Close
Faqja 52 prej 70 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 694
  1. #511
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    ë vazhdën e prezentimeve të njëpasnjëshme të njohurisë së gjerë të SHIK Prof. Dr. Mr. Bekim Haxhiu - Kamishit, ju ofrojmë këtë koleksion vëllimesh, të doemosdoshme për çdo politikan, student, nxënës apo penzioner. Pasuroni mendjen, si dhe bibliotekën tuaj shtëpiake, me "Kamishi, koleksion njohurie". Shkon edhe me mobilie të çfarëdo ngjyre.

  2. #512
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin


    Më 17 shkurt 2008, në parlamentin e vendit, Thaçi shpalli Kosovën shtet të pavarur.
    Po pase kater vitesh ku mbeti shteti !!!! Po me cilate simbole do te prezantohet, me brek te thaqit apo te Vlora Çitakut
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  3. #513
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Nga ju me vjen keq si e barte at flamur aty se ti kurr nuk ja ke be asnje argat e asnje sekonde per te dhe sot flet ,dhe thirresh ne te,.....
    Mos se ti vetem ishe dhe do te mbetesh gjat ne endrrat tuja dhe te atyre qe te kane mesuar gjithe here kunder popllit tuaj dhe vendit tende,,se thaqi gjithe here kaqen edhe eshte..

    E per ty dhe shume si ti amerika dhe delii nuk kane ber kurgjo per kete popull se ju te till jeni se ju jeni mesuar te ben serbija po ma serbi nuk ka ketu harrone..
    O ti azem syla i *****, un nuk te thash kurgja per te keq,un veq tu pergjegja ne pyetjen qe ma bane,kurse ti nuk je fer se nuk mu pergjegje ne pyetjen qe ta bana,e po te zbulojn tjeret ,si G-2 te zbuloi,mos more quni,edhe kur te shkruajsh kallxo qe keni doktoru dhe kallxo qe e din qe ekziston naj shenj e pikzimit, mos ia verteto halles min at intervisten qe e ka ba me ato lopet,se nese zbulohesh qe ti je ai qobani i atyre lopeve,duhet me te marr pa tjeter, e me te qu aty ku e ke ushtru profesionin tan te me hershem.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #514
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Po pase kater vitesh ku mbeti shteti !!!! Po me cilate simbole do te prezantohet, me brek te thaqit apo te Vlora Çitakut
    Pse a paska brek vlora? Bane ajo mesiguri i ka Tanga ja ska hiq se ?

  5. #515
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Pse a paska brek vlora? Bane ajo mesiguri i ka Tanga ja ska hiq se ?
    Po more Hillirian flora ka breg,bile me fusnote.Po i ka mercedes e nga prapa nuk i shihen .
    Lavdi XHAXHIT

  6. #516
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Pasi degjova mermeritjen tuaj ,me veshtiresi , kuptova se ju ish-punonjes i SHIK-ut te Kosoves , perjetonit me siguri nje dyzim brenda vetes .

    Mendoj se ky dyzim ka ardhur nga mos korrektesa profesionale per te zbrazur ne parlament nje “ sekret “dhe urrdherat qe keni marre nga Partia dhe nga egzekutivi per ta cuar ne “ KANOSA “ Albin Kurtin.

    Mos thuaj qe une e kam gabim z.HAXHIU…?!

    Sepse vertetesia e kesaj analize te shkurter eshte e argumentuar nga vete ju..

    Ja se si !! : Perse kaq vone kur ti e dije qe ky njeri ishte pare dhe vrojtuar prej jush me disa sherbime te ndryshme ?!

    Por si profesionist qe jeni dyshimi ende nuk eshte prove !

    Por perse ju qe keni kete kurajo civile nuk keni dale ne foltore , dhe te akuzonit Thacin qe paskerka takuar 2-here me Tadic ikonjito , sic e ka pranuar dhe vete ai i detyruar kohet e fundit ??!!

    Perse kur ti e dije qe Albin Kurti paskerka qene ne sherbim te Serbis , ju shik-u i Kosoves e paskeni lene te livadhisi kaq gjate Albin Kurtin dhe nuk e keni denoncuar, vecanerishte kur ai nuk ishte antar i parlamentit ??…

    Apo lideri i juaj i egzekutivit ka menduar sipas thenies popullore Shqiptare : “ GJARPERI qe nuk me ha mua le te ngrohet ne diell sa te doje … “ ?!!

    Por kur VETEVENDOSJA u be parti parlamentare , rregullat e lojes u ndryshuan !

    Partia VETEVENDOSJE si te gjitha partit e tjera synon pushtetin , dhe qe te marr pushtetin asaj i duhen votat .

    Por sic e dini dhe ju z.HAXHIU votat merren nepermjet konkurences se ndershme dhe ato ti jep populli, i cili nuk te paragjykon por te gjykon nga veprimtaria konkrete dhe produkti saj.

    Mesa duket shef-at e tu po tremben nga rezonanca atdhetare e te rinj-ve ,jo vetem te Kosoves dhe shtetit Shqipetar por tek te gjitha trojet ku flitet , kendohet , dhe frymohet SHQIP.

    VETEVENDOSJA eshte e vertete qe vatren e ka ne KOSOVE , por flaket e atdhe-dashuris e kane shperndare ne te gjitha trojet shqip-folese.

    Pikerishte kjo frika e tij te coje ne foltore ,per te hedhur nje “shashke “ , mirepo me te cilen u gajasen edhe miz-at… !!!

    Ju z.HAXHIU me dashje apo pa-dashje keni hapur “ kutin e Pandores “ por mitologjia ka dhe fillin e Arjanes pas , qe te cone tek burimi i vertet i krimit .

    Ketu doja te shtoja nje parim te lashte te jurisprudences : “ ME MIRE TE MOS KESH GJYQ SE SA TA FITOSH ATE “ .

    Une ju siguroj z.HAXHIU ( kamishi ) se ju pa dashur edhe njehere keni rritur audicionet politike te ALBIN KURTIT…..

  7. #517
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Po more Hillirian flora ka breg,bile me fusnote.Po i ka mercedes e nga prapa nuk i shihen .
    hahahaahahahahaha
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #518
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Bugajski: Fusnota dëmtuese,
    vë në pikëpyetje statusin


    SHKUP – "Marrëveshja do ta sjellë qeverinë e Kosovës në forumet ndërkombëtare me Serbinë. Por, anë negative mendoj se është kjo fusnota, e cila është potencialisht dëmtuese", thotë Janush Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, me seli në Uashington, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

    Çështje aktuale është marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përfaqësimin e Kosovës me fusnotë në takimet rajonale dhe ndërkombëtare. Opozita në Kosovë është shumë kritike për këtë marrëveshje, e cila, nga ana tjetër, është mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Sipas jush, a është kjo marrëveshje diçka që do ta dëmtojë Republikën e Kosovës?

    Besoj se marrëveshja mund të shikohet në dy mënyra: pozitivisht dhe negativisht. Pozitivisht – se ajo do t'i mundësojë qeverisë së Kosovës për të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare me Serbinë. Kjo është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi është pjesë e nismave rajonale dhe organizatave ndërkombëtare.

    Megjithatë, anë negative mendoj se është kjo fusnotë, e cila është potencialisht dëmtuese, pasi nëse e shikoni terminologjinë, ajo aktualisht e vë në pyetje statusin e Kosovës, meqë thotë se statusi final nuk është i paragjykuar, që mund të nënkuptohet se është i pazgjidhur.

    Unë mund ta paramendoj një situatë ku Serbia do të vazhdojë ta sfidojë Kosovën, duke e theksuar këtë marrëveshje, duke theksuar se më nuk quhet Republikë në këto forume ndërkombëtare dhe duke deklaruar se përfundimisht kërkohet zgjidhje. Pra, shoh probleme të ardhshme si pasojë e kësaj marrëveshjeje dhe nuk jam i befasuar me kundërshtimet në Prishtinë ndaj fusnotës dhe heqjes së termit Republikë.

    Por, aty po ashtu gjendet edhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës...

    Po, por nuk thotë se kjo marrëveshje e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo thotë se nuk e paragjykon statusin e Kosovës dhe nëse ju nuk e paragjykoni statusin, kjo nënkupton se është status i pazgjidhur, megjithqë me të vërtetë statusi është i zgjidhur, pasi pavarësia është deklaruar dhe ajo është njohur nga afërsisht 90 shtete.

    Marrëveshja e vë në pyetje përsëri legalitetin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se paragjykon. Me fjalë të tjera, nëse diçka nuk paragjykohet, logjikisht do të nënkuptohet se nuk është zgjidhur. Ky është pozicioni i qeverisë së Serbisë prej fillimit.

    Në përgjithësi opozita në Kosovë është shumë kritike për gjithë procesin e dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke thënë se këto biseda po e ndihmojnë Beogradin, për të arritur statusin e kandidatit në Bashkimit Evropian. Qeveria i mbron bisedimet duke thënë se do ta ndihmojnë rrugën e Kosovës në integrimin evropian dhe lëvizjen e lirë. Si e vlerësoni ju këtë dialog?

    Mendoj se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë është i rëndësishëm dhe çdoherë duhet të ketë dialog. Por, dialogu duhet të ketë rezultate të caktuara, nga të cilat përfitojnë të dy palët. Pasi Serbia qartazi po përfiton nga dialogu, meqë duket se tash do ta ketë statusin e kandidatit për BE, shtrohet pyetja se çka po fiton Kosova?

    Në rregull, ka fituar përfaqësim potencial në organizata ndërkombëtare dhe forume, por ende nuk ka një plan drejt kandidaturës për në BE, drejt një statusi në BE. Shpresojmë se kjo do të zgjidhet më vonë këtë vit. Me fjalë të tjera, që Kosova të lëvizë nga të, qenit subjekt i BE-së, nën misionin EULEKS, te kandidatura ose aspiranti potencial për anëtarësi në BE.

    Nuk mendoj se kjo do të arrihet në bisedimet me Serbinë, por sigurisht që duhet të ketë biseda me Bashkimin Evropian, për të ardhmen e vendit. Në të kundërtën, ju do të mbeteni në këtë situatë të paqartë, ndërsa Serbia lëvizë përpara.

    Serbët në pjesën veriore të Kosovës ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Poashtu, kishte edhe referendum për këtë çështje. Qeveria e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar thonë se atje operojnë struktura paralele të Serbisë dhe se kjo duhet të ndalet. Çka mendoni, a ekziston ndonjë mundësi për integrimin e këtij komuniteti brenda institucioneve të Kosovës, ashtu siç ka ndodhur me serbët, që jetojnë në pjesët e tjera të Kosovës?

    Besoj se statusi i veriut të Kosovës mund të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet gjatë bisedave me Serbinë, me presion më të fuqishëm të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara. Nëse ka pasur presion ndaj Kosovës për të bërë kompromis për emër në përfaqësimin në strukturat rajonale, atëherë duhet të ketë presion ndaj Serbisë për t’i tërhequr të gjitha strukturat paralele nga Kosova dhe ta pranojë integritetin e plotë politik dhe administrativ të Kosovës si një shtet. Mendoj se tash duhet të ketë presion të njejtë ndaj serbëve, siç pamë presion ndaj kosovarëve gjatë disa javëve të kaluara.

    Ju e përmendët një status për pjesën veriore.Çka do të thotë kjo, sipas jush?

    Beogradi dhe serbët lokalë, për momentin, kanë arritur në një konkluzion se çfarëdo bisede për ndarje do të krijonte probleme të mëdha për kandidaturën në BE. Si rezultat i kësaj, ata tash po flasin për autonomi, status special, po e shtrojnë modelin e sistemit dy-entitetësh në Bosnjë... me fjalë të tjera, po shikojnë për çfarëdo lloj formule, sipas së cilës komunat veriore nuk do të ishin pjesë e autoritetit të qeverisë në Prishtinë.

    Çfarëdo vendimi i tillë, mendoj se do të jetë i keq, pasi do të krijojë një konflikt të ri ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe do ta lejonte Serbinë të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Prishtinës. Për këtë arsye, mendoj se këto katër komuna duhet të integrohen plotësisht në shtetin e Kosovës. Kjo duhet dhe do të jetë temë e bisedimeve gjatë muajve të ardhshëm.

    A është kjo e mundshme me planin Ahtisari?

    Plani Ahitsari nuk është i implementuar plotësisht, pasi, siç themi ne, për tango nevojiten dy vetë. Të drejta të zgjeruara minoritare dhe decentralizim të zgjeruar janë të përfshira në planin Ahtisari, por ato nuk janë pranuar dhe autoritzuar nga autoritetet e vetëshpallura në veri të Kosovës.

    Derisa plani Ahtisari të mos zbatohet në gjithë Kosovën, në mënyrë Kushtetuese dhe në bazë të ligjeve të tjera, atëherë Kosova ende nuk do të operoj plotësisht sipas marrëveshjes së planit. Plani duhet të implementohet në gjithë vendin, jo vetëm në një pjesë të tij.

    Zoti Bugajski, ka pasur raporte se Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin disa ushtarë nga Evropa. Kjo është pranuar me shqetësim në Kosovë. Si e shihni ju praninë e ardhshme ushtarake dhe politike të Shteteve të Bashkuara në Kosovë?

    Tash për tash, mendoj se Uashingtoni ka deklaruar se prania e trupave amerikane në Kosovë do të vazhdoëj. Do të ketë tërheqje të trupave amerikane nga Evropa Perëndimore, e veçanërisht nga Gjermania dhe Italia.

    Llogaritet se kjo nuk do të krijojë vakuum të sigurisë dhe se Shtetet e Bashkuara, në çfarëdo rasti, mund të kthehen nëse është nevoja. Nuk është i nevojshëm numër i madh i trupave në Kosovë. Ajo që duhet është prania e trupave amerikane me potencial për përgjigjje të shpejtë, hyrje të shpejtë në rast të ndonjë problemi të madh, ndonjë konflikti të brendshëm.

    Por, ndonjë lloj i këtillë i konfliktit në Kosovë ndoshta nuk do të zgjidhet lehtë nga ushtarët e NATO-s ose trupat e SHBA-ve. Mendoj se ajo që duhet është një forcë shumë më e fuqishme në Kosovë, për të parandaluar trazira, për t’u angazhuar në kontrollin e masës, parandalimin e ndonjë sulmi kundër civilëve. Pra, një forcë e këtillë nevojitet.

    Mendoj se forca e brendshme e Kosovës duhet të përmirësohet, të rritet dhe të bëhet më efektive. Kuptohet se trupat e Shteteve të Bashkuara do të jenë të pranishme, por nuk është e nevojshme që ato të jenë të pranishme në formë masive.

    Siç u theksua, deri tash Kosovën e kanë njohur 88 shtete. A është ky numër i vogël ose i mjaftueshëm, katër vite pas Deklaratës së Pavarësisë?

    Besoj se numri duhet të ishte më i lartë. Nuk mendoj se, veçanërisht në fazat e para, është bërë mjaft nga Uashingtoni ose Brukseli, për të mbledhur njohje jashtë Evropës, veçanërisht në botën arabe dhe më gjërësisht në atë myslimane.

    Nuk mendoj se vetë qeveria në Prishtinë ka bërë mjaft në vitin e parë, që të arrijë njohje. Por, kuptohet se politika e Serbisë, e veçanërisht gjatë katër viteve të pavarësië, është që të parandalohen vendet nga njohja e Kosovës.

    Numri 88, pas katër vitesh, supozoj se është një arritje, por do të pritja që ky numër të jetë së paku 100, deri tash. Mendoj se angazhimi për njohje duhet të shtohet tash me pjesëmarrjen në grupimet rajonale. Prishtina duhet të bëjë presion për këtë çështje, që t’i bindë kryeqytetet e tjera, se tash është më tepër e njohur gjërësisht në Evropë dhe në rajon, se që ishte më parë.

    Marrë nga Evropa e Lirë

  9. #519
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    hahahaahahahahaha
    Nuk po ja shohe fusnoten,se e paska mbulu me qante
    Lavdi XHAXHIT

  10. #520
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    hahahaahahahahaha
    veq allstarkat je ka lane thaci se nuk o bajshin, a mercedeskat i ka thaci vesh

Faqja 52 prej 70 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •