Close
Faqja 70 prej 70 FillimFillim ... 2060686970
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 694 prej 694
  1. #691
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Tri mashtrimet e Qeverisë

    Zgjedhjet e shtetit të Serbisë, megjithatë, do të organizohen në Kosovë. Të shtunën pasdite zyrtarisht u arrit marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve të 6 majit. Mësohet se zgjedhjet e përgjithshme serbe do të organizohen ashtu siç dëshiron Serbia, e jo ashtu siç u deklaruan politikanët tanë. Por, këto zgjedhje nuk do të jenë në kundërshtim me planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilën e kishte publikuar para disa ditësh gazeta “Zëri”.

    Edhe pse vazhdimisht zyrtarët e Qeverisë së Kosovës ishin deklaruar se nuk do të lejojnë në asnjë formë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, madje ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, na publikonte plane “sekrete” se si do t’i ndalojnë zgjedhjet, megjithatë plani zyrtar, të cilin e ka siguruar “Zëri”, në hollësi përshkruan detajet se si do të organizohen ato zgjedhje.

    Edhe në planin e Qeverisë së Kosovës, i titulluar “Udhëzimet për votim për qytetarët me shtetësi të dyfishtë për zgjedhjet parlamentare serbe të 6 majit 2012” parashihet angazhimi i një trupi ndërkombëtar për organizimin e këtyre zgjedhjeve, në këtë rast OSBE-ja, ndonëse në dokument nuk përmendet fare se kush do të jetë ajo organizatë.

    Në këtë shkrim qëllimisht u ndala ndoshta më tepër se ç’duhet në këtë plan, vetëm e vetëm për t’i “demantuar” deklaratat e drejtuesve të Qeverisë së Kosovës se kinse ata asnjëherë nuk paskan dëgjuar për këtë plan dhe deklaratat e tyre kinse nuk do të lejojnë organizimin e zgjedhjeve serbe.


    ***

    Pra, edhe këto zgjedhje dëshmuan për dyfytyrësinë dhe papërgjegjësinë e politikanëve tanë. Logjika “ndryshe deklaro e ndryshe vepro tashmë është bërë një trend në politikën kosovare. Zgjedhjet serbe nuk janë rasti i vetëm ku është vepruar mbi këtë logjikë. Njëjtë ndodhi edhe me rastin e miratimit të Kodit Penal të Kosovës, ku zyrtarët e ekzekutivit ndryshe deklaroheshin publikisht e ndryshe vepronin në realitet.

    Premtimi që u ishte dhënë gazetarëve nga ministri i Drejtësisë, si sponsorisues i ligjit, se do të hiqen këto nene, nuk ndodhi, gjë që detyroi mediet që tërë debatin ta bartin rreth kësaj çështjeje.

    Është edhe një fakt interesant, se pikërisht pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve serbe, më saktësisht në të njëjtën ditë me Kodin Penal, në Kuvend u miratuan edhe dy ligje tjera shumë të ndjeshme dhe problematike, ai për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoçn e Madhe.

    Ndonëse mund të ketë qenë rastësi miratimi i këtyre tri ligjeve problematike pikërisht në të njëjtën kohë, por me gjasë kjo është një taktikë e Qeverisë së Kosovës.

    ***

    Debati që hapën këto tri ligje, sidomos ai për Kodin Penal të Kosovës, gjegjësisht për nenet 37 dhe 38, që e ngufasin medien kosovare dhe fjalën e lirë, bëri që në mënyrë rapide të shpërqendrohet vëmendja e opinionit publik në Kosovë nga veriu, dhe rrjedhimisht nga organizimi i zgjedhjeve serbe të 6 majit.

    Pra, nëse analizohet ky veprim i Qeverisë së Kosovës, dhe presioni i vazhdueshëm edhe nga ICO-ja mbi deputetët për miratimin e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe për Hoçën e Madhe, në mënyrë automatike na lë të kuptojmë se ideja ka qenë që pikërisht të minimizohen zgjedhjet serbe në Kosovë.

    Megjithatë, realiteti nuk mund të mohohet në asnjë formë. Zgjedhjet serbe do të mbahen në Kosovë, ashtu siç mbahen edhe në Serbi. Të gjitha planet që deri dje janë përmendur nga Bajramat e të tjerët të Qeverisë kanë qenë vetëm për konsum të brendshëm.

