Close
Faqja 35 prej 70 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 694
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Shih, pamvaresia e kosoves karshi vendeve qe e kane njohur mbetet evidente, dhe per ata do te valavit flamuri i kosoves me mbishkrimin REPUBLIKA E KOSOVES !!, sa per aspektin juridik te ceshtjes. Kjo mareveshje ka te beje mes kosoves dhe serbise, ku nder tjera edhe vet rusia ka derdellit, se do te pranoje ate qe e pranon edhe serbia, perpos qipros, te cilet jane me papist se vet papa.

    Pra, ne aspekte juridike cdo gje mbetet sic ka qene, kurse me marreveshjen mes serbise dhe kosoves "ZGJEROHET" kjo hapesire.

    Te ndajme qarte deshiren, idealin dhe kushtet reale. Natyrisht se kosova do te ec perpara, natyrisht se pamvaresia eshte ceshtje e perfunduar (qe e verteton edhe vet fusnota me nenvizimin e mendimit te gjykates nderkombetare)...natyrisht se ka shume pune per tu kryer, por, keto jane hapa qe kushtezihen nga tjeret, ku neve vet na jane duart e lidhura, shpresoj se e kupton kritiken time, qe ka te beje me ceshtje praktikable, si per shembull pika me e rrendesishme qe eshte levizja e qytetareve te kosoves.....eshte me se e qarte, qe PA siguri "juridike" ne republiken e kosoves nuk do te investoj kush ne ekonomine, me kete, nuk do te sigurohen vende pune, me kete, aspekti social do te mbetet ne nivelin qe eshte....prandaj eshte parimore, qe se paku qytetaret te kene mundesi te behet te zot te vetvetes duke e kerkuar fatin jashta vendit....

    Mundesisht para se gjithash kosova ka shanca te qartesoj punen e vizave, dhe ketu mendoj se eshte dash me nxjer nje kosh kasht si thot populli......sa per pavaresine, ajo nuk mund te cenohet nga serbia me nje fusnote, sepse serbia kosoven nuk e pranon si shtet te pamvarur.....per gjermanine a jemi akoma Republika e kosoves ???, e pra, ashtu.....

    Natyrisht se kosova eshte RAST UNIK!!!!, nder kete formule e kane pranuar pike se pari shtetet perendimore pamvaresine !!!, kjo eshte me se e vertete, pamare para sysh rendesine juridike te kesaj floskule !!!

    tung
    Idete tua, edhe pse plotesisht te kuptueshme, pozitive dhe qellimmira, ne krahasim me ate cfare po kerkoj une jane shume me te varura nga rrethana apo kushte ideale...
    Idete tua jane ne mase te madhe te mbeshtetura ne shpresen apo besimin, sipas mendimit tim te gabueshem, se te njejtit qe edhe pas 13 viteve nuk ishin dhe nuk jane ne gjendje te krijojne kushte normale apo te zakonshme ku veprohet dhe vendoset normalisht, do te jene disi dhe dikur ne gjendje qe ne kushte te jashtezakonshme ose jonormale ti arrine qellimet dhe ti permbushin ambiciet minimale te shumces se qytetareve, te cilat nuk jane me shume sesa trajtimi i barabarte me vende te krahasueshme qe per Kosoven eshte dhe mbetet parakusht edhe per mireqenjen e pergjithshme te pothuajse cdo qytetari te saj.

    Nese rruga e deritanishme, e cila eshte perafersisht e njejte me ate qe po tentohet te vazhdohet edhe per nje kohe (me disa ndryshime kryesisht simbolike) nuk na solli as perafersisht aty ku menduan dhe deshiruan shumica e popullit -dhe kur e them kete i kam parasyesh 13 vitet e kaluara, 10 vitete nen Millosheviqin dhe disa dekada nen Jugosllavine dhe Serbine- atehere vetem shpresa dhe besimi se koha apo zhvillimet e pritshme dhe te papritshme ne te ardhmen e afert apo te larget do te jene me ta favorshme per arritjen e qellimeve minimale, te cilat i permenda, por qe nuk dua ti diskutoje ne detaje, nuk jane te mjaftueshme si argument.

    Nese ti je i mendimit se cfardo zgjidhje (provizorike apo e perhershme) qe do te lehtesonte disi jeten e perditshme te individeve apo grupeve te caktuara te qytetareve te Kosoves, do te ishte zgjidhje e pranueshme, atehere zgjidhja me e mire apo me ideale ne kushtet dhe rrethanat aktuale do te ishte njohja e pushtetit te Serbise mbi Kosoven. Ne kete menyre menjehere do te sigurohej jo vetem levizja pa viza neper Evrope, por edhe anetaresimi me i shpejte ne BE.
    Fakti qe nje gje e tille aktualisht konsiderohet si absolutisht e papranueshme (edhe nga vete Pushteti i Kosoves) patjeter mund te konsiderohet edhe si vertetim i vlefshmerise se kerkesave te mia per ta pyetur apo per ta mos anashkaluar popullin ne keso ceshtjesh absolutisht vendimtare per fatin e kombit, fatin e secilit dhe fatin e pasardhesvete secilit ne Kosove. Sepse, nese mospranimi i pushtetit te Serbise ne mase te madhe argumentohet me mospajtimin e shumices absolute te popullit, atehere e njejta do te vlente edhe per pyetjen shtet apo jo-shtet. Edhe ketu politikanet e Kosoves jane te obliguar ta respektojne mendimin e popullit.

    Eshte jolegjitime qe nje Qeveri e shtetit, pavaresisht a ka ardhe ne pushtet permes zgjedhjeve apo jo, pasi ta marre pushtetin te bej marreveshje ilegale me shtete dhe pale te treta per ta negociuar apo tregetuar Republiken, shtetin dhe Kushtetuten e Republikes. Arsyetimet dhe interpretimet obligative te pushtetit dhe mbeshtetesve te tyre behen automatikisht te pavlefshme kur Qeveria apo pushtetit vendose qe shtetin apo Republiken e vete ta mohoj nderkombetarisht, vetem pse dikush nga jashte e ka kerkuar nje veprim dhe vendim te tille. Prandaj, ata qe pranuan mohimin e shtetit dhe te Republikes se vete, tani cdo dite e me teper, pasi e pane se nuk po ju shiten mire arsyetimet me "miqte" nderkombetar, po tentojne te mohojne faktet dhe realitetin, duke pohuar se Kosova paraqitet dhe trajtohet si shtet apo Republike. Edhe pse dokumentat zyrtare dhe marreveshjet, por edhe ata nga te cilet jane kushtezuar dhe urdheruar ta mohojne Republiken e vete, flasin krejtesisht ndryshe. ...

    Perndryshe, une gjithashtu nuk jam as perkrahes ideve per zgjidhjen e gjoja ceshtjeve teknike apo praktike, sepse ato ne rrethana te Kosoves vetem sa e komplikojne edhe me shume, madje edhe e pamundesojne cfardo zgjidhje te qendrueshme mes paleve ne konflikt edhe per shume vite apo dekada. Ne momentin kur Serbia i rregullon pothuajse te gjitha ceshtjet praktike me Kosoven, atehere Serbia nuk ka arsye te mjaftueshme per tu angazhuar ne zgjidhjen afatgjate te konfliktit. Gjithashtu shtetet dhe organizatat nderkombetare qe nuk e kane njohur Kosoven nuk kane shume arsye per ta bere nje gje te tille, dhe per ti rrezikuar mardhenjet me Serbine dhe aleatet e saj, kur Kosova parimisht ka pranuar te bej marreveshje dhe te nenshkruaj kontrata si Kosovo* me secilin subjekt te interesuar. Kosova do te jete e detyruar te provokoj konflikte nderetnike apo ne veri te Kosoves per ta detyruar Serbine te reagoje. Dhe, kjo loje gjithashtu do te perfudonte ne favor te Serbise, me pavaresi faktike dhe pushtet te legjitimuar te Serbise ne veri te Kosoves...

    Dhe, ne aspektin juridik natyrisht nuk mbetet cdo gje sic ka qene. Sepse, tani Kosova vullnetarisht ka pranuar kushtet e Serbise, BE-se dhe shteteve qe nuk e kane njohur, te mos paraqitet dhe te mos trajtohet si shtet. Eshte dallim teper i madh. Askush nuk mud t`kerkoj llogari permes leximit apo publikimit te akuzave apo kushteve qe nuk i ke pranuar. Ne momentin e pranimit te kushteve je i detyruar tiu permbahesh rregullave te marreveshjes.
    Interpretimet paushalle te Qevrise se Kosoves dhe mbeshtetesve te saj jane kryesisht deklarata politike. Nderkohe qe realiteti eshte shume me ndryshe. Cdo i interesuar e dine se paraqitja e Kosoves si Kosovo* (me fusnoten perkatese) behet ekskluzivisht per ta bere dallimin e Kosoves me shtete apo Republika. Kjo vertetohet edhe permes fakti te thjeshte se nje dallim i tille kerkohet pikerisht nga ata qe boterisht nuk e njohin shtetin apo Republiken e Kosoves, si p.sh. BE, Serbia etj. Prandaj, nuk ka asnje vend per interpretime tjera. Vetem nese deshirojme te bejme politike apo propagande politike me interpretime te llojllojshme...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 29-02-2012 më 09:23

  2. #342
    Mendoj qe pas kesaj fusnote, Shqiptareve te Kosoves iu kane mbet vetem dy rruge, dy alternativa te mundshme, e ato jane: Ose te pajtohen me kete fusnote e qe do thote qe permes Serbise - Kosova te marr liberalizimin e vizave, permes Serbise – Kosova te integrohet ne BE-je dhe ne organizma tjere, pra me nje fjale Shqiptaret te pajtohen me ate se Kosova ende eshte pjese e Serbise, sepse me kete fusnote – Kosova eshte pjese e Serbise. Ndersa alternativa e dyte eshte qe Shqiptaret e Kosoves me kembngulesi dhe me pa asnje hezitim te kerkojne Bashkimin e Kosoves me Shqiperine, dhe permes Referendumit te behet nje gje e tille. Alternative te trete nuk ka, sepse jo vetem Serbia por asnje Shtet tjeter nuk do pranojne Republiken e Kosoves si Shtet te Pavarur dhe Sovran, sepse Kosova Republik Shtet I Pavarur dhe Sovran automatikisht do thote Bashkimi I Kosoves me Shqiperine. Serbia me e gateshme eshte ta pranoje Bashkimin e Kosoves me Shqiperine (Bashkimin e Shqiptareve), se sa te pranoj dy Shtete Shqiptare. Kjo Kosove e tanishme me shume eshte e Serbise dhe nderkombetareve, se sa e vet Shqiptareve, edhe pse aty jetojne shumice absolute mbi 92 %.

    Pra tani topi eshte tek ne, dhe ne duhet te vendosim se cili eshte interesi yne dhe cfare ne deshirojme si Shqiptar te Kosoves !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 29-02-2012 më 09:34
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #343
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Mendoj qe pas kesaj fusnote, Shqiptareve te Kosoves iu kane mbet vetem dy rruge, dy alternativa te mundshme, e ato jane: Ose te pajtohen me kete fusnote e qe do thote qe permes Serbise - Kosova te marr liberalizimin e vizave, permes Serbise – Kosova te integrohet ne BE-je dhe ne organizma tjere, pra me nje fjale Shqiptaret te pajtohen me ate se Kosova ende eshte pjese e Serbise, sepse me kete fusnote – Kosova eshte pjese e Serbise. Ndersa alternativa e dyte eshte qe Shqiptaret e Kosoves me kembngulesi dhe me pa asnje hezitim te kerkojne Bashkimin e Kosoves me Shqiperine, dhe permes Referendumit te behet nje gje e tille. Alternative te trete nuk ka, sepse jo vetem Serbia por asnje Shtet tjeter nuk do pranojne Republiken e Kosoves si Shtet te Pavarur dhe Sovran, sepse Kosova Republik Shtet I Pavarur dhe Sovran automatikisht do thote Bashkimi I Kosoves me Shqiperine. Serbia me e gateshme eshte ta pranoje Bashkimin e Kosoves me Shqiperine (Bashkimin e Shqiptareve), se sa te pranoj dy Shtete Shqiptare. Kjo Kosove e tanishme me shume eshte e Serbise dhe nderkombetareve, se sa e vet Shqiptareve, edhe pse aty jetojne shumice absolute mbi 92 %.

    Pra tani topi eshte tek ne, dhe ne duhet te vendosim se cili eshte interesi yne dhe cfare ne deshirojme si Shqiptar te Kosoves !!!

    Me fal Ariani TB,

    por edhe nuk bene te befasohem se do te na propozojn siguri dhe te drejta shqiptare ne Kosove dhe te hym ne Europ si federata e Serbis, dhe neve te na figuroj emri Shteti i Lir i Kosoves.
    Sikurse gjermania qe e ka Bavarin ne federaten Gjermane dhe ajo figuron si ´´Frei Staat Bayern´´ .(Po nese vazhdon Thaci ta pres Kosoven si kurban per Serbin)
    Dhe te qendroj populli Kosovar ne shtepite e veta dhe ne fukarallek deri ne fyt dhe degjone RTKen se si po ju genjen kinse media gjermane po shkruaj se Kosova eshte duke hecur drejt bashkimit Europian.
    Ne mediat gjermane, Kur doli Lvv ne demonstrat televizioni ´´N24`` gjerman tha se nga kjo protest prej vetem 2000 personav mund te nxjerrim se shumica e popullit esht i pajtimit me ket nenshkrim. Mirepo as nje medium gjerman nuk ka cek edhe as me se paku qe kosoves iu eshte hjek republika. Ato mediume po spjegojn se Kosova dhe Serbia jan marr vesh per kufi edhe jo me shum.






    Tash duhet me dal populli edhe me lyp borxhin prej europes.

  4. #344
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Sejdiu: Presionet për të pranuar Rezolutën 1244 më herët ishin refuzuar
    Dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë, krahas nismës së studimit të fizibilitetit për Kosovën në prag të MSA-së, nuk janë shpërblime të të njëjtit nivel”, ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në “Rubikon” të KTV-së. Ai ka thënë se në marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale ka mundur të nxirrej edhe më shumë. Megjithatë, Sejdiu ka përmendur presionin ndërkombëtar që, shpeshherë, në prag të ngjarjeve të rëndësishme për vendin, ka dalë në pah. Sejdiu ia ka hedhur një pjesë të fajit edhe koalicionit qeverisës për moskomunikimin e duhur me spektrin politik kosovar dhe mosnxjerrjen e një qëndrimi të përbashkët. Sejdiu ka folur rreth edhe procesit të reformave në LDK, duke ka thënë se është krijuar një strukturë e mbyllur partiake.
    Presione për të pranuar 1244-shin, ka pasur edhe më herët, por ato nuk janë pranuar, ka deklaruar ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu. Ai ka thënë se marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës nuk është më e mira, por që ka shpresë në mbajtjen e zotimeve të vendeve mike të Kosovës, që kanë bërë për vendin tonë.
    Sejdiu ka folur edhe për zhvillimet në LDK.
    Short URL: http://7dite.com/?p=2875



    Kush ka bere presione Zoti sejdiu, dhe si kane bere presione.Perse nuk merrni gusimi dhe ti tregoni popullit, se per qfar presione po behet fjal. Presione Presione. Konkretisht kush i cili shtet ka bere pression. Qfar Prsioni mund te beje gjermania, ta rishqyrtoj prenimin e rep. te Kosoves , per shkak te serbis apo?
    Po ku as njeni nuk i keni ga Rugoves ju te LDKse
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 29-02-2012 më 12:50

  5. #345
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Mbas nenshkrimit te marveshjes me Serbin,Serbet ndihen te relaksuar nga se kane fituar hapsire per te manevruar ne Kosove dhe ne aspektin juridik dhe kushtetus i japin vetes te drejte qe te organizojne zgjedhje ne Kosove!Ja se çfare deklarone kryetarja e kuvendit te serbise!...



    Dejanoviq: Zgjedhjet lokale të Serbisë edhe në Kosovë!


    Beograd, 29 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq ka konfirmuar se zgjedhjet do t’i shpall edhe në Kosovë, pasi, sipas saj, “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”.

    “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se kjo ka të bëjë edhe me krahinën”, ka thënë ajo në takimin e Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë në shqyrtimin e shpalljes së zgjedhjeve edhe në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

    Ajo ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Serbi do të shpallën më 13 mars, në të njëjtën ditë kur kryetari i Serbisë, Boris Tadiq shpall zgjedhjet parlamentare.

    Dejanoviq ka thënë se zgjedhjet lokale nuk do të shpallen në gjithë vendin, por vetëm në ato komuna nëpër të cilat, këshilltarëve u ka skaduar mandati.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 29-02-2012 më 14:39

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Banac: Sovraniteti ekziston ose nuk ekziston


    “Paraqitja me asterisk është problem i caktuar. Në shekullin 21 nuk mund të kemi përkufizime të ndryshme të sovranitetit. Sovraniteti ekziston ose nuk ekziston”, thotë Ivo Banac, profesor historie në Yale University dhe në Universitetin e Zagrebit, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. ...
    Postuar: 02:50:48 / 29.02.2012
    Ai mendon se Bashkimi Evropian ka dashur të krijojë mundësinë për kandidaturën e Serbisë. ”Andaj, nuk mendoj se kjo marrëveshje do të jetë shumë e dobishme për Kosovën. Ndërkaq, për Serbinë do të jetë e dobishme vetëm sa për t’i mundësuar diçka që pa të me siguri se nuk do të mund ta arrinte. Pra, kemi mbetur aty ku kemi qenë, ndonëse mendoj se koncesione më të mëdha janë bërë nga ana e Kosovës”, thotë ai.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  7. #347
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Bugajski: Fusnota , ana negative e marrëveshjeve
    Njohësi i mirë i rrethanave në Ballkan, Januzs Bugajski i ka komentuar marrëveshjet e fundit Kosovë-Serbi. Ai ka thënë për Evropën e Lirë se marrëveshjet janë edhe pozitive edhe negative.
    “Besoj se marrëveshja mund të shikohet në dy mënyra: pozitivisht dhe negativisht. Pozitivisht – se ajo do t’i mundësojë qeverisë së Kosovës për të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare me Serbinë. Kjo është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi është pjesë e nismave rajonale dhe organizatave ndërkombëtare” ka thënë Bugajski.
    Sipas tij, “Anë negative mendoj se është kjo fusnotë, e cila është potencialisht dëmtuese, pasi nëse e shikoni terminologjinë, ajo aktualisht e vë në pyetje statusin e Kosovës, meqë thotë se statusi final nuk është i paragjykuar, që mund të nënkuptohet se është i pazgjidhur”.
    “Unë mund ta paramendoj një situatë ku Serbia do të vazhdojë ta sfidojë Kosovën, duke e theksuar këtë marrëveshje, duke theksuar se më nuk quhet Republikë në këto forume ndërkombëtare dhe duke deklaruar se përfundimisht kërkohet zgjidhje. Pra, shoh probleme të ardhshme si pasojë e kësaj marrëveshjeje dhe nuk jam i befasuar me kundërshtimet në Prishtinë ndaj fusnotës dhe heqjes së termit Republikë” ka thënë Bugajski.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 29-02-2012 më 15:31

  8. #348
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Kosova*, me UNMIK dhe pa flamur
    Në takimin e radhës së CEFTA-s, organizatës më të rëndësishme ekonomike për rajonin, Republika e Kosovës nuk e ka të garantuar se do të jetë pa UNMIK-un. Ndonëse do ta përdorë fusnotën, UNMIK-u do të jetë i ftuar në takime, për shkak të të drejtave legale që ka.
    “Koha Ditore” ka arritur të sigurojë nga BE-ja një kopje të marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal të arritur në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj të Serbisë.
    Sipas marrëveshjes, UNMIK-u do të ftohet në takimet e të gjitha organizatave ku është nënshkruar më herët në emër të Kosovës (shembull CEFTA v.j.).
    Në marrëveshje potencohet se misioni i OKB-së ka të drejtë juridike që të përfaqësohet në këto mekanizma, kur bëhen ndryshime, dhe varet nga vullneti i tyre (UNMIK-ut v.j.) nëse do të marrin pjesë në takime.
    Marrëveshja, për më shumë, nuk ia garanton Kosovës të drejtën për të përdorur flamurin e vet në këto organizata.
    Sipas marrëveshjes, “organizatorët do të inkurajohen që të mos përdoren simbolet kombëtare, përveç ato të tyret dhe simboleve të BE-së”, thuhet në marrëveshje.
    Por Edita Tahiri dhe Borislav Stefanoviq nuk janë marrë vesh se çfarë do të ndodhë nëse organizatori ekspozon flamujt.
    Denominimi është paralajmëruar se do të përdoret edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Rrjedhimisht, Kosova nuk do të mund ta përdorë flamurin as në marrëdhëniet me BE-në

  9. #349
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    http://www.stern.de/politik/ausland/...g-1793141.html


    Kqyre se qka ban rumania, jo si Thaci e mashtrun me ni cokollat

  10. #350
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë reaguar pas etiketimeve të fundit që u ka bërë këtyre partive kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Kryeministri Thaçi një ditë më parë ka thënë për LDK-në se “sikur të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të qeshej me partinë e tij antiamerikane”, ndërsa për AAK-në ka thënë se “edhe Ramush Haradinaj të ishte këtu, do të qeshte njëjtë me njerëzit që po e udhëheqin partinë e tij”.

    Por kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se sikur të ishte gjallë Ibrahim Rugova, atëherë Hashim Thaçi nuk do të ishte kryeministër dhe as nuk do të bëjë veprime të papërgjegjshme. “Unë i them se edhe kjo LDK, në zgjedhjet e ardhshme, do ta çojë Thaçin në shtëpi”, ka thënë Beqiri për KTV-në.

    Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se me etiketimet që po u bën së fundi partive politike, kryeministri Thaçi së pari tregon se është i paedukatë. Sipas tij, është Thaçi ai që po e bën botën të qeshë me Kosovën, ndërsa qytetarët e Kosovës të qajnë për Kosovën. /Telegrafi/



    E po mi jau ka bo Thaci, qyre tash gishtin ne B... jau shtin edhe ju nuk guxoni me livrit . Se kur ke koha me ju bashku LVV nuk patet gusim edhe tash jau ben me gisht Thaci, e ju thot qyre kta rrugaqet. edhe pse nuk kan guxim as ne rrug te dalin keta te LDKse e AAKse

Faqja 35 prej 70 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •