Ku sdo me mbet nje shqiptar i mire
Ku sdo me mbet nje shqiptar i mire
Kurti: Feja e shqiptarit SHQIPTARIA, nuk ka institucion.. nuk ka kishe a xhami qe te punoje ne menyre institucionale per kete fryme.
Degjone vllazen si i pergjigjet Kurti klyshit te shkive, qe mundohet me çdo kusht ta ze ngusht..
Kurti: Shik-u nuk veproi sikur sherbimet e hebrenjeve pas holokaustit, qe ndiqnin e arrestonin oficeret naziste, nuk u moren me kriminel te luftes e as me strukturat paralele serbe.. Keta merreshin dhe merren vetem me kundershtaret politik te hashim thaqit..
Gjynah me lane jasht pozitave vendimarrese kete personalitet te rralle.. unik.
Ndryshuar për herë të fundit nga halla mine : 28-02-2012 më 05:32
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Nuk eshte asgje e cuditshme...
Pavaresisht faktit qe niveli i mbeshtetjes se VV, dhe sidomos i disa casjve te VV lidhur me zhvillimin e Kosoves, nuk mund te matet fare me numrin e pjesemarreseve ne nje proteste, eshte plotesisht e dukshme se masat ne Kosove jane mashtruar dhe manipuluar ne ate mase, sa qe per shumicen e qytetareve (zgjedhesve) te rendomte eshte absolutisht e pamundur te bejne dallimin e domosdoshem ne mes te realitetit dhe perrallave qe ju serviren per cdo dite nga Pushteti Kuisling dhe mbeshtetesit e tij vendas dhe nderkombetar.
Nje pjese e mire tanime ka rezignuar apo eshte dorezuar. Kesaj pjese nuk i intereson me politika apo fati i Kosoves dhe i kombit. Pakenaqesine e tyre keta e demonstrojne edhe me mosangazhimin e tyre ne jeten politike ne pergjithesi, dhe sidomos ne zgjedhjet parlamentare apo shteterore. Pjesa me e madhe e ketyre te pakenaqurve do te largoheshin dhe do te largohen nga Kosova, menjehere pas lejimit te udhetimit pa viza. Dhe kjo pjese e popullit eshte relativisht e madhe, ndoshta mbi 40%, gje qe e shpjegon pjeserisht edhe hezitimin e BE-se per ti lejuar Kosovaret te udhetojne te lire, si popujt tjere te Ballkanit.
Fakti qe ndoshta mbi 90% te kosovareve jane per veprime dhe vendime sic propozohen dhe kerkohen nga VV, nuk do te thote domosdoshmerisht se 90% e zgjedhin VV. Ka shume faktore, disa prej te cileve i permenda me larte, qe pamundesojne qe VV te behet edhe partia me e zgjedhur ne Kosove. Por, kjo mundet edhe te ndryshoje, nese partite tjera vazhdojne me shitjen e paskurpullt te interesave te qytetareve te Kosoves per karriera personale te udheheqesve te tyre.
Ne pergjithesi kosovaret nuk kane tradite te zhvilluar shteterore resp. nuk e dine cka eshte shteti kombetar, dhe nuk kane ndonje respekt te madh per te dhe institucionet e tij. Madje mund te thuhet se shumica e kosovareve nuk e dine se cka jane institucionet e shtetit, per cka nevojiten, cfare funksioni kane, cfare rendesie kane per te ardhmen e tyre...etj. Prandaj, per shumicen me te rendesishme jane partite, lideret partiak, fjalet dhe parullat e tyre, prapavia familiare e politikaneve dhe administratoreve...sesa institucionet dhe organet formale te shtetit. Keto te dytat gjate pothuajse gjithe historise kane qene krijesa te huaja dhe armiqesore...
D.mth. Partite, te cilat nuk arrijne te krijojne struktura te forta lokale dhe regjionale, do ta kene edhe per nje kohe te gjate te veshtire, ti fitojne zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove. VV edhe pse nuk e njoh sa duhet, duket se ka deficite realtivisht te medha sidomos ne regjionet rurale dhe ne komunat me te vogla te Kosoves.
Perndryshe, ne momentin kur ne Prishtine protestojne 100.000 apo 200.000 njerez, pushteti dhe ndoshta i gjithe sistemi nuk mund te kete jete te gjate...
Kosova* me UNMIK dhe pa flamur në takimin e CEFTA-s
Në takimin e radhës së CEFTA-s, organizatës më të rëndësishme ekonomike për rajonin, Republika e Kosovës nuk e ka të garantuar se do të jetë pa UNMIK-un. Marrëveshja, nuk i garanton Kosovës të drejtën për të përdorur flamurin e vet në këto organizata.
http://www.balkanweb.com/Kosova/2686/
Tragjedia e popullit kosovare nuk pasqyrohet mbi fletushkat qe qendrojne para kungujve ne tavolinat e forumeve rajonale, nderkombetare dhe intergallaktike, por ne faktin, qe populli kosovare tash qe nga 1989-a jeton i izoluar. Jo per kot politikanet europjan qe kane pak dinjitet njerezore e levderojn popullin kosovare per "durimin" qe ka. Keto pazarlleqe si ki i diteve te fundit ne arenen politike vetem qe e mjegullojn realitetin e hidhur qe ekziston ne kosove, ku shteti si shtet, por edhe nderkombetare si "mbikqyrese" baballare ta quajm, nuk kane aftesi reale ti ofrojn popullit nje siguri te konsiderueshme ne frymen bashkkohore per ekzistencen. Faktikisht mergata kosovare e mban gjalle konstruktin artificial "republika e kosoves me fusnote e pa fleta".......perndryshe moti kohe do te ish revoltuar populli kosovare !!!
Perderisa kosova nuk ka tipare shteti "normal" (i forte nuk do te behet edhe gjate kohe), ajo do te jete vetem nje hije e vetvetes, dhe do te jete e mvarur kryesisht nga politika globale !!!
Nese shohim nje te mire ne kete tragjedi, se paku qe fati i serbise mvaret drejtperdrejt nga ai i kosoves.....pra, nga kjo pikepamje, kosova nuk ka cka me hup, por vetem me fitu, kurse serbia ne te kunderten, ka vetem me humb.....
Sidoqofte, kukullat ne qeverine e kosoves mund te fajesohen pse nuk shfaqin shenja kritike per zhvillimet, por dyshoj ne te madhe se mund te ndikojn ne ndonje forme ne rrugen qe ec kosova.
Rruga e kosoves eshte drejt integrimeve europjane (BE/NATO), dhe ne kete rruge diktimet i ben tjeter kush.
Pak a shume duhet qarte te shihet fusha e veprimit, ku metevertet politika kosovare mund te ndikoje, e ajo ka te beje me "pazarlleqet" qe behen ne kete rruge te integrimit. Serbia per vetveten, nga humbjet e rrjedhshme nxjer kapitalin me te madh te mundshem.....kurse kosova ???......ki "kompromissi", a ju solli kosovareve dicka ???....ku eshte liberalizimi i vizave si shembull ???...cfare rendesie ka fjala "republike" ne ato fletushkat kur rinia kosovare vegjeton ne nje mjedis pa asnjecfare perspektive, pa asnjecfare pritje sociale dhe ekonomike ???
me nderime
albanish by nature
Pike se pari Nuhe Musa, ne nuk jemi as popull Kosovar, e as Komb Kosovar, por jemi Popull dhe Komb Shqiptar, dhe krijimi i nje Kombi te ri Kosovar eshte nje tedence qe po na servohet nga qarqet nderkombetare Anti-Shqiptare, vetem e vetem qe sa ma shume te na largojne nga Bashkimi yne Kombetar. Ndonese ndokush nga Shqiptaret e Kosoves mund te quajn veten e tyre si Kosovar (me plote deshire te tyre e pranojne nje gje te tille) si puna e Migjen Kelmendit, Halil Matoshit e Nexhmedin Spahiut, te cilet edhe ashtu ende kane ne mendjen e tyre nostalgjine e te qenurit Jugosllav, por jam se i bindur se shumica dermuese e Shqiptareve te Kosoves nuk e ndjejne veten e tyre si popull, e si Komb Kosovar. Krijimi i Kombit Kosovar nuk eshte asgje tjeter vecse nje perpjekje e atyre qarqeve nderkombetare qe jane Anti-Shqiptare, dhe qe per qellim te tyre e kan mos Bashkimin e Popullit Shqiptar te Kosoves me Shtetin Ame Shqiperine.
Natyrisht se Kosova asnjehere nuk do behet Shtet i Pavarur dhe me Sovranitet te plote, sepse per tu bere nje gje e tille duhet qe Kosova se pari te behet e Shqiptareve, e per fat te keq kjo Kosove e tanishme ku ka per baze marveshjen e Kumanoves, rezoluten 1244 dhe Pakon e Ahtisarit, eshte Kosove e Serbise deshtem ne ta pranojme kete apo jo, e kjo tanime edhe qartazi po shihet, dhe gjithahstu kjo Kosove e tanishme eshte edhe per nderkombetaret dhe pushtetaret te korruptuar, te shantazhuar, e servil ndaj ketyre nderkombetareve, dhe kjo Kosove e tanishme fare pak, apo aspak nuk eshte e Shqiptareve, edhe pse Shqiptaret jane mbi 90% e populaltes se Kosoves.
C’ na vyen Vizat, kur dita dites na mohohet identiteti yne I te qenurit Shqiptar, c’na vyen vizat kur na mohohet e drejta per vetevendosje, c’na vyen vizat per te shkuar ne BE, kur kjo BE me cdo kusht mundohet ta shperbleje Shtetin I cili I beri 4 luftrat me te pergjakshme ne truallin Europian ne shekullin e 20, c’na vyen vizat kur nuk na mundesohet te kemi Ushtrine tone e cila do ishte garanca ma e madhe per lirine dhe pavaresine tone.
Fjala Republik ka shume rendesi per Shqiptaret e Kosoves, sepse per atje fjale shume e shume njerez, shume e shume gjenerata jane vra, jane malltretuar, jane burgosur, jane shtypur, jane perndjekur nga regjimi i eger dhe shovenist i Millosheviqit, dhe natyrisht Kosova Republik (Shtet I Pavarur dhe Sovran) na mundeson qe me ane te referendumit te shprehim vullnetin tone per Bashkimin me Shqiperine, apo jo.
Per Shqiptaret e Kosoves me shume ka te beje Republika, se sa Vizat e BE-se.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
RTK e njëanshme dhe tendencioze
28 SHKURT 2012 - E Martë 04:47
Radio Televizioni i Kosovës në edicionin e lajmeve qendrore (19:30) të datës 27.02.2012 ka transmetuar një kronikë të pavërtetë, jo profesionale dhe të njëanshme. Kronika në fjalë mundohet të paraqesë që Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar bojkotimin e mësimit nga shkollat e mesme në Prishtinë konkretisht në shkollën “Sami Frashëri”, për t’iu bashkangjitur demonstratës së djeshme të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Lajmi “Lëvizja Vetëvendosje përmes rrjetit social “Facebook” u ka bërë thirrje nxënësve që ta bojkotojnë mësimin dhe të marrin pjesë në protestën e sotme” është tendencioz. Së pari, në asnjë mjet komunikimi zyrtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ekziston asnjë thirrje për këtë çështje. Së dyti, ky lajm është i njëanshëm dhe merr parasysh vetëm një koment që është bërë në rrjetin virtual social “Facebook” nga një qytetar që madje nuk është as anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE. Së treti, RTK nuk e pa të arsyeshme të marrë qëndrimin zyrtar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! para se ta transmetonte lajmin.
Në të njëjtën kohë, RTK i jep gati të njëjtën hapësirë kohore këtij lajmi sa edhe vetë lajmit për demonstratën! Një lajm i tillë është tendencioz sidomos duke pas parasysh që RTK është televizioni publik. RTK me të tilla qëndrime nuk po i shërben publikut por pushtetit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! për këtë çështje do të bëjë ankesë më shkrim në Komisionin e pavarur për media (KPM). Kjo nuk është hera e parë që RTK shkel haptazi parimet e informimit publik me korrektësi dhe vërtetësi. E njëjta ka ndodhur me paraqitjen e konferencave për media, me paraqitjen e aktiviteteve e në veçanti me raportimin e protestave e demonstratave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në KPM jemi ankuar dhe më herët në lidhje më RTK-në, por mesa duket stafet e departamentit të lajmeve apo edhe drejtuesit e RTK-së nuk u binden ligjit dhe etikës profesionale por orientimeve qeveritare.
Dardan Molliqaj
Sekretar Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Per vende si Kosova "fletushkat" jane alfa dhe omega.
Izolimi ne mase te madhe eshte pasoje e "fletushkave qe qendrojne para kungujve...". Pa "fletushke" te njejte si tjeret, Kosova nuk ka mundesi te zhvillohet si tjeret.
Po te mos ishte "fletushka" vendimtare, sic edhe eshte ne realitet, atehere jo vetem Ballkani nuk do te perballej me konflikte, te cilat ne fakt jane konflikte per te siguruar apo mohuar "fletushken".
Ne pjese te konsiderueshme pasoje e mohimit te "fletushkes"...Perderisa kosova nuk ka tipare shteti "normal" (i forte nuk do te behet edhe gjate kohe), ajo do te jete vetem nje hije e vetvetes, dhe do te jete e mvarur kryesisht nga politika globale !!!
Pa "fletushken perkatese" nuk mund te jesh shtet normal.
Kosova nuk ka asgje te jashtezakonshme qe do tia mundesonte zhvillimin normal edhe pa "fletushke".
Serbia nuk humb asgje.Nese shohim nje te mire ne kete tragjedi, se paku qe fati i serbise mvaret drejtperdrejt nga ai i kosoves.....pra, nga kjo pikepamje, kosova nuk ka cka me hup, por vetem me fitu, kurse serbia ne te kunderten, ka vetem me humb.....
Natyrisht, nese nuk e llogarisim Kosoven qe shume serbe e konsiderojne si pjese te Serbise.
Vazhdimi Status quo, apo mungesa e "fletushkes normale" per Kosoven eshte absolutisht ne favor te Serbise, nese serbia di ti luaj kartat si duhet. Sepse, eshte e qarte se "armiqte" e Serbise mund ta perdorin dhe e perdorin Kosoven kunder saj. Dhe, nga kjo loje Kosova nuk ka asgje pozitive. Perjashtuar garantimin e integritetit territorial, lirive standarde te njeriut dhe ndihmes financiare dhe profesionale per mirembajtjen e pushtetit dhe rendit. Sepse, nje Kosove absolutisht jostabile apo me kryengritje dhe lufte nuk do te ishte karte e mire as per Serbine, as per Nderkombetaret (apo perendimin). Vetem Status quo ne kushte relativisht stabile dhe pa "fletushke normale" apo pa status te rregulluar perfundimisht e bejne Kosoven karte te vlefshme per Serbine dhe Perendimin...
Patjeter do te mund te ndikonin, po te mos ishin te shitur dhe stershitur.Sidoqofte, kukullat ne qeverine e kosoves mund te fajesohen pse nuk shfaqin shenja kritike per zhvillimet, por dyshoj ne te madhe se mund te ndikojn ne ndonje forme ne rrugen qe ec kosova.
Nderkombetaret dhe Serbia nuk do mund te luanin me Kosoven si te donin, nese ne institucionet kryersore te vendit nuk do te kishte njerez, te cilet per shkak te se kaluares se tyre, zhvillimeve gjate luftes dhe propagandes politike te ndihmuar nga vete Nderkombetaret, nuk do te gezonin besueshmeri minimale tek shumica e popullit. Serbia e ka provuar edhe ne kohen e Millosheviqit me "shqipetare te ndershem", por pa sukses. Edhe Nderkombetaret do te deshtonin ne menyre te ngjashme, nese do ta benin te njejten gje. Ata kane mesuar nga gabimet e Millosheviqit, prandaj kane vendosur qe permes infiltrimit te "shqiptareve te ndershem", shantazheve, aferave korruptive, proceseve gjyqesore, shpifjeve, propagandes etj. ndaj udheheqesve kryesor te vendit, ti likuidojne te gjitha ata qe jane veshtire te kontrollueshem, te padegjueshem dhe te panevojshem, dhe ti ngrisin e mbeshtesin ata qe faktikisht i kane shenderru ne "shqipetare te ndershem".
Perndryshe, askush nuk eshte i obliguar te bej politika per te cilat nuk eshte i bindur se jane te mira. Nese eshte i bindur se jane te mire, atehere nuk mund te arsyetohet se eshte detyruar nga SHBA, BE etj...
Diktimet i bejne ata qe udheheqin Kosoven.Rruga e kosoves eshte drejt integrimeve europjane (BE/NATO), dhe ne kete rruge diktimet i ben tjeter kush.
Ata vete vendosin se a deshirojne te jene sherbetore te nje politike te caktuar te secilit nga Bashkesia Nderkombetare, i cili punon ekskluzivisht per interesa te shtetit te vete apo atyre qe ju jep llogari.
Ne momentin kur pranon te behesh pjesemarres i nje ndermarrje te caktuar, behesh automatikisht edhe pjesemarres direkt i perfitimeve dhe humbjeve te mundshme. Nuk mund te fshihesh prapa dikujt me te rendesishem apo te kerkosh llogari nga tjeret...
Perspektiva varet konsiderueshem nga "fletushka"....
...cfare rendesie ka fjala "republike" ne ato fletushkat kur rinia kosovare vegjeton ne nje mjedis pa asnjecfare perspektive, pa asnjecfare pritje sociale dhe ekonomike ???
me nderime
Pa "fletushken" perspektiva eshte edhe me e pasigurte. Mungesa e "fletushkes" jo vetem qe mbylle disa perspektiva te mundshme, por eshte edhe shkas per miqe dhe armiqe per tua mbyllur Kosoves dhe qytetareve te saj disa perspektiva te mundshme...
Po, ke te drejte, ne kete kontekst fjala "popull" eshte e pavend.
Emri kosovare natyrisht se ju takon shqiptareve, dhe eshte emer rajonal per shqiptaret qe shkelin token kosovare. Keshtu ka qen, dhe do te mbetet.
Realiteti eshte ai, i cili na kushtezon te perballemi me kete qe kemi, e jo me ate qe eshte ideale.
flm
albanish by nature
Krijoni Kontakt