    Por, qeveritarët tanë duhet ta dinë se me logjikën dhe mentalitetin “Ndryshe deklaro e ndryshe vepro” nuk mund të ndryshohet realiteti. Madje, vetëm sa do të komplikohet situata në terren, siç po ndodh tash e sa kohë.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...et-e-qeverise/

  2. #692
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Pacolli ia kërkon Qeverisë paratë e lobimit, ajo refuzon


    Publikuar: 10.05.2012 - 09:29

    Prishtinë, 10 maj – Biznesmeni miliarder, Behgjet Pacolli, është shndërruar në lypës. Ky zëvendëskryeministër ka kërkuar në Qeveri paratë që i ka shpenzuar deri tash jashtë vendit në procesin e lobimit, ndonëse publikisht prej kohësh ka deklaruar se lobimin vullnetshëm po e bënte me para të tij dhe jo të buxhetit të Kosovës.

    E Qeveria s’ia ka dhënë. Shuma e faturave të cilat Zyra e kryeministrit nuk ia ka kompensuar Pacollit është rreth 137 mijë euro. Kjo për shkak se kërkesat e tij nuk ishin bërë konform rregullave, si dhe për shkakun që kërkohej të mbuloheshin shpenzime edhe për njerëz që nuk dinin në Qeveri se çfarë bënin dhe as kush ishin ata, përpos që Pacolli i prezantonte si këshilltarë të jashtëm dhe bashkëpunëtorë.

    Këto janë shpenzime të tjera nga ato që i janë kompensuar deri tash. Janë rreth 140 mijë euro të tjera që Zyra e kryeministrit ia ka kompensuar atij dhe stafit të tij për udhëtime jashtë shtetit, nën arsyetimin se kanë qenë në mision për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Pacolli ka bërë kërkesa referuar periudhave që nuk ka qenë në vendet e deklaruara. Shembull, me një deklarohen shpenzimet e bëra prej 12 majit të vjetëm deri më 11 nëntor të po këtij viti, gjatë qëndrimit në Nigeri, Etiopi, Austri, Turqi dhe Gjermani. Ose, për periudhën prej 16 majit deri më 22 qershor të vjetëm në Acca të Ganës. Dy kërkesat kanë kontradiktë, ngaqë ai nuk ka mundur të ishte njëkohësisht në Ganë dhe në pesë vendet e deklaruara në kërkesën tjetër.

    Ka dhjetëra kërkesa të tjera në të cilat “Koha Ditore” ka pasur qasje, e me të cilat është kërkuar aprovimi i shpenzimeve të udhëtimeve zyrtare vetëm të zëvendëskryeministrit Pacolli.
    Të tjera ka që kërkojnë kompensim për shpenzime të këshilltarëve të tij të jashtëm dhe të bashkëpunëtorëve.
    Kabineti i zëvendëskryeministrit Pacollit prej dy ditësh nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të “Kohës Ditore” për të tilla kërkesa të shpenzimeve që ishin adresuar për aprovim tek pas realizimit të vizitave jashtë shtetit.


    Një burim i lartë në ZKM ka treguar në kushte anonimiteti se sekretari i ZKM-së, Fitim Krasniqi,
    kishte refuzuar aprovimin e kompensimit të mjeteve të kërkuara nga Ëacolli, pasi kërkesat ishin bërë në kundërshtim me rregullat. Edhe shpenzimet që kërkohej të kompensoheshin, sipas këtij burimi, nuk bëheshin për persona të kontraktuar nga Qeveria (gjerësisht në “Kohën Ditore”.

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,98850
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  3. #693
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin

    Derisa hashim-hijena po fluturon nga kënaqësia se e qoj shkaun ne BE, ka edhe të huaj që nuk jan të kënaqur me marrveshjet që ka hy Kosova.:
    A e shiti hasha hala Kosoven
    Kam pa gjithqka veq qiso komentesh pa fije kryepe si tuajat skam pa kurr

  4. #694

    Për: Nënshkruhet marëveshja Kosovë-Serbi

    tungatjeta plak.
    na ke harrue krejt um ka marr malli me ta nie zanin.

Faqja 70 prej 70 FillimFillim ... 2060686970

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •