Close
Faqja 36 prej 70 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 694
  1. #351
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Kosovarët borxh deri në fyt, 300 mijë familje, 460 mijë kredi
    on Shkurt 29, 2012 5:23 pm / 0 Comments

    Pavarësisht kamatave të larta, të gjitha familjet kosovare janë të zhytura në kredi bankare. Bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare i kanë të aprovuara rreth 460 mijë kredi, përderisa numri i përgjithshëm i ekonomive familjare, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 295 mijë, krahas rreth 1.8 milionë banorëve që ka Kosova. Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada, thekson për “Zërin” se numri i kredive të lëshuara nga bankat komerciale deri në janar 2012 është 392 mijë e 652. Ndërsa institucionet mikrofinanciare që veprojnë në vend i kanë të lejuara rreth 64 mijë kredi.

    Sipas statistikave të Bankës Qendrore, shuma e përgjithshme e kredive të lejuara nga bankat arrin në rreth 1.7 miliardë euro, ndërsa institucionet mikrofinanciare i kanë lejuar mbi 115 milionë euro kredi. Vlera mesatare e një kredie të lejuar nga këto të fundit është më pak se 1900 euro.Sipas raportit të stabilitetit financiar të Kosovës, të përgatitur nga Banka Qendrore, mikrofinanciarët kanë një pjesëmarrje prej 4.1 për qind në asetet e përgjithshme të sektorit financiar.
    Kreditë e lëshuara nga sistemi bankar, sipas BQK-së, shënuan një ritëm më të shpejtë të rritjes gjatë vitit 2011, duke regjistruar një rritje vjetore prej 16,4 për qind, krahasuar me rritjen prej 13.2 për qind që ishte shënuar në vitin 2010.

    Kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të përfaqësojnë pjesën më të madhe të kredive, me pjesëmarrje prej 69.5 për qind.
    Në anën tjetër, kreditë e lëshuara për ekonomitë familjare përbëjnë 30,5 për qind të kredive të përgjithshme. Struktura e kredive sipas afatit të maturimit vazhdoi të dominohet nga kreditë me afat mbi 2 vjet, të cilat përfaqësuan 71,3 për qind të gjithsej kredive.Kreditë me afat maturimi më të ulët se 1 vit, në vitin 2011 kishin pjesëmarrje prej 21,1 për qind. Ndërsa, pjesëmarrja e kredive me maturitet mes 1 dhe 2 vite ishte 7,3 për qind.Dallimi ndërmjet normave të interesit në kredi dhe depozita në vitin 2011 ka qenë 10,6 për qind, krahas 10,9 % sa ka qenë në vitin 2010.

    Gjatë periudhës janar-dhjetor 2011, norma mesatare e interesit në kreditë e ndërmarrjeve ishte 12,9 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kreditë për ekonomitë familjare ishte 11,9 për qind. Vlera e përgjithshme e profitit neto të realizuar nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, në vitin 2011, ishte 37 milionë euro, që paraqet një normë vjetore të rritjes prej 12,8 për qind.

    Derisa normat e interesit mbesin të larta, përqindja e kredive joperformuese (kredive të këqija) vazhdon të mbetet e ulët.
    Sipas BQK-së, kreditë joperformuese vazhdojnë të jenë të mbuluara në nivel të kënaqshëm me provizione për humbje nga kreditë.Raporti i kredive joperformuese ndaj gjithsej kredive, në vitin 2011, u zvogëlua në 5,7 për qind, krahasuar me 5,9 për qind sa ishte në dhjetor të vitit 2010./zeri/




    !!!!!Ky fenomen nuk eshte i rastesishem!!!!!, kete fenomen e kan nen kontroll´´Miqt´´ne thojza te kosoves qe kur te vjen koha per me e shit kosoven, dhe kjo pune nuk duhet me kan ekspert, dheme e parapa qe populli do te behet nervoz dhe do te vloj. Qe ti kene dyert hapur per te qetsuar popullin (ju del thaci dhe ju jep shpers borxhlinjeve se do te hym ne europe dhe do ti marrim vizat, dhe do te dalim ne europ e ti lajm borxhet). Mirepo efekti tjeter qe do te LIND nga ky fenomen eshte, se kosovareve do tju mirret toka nga bankat, qe egziston potenciali qe serbet ti blejn tokat e shqipetareve, nepermjet Bankave. Dhe shqipetaret do te marrin fund ne Kosove.
    Si do te marrin fund, politika qe eshte duke u zhvilluar, do ta lodh popullin asaj mase qe do ti dorzojn bankave Toka apo pasurit e tyre dhe kur te vjen ne nivel te duhur demoralizimi dhe te mbizotron uria. Europa do tua jep kosovareve Vizat dhe kosovaret pa toka ne kosove mirepo barkun plot ne europ dhe nje vend pune si pastrues. Do ti thote lamtumir te qenit Ilir (Shqipetar) Keshtu ka ndodhur edhe ne 1958 mirepo ateher me dhune dhe ne drejtim te Turqelive. E sot tjeter methoda ka per te bere pastrim etnik.
    Historia po perseritet

    Facit:
    Kesaj radhe serbia do ti deboj shqipetaret nga Kosova ne bashkpunim me europen.!!!!!

  2. #352
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    ..............
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 29-02-2012 më 16:36

  3. #353
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Hillirian-zo;3354806]Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë reaguar pas etiketimeve të fundit që u ka bërë këtyre partive kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Kryeministri Thaçi një ditë më parë ka thënë për LDK-në se “sikur të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të qeshej me partinë e tij antiamerikane”, ndërsa për AAK-në ka thënë se “edhe Ramush Haradinaj të ishte këtu, do të qeshte njëjtë me njerëzit që po e udhëheqin partinë e tij”.
    Ketij Loparit nga Drenica qe fyen te tjeret ,duhet kujtuar se,sikur te ishte gjall i ndjeri baca Adem ,do i kishte dhene plumb ne lule te ballit si "dekorat" per poshtersirat dhe tradhtirat qe po i ben ketij vendi!...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 29-02-2012 më 16:46

  4. #354
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Lexoni me vemendje tekstin e meposhtem qe hedh drite mbi genocidin dhe shpernguljen qe Jugosllavia ne bashkepunim me Turqine bene kunder shqiptareve.


    Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi. Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk UAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi!!!!!

    SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE...!!!

    Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.
    Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

    1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

    2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

    3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

    4.MILLAN BARTOSH

    5.LEO GRISHKOVIQ

    6.VOJKAN LLUKIQ

    7.MARKO VUCKOVIQ

    8.PAVLE JOVIQEVIQ

    9.PETAR STAMBOLIQ

    10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

    11.GJOKO PAJKOVIQ

    12.GOJKO MEDENICA

    13.ÇEDO MIJOVIQ

    14.SËRBA SAVIQ

    15.DUSHAN MUGOSHA


    Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.Shperngulja është bërë me këtë dinamikë:

    Më 1952Janë shpërngulur----- 37.000 shqiptarë
    Më 1953---------------------------- 19.300 “
    Më 1954---------------------------- 17 500 “
    Më 1955---------------------------- 51.000 “
    Më 1956---------------------------- 54.000 “
    Më 1957---------------------------- 57.710 “
    Më 1958---------------------------- 41.300 “
    Më 1959---------------------------- 32.000 “
    Më 1960---------------------------- 27.980 “
    Më 1961---------------------------- 31.600 “
    Më 1962---------------------------- 15.910 “
    Më 1963---------------------------- 25.720 “
    Më 1964---------------------------- 21.530 “
    Më 1965---------------------------- 19.821 “"
    Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike

    Ky shtab famekeq i JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

    -Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës ku ka lindur dhe është rritur z.Ibrahim RUGOVA.Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...!!!
    Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQI.

    Veli Kryeziu-Universiteti i Prishtines-FE-Gjilan

    Hyrje

    Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëher, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veqse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.

    Shpërnguljet masive të shqiptarëve nga ish-Jugosllavia deri në kohen e përmbysjes së diktatures komuniste dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk guxohej të përmendëshin as në Shqipëri dhe as në Kosovë ndërsa për studime shkencore të kësaj qështje as që mund të flitej.

    Periudha ndërmjet dy luftërave botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore theksimi i këtijë problemi në ish-Jugosllavi inkriminohej si vepër penale. Për ta përmbledhur këtë punim jam munduar ti preki ngjarjet ashtu siq kanë qenë, ndërsa literatura të cilen e kam përdorur e tëra është në gjuhën shqipe.

    Marrëveshja Xhentëllmene turko-jugosllave e vitit 1953


    Prishja e mardhënjeve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytëzua nga Beogradi me mjeshtëri për ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijëra shqiptarëve të akuzuar “stalinistë”.[1](R.Abdyli, Kosova Revistë Historike Politike, nr.2/1994, Tiranë, p.27)

    Në vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur për objektiv një shoqëri të afirmimit të barazisë së popujve të kësaj ish federate.[2](J.Bajraktari, Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serbë ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më tej ASHAK, Prishtinë 1995, p.153)

    Ndërkaq, shqiptarët sanksionohen si pakicë dhe me këtë vëhen në pozit të pabarabartë karshi popujve tjerë të po kësajë federate.[3](po aty, p.153)

    Deri më 1947 popujtë më të përndjekur në Evropë kanë qenë hebrenjët dhe shqiptarët. Lidhur me këtë fenomenë ka gjysma e vitit 1948 titizmi si epidemi komuniste do të vijë në konfliktë me stalinizmin gogoljanë, si rezultatë i të cilit konfliktë do të shënohet njëra ndër etapat më tragjike të popullit shqiptarë në histori.[4](H.Bajrami, Kosova Sot, dëshmi 14.05.2008, p.12)

    Sistemi policorë i UDB-së së Rankoviqit bënte trysni të ndryshme mbi shqiptarët, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar përspektivën, me çka synohej dealbanizimi i Kosovës.[5](J.Bajraktari, vepër e cituar, p.153)

    Si rezultat i këtj presioni, mjaftë shqiptarë u regjistruan si turqë dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë.[6](B.Meta, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p.353)

    Këtë process të deklarimit të dhunshëm të shqiptarëve si turqë e kundërshtuan intelektualët: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.[7](F.Rexhepi, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)

    Për ta shpërblyer poziten e udhëheqësve shtetrorë të ish-Jugosllavisë u propozua që Çubrilloviqit ti jepet shpërblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtë nga antari i Akademis së Shkencave të Kosovës prof. Fehmi Agani.[8](H.Islami, Kosova dhe Shqiptarët Çështje Demografike, Rilindja, Prishtinë 1990, p. 74)


    Edhe pas kësaj periudhe, sidomos pas Luftes së Dytë Botërore filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullates për shpërngulje në Turqi.[9](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Shkrola, Prishtinë 2004, p. 28).


    Takimi i Splitit Tito-Kyprili


    Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi.[10](H.Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolinizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë 1995, p.148). Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.[11](H.Bajrami, po aty, p.149). Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëher pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut.[12](J.Bajraktari, F.Rexhepi & F.Demaj, Historia 10 Gjimnazi Matematik dhe Informatik Shkencave Natyrore, Libri Shkollor, Prishtin 2004, p.193).

    Meqë me marrveshjen “Xhentëllmene” nuk u arrit qëllimi për dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll, Serbia nuk pushoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptarë në Kosovë.[13](H.Bajrami, Kosova Sot, Dëshmi 16.05.2008, p.19)

    Marrveshja mbi miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë e nënshkruar në Ankara më 28 shkurt 1953 u bë e njohur si Pakti Ballkanik.[14](S.Basha, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995, Instituti i Historisë i Kosovës, QIK, Prishtinë 1997, p.61)

    Marrveshja përmbanë 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, të cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Veriorë e 4 prrilit 1949 që i përkiste Turqisë dhe Greqisë.[15](S.Basha, Po aty, p.61)

    Kjo marrëveshje linte hapsirë edhe për marrveshje të tjera të problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore.[16](S.Basha, po aty, p.61)

    Jugosllavia për ti shpërngulur shqipatrët nga Kosova dëshironte të krijonte lidhje sa më të ngushtë me Turqinë.

    Lidhja duhej të bëhej duke e riaktivizur Konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.[17](F.Pushkolli, Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi dhe marrveshja jugosllavo-turke, Fjala, Mars 1994). Në këtë frym bashkpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja “Xhentëllmene” mes Jugosllavis e Turqisë.[18](F.Pushkolli, po aty). Qështjen e shpërnguljes së shqiptarëve Jugosllavia e nxiste nëpër mjet shtypit turk.(S.Basha, Vepër e cituar, p.62). Në periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” pushteti serbë në proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijë shqiptarë, 300 prej tyre vdiqën nga plagët e marra.[19](R.Abdyli, Kosova Revistë Historike Politike, nr.2/1994, p. 26)

    Si rrjedhojë, për një kohë të shkurtër u turqizuan dhunshëm rreth 60 mijë shqiptarë, kurse u shpërngulën për në Turqi mbi 250 mijë shqiptarë.[20](R.Abdyli, Po aty, p. 27)

    Nga fundi i vitit 1944 e këndej shqiptarët filluan të arratiseshin në male dhe në Shqipëri madje dhe duke migruar krejt jahstë vendit. Shqiptarët për ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lëvizje ilegale.[21](I.Hoti, Format dhe mënyrat e pushtimit dhe të nënshtrimit të Kosovës në fund të vitit 19944 dhe fillim të vitit 1945, Bujku, dëshmi 06.02.1995)

    Në deklaratën zyrtare, të lëshuar më 29 janar 1953 mbi bisedat në Split, të dy delegacionet fshehen marrveshjen “Xhentëllmene” dhe iu referuan bashkëpunimit parlamentar dhe qështjes së Paktit Ballkanik.[22](S.Basha, vepër e cituar, p. 62) Me këtë marrveshje Tito realizonte ëndrren e serbëve për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Turqia fitonte banorë vitalë dhe mjete fonanciare.[23](S.Basha, po aty, p. 62)

    Ç’do shqiptarë do të shpallej i rrezikshëm dhe I dyshimtë për sigurinë e vendit, sidomos intelektualët me të cilët i mbushën burgjet dhe pas kësajë u shpik kombësia turke.[24](R.Abdyli, Kosova, nr. 2/1994, p.27)

    Krahina Autonome e Kosovës e Metohisë gëzoi të drejtën e një trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe të përfaqësimit në kuvendin e Serbisë dhe atë Federalë, por jo pushtetin juridik dhe pikrishtë në vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetëm në kuadër të Serbisë.[25](S.Repishta, Kosova, nr. 2/1994, p. 41)


    Ushtrimi i dhunës ndaj shqiptarëve


    Kolektivizmi i dhunshëm i një pjese të tokave të fshatarsisë së Kosovës si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekën thellë traditën kombëtare shqipatre.[26](F.Pushkolli, Fronti popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës 1935-1975, Prishtinë 1983, p.154) Në funksion të shpërnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjeqarë 1947-1951.[27](F.Pushkolli, po aty, p.154)

    Pushteti jugosllav krahas dhunës e gjunjëzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombëtare, të kaluarën dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe të institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarë.[28](S.Ukaj, Format e diskriminimit e të gjenocidit të politikës së shtetit serbë në vitet e pas luftës, Shkëndija, dëshmi, shtator 1994)

    Deri sa shqiptaret mbetën nën robërinë titiste ish-Jugosllavia u përpoq ti anatemoj përmes ideologjisë staliniste deri më 1953, shqiptarët e Shqipërisë bregdetare u përplasen me luften ideologjike komuniste-balliste dhe e amortizun mundësinë për mbrojtje të vllezërve të tyre të mbetur nën robërin sllave.[29](H.Bajrami, Kosova Sot, dëshmi, 14.05.2008, p.12). Titistët në anën tjetër e bënë të veten, i përzuri mbi 18% të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Anadoll.[30](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Këtë skenar sllavo-ortodoks udhëheqësia shqiptare do ta kuptoj vetëm në vitin 1961, kur defakto në mënyrë demonstrative do të lëshohet Pakti i Varshavës nga Enver Hoxha.[31](H.Bajrami, po aty).

    E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” jugosllavo-turke gjë të cilën e ndaluan në mënyr të tërthortë vetëm pas vitit 1966 atëherë kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqsore të montuara kundër shqiptarëve.[32](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Kjo ishte një zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare që pati pasoja negative për jetën ekonomike, shoqërore e politike të popullit shqiptarë. Vetëm lindëshmëria (nataliteti) i lartë i shqiptarëve bëri të mundur që të ruhej struktura etnike dhe të dështoi plani për serbizimin e trojeve shqiptare.[33](F.Rexhepi, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)

    Qeveria jugosllave e kishte formuar një komision shtetërorë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi të cilin e përbënin: Aleksandër Rankoviqi, Krste Cërvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj.[34](H.Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë, p.149)

    Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontaktë me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turkë me numër dhe shifër tejet sekret nr. 3977/51, ku me këtë rastë Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938.[35](H.Bajrami, Po aty, p. 149). Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë që shqiptarët do ti vendosë në vilajetin Mysh. “Pas të gjitha këtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nënshkruan në Shkup një marrveshje të re sekrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjith myslimanet që jetojnë në Jugosllavi. Shtabi jugosllavë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 marsë 1955”.[36](H.Bajrami, po aty, pp.148-149).

    Në fillim të vitit 1951 në vijen e tendencave unitariste dhe nacionaliste të politikes së grupit fraksionistë të Aleksander Rankoviqit u ndërmuar aksioni për deklarimin e shqiptarëve sidomos nëpër qytete për kombësinë turke.[37](H.Hoxha, Afirmimi I kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Rilindja, Prishtinë 1983, p. 76). Mirpo grupi fraksionistë i Aleksander Rankoviqit dhe organet e sigurimit shtetrorë e shfrytëzuan dhe keqpërdoren këtë marrveshje xhentëllmene me qëllim të nxitjes dhe të ndërmarrjes së presionit ndaj qytetarëve posaqërishtë pjestarëve të kombësis shqiptare që të deklaroheshin turqë me qëllim të shpernguljes në Turqi.[38](H.Hoxha, po aty, p 77). Se shpërngulja në Turqi nuk ishte e natyrshme por e nxituar nga politika përmës mjeteve të presionit shihet nga fakti se ky process I shpernguljes në klimen e krijuar pas Pleniumit të Brioneve të KQ-së të LKJ-së jo vetëm që u pakësua por u ndërpre krejtësishtë.[39](Sipas Hajredin Hoxhes në vepren që e citua, pas Brioneve kemi madje edhe kthim të qytetarëve shqiptarë nga Turqia në Jugosllavi, por kjo nuk ka ndodhur kurr)

    Në nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi periudhën kohore 1955-1957 ndikuan vrasjet e shqiptarëve, burgosjet, malltretimet presionet e ndryshme fizike e psiqike si dhe aksioni i mbledhjes së armëve në dimrin e vitit 1955-1956, aksioni i rekujzimit (Otkupi) përkatësishtë tepricave të ndryshme.[40](R.Ramadani,Gjilanoi, terrori, represioni dhe eksodi 1944-1956,Gjilan 2002,p.104)

    Me shpresë se sadopakë Pleniumi i Brioneve ndryshoi poziten e shqiptarëve pas vitit 1966, edhe kjo ishte dëshprim.[41](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Shkrola, Prishtinë 2004, p. 29)

    Edhe pse pas vitit 1953 pushteti jugosllav kinse kujdeset që shqiptarëve tu krijoheshin lehtësira të veqanta administrative për shpërngulje në Turqi pavarsishtë se a ishin deklaruar turq apo jo, shqiptarët nën kërcnimin shtetrorë prap qëndruan të pa mposhtur.[42](J.Kelmendi, Pleniumi KK, të LKJ-së të Kosovës më 1971). Kjo veprimtari ndëshkimore e organeve të sigurimit shtetrorë edhe organeve të tjera u shpre në mënyrë drastike në gjitha fushat si kulturës, arsimit dhe gjitha të drejtave.[43](Z.Shtylla, Shpërngulja e shqiptarëve në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore 1950-1966, e vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 1990, p.442).

    Me qëllim që në përmasa jugosllave të luftohej kundër kërkesave të drejta të popullit shqiptarë, u hartua dhe u miratua “Platforma politike për aksionin e LKJ-së në zhvillimin e vetëqeverisjes socialiste, të bashkimit e vllëzërimit dhe të përbashkësisë në Kosovë”.[44](Platformë politike për aksionin e LKj-së në zhvillimin e vetqeverisjes socialiste të bashkimit dhe vllëzrimit dhe të bashkësisë në Kosovë, Beograd 1982, pp. 5-6, e siguruar nga Hakif Bajrami)

    Po e përfundojmë edhe me një citim të Hakif Bajramit “Me Plenjumin e Brioneve shqiptarët e munden vetëm friken, por terrori shtetrorë vazhdoi me pot ë njejtat metoda, vetëm forma e dhunës dhe e represionit kishte ndryshuar në disa fusha të jetës”.[45](H.Bajrami, Vjetar XXXV-XXXVI, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 2006, p.488).


    Përfundim


    Meqense punimet shkencore në kohen e monizmit, nuk patën guxim ta trajtojnë këtë temë, gjithashtu as autoret e huaj nu u moren me këtë problem atëherë vetëm pas fillimit të zhbërjes së Jugosllavisë titiste filloi të trajtohet ky problem dhe ate vetëm nga historian shqiptarë.

    Marrveshja Xhentëllmene ishte narrveshje verbale dhe mësuar nga koha qdo herë marrveshje të tilla mbeten të pa shkruara dhe gjithsesi edhe të pa hulumtuara. Duhet pasur konsiderat këta pak autorë të cilët e trajtuan në punimet e tyre këtë problem dhe sado pak dhanë kontributin e tyre.

    Megjithate edhe gjatë hulumtimit tonë që kemi bërë për këtë temë, shpresoj të kemi grumbulluar “pak zjarr për dritë” (ndriqimin e këtij problemi), por megjithate duhet bërë ende shumë punë, sepse ne gjeneratat e ardhshme të historianëve duhet pa tjetër të merremi me këto probleme sepse populli shqiptarë kishte vuajtur tepër shumë nga marrveshjet e fshehta prapa dyerve.

    Ne e faleminderojmë prof.dr. Ibrahim Gashin i cili më propozoi këtë temë për hulumtim, e cila më ka dhënë kurreshtje që në të ardhmen të zgjerohem edhe më thell në këtë problem.

    Paraprakishtë më këtë problem në mënyr të drejtëpërdrejt ishte marrur dr. Hakif Bajrami i cili ka shprehur gadishmëri që të më ndihmoi në punën e mëtutjeshme, gjithashtu edhe dr.Sabile Basha.

    Megjith këtë problemi i marrveshjeve të fshehta nga pala sllave ishte në kurriz të shqiptarëve, sikur se kjo e vitit 1938, pastaj 1953 e shum të tjera të cilat i binin në qafë popullit shqiptarë. Këtë kapitull e mbylli pamëvarësia e Kosovës më 17 Shkurt 2008, tani shqiptarët ndihen shum më të sigurtë duke marr parasyshë edhe antarsimin e shqipërisë në NATO, por një numer ende i madh i shqiptarëve ka mbetur jasht kufijëve shtetrorë të Kosovës. Shteti i ri ka shpre gadishmërinë për bashkpunim rajonal për të ardhmen Evropjane, por duke mos harruar kurr të kaluaren.

  5. #355
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Krimi i politikës antishqiptare të Gruevskit
    29 SHKURT 2012 - E Mërkurë 07:46
    Lëvizja VETËVENDOSJE! sheh si të domosdoshme një politikë të përfshirjes e të pjesëmarrjes së gjerë të shqiptarëve në proceset politike që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre individuale e kolektive. Ata kanë nevojë për një perspektivë të zhvillimit ekonomik, zhvillimit kulturor e kombëtar shqiptar, e përgjegjësi për këtë mban Shkupi, Tirana e Prishtina.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! po i ndjek në mënyrë aktive zhvillimet e fundit në Maqedoni pas krimit më të fundit që një polic maqedonas kreu duke i marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti. Ndërkohë që shprehim ngushëllimin për familjet dhe për të afërmit e të vrarëve prej policit maqedonas, nuk mund të mos vëmë re gjendjen e mjerueshme në të cilën politika shqiptare i ka lënë qytetarët shqiptarë të Maqedonisë.

    Krimi i djeshëm në Gostivar është rezultat direkt i mendësisë shtypëse, në linja të diskriminimit etnik, që po ndërton Gruevski me të gjitha mjetet e veta shtetërore e propagandistike, një mendësi që shqiptarët i sheh vetëm si instanca të domosdoshme me të cilat hyn në shitblerje për të marrë e për të forcuar pushtetin e vet, por nuk i sheh si qytetarë të barabartë, nuk i sheh si komunitet me të drejta historike, ekonomike, kulturore e kombëtare.

    Faktori politik shqiptar në Maqedoni tash e shumë kohë është shndërruar kryesisht në një apendiks të politikës maqedone. Subjektet shqiptare nuk do të duhej që për interesa të ngushta personale të bashkëpunojnë me qeverinë e Gruevskit duke e legjitimuar atë, dhe në mënyrë të nënkuptuar duke e pranuar platformën e diskriminimit të shqiptarëve, që shfaqet kaq hapur dhe gjithandej te simbolet e “supremacisë” maqedone.

    Po kështu, dëshpëruese është heshtja e qeverive në Prishtinë e Tiranë pas këtij krimi, të cilat vijojnë me papërgjegjshmërinë e tyre ndaj problemeve të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve aktualë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Politika e injorimit të realitetit konfliktual që rezulton në abuzime e në krime, paralelisht me shtrëngimet e duarve sa për sy e faqe mes pushtetarëve i ka lënë shqiptarët në Maqedoni si qytetarë të dorës së dytë në vend të vet, e kjo nuk ka për të ndryshuar gjer në momentin që përfaqësimi politik të dalë prej formalizmave dhe spektakolares.

  6. #356
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Tung,

    Problemi qe une kam me rrjedhojen e ceshtjeve eshte i natyres praktike. Kuptohet se pamvaresia e kosoves nuk eshte loje, dhe se natyrisht ajo me shtetet qe e njohin ka raporte bilaterale. Por keto jane formalitete, ajo qe eshte e rrendesishme mbetet e dores dyt. E rendesishme eshte per shembull levizja e lire e kosovareve !!!, faktikisht PA BEKIMIN e kosoves, as serbia e as BE nuk do te leviznin ne kete pike qe jane tash duke perparu (edhepse mendoj bindshem qe kjo fore ka te beje me zgjedhjet ne serbi), parashtrohet pyetja, cka ish parti i BE-se karshi kosoves ???, qe nga 99-a kosovaret jane thjesht te izoluar, si kafshe te mbyllur ne kafaz !!!
    Per liri individuale te levizjes se njerzve PA INDENTITET, nuk ka problem as serbia. Serbia po te lejon me kalu edhe neper territor sot "te saj"(zaptu gjithashtu me heret), vetem se jo si shtetas i Kosoves. Ta anulon nenshtetesin nese kalon andej. (Kosovaret si gjynaha qe jane pranojne, hjekun dore nga nenshtetesia per 100 ojro, qe do i kushtonte nese i bien nje rruge pak me rreth. Ato 100 ojro ju duhen.. me i harxhu ne muzik tallava çdo te shtune, s'kan faj..)
    Te njejten gje ben fusnota. Ta ç'ben pavaresin, je I PADEFINUAR, me status qe mbetet te qartesohet ne te ardhmen. Te kane pranu jo si shtet, por si provic, si krahine.. ku serbia zyrtarisht juridikisht ka drejte te perzihet me rezolut.
    Fusnota eshte e barabarte me letrat qe t'i jep serbia kur kalon atypari.



    Loja e flliqte eshte kjo. BE dhe SHBA-ja perkrahin nje qeveri te zhytur ne çdo lloj krimi e korrupsioni. A nuk eshte kjo per tu habitur? Pse e bejne kete gje, per te miren tone?
    Ne te njejten kohe fyejne e anatemojne ata qe s'kan pike te zez ne karrieren e tyre, si VETEVENDOSJA.
    Cilat jane vlerat qe keta "aleat" preferojne te zhvillohen ne Kosove?
    Duhet analizuar mire kete qendrim te tyre ne raport me forcat politike ne Kosove, per te vazhduar me debate tjera. Nuk behet asgje rastesisht ne politikat e shteteve te medha. Hudhja ne loje e lirise se qarkullimit eshte per ata qe mendojne me bark.. dhe pasi shumica nuk shkojne me larg se kaq, po del e suksesshme. Ndersa qe ta kesh barkun thate kujdesen lideret ne qeveri te sponsorizuar nga "miqte". Eshte kriju "rreth vicioz" zingjiror per ta pamundesu realizimin e objektivave per çka kemi luftu.
    Fusnota eshte korniz nga e cila s' mund te dalesh kurr ma, t'i kan prere krahet. Ke pranuar vet kete gjymtim.

    Bashkesia nderkombetare pranon/sponsorizon lider qe nuk do duhej pranuar(qe ne çdo shtet ku ka ligj do te gjindeshin para tij), ne menyre qe keta te pranojne kushte qe nuk duhet te pranojne. Keto jane metoda mafijoze te favorizimit.

    Prandaj, qeveria e kosoves te fajesohet per dicka qe nuk eshte ne kompetencat e saja eshte vetemse shfaqje e paaftesive tona per ta kap realitetin dhe per tu doremare me te. Kur nuk ecin punet mire, cdohere kerkohet nje fajtore
    Realitetin po e shohim shume mire, fakti qe jemi te pafuqishem t'i ndryshojme gjerat(sepse jemi pak te tille, qe e kapin vertet realitetin) nuk na bene te paarsyeshem. Kur punet nuk ecin mire, çdohere KA nje fajtor. Qeveria nuk ka kompetenca sepse eshte e perbere prej njerezve inkompetent, eshte sponzoruar qe te kete ne perberje "njerez te ndyre" per kete qellim, qe t'u hiqet kompetenca ne çeshtjet vendimtare, madhore.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #357
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    [B]
    Fajtore kryesore per c'do problem me popullin tone jane vete shqipetaret.

    Nuk munde te vendos amerika ,apo rusia , serbia a duhet shqipetaret te jene te barabarte me popujte tjere , pore kete duhet ta bejen vete shqipetaret. Mbas mbarimit te luftes ne Kosove ,1999 , shqipetaret e Kosoves, menduane se shteti mabhet duke bere konkurrence se kushe me shume do te korruptohet dhe kush me shume do te pasurohet. Dhe ajo qe ishte me e keqja shqipetaret ne Kosove shume shpejte haruane masakrat dhe torturat ,haruane luften qe e beri serbia ne Kosoves , perveq familjeve te demtuara qe ende sote e kesaj dite mijera njeres jane te humbur .

    Jane tre ambasadore amerikane ne ballkane qe kane punuare kunder popullit shqipetare dhe ata vazhdojne te punojne kunder ,pore me nje taktike si miqte tane .

    Ambasadori amerikane ne Kosove , Prishtine , Tirane, dhe ne Shkupe .

    Hashim Thaci , Sali Berisha, dhe Ali Ahmeti ,jane bashkepunetoret e amabsadave amerikane, e jo udheheqes te popullit shqipetare.

    Behet pyetja : Historikishte per 200 vjetet dy shekuj , ne cilin vende ne bote ,eshte garantuare paqa ku i ka shty hundet amerika , qofte per te ndihmuare qofte si ndermjetesues ???

    Amerika Kosoven do ta mbaje gjithemone si nje "kapexhik i konflikteve ne ballkane " Ndoshta per momentin kjo ide e imja eshte shume kunderamerikane , pore realiteti do te shihet shume shpejte .
    Amerika eshte ajo force qe per 10 vite Kosoven e ka shty ne tre fronte .

    1 Frontin ruso.arabe
    2 Frontin me BE
    3 Fronti vete amerikane .

    TRadhetia e amerikaes per nje kohe te shkurte do te jete me e madhe se sa ndihma per shqipetaret. Pra amerika eshte nje force qe nje here te bjene ka shpina dhe 10 here ne stomake .

    Po qe se Amerika e don realitetin ne Kosove , problemi i Kosoves, munde te pastrohet zgjidhet per 24 ore .

    Me cilet njeres shqipetare bashkepunon amerika ne Kosove ?? Udheheqesite ne Kosove zgjidhen gjithemone me ndikim amerikane

  8. #358
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Krimi i politikës antishqiptare të Gruevskit
    29 SHKURT 2012 - E Mërkurë 07:46
    Lëvizja VETËVENDOSJE! sheh si të domosdoshme një politikë të përfshirjes e të pjesëmarrjes së gjerë të shqiptarëve në proceset politike që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre individuale e kolektive. Ata kanë nevojë për një perspektivë të zhvillimit ekonomik, zhvillimit kulturor e kombëtar shqiptar, e përgjegjësi për këtë mban Shkupi, Tirana e Prishtina.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! po i ndjek në mënyrë aktive zhvillimet e fundit në Maqedoni pas krimit më të fundit që një polic maqedonas kreu duke i marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti. Ndërkohë që shprehim ngushëllimin për familjet dhe për të afërmit e të vrarëve prej policit maqedonas, nuk mund të mos vëmë re gjendjen e mjerueshme në të cilën politika shqiptare i ka lënë qytetarët shqiptarë të Maqedonisë.

    Krimi i djeshëm në Gostivar është rezultat direkt i mendësisë shtypëse, në linja të diskriminimit etnik, që po ndërton Gruevski me të gjitha mjetet e veta shtetërore e propagandistike, një mendësi që shqiptarët i sheh vetëm si instanca të domosdoshme me të cilat hyn në shitblerje për të marrë e për të forcuar pushtetin e vet, por nuk i sheh si qytetarë të barabartë, nuk i sheh si komunitet me të drejta historike, ekonomike, kulturore e kombëtare.

    Faktori politik shqiptar në Maqedoni tash e shumë kohë është shndërruar kryesisht në një apendiks të politikës maqedone. Subjektet shqiptare nuk do të duhej që për interesa të ngushta personale të bashkëpunojnë me qeverinë e Gruevskit duke e legjitimuar atë, dhe në mënyrë të nënkuptuar duke e pranuar platformën e diskriminimit të shqiptarëve, që shfaqet kaq hapur dhe gjithandej te simbolet e “supremacisë” maqedone.

    Po kështu, dëshpëruese është heshtja e qeverive në Prishtinë e Tiranë pas këtij krimi, të cilat vijojnë me papërgjegjshmërinë e tyre ndaj problemeve të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve aktualë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Politika e injorimit të realitetit konfliktual që rezulton në abuzime e në krime, paralelisht me shtrëngimet e duarve sa për sy e faqe mes pushtetarëve i ka lënë shqiptarët në Maqedoni si qytetarë të dorës së dytë në vend të vet, e kjo nuk ka për të ndryshuar gjer në momentin që përfaqësimi politik të dalë prej formalizmave dhe spektakolares.

    Subjekti politik shqipetare ne Maqedoni, jane si vella e moter me subjektin shqipetare ne Kosove, ne te kunderten jane qe te dyaja antishqipetare .

    Pse ne disa raste nuk reagon Shqiperi ?? Sherbimet sekrete shqipetare , kane infromacione te sakta sai perket individeve usheheqes ne trojet shqipetare , se jane njeres sherbyese te politikave antishqipetare .


    Nuk ka force politike apo intelektuale , shqipetare qe munde ti largoje keta njeres shqipefolesa nga udheheqesite , sepse ata nje numer te madhe te shqipetareve atedhetare i likfiduane , me preteks kurse UDB .jagusllave , pore realiteti eshte krejte ndryshe ,vete shqipetaret jane ata te cilet i kane likfiduare atdhetaret tane si ne mergim gjithashtu edhe ne vendelindje .

    Levizja popullore e Kosoves LPK , para 20 viteve ishte aleate shume i aferte me sherbimet ruse koken ka Beogradi ,kurse prapanicen ne Rusi . Me shkaterimine komunizmit ne Rusi ,kjo levizje sikur u dobesua dhe filloi reforma kurse demokratike nje numer te veprimtareve reale shqipetare i likfidoje ne mergim dhe vendelindje dhe u shendrua ne levizje ,kurse proamerikane . I vetmi ,politikane ishte Ibrahim Rugova qe nuk i besoi asnjhere dhe po te ishte gjallle Rugova kjo strukture nuk do te kishte vende ne udheheqesite shqipetare .

    HashimThaci, dhe Ali Ahmeti, jane sherbyesit kriminel te amerikes.

    Thjeshte politike kriminale amerikane :

    Administrata amerikane per nevojat e saja , per sa i duhet afat,ja vazhdon listen e zeze Mendu Thacit , kurse ne anen tjeter ne vitin 2001 , ishte vete Crvenkovski me gjithe pralamentaret sllavo-maqedon kerkonin qe Ali Ahmeti (terroriste) mos te hy ne Parlamentin maqedon. Me ndihmen amerikane Ali Ahmeti hyri ne Parlamentin maqedon

    Amerika bashke me bashekpunetorin e saje Ali Ahmetin, Agron Buxhakun , Fazli Veliun dhe Musa Xhaferin, jane per shkaterimin e popullates shqipetare ne Maqedoni. Zinxhiri i ish LPK, vazhdon ne bashkepunim me shqipetaret ne Kosove dhe Maqedoni , si aletae te amerikes .

    Marreveshja e Ohrit ,edhe pse nje kornize jo reale per shqipetaret nuk zbatohet ne Maqedoni , me ndihmen e amerikane dhe shebyesve amerikane . Nuk eshte pala sllavo-maqedone ajo qe ka fuqi qe te ndaloje zbatimin e Marreveshjes se Ohrit , pore eshte pala amerikane dhe BE ,ne bashkepunim me kriminelet shqipefolesa, qe asnjehere kjo marreveshje nuk do te zbatohet .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 29-02-2012 më 23:52

  9. #359
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    ...

    Thaçi: Serbia ‘de jure’ njohu Kosovën

    e Martë, Dhjetor 6th, 2011

    PRISHTINE- Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës vazhdojnë ta prezantojnë marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufirit, përkatësisht të pikëkalimeve kufitare me Serbinë, si njohje të Kosovës nga ana e shtetit serb.
    ...
    http://www.panorama.com.al/lajmi-i-f...njohu-kosoven/

    Thaçi: Serbia sot pranon pavarësinë e Kosovës

    E enjte 23 Shkurt 2012, 14:21
    Kryeministri Hashim Thaçi, në një prononcim për gazetën Express, ka thënë se Serbia sot pranon pavarësinë e Kosovës. Ai është shprehur i sigurt se marrëveshja për përfaqësim rajonal do të nënshkruhet sot, derisa Rezolutën 1244 sërish e ka quajtur të vdekur. “Me marrëveshjen e re që do të arrihet sot në Bruksel, Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo po e pranon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, kurse Rezoluta 1244 ka qenë e vdekur dhe mbetet e vdekur”, ka thënë Thaçi.

    kosova-sot
    Kuçi: Serbia do ta njohë Kosovën

    29-02-2012 15:39 CET

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se sipas sjelljeve të Serbisë ndaj Kosovës në këto dymbëdhjetë vjetët e fundit, shteti serb pas një kohe do ta njohë Kosovën.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...njohe-kosoven/


    .........

  10. #360
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kërkohet origjinali i marrëveshjes Kosovë-Serbi

    Anëtarët e Komisionit për Punëve të Jashtme kanë kërkuar të mërkurën tekstin origjinal të marrëveshjes për prezantimin e Kosovës në nismat rajonale, si dhe përkthimin zyrtar të atij teksti.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...-kosove-serbi/

Faqja 36 prej 70 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •