Idete tua, edhe pse plotesisht te kuptueshme, pozitive dhe qellimmira, ne krahasim me ate cfare po kerkoj une jane shume me te varura nga rrethana apo kushte ideale...
Idete tua jane ne mase te madhe te mbeshtetura ne shpresen apo besimin, sipas mendimit tim te gabueshem, se te njejtit qe edhe pas 13 viteve nuk ishin dhe nuk jane ne gjendje te krijojne kushte normale apo te zakonshme ku veprohet dhe vendoset normalisht, do te jene disi dhe dikur ne gjendje qe ne kushte te jashtezakonshme ose jonormale ti arrine qellimet dhe ti permbushin ambiciet minimale te shumces se qytetareve, te cilat nuk jane me shume sesa trajtimi i barabarte me vende te krahasueshme qe per Kosoven eshte dhe mbetet parakusht edhe per mireqenjen e pergjithshme te pothuajse cdo qytetari te saj.
Nese rruga e deritanishme, e cila eshte perafersisht e njejte me ate qe po tentohet te vazhdohet edhe per nje kohe (me disa ndryshime kryesisht simbolike) nuk na solli as perafersisht aty ku menduan dhe deshiruan shumica e popullit -dhe kur e them kete i kam parasyesh 13 vitet e kaluara, 10 vitete nen Millosheviqin dhe disa dekada nen Jugosllavine dhe Serbine- atehere vetem shpresa dhe besimi se koha apo zhvillimet e pritshme dhe te papritshme ne te ardhmen e afert apo te larget do te jene me ta favorshme per arritjen e qellimeve minimale, te cilat i permenda, por qe nuk dua ti diskutoje ne detaje, nuk jane te mjaftueshme si argument.
Nese ti je i mendimit se cfardo zgjidhje (provizorike apo e perhershme) qe do te lehtesonte disi jeten e perditshme te individeve apo grupeve te caktuara te qytetareve te Kosoves, do te ishte zgjidhje e pranueshme, atehere zgjidhja me e mire apo me ideale ne kushtet dhe rrethanat aktuale do te ishte njohja e pushtetit te Serbise mbi Kosoven. Ne kete menyre menjehere do te sigurohej jo vetem levizja pa viza neper Evrope, por edhe anetaresimi me i shpejte ne BE.
Fakti qe nje gje e tille aktualisht konsiderohet si absolutisht e papranueshme (edhe nga vete Pushteti i Kosoves) patjeter mund te konsiderohet edhe si vertetim i vlefshmerise se kerkesave te mia per ta pyetur apo per ta mos anashkaluar popullin ne keso ceshtjesh absolutisht vendimtare per fatin e kombit, fatin e secilit dhe fatin e pasardhesvete secilit ne Kosove. Sepse, nese mospranimi i pushtetit te Serbise ne mase te madhe argumentohet me mospajtimin e shumices absolute te popullit, atehere e njejta do te vlente edhe per pyetjen shtet apo jo-shtet. Edhe ketu politikanet e Kosoves jane te obliguar ta respektojne mendimin e popullit.
Eshte jolegjitime qe nje Qeveri e shtetit, pavaresisht a ka ardhe ne pushtet permes zgjedhjeve apo jo, pasi ta marre pushtetin te bej marreveshje ilegale me shtete dhe pale te treta per ta negociuar apo tregetuar Republiken, shtetin dhe Kushtetuten e Republikes. Arsyetimet dhe interpretimet obligative te pushtetit dhe mbeshtetesve te tyre behen automatikisht te pavlefshme kur Qeveria apo pushtetit vendose qe shtetin apo Republiken e vete ta mohoj nderkombetarisht, vetem pse dikush nga jashte e ka kerkuar nje veprim dhe vendim te tille. Prandaj, ata qe pranuan mohimin e shtetit dhe te Republikes se vete, tani cdo dite e me teper, pasi e pane se nuk po ju shiten mire arsyetimet me "miqte" nderkombetar, po tentojne te mohojne faktet dhe realitetin, duke pohuar se Kosova paraqitet dhe trajtohet si shtet apo Republike. Edhe pse dokumentat zyrtare dhe marreveshjet, por edhe ata nga te cilet jane kushtezuar dhe urdheruar ta mohojne Republiken e vete, flasin krejtesisht ndryshe. ...
Perndryshe, une gjithashtu nuk jam as perkrahes ideve per zgjidhjen e gjoja ceshtjeve teknike apo praktike, sepse ato ne rrethana te Kosoves vetem sa e komplikojne edhe me shume, madje edhe e pamundesojne cfardo zgjidhje te qendrueshme mes paleve ne konflikt edhe per shume vite apo dekada. Ne momentin kur Serbia i rregullon pothuajse te gjitha ceshtjet praktike me Kosoven, atehere Serbia nuk ka arsye te mjaftueshme per tu angazhuar ne zgjidhjen afatgjate te konfliktit. Gjithashtu shtetet dhe organizatat nderkombetare qe nuk e kane njohur Kosoven nuk kane shume arsye per ta bere nje gje te tille, dhe per ti rrezikuar mardhenjet me Serbine dhe aleatet e saj, kur Kosova parimisht ka pranuar te bej marreveshje dhe te nenshkruaj kontrata si Kosovo* me secilin subjekt te interesuar. Kosova do te jete e detyruar te provokoj konflikte nderetnike apo ne veri te Kosoves per ta detyruar Serbine te reagoje. Dhe, kjo loje gjithashtu do te perfudonte ne favor te Serbise, me pavaresi faktike dhe pushtet te legjitimuar te Serbise ne veri te Kosoves...
Dhe, ne aspektin juridik natyrisht nuk mbetet cdo gje sic ka qene. Sepse, tani Kosova vullnetarisht ka pranuar kushtet e Serbise, BE-se dhe shteteve qe nuk e kane njohur, te mos paraqitet dhe te mos trajtohet si shtet. Eshte dallim teper i madh. Askush nuk mud t`kerkoj llogari permes leximit apo publikimit te akuzave apo kushteve qe nuk i ke pranuar. Ne momentin e pranimit te kushteve je i detyruar tiu permbahesh rregullave te marreveshjes.
Interpretimet paushalle te Qevrise se Kosoves dhe mbeshtetesve te saj jane kryesisht deklarata politike. Nderkohe qe realiteti eshte shume me ndryshe. Cdo i interesuar e dine se paraqitja e Kosoves si Kosovo* (me fusnoten perkatese) behet ekskluzivisht per ta bere dallimin e Kosoves me shtete apo Republika. Kjo vertetohet edhe permes fakti te thjeshte se nje dallim i tille kerkohet pikerisht nga ata qe boterisht nuk e njohin shtetin apo Republiken e Kosoves, si p.sh. BE, Serbia etj. Prandaj, nuk ka asnje vend per interpretime tjera. Vetem nese deshirojme te bejme politike apo propagande politike me interpretime te llojllojshme...
Krijoni Kontakt