Close
Faqja 19 prej 70 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 694
  1. #181
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516



    REICHEL: FUSNOTA NUK DËMTON SOVRANITETIN


    Është fakt i pa mohuar se fusnota në asnjë mënyrë nuk prek, as dëmton për as një fije sovranitetin e Kosovës. Kështu i tha Radio Kosovës, ambasadori gjerman në Prishtinë, Dr. Ernst Reichel....

    Postuar: 04:18:57 / 23.02.2012

    Ai tha se nëse arrihet marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në konferencat ndërkombëtare atëherë hapet një perspektivë e madhe për integrimet evropiane të Kosovës.

    Radio Kosova: Zoti Ambasador, sot po vazhdon dialogu Kosovë – Serbie në Bruksel. Shpresoni se do të ketë marrëveshje mes palëve?

    Dr. Reichel: Nuk mund të them nëse sot, nesër, apo në ditët në vijim do të ketë marrëveshje mes palëve në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, por mund të them se jam optimist se do të ketë marrëveshje.


    Radio Kosova: Cili është qëndrimi i Qeverisë gjermane për fusnotën “e famshme” që këto ditë është temë diskutimi e pa kalueshme? Me këtë fusnotë, siç e dimë, rregullohet pjesëmarrja e Kosovës në konferencat ndërkombëtare?

    Dr. Reichel: Qeveria gjermane, ashtu si të gjitha qeveritë e vendeve të QUNT-it dhe vendeve të Bashkimit Evropian, është plotësisht e bindur, pra, të gjithë kemi të njëjtin mendim - se formula e propozuar për fusnotë, është një zgjidhje mjaft e mirë, prej së cilës përfiton Kosova. Mund t’ju them se, as ne, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo ndonjë shtet tjetër i Bashkimit Evropian, nuk do të propozonin, në as një mënyrë, diçka që do të dëmtonte në ndonjë formë sovranitetin e Kosovës. Po përsëris: është fakt i pamohuar se fusnota, në asnjë mënyrë, nuk prek, as dëmton për as një fije sovranitetin e Kosovës.


    Radio Kosova: Po, por kështu nuk po mendon opozita në Kosovë, e cila po akuzon ashpër Qeverinë dhe kryeministrin Thaçi për këtë?


    Dr. Reichel: Po, ashtu është, si thoni ju, e di këtë, por ju them se fakti që asnjë nga miqtë ndërkombëtarë, që mendojnë se fusnota nuk dëmton sovranitetin e Kosovës, duhet të jetë argument dhe shkak i mjaftueshëm që partitë opozitare të ndalen dhe të mendojnë në qetësi qëndrimin e tyre për këtë çështje.

    Radio Kosova: Po i kthehem edhe një herë dialogut. Serbia, dje dhe sot, po tregohet e shurdhur dhe nuk po tregon gatishmëri për marrëveshje. Është kjo arsyeja e vizitës së sotme të ministrit të Jashtëm gjerman, Westerwelle në Beograd?


    Dr. Reichel: Sigurisht. Çështje e dialogut dhe pasojat e mundshme për Serbinë do të jetë tema qendrore e takimeve të ministrit të Jashtëm gjerman sot në Beograd. Po.

    Radio Kosova: Si do të duket atëherë perspektiva evropiane për Kosovën nëse në Bruksel arrihet marrëveshja, për të cilën folëm?

    Dr. Reichel: Nëse arrihet marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në konferencat ndërkombëtare, atëherë hapet një perspektivë e madhe dhe shtohen shanset për integrime evropiane për Kosovën. Menjëherë do të zgjidhet edhe çështja e marrëdhënieve kontraktuale midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ndryshe, pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, do të bëjnë të njëjtat problem, ashtu si Serbia, kur të jetë në pyetje përfaqësimi i Kosovës në konferencat ndërkombëtare, në rast se nuk do të ketë marrëveshje.

    Radio Kosova: Cila janë sfidat e Kosovës edhe katër vjet pas Pavarësisë?

    Dr. Reichel: Sfida më e madhe që prek më së shumti interesin e njerëzve këtu në Kosovë, është sfida e zhvillimit ekonomik të vendit dhe duhet thënë se, zhvillimi ekonomik është i pandashëm nga zhvillimi dhe përparimi i shtetit ligjor dhe administrativ. Në të gjitha këto fusha duhet ecur edhe më tutje përpara, sado që nuk mund të themi se nuk ka pasur përparime edhe në këto fusha.

    Intervistoi: Fadil Gashi

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Thaçi: Pa GJND dhe pa Deklaratë të Pavarësisë nuk ka marrëveshje me Serbinë
    ...
    Genejeshter e radhes...

    E vetmja gje qe do te permendet ne fusnote do te jete GJND.
    Interpretimi i Thacit&Bashkekuislingve te tij se mendimi jo-obligues i GJND-se, i kerkuar nga vete Serbia, eshte perfshirje apo pranim i "deklarates se pavaresise", eshte vetem tentim i radhes per te manipuluar masat resp. zgjedhesit e kusilingeve mashtrues.

    Eshte absolutisht e perjashtueshme qe Serbia do ta pranonte "deklaraten e pavaresise se Kosoves". Kjo nuk do te ndodhe ne asnje menyre. Keqinterpretimet e kuislingeve kosovar dhe ndihmesve te tyre antishqiptar, per interesa te tyre dhe shteteve te tyre, natyrisht se nuk ka mundesi ti ndaloj askush, as Serbia.
    Me rendei eshte qe te gjithe te interesuarit ta kuptojne se pretendimi i Thacit eshte plotesisht absurd dhe absolutisht i paarritshem, perderisa Serbia nuk e ka njohur Kosoven.

    Nuk eshte hera e pare qe Thaci e deklaron njohjen e Kosoves nga Serbia!

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin


    REICHEL: FUSNOTA NUK DËMTON SOVRANITETIN

    ...

    Intervistoi: Fadil Gashi
    Ky antishqiptar, mike i Thacit dhe Pushtetit Kriminalo-Kusiling te Kosoves se bashku me intervistuesin dhe disa media te Kosoves jane vetem ne sherbim te mashtrimit te popullit...
    Perndryshe, as nuk do te publikonin marrezira te tilla.

    Sovraniteti i Shtetit nenkupton sovranitet apo pavaresi te plote formale te nje shteti nga shtetet tjera. D.m.th. Sidomos kur eshte ne pyetje paraqitja dhe trajtimi formal i nje shteti ne mardhenjet nderkombetare dhe bilaterale nuk ka asnje situate ne te cilen nje shtet mund te heqe dore nga paraqitja dhe trajtimi i pavarur dhe barabarte me subjektet ( shtetet) tjera, pa hequr dore nga sovraniteti. Ne kete kontekst eshte e parendesishme se a eshte bere nje gje e tille vullnetarisht, nen presion apo me dhune.
    Varesia ekonomike politike, kulturore, fuqia, ndikimi, rendesia...etj. jane gjera, te cilat kane rendesi te madhe, por jo sa i perket sovarinitet (te jashtem) formal te shtetit. Ky sovranitet mbetet absolutisht i paprekshem apo i pamodifikueshem, kur eshte ne pyetje shteti. Sepse, ka edhe vende te veteshpalluara shtete, te cilat nuk njihen nga askush apo vetem nga 1, 2 apo 10 shtete tjera. Keto vende natyrisht nuk kane sovranitet te jashtem, pavaresisht faktit qe pushtetet e tyre pohojne te kunderten. Keto vende resp. pushtetet dhe perkrahesit e tyre vednore dhe te jashtem pohimet e tyre te gabuar apo te qellimshme i bazojne kryesisht ne sovranitetin e brendshem, i cili deri ne njefar mase eshte i pranishem, edhe pse ne varesi te madhe nga mbeshtetesit e fuqishem nga jashte.
    Dhe ketu qendrojne edhe keqinterpretimet (ne mase te madhe te qellimshme) dhe keqkuptimet lidhur me sovranitetin e pretenduar te Kosoves ne mardhenjet nderkombetare, sipas modeleve me fusnote. Ata, te cilet pohojne se nuk demtohet sovraniteti i Kosoves, si amb. i Gjermanise apo ai i SHJBA-ve, pervec qe jane ne sherbim te mashtrimit te popullit, ne mendje e kane sovranitetin e brendshem te Kosoves, jo sovranitetin e shtetit te Kosoves apo sovranitetin e jashtem. Thjeshte: keta ambasadore te huaj nuk thone gje tjeter, perpos qe rregullimi i brendshem i Kosoves (sovraniteti i brendshem) do te mbetet i njejti. Gje te cilen nuk e konteston dhe nuk e diskuton askush, as kritiket e fusnotes. Se paku, perderisa nuk behet ndonje analize e hollesishme, e cila me siguri do te tregonte se heqja dore nga sovraniteti i shtetit ( i jashtem) ndikon direkt dhe negativisht edhe ne sovranitetin e brendshem, demokracine, ekonomine, kulturen...etj.
    Sido qe te jete, sovraniteti i brendshem (i popullit) eshte absolutisht i pamjaftueshem per ta pohuar ekzistencen e nje shteti te mirfillte.
    Heqja dore nga sovraniteti i shtetit (sovraniteti i jashtem), sic ka ndodhe dhe po ndodhe ne rastin e Kosoves, eshte jo vetem shkelje absolute e themeleve te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, por de facto zhvleftesim i saj, i deklarates se pavearesise dhe shtetesise se Republikes se Kosoves.

    Perndryshe, Min. i Jashtem, E. Hoxhaj, dje publikisht ka deklaruar se edhe liberalizimi i vizave, edhe integrimi evropian dhe cdo integrim nderkombetar i Kosoves do te behet ne baze te formules me fusnote. Ky eshte paralajmerim i qarte se Kosova pothuajse askund nuk do te integrohet si shtet...

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Shpërblim i vogël për Kosovën nëse realizohet kompromisi i madh

    Prishtinë, 24 shkurt - Nëse arrihet kompromisi për përfaqësimin me fusnotë dhe me Rezolutën 1244, Kosova e ka të sigurt se do të fitojë vetëm të drejtën që Komisioni Evropian t`i bëjë një studim fizibiliteti, studim sipas shembujve në rajon. Ratifikimi i SAA-së zgjat nga dy vjet deri në pesë. Prej arritjes së SAA-së deri në anëtarësim, Kroacisë, që është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, i janë dashur 14 vjet. Sipas kësaj, Kosova mund të anëtarësohet në BE në vitin 2036, shkruan sot “Koha Ditore”.
    ...

    Gjithsesi, në momentin që do të arrihet marrëveshja për denominimin, lajmi do të bëhet publik.

    Në këtë mënyrë, Kosova do të marrë një shpërblim të vogël për kompromisin e madh.

    Në komunikatë do të thuhet se “Komisioni Evropian ka për qëllim lansimin e studimit të fizibilitetit”. “Koha Ditore” ka parë ekskluzivisht konkluzionet e Këshillit të Evropës, për të cilat ende nuk janë pajtuar të gjitha shtetet anëtare, por të cilat janë drafti i qëndrimeve që pritet të dalë nga samiti i një dhe dy marsit.
    ...
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,89098

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    “Ju nuk e dini”!

    Beqë Cufaj

    I emocionuar mbase pse ishte kthyer në një vend ku vetë kishte punuar për vite të tëra (American Academy) por edhe më tepër për faktin që fliste para sallës së mbushur plot e përplot, buldozeri i diplomacisë amerikane Richard Holbrook, dikund para 7- 8 vjetësh pranë liqenit Wansee në afërsi të Berlinit - pikërisht aty pra ku ishin qëndisur planet për Holokaustin, pas ligjëratës për punën e tij si diplomat... në një pyetje nëse ishte penduar për ndonjë gabim në punën e tij të, pasi u mendua paksa... u përgjigj me fjalët: “Po, jam penduar me një gabim në Dayton. Jo me planin, sepse plani ishte e vetmja rrugë e mundshme për ta ndalur atë tmerr. Por, ajo që s’ia fali vetes është se si pranova para Milosheviqit e Karaxhiqit, që zonat serbe t’i quanim “Republika Srpska”.

    Edhe sot e kësaj dite, edhe në këtë çast, sa herë mendoj për atë lëshim çmendem nga hidhërimi dhe pendimi... Sepse e dini, në Ballkan, njerëzit mund t’i lini edhe pa bukë e ujë... por t’u merrni apo jepni “Republika”... është diçka më shumë se emocionale!...”.

    Këto fjalë të Holbrookut do të duhej t’i mendojmë sot e këto ditë kur shohim se çfarë me Republikën (apo thënë edhe më mirë) ish-Republikën e Kosovës ndodhi e po ndodh. Në morinë e krahasimeve dhe shembujve pse Hashim Thaçi ka gabuar e ka shkalluar, ka tradhtuar e poshtëruar, s’ka dyshim që edhe ky i “Republika Srpska”-s do të duhej të na sillte te një fakt sado i dhembshëm aq edhe i vërtetë: me gjak dhe luftë, agresion dhe vrasje - fitohet Republika. Kështu kanë bërë fqinjët serbë.

    Dhe janë po këta serbë që shtetit të Kosovës ia bënë jetën e vështirë dhe tashti, menjëherë pas katër vjetësh Republike e Pavarësie, arritën atë që askush nuk do të mund ta imagjinonte: t’ia heqin Kosovës Republikën, e bile bile edhe të varin fusnota këmbëve e qafës së saj.

    Edhe një dilemë e frikshme: nëse Kosova e paska fusnotën për “takime rajonale”... kush dhe si nuk na garanton që ajo fusnotë nuk do shfaqet edhe në takime të cilat do mbahen në Uashington, Berlin, Paris, Londër e të mos flasim për vende tjera.

    Natyrisht, që do shfaqet ajo fusnotë dhe do hiqet Republika, sepse në shumicën e rasteve edhe Serbia edhe fqinjët do jenë aty, ku do të jemi edhe ne. Enver Hoxhaj t’ua përgatitë diplomatëve të tij qaforet me 1244! Sepse aty ku ai i ka ata - do t’i ketë edhe serbët që do kërkojnë 1244!

    Pa radhitur këtu morinë e mungesave tjera që Kosova NUK merr si shpërblim për këtë pabesi të Thaçit dhe kryekëput Thaçit... s’ka njohje nga pesëshja e BE-së, s’ka anëtarësim në OKB, s’ka anëtarësim në FIFA, UEFA etj. etj. etj.

    Pyetjes pse Thaçi e bëri një gjë të tillë tashmë i jemi përgjigjur të gjithë dhe e dimë: ta shpëtojë shpirtin (edhe ashtu të shitur) nga hetimet, keqqeverisja, rrëshqitja e shpejtë. Teorisë së konspiracionit që amerikanët e gjermanët duan ta dobësojnë atë me këtë hap... nuk duhet besuar sepse Thaçin nuk mund ta shpëtojë as vetë Thaçi.

    Ky njeri është thjesht një aksident në historinë e re dhe politikën e shqiptarëve të Kosovës. Vendin e ka ku të dojë ai, por jo aty ku është. Ata "ministra" të tij që janë skaj tij sot - do të duhej të turpërohen kë e kanë shef.

    Gjëja më e rëndë që Kosovës po i ndodh me këtë “po” është se po prishet Pako e Ahtisaarit, po zhvlerësohet shtetësia dhe po Tajvanizohet e Maqedonizohet Kosova. Pa përmendur këtu korrupsionin, krimin, keqmenaxhimin etj. etj. të Thaçit e kompanisë së tij te të cilat edhe duhet gjetur gjeneza e këtij hapi tragjik.

    Është perverze kur dikush akuzon opozitën për “gjuhën” e saj - siç bënin njerëz të Thaçit dje në medie. Kosova s’ka opozitë - e aq më pak Qeveri. Ose, në këtë lëshim të Thaçit opozitë është dhe do jetë çdo qytetar i këtij vendi dhe kjo punë do ta ketë një bisht. Apo t’i harrojmë ato se çfarë Holbroooke thoshte në Wansee para 7-8 vjetësh...

    Le t’ia shtojmë edhe një fakt skanimit të situatës sot - rrëfimin e Havelit në Columbia, në vitin 2006. Vizionari i madh thoshte: "Si disident që isha, jo rrallë vizitohesha nga gazetarë perëndimorë...dhe ata më pyesnin: -"Cili është kuptimi i kësaj që po bëni? Nuk keni as edhe një shans të fitoni apo keni rezultate, sepse jeni një grup i vogël dhe si mund ta ndryshoni tërë këtë sistem të madh?".

    Ose shtonin "Ku janë ata miliona punëtorë të cilët do të duhej t'iu përkahnin juve?". Dhe gjithmonë u përgjigjesha: "Keni kujdes: diçka po ndodh përfundi sipërfaqes. Ju nuk e dini këtë por një ditë do të mund të jeni shumë, shumë të befasuar". Dhe vërtet - ju nuk e dini. Ose po bëheni që s’e dini!
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...ju-nuk-e-dini/

  6. #186
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Se paku, perderisa nuk behet ndonje analize e hollesishme, e cila me siguri do te tregonte se heqja dore nga sovraniteti i shtetit ( i jashtem) ndikon direkt dhe negativisht edhe ne sovranitetin e brendshem, demokracine, ekonomine, kulturen...etj.
    Sovranitet te brendshem ashtu keshtu nuk ke me kushtetut t'Ahtisarit, per çdo rregullim te brendshem duhet marr leje nga serbia. Serbia i ka duart thelle ne sovranitetin e brendshem nese respektohet kushtetuta.. dhe as ndryshime substanciale te kesaj kushtetute, ne menyre qe ta largosh serbine nga pushteti mbi Kosove, nuk mund te besh pa drite te gjelber nga shkijet.. respekt. serbise.

    Heqja dore nga sovraniteti i jashtem behet nepermjet 1244-shit. Kjo krijon mundesi interpretimi te llojllojshem te sovranitetit te brendshem.. dhe do te varet pastaj nga perkrahja nderkombetare qe merr njeri interpretim apo tjetri. Do te mirret parasysh edhe qfare mendon zimbabve, uganda, bjellorusia.. venezuela, bangladeshi etj. Sovraniteti i Kosoves, juridikisht, do te shenderrohet ne opinion.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    lap qe tash ky shefi i juaj u deklarua!


    Tadiq: Kosova nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur
    * Tadiq bisedoi me Ashton për kandidaturën dhe dialogun


    Publikuar: 24.02.2012 - 15:01

    Beograd, 24 shkurt - Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”.

    Siç transmetojnë mediat serbe, sipas Telegrafiit, Tadiq e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, që sipas tij, në forumet rajonale Prishtina do të përfaqësohet “nën ombrellën e Rezolutës 1244 të OKB, që do të thotë se Kosova nuk do të jetë e pranishme si shtet i pavarur”. “Kosova nuk do të prezantohet në punën e forumeve dhe institucioneve rajonale si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së rreth Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Republika e Serbisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara, që respekton edhe rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitet mbi Kosovën, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila nuk përcakton një sovranitet të tillë”, ka deklaruar Tadiq.


    p.s.

    eh rahmetlia ibrahim rugova e kishte pas dit saktesisht se uck-ja e tiranes eshte dore e zgjatur e serbise!

    kete e vertetoi hashim polari duke i ber sherbimin serbise me shume se ali shukria ,rrahman morina ,sinan hasani= hashim polarin!

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    LDK kërkon përfaqësimin me emrin kushtetues të Kosovës
    Artikujt tjerë

    Publikuar: 24.02.2012 - 15:25

    Prishtinë, 24 shkurt -Me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për kushtet e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në nismat rajonale, Lidhja Demokratike e Kosovës rikonfirmon qëndrimin e vet se, Republika e Kosovës duhet të përfaqësohet në të gjitha nismat rajonale si vend sorvan e i pavarur, me emrin e vet kushtetues, thuhet në një kumtesë të kësaj partie dërguar medieve

    Duke ritheksuar përkushtimin e vet të përhershëm për perspektivën e Republikës së Kosovës në BE dhe në strukturat euroatlantike, si dhe duke ritheksuar përkushtimin e thellë për miqësi të përhershme me SHBA-të, LDK-ja vlerëson se aspirata historike e popullit të Kosovës për integrime mund të arrihet vetëm duke i forcuar institucionet e pavarura të vendit, demokracinë dhe pavarësinë e vendit brenda dhe në raportet ndërkombëtare.

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    "Shteti" Kosova*

    Kosova*, 1244 dhe mendimi i GJND-së
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...imi-i-gjnd-se/
    Kryekuislingu, bashkepunetoret e tij kusiling dhe UDB-ashe, tradhetaret dhe antishqipetaret e ndryshem brenda dhe jashte Kosoves, perfashi edhe perkrahesit e tyre, me kete akt e shkaterruan edhe per shume dekada shtetsine e Kosoves apo idene e nje shteti me emrin Republika e Kosoves.
    E vetmja rruge per ta zhvleftesuar kete akt antikombetar mbetet bashkimi permes kryengritjes popullore. Prandaj, veprimi antikombetar dhe antishqipetar i Qeverise Kuislinge mund te shfrytezohet patjeter per ta lehtesuar dhe pershpejtuar idene e bashkimit te trojve shqipetare...

    Nese nuk veprohet, Kosova per shume dekada do te mbetet "Kahine e Serbise me autonomi te zgjeruar dhe nen mbikqyrje nderkombetare". Mbikqyrja nderkombetare do te realizohet dhe modifikohet krahas integrimeve evropiane te Serbise...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 24-02-2012 më 12:01

  10. #190
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Fjala e Albin Kurtit gjatë konferencës së sotme për media - 24 shkurt 2012

    Kosovës ia hoqën Republikën dhe ia shtuan fusnotën. Sot, në Bruksel, përfaqësuesit e kryeministrit të Kosovës, u morën vesh me Serbinë edhe për përmbajtjen e fusnotës.

    Fusnota i ka dy elemente: së pari, Rezolutën 1244 dhe, së dyti, mendimin këshillues të GjND-së. As pavarësia dhe as shpallja e pavarësisë nuk janë elemente të fusnotës. Aty vetëm sa thuhet në mënyrë njoftuese se për çfarë ishte ky mendim këshillues i GjND-së.

    Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por edhe me bashkëpunimin rajonal. Pra, Republika e Kosovës kësisoj privatizohet. Atë mund t’ia shfaqim vetes sonë por jo edhe të tjerëve. Jemi Republikë vetë-me-veti. Mirëpo, kjo është saktësisht e kundërta e konceptit të Republikës.

    Qëndrimi personal i kryeministrit aktual, pa diskutim të Qeverisë dhe pa vendim të Kuvendit, u shndërrua në marrëveshje me Serbinë. Kjo është marrëveshje personale e kryeministrit ndaj së cilës nuk duhet të obligohen institucionet e shtetit dhe shoqëria e populli ynë. Serbia, nëse don, le t’ia vendos fusnotën vetes së saj, por jo neve.

    Me këtë marrëveshje, 4 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosovës përsëri po i bëhet statusi i papërcaktuar, përsëri për Kosovën e paqartë po legjitimohen dy palë: vetë Kosova por edhe Serbia. Dialogu i Brukselit 2011/2012 po na kthen te negociatat e Vjenës 2006/2007. Madje, është edhe më keq se kaq. Sepse, tashmë është hequr fjala ’Republikë’ nga emri ynë. Statusi bëhet i papërcaktuar në kuptimin që nuk dihet se çka do të jetë porse dihet që s’do të jetë Republika meqë atë e hoqën paraprakisht.

    Rezultatet e dialogut në Bruksel janë realizim i kërkesave të Serbisë. Serbia tashmë nuk po i arrin qëllimet e saj përkundër kryeministrit të Kosovës, por nëpërmjet kryeministrit të Kosovës. Sepse ai po e konsideron pushtetin e tij shumë të rëndësishëm sesa shtetin e Kosovën.

    Prandaj, të hënën, me 27 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin ”Nëna Terezë” dhe para Qeverisë së Kosovës, do të mbajmë një demonstratë paqësore. Kjo demonstratë e parë do të zgjasë katër orë. Ajo do ta pezullojë për katër orë punën e kësaj Qeverie që po na e pezullon shtetin dhe pavarësinë.

Faqja 19 prej 70 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •