Close
Faqja 63 prej 70 FillimFillim ... 13536162636465 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 694
  1. #621
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    BEQIRI KËRKON MBËSHTETJE PËR LARGIMIN E THAÇIT NGA QEVERISJA

    Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, për largimin e qeverisjes së keqe të Hashim Thaçit....
    Postuar: 07:25:51 / 08.03.2012
    Beqiri qendroi në Klinë, ku Dega e LDK-së, në bashkëpunim me Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, shënoi me një manifestim solemn 8 Marsin - Ditën Ndërkombëtare të Gruas, thuhet në një njoftim të LDK-së.

    Sipas njoftimit, Beqiri u kërkoi të pranishmëve të mbështesin LDK-në për largimin e Thaçit dhe partinë e tij nga pushteti. Sipas Beqirit, qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një qeverisje të tillë.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së i ka njoftuar simpatizantët në Klinë edhe për proceset nëpër të cilat po kalon LDK-ja.





    Qyri laperat tash mundohen qe ne emen te vete te rrezohet kjo qeveri por le ta harrojn se Thacin vetem LV mund ta rrezoj
    Posht LDK , dhelprat dinake, se edhe kta jane sikurse Thaci dojn tje zgjasin jete serbe apo strukturave paralele ne Kosove Lahperat niher tash ja qu si gulluguza kishe na shum vone eshte bere

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    LDK po shef endrra me sy hapur po qeveria e hashim fusnotes rrezophet vetem me protesta te popullit kur them protesta ato duhet te perkrahen nga te gjith dhe te bllokohet qeveria deri sa te jep dorhqje

  3. #623
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Zgjedhjet ilegale në veri: Thaçi mund të bëj vetëm zhurmë
    Beogradi është në një lloj konfuzioni për mbajtjen e zgjedhjeve të saja lokale edhe në veriun e Kosovës. Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Slavica Dukic Dejanovic, ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në të gjitha komunat ku të ashtuquajturve kryetarë u ka kaluar mandati. Në anën tjetër, shefi i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën,. Borislav Stefanovic, ka thënë se Serbia ene nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë. Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Tim Judah, njëkohësisht analist në “The Economics”, thotë presidenti serb Boris Tadic është në dilema të mëdha.
    “Nëse nuk i mban zgjedhjet në Kosovë, mund të akuzohet se është tradhtar; nëse i shpallë, ai do ta fus veten në zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare që deri tash i ka ofruar mbështetje”, ka thënë Judah për “Radio Evropa e Lirë”, edicionin në gjuhën serbe.
    Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka thënë se vendimi për zgjedhjet serbe në Kosovë do të ishte në dëm të Serbisë. Judah mendon se përkitazi me këtë problem Evropa ka ndikim më të madh se SHBA-të.
    “Një vonesë në integrimin evropian të Serbisë ka ndodhur për shkak të kushteve që ndërlidheshin me Kosovën. Ndërsa, nëse bën lëvizje me zgjedhjet në veri të Kosovës, atëherë Serbia ia ka përgatitur vetes edhe një tjetër bllokim”, shton Judah.
    Sipas tij, Beogradi mund të ofroj një formulë ambivalente që ngjanë me referendumin: zgjedhjet në veri të Kosovës do të mbahen, do t’i shpallin komunat e atjeshme, ndërsa Beogradi nuk do të merrte pjesë në to!
    “Natyrisht, nuk mendoj se do të jetë bash kështu, por thjeshtë po e hamendësoj si mundësi që mund t’i bie ndërmend Qeverisë së Serbisë”, thotë Judah, sipas të cilit në këtë mënyrë Tadic do të thoshte se zgjedhjet janë mbajtur, për çka nuk do të akuzohej nga serbët për tradhti, ndërsa bashkësisë ndërkombëtare do t’i thoshte se nuk ka lidhje me këtë punë.
    Në pyetjen se nëse ndodhë një skenar i tillë, cili do të ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Judah përgjigjet: “Sigurisht se do të bëjë zhurmë të madhe për këtë. Por, nuk mendoj se do të mund të bëj më shumë se kaq”.

  4. #624
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    BE shtrëngon liberalizimin për Kosovën

    (E plotësuar) Me gjithë dëshirën për të thënë se “detyrat e shtëpisë” për liberalizimin e vizave për Kosovën do të jenë të njëjta me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, versioni fillestar i “Udhërrëfyesit” të vendit tonë ka nxjerrë në shesh një të vërtetë krejt tjetër.

    Një analizë e bërë nga qeveria e Kosovës e siguruar nga “Zëri” numëron jo pak dallime mes “udhërrëfyesve” që i kanë pasur vendet e rajonit dhe atij që po diskutohet momentalisht mes Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së.

    Qysh në ballinën e analizës qeveritare të emërtuar “Dallimet dhe risitë në draftudhërrëfyesin e 14 shkurtit 2012”, vlerësohet se dallimet janë substanciale me udhërrëfyesit e vendeve të tjera, por edhe me atë që e kanë hartuar vetë institucionet e Kosovës disa vjet më parë.

    “Për dallim nga udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave (ULV) të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, drafti i 14 shkurtit ka dallime substanciale si në qasje ashtu edhe në përmbajtje, të cilat do t’i elaborojmë më poshtë”, është vlerësimi i bërë nga zyrtarët qeveritarë që e kanë analizuar draftdokumentin evropian.

    Analiza shtatëfaqeshe e qeverisë ndër të tjera përmend edhe atë që është nënvizuar edhe nga “Zëri” në raportin e së enjtes, është blloku numër tre që flet për luftën kundër korrupsionit.

    Draft “Udhërrëfyesi” i Komisionit Evropian i kërkon Kosovës të hartojë një mori ligjesh, ndërsa ajo që bie në sy më shumë është kërkesa evropiane për hetimin e pasurisë së pashpjegueshme dhe ndërtimin e një sistemi të fuqishëm që do të merret me parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.

    Ndërkaq, analiza qeveritare e pranon se me kërkesat e bëra në kapitullin e “Rendit Publik dhe Sigurisë”, ku hyn edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vërehet qasje e re e cila nuk ka ekzistuar më herët. Në faqen 4 të analizës së bërë nga qeveria e Kosovës thuhet se “derisa vendeve të rajonit u është kërkuar vetëm ndërtimi i strategjive për të luftuar këto dukuri, në rastin e Kosovës (BE) e kanë ngritur rëndësinë e këtyre sfidave në nivel të legjislacionit”.

    Me këtë kërkesë, duket sikur Bashkimi Evropian e ka humbur besimin se dukuritë e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit mund të luftohen vetëm me strategji, ashtu siç e kanë bërë vendet e rajonit.

    Kosova do të raportojë shumë shpesh

    Në fakt, Qeveria e Kosovës ka vërejtur dallime substanciale që në hyrje të draft “udhërrëfyesit” të liberalizimit të vizave, duke vënë theksin e veçantë te implementimi sa më i duhur i procesit të riatdhesimit dhe riintegrimit. Mirëpo ajo që bën dallim të madh në krahasim me vendet e tjera të rajonit është te pjesa e monitorimit dhe raportimit, thuhet në analizën e qeverisë së Kosovës.

    “Monitorimi do të jetë shumë më i shpeshtë dhe më rigoroz, ku përpos Komisionit Evropian do t’i raportohet edhe shteteve anëtare të BE-së gjithmonë duke u bazuar në vlerësimet e ekspertëve të shteteve anëtare të BE-së”, thotë analiza e qeverisë së Kosovës për versionin e parë të “Udhërrëfyesit” të vizave.

    Në këtë pjesë, zyrtarë të qeverisë së Kosovës jozyrtarisht thonë se një atu e mirë për Kosovën është prania e EULEX-it, e cila do të ndihmojë jo pak në këtë drejtim. Dokumenti qeveritar që e ka analizuar në hollësi atë evropian flet me shqetësim edhe për atë që “Zëri” dje e ka raportuar, telashet që po i shkakton Franca dhe vendet e Beneluksit. Analiza qeveritare e Kosovës flet për një “qasje të dyfishtë” që është propozuar në veçanti nga Franca dhe vendet e Beneluksit, qasje kjo që tashmë thuhet në dokumentin e qeverisë, “vetëm ka filluar të marrë formë”.

    Në përgjithësi versionin e parë të “listës së detyrave” të Komisionit Evropian për qeverinë e Kosovës “është shumë më teknik dhe më i detajuar, apo më mirë të themi derisa për shtetet e tjera kriteret kanë qenë më të përgjithësuara, në rastin e Kosovës janë zbërthyer në detaje më të vogla”.

    Qeveria (nuk) shqetësohet nga dallimet substanciale

    Pavarësisht dallimeve thelbësore me kushtet që KE duket se do i vendos për Kosovën, qeveria kosovare vlerëson se këto kushte nuk janë të pamundshme për t’u realizuar.

    Dokumenti që e ka siguruar “Zëri” ka tetë rekomandime se çfarë duhet bërë për të arritur patjetër sukses, ndërsa në mesin e këtyre rekomandimeve është edhe hartimi i planeve të trajnimit për stafin relevant kundër korrupsionit, si dhe zhvillimi i fushatave për vetëdijesim kundër migrimit ilegal, si dhe informimin e qytetarëve rreth obligimeve që dalin nga vizat.

    Gazeta “Zëri” ka provuar që të marrë një prononcim nga zyra e komisioneres evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom, e cila është përgjegjëse për dialogun e vizave, mirëpo kjo gjë ka qenë e pamundur. Zëdhënësi Michele Cercone ka qenë i zënë, ndërsa zyra për informim ka thënë se Komisioni Evropian nuk pranon të komentojë dokumentet që kanë “rrjedhur” jozyrtarisht nëpër medie.

    Malmstrom ka qenë në Kosovë më 19 dhe 20 janar, ndërsa gjatë vizitës e ka nisur zyrtarisht dialogun me Kosovën për vizat, pa e pasur të gatshëm “Udhërrëfyesin” për vizat. Kjo do të jetë e gatshme në pranverë, ka thënë atëkohë Malmstrom.

  5. #625
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Hyseni: Serbia ka nisur fushatë kundër njohjes së Kosovës


    09-03-2012 11:58 CET


    Ish-Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni ka deklaruar se Serbia tashmë ka filluar të lobojë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përdorur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal.

    Hyseni ka thënë në një bisedë për Express se Serbia ditëve të fundit ka nisur letra drejt shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, duke u kërkuar të mos e bëjnë një gjë të tillë.

    “Ka informacione nga Ministritë e Jashtme në botë që këto ditë MPJ e Serbisë ka dërguar letra me të cilat është duke iu kërkuar vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të përmbahen nga njohja sepse, sipas tyre, marrëveshja e fundit po i krijon ato parakushte elementare për t’u rikthyer në tavolinën e bisedave për statusin e Kosovës”, ka thënë Hyseni për Express.

    Ai nuk ka dhënë emra të shteteve tek të cilat kanë arritur selamet e Serbisë, por e ka konsideruar këtë si mjaft shqetësuese për Kosovën.

    Sipas Hysenit, pala serbe në ato letra i është referuar marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel për përfaqësimin rajonal të Kosovës me fusnotën e cila si referencë e ka edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së.

    “Sipas tyre, shqiptarët e Kosovës, sepse ju e dini që Republika e Serbisë asnjëherë nuk i referohet Kosovës si Republikë e as si Kosovë, madje edhe në bisedat me Kosovën i referohen bisedave me shqiptarët e Kosovës, pra shqiptarët e Kosovës duke e pranuar Rezolutën 1244 si referencë për pjesëmarrjen në nismat rajonale në mënyrë implicite kanë pranuar se janë të gatshëm të bisedojnë edhe për statusin e Kosovës”, tha Hyseni.

    E, sipas tij, pikërisht rikthimi në tavolinën e bisedimeve për rinegocim të statusit të Kosovës është edhe qëllimi i Beogradit. “Natyrisht kjo nuk mund dhe nuk guxon të ndodhë”, shtoi ai. /express/




    Don te thot qe tash serbia i ka duart me te lira ,qe te propagandon se pas kesaj marrveshtje, do te hyn ne bisedime per statutin e kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 09-03-2012 më 10:07

  6. #626
    Vlersime te forta ka edhe gazeta zeri a..
    E dine per te gjitha ..
    Po nje eshte mire se fatemiresishet po ti kishin dalur ato qka thet zeri,koha ditore dhe disa tjera Kosova dhe qeverija e kosoves kishte falimentu qyshe ne vitin 2011 ,,po nuk ju dulen rezultatet ashtu siq deshiruan ata..

    po prap qeveris i mbeten bugjet shtes per 180 miljon euro,,kures ldk,,aak,,vvdhe tjerat thojeshin se pasi jane rrit pagat kosova deri ne muaj e 11 te vitit 2011 do te jete pa asnje lek..ekonomista te fiorte aaaaaa turpi i tyre..
    Tani edhe per liberalizim te vizave po qka din koha ditore dhe zeri me ata te aak aaaaaaa,
    turp oooooo te mjer ,ku punet nuk i kane mire ne shpin e vete dalin dhe genjen popullin turp ..kosova do ta fitoj liberalizimin ne funde apo fillim te vitit 2012/2013

    LDK,,plot komunista me qak u deshmua edhe me ndryshimet e fundit Isa Mustafa po e instalon kohen e komunizmit ne kete parti dhe ishalla nuk i shkon gjate se taman planin e viti 78 /85 eshte ka mundohet ta funksializon ne kryqitet..po isa mustafa e mbylli lumin prishtinaa ku tani thirret ne demokraci te kohes se komunizmit
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina2010 : 09-03-2012 më 12:37

  7. #627
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Qeveria, miliona euro për UNMIK-un

    Qeveria e Kosovës me vetëdije vazhdon t’i financojë strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës, duke ndarë miliona euro për administratën e UNMIK-ut që gjendet në atë pjesë të qytetit të ndarë të Kosovës.

    Qysh në shtator të vitit 2010, Zyra për Koordinim të Zbatimit të Strategjisë për veriun e Kosovës, e udhëhequr nga Ylber Hysa, përmes një raporti e ka njoftuar në detaje Qeverinë se 80% e stafit të UAM-it është e angazhuar në strukturat paralele, të cilat paraqiten si pengesë kryesore në shtrirjen e rendit kushtetues në veri të Kosovës.

    Pavarësisht nga kjo, Qeveria ka vazhduar t’i ndajë UAM-it mjete financiare edhe gjatë vitit 2011 dhe 2012, dhe madje në vlerë prej rreth 4 milionë eurosh për vit.

    Burimet ndërkombëtare një ditë më herët kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës në koordinim me Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kishte planifikuar që më 7 mars 2012 të merrte vendim për ndërprerjen e këtyre financave, mirëpo më pas është lënë që ky vendim të merret me një datë tjetër.

    Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim pse ka vazhduar financimi i UAM-it në vitet e fundit, me gjithë faktin se ekzekutivi është në dijeni se kush janë shfrytëzuesit e atyre mjeteve.

    Qeveri po ua ndajka hisen, strukturave paralele ne veri, veq qe po ua bajka me hile atyne ne veri ,se me hy droga me kamiona ne kosov e me ua dhan vetem 4 milion euro ne vit pak jan ,veq ndoshta edhe 4 milion ua jep ne te zez ,e bahen boll.

  8. #628
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Vlersime te forta ka edhe gazeta zeri a..
    E dine per te gjitha ..
    Po nje eshte mire se fatemiresishet po ti kishin dalur ato qka thet zeri,koha ditore dhe disa tjera Kosova dhe qeverija e kosoves kishte falimentu qyshe ne vitin 2011 ,,po nuk ju dulen rezultatet ashtu siq deshiruan ata..

    po prap qeveris i mbeten bugjet shtes per 180 miljon euro,,kures ldk,,aak,,vvdhe tjerat thojeshin se pasi jane rrit pagat kosova deri ne muaj e 11 te vitit 2011 do te jete pa asnje lek..ekonomista te fiorte aaaaaa turpi i tyre..
    Tani edhe per liberalizim te vizave po qka din koha ditore dhe zeri me ata te aak aaaaaaa,
    turp oooooo te mjer ,ku punet nuk i kane mire ne shpin e vete dalin dhe genjen popullin turp ..kosova do ta fitoj liberalizimin ne funde apo fillim te vitit 2012/2013

    LDK,,plot komunista me qak u deshmua edhe me ndryshimet e fundit Isa Mustafa po e instalon kohen e komunizmit ne kete parti dhe ishalla nuk i shkon gjate se taman planin e viti 78 /85 eshte ka mundohet ta funksializon ne kryqitet..po isa mustafa e mbylli lumin prishtinaa ku tani thirret ne demokraci te kohes se komunizmit
    Sipas sondazheve te'' shteteve me te pazhvilluara te Europes''
    Kosovo* renditet e para : papunsi 40% , korrupcion 100%. shitjen e parave (importi)
    novatorizmi o,ooo% prodhimi bujqesore11% krimi ekonomik infinit, prostitucioni 99% te lokaleve hoteljere buz magjistrales,institucionet shkencore0%.
    shkatrrimi i lumejve 100%, tjetersimi i pronave 100%, zhvillimi i transportit hekurudhor 0%, sigurimi shendetesor 0% perspektiva per te joshur rinin 0%, kultura-teatri,baleti kino, sporti, sinfonija,arti 0%
    Sipas ketyre parametrave Kosovo me kungj thesi permas po del se eshte nje nga vendet ma te zvilluara ne rruzull po qe se zbulohet edhe ndonje planet tjeter do te konkuroj edhe atje me o,88 cent per koke banori,
    Shitja e aseteve nuk eshte zhvillim ekonomik, edhe nese ju e quani zhvillim 3,7%
    i bjen diku rreth 35 mil. qe jan baras me hiq per 1.7 mil banore.

  9. #629
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Veriu jashtë kontrolli, asnjë polic në Jarinje
    Jarinje-Në pikëkalimin kufitar G1 në Jarinje të Leposaviqit, të premten nuk ka
    pasur asnjë polic dhe doganier shqiptarë ka bërë të ditur bashkëpuntori i portalit “Lajmeshqip” i cili ka qenë në këtë pikalim kufitar.
    Në Jarinje të premten silleshin lart e poshtë policë ndërkombëtarë të EULEX-it, turq dhe bullgarë të cilët nuk kryenin asnjë detyrë ndërsa kontrollin rutinë të makinave që futeshin nga Serbia në Kosovë e kryenin ushtarët e KFOR-it të kontigjentit amerikan.

    I njëjti burim saktëson se ushtarët e KFOR-it kanë lejuar hyrjen e makinave me udhëtarë në territorin e Kosovës ndërsa nuk janë lejuar të futen mallrat me akcizë. Anëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë pikëkalim kufitare G1 kanë theksuar se ka me jave që policët dhe doganierët shqiptare të Kosovës, nuk kanë ardhur.

    “Nuk kanë se si të vijnë dhe ne nuk mund të transportojmë ata gjithmonë me helikopterë”-ka thënë një ndërkombëtar në pikëkalimin kufitarë në Jarinje. Veriu i Kosovës ka mbetur kështu në duart e grupeve kriminale serbe të cilat në atë pjesë të Kosovës janë duke hedhuar valle të pa trazuar nga askush.

    Që nga lagjja e boshnjakëve e deri në Jarinje diku rreth 60 km apo 18 përqind e teritorit të Kosovës nuk shihet asnjë shenjë e shtetësisë së Kosovës. Në dy anët e rrugës ka vetëm pankarta, njoftime e tabela të komunikacionit të cilat njoftojnë vetën në gjuhën serbe e në shumicën e rasteve në alfabetin cirilik.

    Askund në 60 km rrugë nuk ke mundësi të takosh një element më të voglin të shtetësisë së Kosovës, as polic serb që punon me uniformën e policisë së Kosovës në atë pjesë përkatësisht në magjistralen e Ibrit nuk shihen asgjëkundi. Në dy barrikadat në veriun e Mitrovicës të premten janë tubuar një numër më i madh i rojtarëve të urës, ndërsa ka patur shtim të rojtarëve edhe në Rudare si dhe në hyrje të Leposaviqit ku Mbrojtja teritoriale serbe kontrollon dhe legjitimon automjetet që mësyjnë Leposaviqin dhe pikën kufitare.

    Në anën tjetër të premten pjestarë të EULEX-it kanë shpërndarë fletushka nga ajri dhe toka në të cilat u bëhet thirrje serbëve të veriut të Kosovës që ti paisin makinat me targa, të paisen me leternjoftime të Kosovës etj etj. Në anën tjetër është anuluar takimi i paralajmëruar për të premten në Zveçan mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe serbëve, takim ky që pritej të arrinte një marrëveshje afatgjatë për lëvizjen e lirë të automjeteve të EULEX-it në veri.

    Përfaqësuesit e KFOR-it kanë qenë prezent në Zveçan, por nuk kanë dashur të marrin pjesë në këtë takim për shkak të mosmarrëveshjeve që në fillim të këtij takimi me përfaqësuesit serbë rreth temës së diskutimit. Përfaqësuesit serbë nuk kanë pranuar fare të diskutojnë rreth lëvizjes së pjesëtarëve të EULEX-it dhe automjeteve të tyre në veri, për shkak të qëndrimit të njëanshëm të këtij misioni, por vetëm rreth modaliteteve, mënyrës dhe orarit të lëvizjes së KFOR-it nëpër rrugët e veriut. (LajmeShqip.com) Kungji i ka fajet

  10. #630
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Ferizaj, 9 mars Ish i burgosuri shumëvjeçar, veprimtari ndër vite i çështjes kombëtare, Sylejman Bytyçi, nga Ferizaj, nuk do të jetë më anëtar i PDK-së. Ai vendimin e vet e ka bërë publik të premten. Kohës Ditore ai i ka thënë se ishte i mllefosur për rrjedhat, të cilat ia kanë zënë frymën PD…

Faqja 63 prej 70 FillimFillim ... 13536162636465 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •