por pyetja kryesore eshte NE CILEN RRADHE ???
    Kjo eshte me pshtill muhabetin, dhe peshtjellimi i shkon pershtati armikut.
    Ti, une, çdokush.. duhet t'i kryeje punet qe na perkasin, ku kemi kompetenca, ku intervenimi jone eshte vendimtar per ndryshimin e realitetit ne ate mjedis.
    Kosova ne çka ka kompetenca?? Le t'i kryeje keto pune pa e lodh shume kryet per serbi e okb, jo pse nuk kane rendesi, por sepse qendrojne jashte mundesive per te ndikuar ne ndryshimin e orientimit te tyre.
    Ne radhe te pare eshte mafija, mafija ekonomike e lidhur me ate politike. Keto jane te parat pune qe absolutisht duhet intervenuar. Pse nuk behet, çka thua ti?
    Mund te flasesh sa te duash per vlera evropiane, por Evropes dhe Shba-ve pikerisht keto dy pika vendimtare per kendelljen e Kosoves nuk ju interesojne fare, i tolerojne dhe i mbeshtesin te involvuarit. Dihet pse, Jokeri i tyre, i preferuari juaj, eshte numer 1 ne rangliste.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #382
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Fusnota i fut në sherr
    Vendosja e fusnotës me Rezolutën 12 44 poshtë emrit të Kosovës në kuadër të përfaqësimit të saj në nismat rajonale, po vazhdon të kundërshtohet ashpër nga partitë politike opozitare.
    Në fillim të seancës plenare të së enjtes, deputetët e opozitës deklaruan se pranimi i fusnotës nuk e forcon, por e dobëson jashtëzakonisht shumë Kosovën.
    Megjithëse thanë që e pranojnë si një dokument jo shumë të mirë për vendin, për deputetët e partisë në pushtet kjo marrëveshje është bërë në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.
    Deputeti Arsim Bajrami, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, hodhi poshtë zërat që me marrëveshjen e fundit të jetë cenuar shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës.
    “Pavarësia e Kosovës është një proces i kryer ndërkombëtarisht dhe asnjë proces ndërkombëtar nuk mund ta dëmtojë këtë proces historik, këtë proces të koordinuar, në të cilin meritat me të mëdha janë të popullit të Kosovës, por padyshim edhe të miqve tanë, me të cilët kemi udhëtuar bashkë sidomos në këto dy dekadat e fundit drejt cakut tonë”, tha Bajrami.
    Bajrami kritikoi Bashkimi Evropian duke se thënë se në drejtim të Kosovës nuk është duke udhëhequr politika të drejta.
    “Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian vazhdon të udhëheqë politika të padrejta karshi Kosovës. Vazhdon të mos ndërtojë një unitet çfarë e kanë miqtë, me të cilët ne e kemi shpallur pavarësinë e Kosovës. Kosova ka qenë midis dy zgjidhjeve, zgjidhjes së status quo-së, një lloj përjashtimi apo degradimi institucional në forumet rajonale e evropiane, duke pranuar përfaqësimin përmes UNMK-ut dhe Rezolutës 12 44. Rezoluta 12 44, pa dyshim është një rezolutë e vdekur po fatkeqësisht që nuk i është organizuar ceremonia mortore e varrimit pasi Këshilli i Sigurimit e mban ashtu të vdekur funksionale. Dhe, zgjidhja e dytë ka qenë që Kosova të flasë në emër të vet”, theksoi Bajrami.
    Kurse, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti, duke folur për fusnotën, tha kjo çështje është problematike dhe se, sipas tij, ajo duhet të diskutohet në institucionet e vendit.
    “Ne kemi një problem të madh, i cili duhet të diskutohet në Parlament dhe unë besoj që do të diskutohet. Mirëpo, pa kryeaktorin nuk duhet, sepse kryeministri ynë botërisht, publikisht, e ka marrë mbi vete autorësinë e kësaj. E mirë, e keqe - autorësia është e tij, sepse ai e ka deklaruar. Mirëpo, problemi nuk është veç i tij, prandaj duhet të kalojë në institucione dhe të mos diskutohet në biseda të lira qytetare para se në institucione”, u shpreh Hamiti.
    Sipas subjektit politik Vetëvendosje, kompromiset e fundit që bëri Qeveria e Kosovës, janë alarmante dhe në kurriz të pavarësisë.
    Kryeministri i Kosovës e ka ringjallur Rezolutën 1244, e cila edhe pse ishte në fuqi formalisht, nuk vepronte në praktikë, tha në emër të Grupit Parlamentar deputetja Alma Lama.
    “Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje në kundërshtim me vetveten, statusin e Kosovës dhe vullnetin e popullit të Kosovës, marrëveshje të cilat e përjetësojnë kontestimin e shtetësisë. Gjëja më e habitshme është si pikërisht ata që i futën bërrylat gjithkujt, vetëm e vetëm që të lexonin vetë Deklaratën e Pavarësisë, po i bëjnë këto lëshime! Mbase kjo nuk do të kishte ndodhur sikur Deklaratën e Pavarësisë ta kishin shkruar vetë. Javën që shkoi është shënuar pika më negative që prej se këto bisedime kanë filluar, e, në fakt, që prej katër vjetësh që kur u shpall pavarësia”, u shpreh Lama duke shtuar se pranimi i fusnotës e nuk e forcon, por e dobëson Kosovën.
    Nga ana tjetër, Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se gjendja, në të cilën ka ardhur Kosova, është si pasojë e keqqeverisjes.
    “U kemi thënë edhe më parë në këtë foltore se kjo Qeveri ia ka nxjerrë faqen e zezë Kosovës. Kjo Qeveri ka bërë që sot Serbia të duket një vend më i civilizuar, më i mirë, më evropian se Kosova. Ju keni bërë që sot Kosova të duket vend i trafikantëve, të duket vend i të korruptuarve, vend i hajnave dhe i njerëzve që nuk e kanë asnjë lidhje se si qeveriset vendi”, theksoi Gjinaj.
    Sido që të jetë, deputetët e Vetëvendosje thanë se zëvendësimi i shtetësisë me statusin e fusnotës, e çon vendin drejt një konflikti të ngrirë me Serbinë dhe drejt nevojës për negociata të tjera për ta ndryshuar gjendjen.
    Ndryshe, marrëveshja e fundit për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale, si kompromis i arritur në dialogun me Serbinë, për njohësit e integrimeve evropiane nuk i ka zgjidhur përfundimisht dilemat në lidhje me këtë përfaqësim.

  3. #383
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    Serbia ka gjasa ta fitojë statusin e kandidatit për në BE

    Postuar: 01:04:54 / 01.03.2012
    Në Bruksel sot fillon samiti dyditësh i shefave të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian, ku në mesin e temave pritet të jetë edhe procesi i zgjerimit të BE-së....
    Udhëheqësit e bllokut po ashtu pritet të konfirmojnë edhe formalisht dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, për anëtarësim në BE. Zyrtarët e BE-së kanë deklaruar se tashmë ka pajtim në mesin e të gjitha shteteve anëtare se Serbia e ka merituar statusin e kandidatit dhe se i ka përmbushur kërkesat në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.


    Per ket hashim kolludra ka punu deri sot,e ma von ??????? ta shofim me siguri nese eshte ende ne pushtet do tia bashkon kosoven serbis
    Serbia vetem ka sa e ka fituar Statusin e Kandidatit per ne BE
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #384
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Kam majt shpres se qekjo VetVendosja do ta merr ma seriozisht ket pun,po nuk di vlla qka u ndalen,a mos po kujtojn qe hasha me nji protest te vogel po i bjen pishman a ?
    Nuk ka çka me ba e vetme o Sharr.. Me njemije vet ne proteste nuk mundesh me ba ndryshime. Qytetari po frigohet me kundershtu Dell-in, edhe pse nuk eshte dakord..me *, ose edhe me keq nuk po i intereson hiq.

    Per mu VETEVENDOSJA duhet te behet me agresive ne paraqitje, ta akuzoje Dellin psh qe po mbeshtet krimin e organizuar, mafin..
    Me fakte, po e mbeshtet Shaip Mujen, deputetin me te meta psiqike Azem Sylen, agjentet e sherbimit sekret te PDK-se.. Ka plot akuza e deshmi qe mund t'i perdor per ta çarmarosur ambasadorin. T'i beje pyetje Dell-it, keta mafiojz a jane anti apo pro amerikan, çka nenkupton ai me proamerikan, te korruptuarit, kadri veselin, qeverin me mijera raste te paraqitura per vjedhje.. Ta shkelesh kushtetuten vazhdimisht eshte proamerikane?? Te mbash fshehte kontratat qindramilioneshe dhe marreveshjet me serbin eshte proamerikane.. Mandej mund ta pyesin krimineli Daciq a eshte antiamerikan, kur ka qene bashkpuntori me i ngushte i Milloshit.. e plot marifete tjera..

    Ndryshe nese nuk e ngrit nivelin e kundershtimit, direkt me mbeshtetesit e lopqareve nuk arrin asgje..
    Ndryshuar për herë të fundit nga halla mine : 01-03-2012 më 20:01
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #385
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Nuk ka çka me ba e vetme o Sharr.. Me njemije vet ne proteste nuk mundesh me ba ndryshime. Qytetari po frigohet me kundershtu Dell-in, edhe pse nuk eshte dakord..me *, ose edhe me keq nuk po i intereson hiq.

    Per mu VETEVENDOSJA duhet te behet me agresive ne paraqitje, ta akuzoje Dellin psh qe po mbeshtet krimin e organizuar, mafin..
    Me fakte, po e mbeshtet Shaip Mujen, deputetin me te meta psiqike Azem Sylen, agjentet e sherbimit sekret te PDK-se.. Ka plot akuza e deshmi qe mund t'i perdor per ta çarmarosur ambasadorin. T'i beje pyetje Dell-it, keta mafiojz a jane anti apo pro amerikan, çka nenkupton ai me proamerikan, te korruptuarit, kadri veselin, qeverin me mijera raste te paraqitura per vjedhje.. Ta shkelesh kushtetuten vazhdimisht eshte proamerikane?? Te mbash fshehte kontratat qindramilioneshe dhe marreveshjet me serbin eshte proamerikane..

    Ndryshe nese nuk e ngrit nivelin e kundershtimit, direkt me mbeshtetesit e lopqareve nuk arrin asgje..
    Plotesisht jam i te njejtit mendim qe LVV duhet bere me agresive, sepse vetem me protetsta paqesore dhe ne menyra paqesore nuk do arrihet thuajse asgje. Vetem atehere kur Shqiptaret treguan dhe tregojne agresivitetin e tyre fitojne, kur mbesin te qete vetem sa ngecin mbrapa.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #386
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Nuk ka çka me ba e vetme o Sharr.. Me njemije vet ne proteste nuk mundesh me ba ndryshime. Qytetari po frigohet me kundershtu Dell-in, edhe pse nuk eshte dakord..me *, ose edhe me keq nuk po i intereson hiq.

    Per mu VETEVENDOSJA duhet te behet me agresive ne paraqitje, ta akuzoje Dellin psh qe po mbeshtet krimin e organizuar, mafin..
    Me fakte, po e mbeshtet Shaip Mujen, deputetin me te meta psiqike Azem Sylen, agjentet e sherbimit sekret te PDK-se.. Ka plot akuza e deshmi qe mund t'i perdor per ta çarmarosur ambasadorin. T'i beje pyetje Dell-it, keta mafiojz a jane anti apo pro amerikan, çka nenkupton ai me proamerikan, te korruptuarit, kadri veselin, qeverin me mijera raste te paraqitura per vjedhje.. Ta shkelesh kushtetuten vazhdimisht eshte proamerikane?? Te mbash fshehte kontratat qindramilioneshe dhe marreveshjet me serbin eshte proamerikane..

    Ndryshe nese nuk e ngrit nivelin e kundershtimit, direkt me mbeshtetesit e lopqareve nuk arrin asgje..
    Nuk eshte mor e vetme a i ka pas 16% te votav ajo ka mjaft perkrahes , po tash ndoshta edhe kurtit ja ka mledh pejt naj kush, e pret per ma von, se ne shtyp shkrujke qe edhe senatori engel e ka kritiku hillari klintonin,ktu nuk eshte puna per mashallah,
    Dikush duhet me marr bajrakun e me i dal üpopullit ne krye e me drejtu kah e mara ,se populli eshte fjet,nuk po e shofin qe i rrujti dreqi ,dojn me na shti apet ner serbi

  7. #387
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Engel i kërkon Clintonit sqarime shtesë për Kosovën
    Anëtari i Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka kërkuar sqarime shtesë nga sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, për Kosovën dhe avancimin e Serbisë drejtë BE-së.
    Ai në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington, i ka shprehur shqetësimin e tij, Clintonit për avancimin e Serbisë, derisa kjo e fundit ende nuk ka përmbushur kushtet për normailizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
    “Po shpresojë se SHBA-ja do të kërkoj mënyra shtesë për ta mbështetur edhe më tutje Kosovën në këtë proces, përfshirë këtu programin e mijëvjeçarit dhe duke shtuar presionin për të ardhmen e Kosovës në BE”, ka thënë Engel.
    Ai ka kërkuar që të sigurohet se Serbia do t’i zbatoj detyrat që ka marrë me rastin e arritjes së marrëveshjeve me Kosovën.
    Për të gjitha këto është përgjigjur sekretarja e shteti, Hillary Clinton.
    “Sa i përket ofrimit të statusit të kandidatit të Serbisë për BE, duhet veçuar se janë edhe shumë sfida që ajo duhet t’i tejkalojë, si zgjidhja e çështjes së kufijve, por edhe shumë çështje të tjera të papërfundura, e që duhet të negociohen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” ka deklaruar Clinton.
    Ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme që BE-ja, ka përfshirë Kosovën në perspektivën evropiane.
    “Unë jam e bindur se ngadalë jemi duke shënuar një progres dhe do të vazhdojmë të ecim përpara”, ka thënë Clinton.
    Clinton dhe Engel nuk kanë lënë pa përmendur angazhimin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
    Ata e kanë përgëzuar atë për angazhimin e tij në bisedimet me Serbinë dhe demostrimin si lidership të mirë.
    Shpërndaje
    Komente (8) Kthehu | 01.03.2012

    Buki, asht krijue nji Baze e Madhe Ushtrake Serbo-Ruse ne NISH, dhe tjetra Jug ne Bujanovac me armatimet ma moderne, me vlere mbi 20miljarde dollare, duke perfshi edhe Sistemin S-300, me rraketa kunderajrore me rreze te gjate veprimi te cilat jane ne gjendje te asgjesojne cdo avjon ose edhe rrakete Kruiz qe mund te dhunoj hapesiren ajrore Serbe.
    Agamenon 01.03
    Pse USA edhe Europa ja dhan statusin serbis .One shum i ndegjoj lajmet Gjermanisht kur osht fjala per Kosov shum om intereson se vet kam ndegjuar se USA edhe Europa dojn nji raket ketu ne Europ me statsiunue por rusija osht kundrej ksaj rakete se po mendon kundrej sanaj jan edhe vet putinin e kam ndegjuar kur ka than nuk e lejoj moh Naton me bombardue serbin edhe ne lajme kam ndegjuar se rusija e ka quhe do ushtar ne serbi aty te nishi edhe per kit arsye tashti jan USA edhe Europa Kosoven e kan qit ne dy guj se dojn mi than rusis se na nuk e bombardojm moh serbin edhe qe tja lejon rusija USa edhe Europes Raketen me statsienuer ketu per kit arsye e kan ndrue mendimin USA edhe Europa ne Kosov kjo osht e vertet edhe nuk ka me zgjat larg prap Kosoven kan me ja derzue serbis sikur me Siri si USA edhe Europa nuk po guzojn me nderhye kundrej Asadit sepse rusija osht tu e mbrojt Asatin per mua si USA dhe Europa jan treguar shum te dopta kundrej neve se jan tu ju tut rusis .
    Buki Mitrovica 01.03
    E vetmja shpres qe me mban asht zoti dhe ju Amerik -dhe nese nji dit dot mbesim pa perkrahjen e juaj-Ma mir asht te mos egzistojm fare-por asht momenti i fundit qe ne qeverin e Kosoves te behen ndryshime rrenjesore-te ikin ata qe vjedhen shtetin dhe te vin ata qe din dhe dojn Atdheun
    Zoja_Frankfurt 01.03
    Ti japesh Serbise Statusin e Vendit Kandidat per tu antaresuar ne BE ligjeron Irredentizmin, Radikalizmin, Shovinizmin dhe Diktaturen e Eger kunder Grupeve Etnike. Antaresimi i shtetit Serb ne BE, mbart nje mori problemesh, imperative te shtypjes dhe asimilimit te grupeve etnike jo Serbe ne Sanxhak, Kosove-Presheve-Bujanovac-Medjeve, Vojvodine si dhe kolinizimi dhe çvendosja e 700 mije Vllaheve Rumune te Serbise. Perderisa BE, USA dhe fuqite e medha deshtuan ti zgjidhin keto probleme, mbas antaresimit te Serbise ne BE te gjitha problemet do te hapen. Traktati i Lisbones asht i pa fuqishem te diktoje Evropianet te jetojne me dhune nden nje Federate Diktatoriale kunder deshires se tyre. Ngjarjet ne Greqi, Itali, Irlande , Portugali,Spanje dhe gjetke po verteton se zgjidhja e vetme asht qe te gjitha shtetet e BE te rikthehen ne monedhen e tyre dhe te mbrojne Ekonomite e tyne nga grabitja e Globalistave me ne krye çiftin Merkozy. 60 % e huave Greke paguajne ECB dhe lahen nga populli Grek.
    Clytemnestra 01.03

    Ktu i kam cituar edhe disa shqetesime te disa qe kane shkruar ketu.



    Ky citim eshte marr nga www.botasot.info
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 01-03-2012 më 20:23

  8. #388

  9. #389
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Hajt se po ja luj nanen ksaj vjollces se ldk....t, pse nuk ju bashkun krejt protestes e mos me u ndal deri sa te kthehet prap ai nenshkrim . ku jan kta qe jan ne opozit,me dasht kta te opozites me u be nji kurr hashim kolludra skish mujt me i bo kto qivija ,po secila parti po e run prapanicen e vet.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    sot ndoshta e keni vrejt kur hashim polari foli ne bruksell mrapa ti nuk figuronte flamuri i hashimit faare kurse kur foli boris tadiq mrapa ti ishte vendos flamuri serb kjo tregon se serbia konsiderohet shtet kurse kosova fuusss not

Faqja 39 prej 70 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •