Close
Faqja 8 prej 70 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 694
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Fusnota është fjalë me prejardhje gjermane e cila e shënon një shënim, me vërejtje në fund të faqes me tekst. Fusnota bën sqarimin shtesë apo udhëzon në sqarime shtesë për pjesën e tekstit e cila është e prezentuar. Në gjuhën shqipe është emër i përgjithshëm i gjinisë femrore.
    Burimi është nga dy fjaë gjermane të renditura: Fuss + Note


    Mënyra e radhitjes

    Fusnota shënohet në anën e djathtë të fjalës e cila duhet të sqarohet me numër rendor (¹, ², ³, ...) apo me yll (*, **, ***, ...) me madhësi për dy pika tipografike (pt), më të vogël se teksti bazë dhe e njejta shenjë përsëritet në fund të faqes bashkë me fjalët apo fjalitë sqaruese.
    te kam dhjere, s'me kuptove asnjehere

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Mendoj se nese Kosova arine te perfaqsohet me emrin Republika e Kosoves dhe paraqiten fusnotat 1, Kosova ka shpallur pavarsine me 17 shkurt 2008, 2,ne Kosove ka nje mandat nga OKB 1244 rezuluta, dhe 3, GJNDja ka dhene mendim pozitiv per te drejten e kosoves per te qene e Pavarur, aspak sme duket se e zbeh Shtetin e Kosoves, paraqet nje realitet si dhe kryesorja Kosova do te beje pjese ne te gjitha takimet.
    te kam dhjere, s'me kuptove asnjehere

  3. #73
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    ME PAVARËSI, GJND DHE 1244 NË NISMAT RAJONALE




    Nga Express 19 Shkurt 2012 15:14

    Pas paqartësive disa-javore rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare u shpreh në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - siç kishte insistuar Serbia, por edhe Deklarata e shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

    Për zhbllokimin e ngërçit të deritashëm rreth kësaj çështjeje foli në një bisedë telefonike me Radion Europa e Lirë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ai tha se modeli aktual për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale është i balancuar, meqë merr parasysh dy realitetet ekzistuese - atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj.

    “Në bashkëpunimin regjional, në të njëjtën kohë, Kosova do të përfaqësohet me Deklaratën e Pavarësisë, pra do të merret parasysh Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 Shkurtit 2008, gjithashtu opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që rikonfirmon edhe ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës dhe Rezoluta 12 44 që njeh dhe garanton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe prezencën e NATO’s në Kosovë”, u shpreh Kryeministri Thaçi.

    Nga Bashkimi Europian është sinjalizuar tashmë se raundi i ardhshëm i dialogut Prishtinë-Beograd do të mbahet në javën që vjen me shpresën që, deri atëherë, të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal.

    Deri vonë, në opinionin publik patën qarkulluar ide të ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Thuhej se në këto nisma Kosova do të përfaqësohej pa fjalën “Republikë” dhe me një fusnotë që do të përmbante disa sqarime për Kosovën.

    I pyetur se a është pajtuar pala kosovare për heqjen e fjalës “Republikë” nga përfaqësimi i vendit në këto organizime, kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh: Për ne është me rëndësi agjenda europiane, përshpejtimi i pakos europiane për Republikën e Kosovës.

    “Për ne nuk kanë qenë me rëndësi formulimet dhe simbolikat. Për ne është me rëndësi agjenda europiane, përshpejtimi i pakos europiane për Republikën e Kosovës”.

    Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën i ishte përmendur, në dhjetor të vitit të kaluar, Beogradit si parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fillim të muajit të ardhshëm, por Kryeministri Thaçi shfaqi shpresën se pas zhvillimeve diplomatike të së shtunës edhe për Kosovën pritet të ketë përshpejtim të agjendës evropiane.

    “Ka një rritje të vetëdijesimit në domosdoshmërinë e lëvizjes së shpejtë të Kosovës drejt agjendës europiane. E theksoj se Brukseli, padrejtësisht, ka pasur hezitime në ofertën evropiane për Kosovën. Kosovarët janë evropianët më të rinj; kanë merituar dhe meritojnë lëvizje më të shpejtë, sepse kemi implementuar agjendë të rëndësishme europiane”, theksoi Kryeministri Thaçi.

    Megjithëkëtë, nga Serbia nuk ka ende ndonjë sinjal për përqafimin eventual të modelit të përmendur nga kryeministri Thaçi.

    Paraqitja e modelit në fjalë erdhi pas presioneve të shumta që Bashkimi Europian dhe Uashingtoni zyrtar u bënë palëve të përfshira në dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja.

    Gazeta Express, ditë më parë, ka raportuar se Deklarata e Pavarësisë, Mendimi i GJND’së dhe Rezoluta 1244, është opsioni më i mundshëm për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës.

  4. #74
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Tërhiqet Thaçi, e pranon 1244 në fusnotë
    19-02-2012 15:28 CET

    Pas paqartësive disa-javore rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare u shpreh në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - siç kishte insistuar Serbia, por edhe Deklarata e shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

    Për zhbllokimin e ngërçit të deritashëm rreth kësaj çështjeje foli në një bisedë telefonike me Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ai tha se modeli aktual për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale është i balancuar, meqë merr parasysh dy realitetet ekzistuese - atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj.



    “Në bashkëpunimin regjional, në të njëjtën kohë, Kosova do të përfaqësohet me Deklaratën e Pavarësisë, pra do të merret parasysh Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 Shkurtit 2008, gjithashtu opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që rikonfirmon edhe ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës dhe Rezoluta 12 44 që njeh dhe garanton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe prezencën e NATO-s në Kosovë”, u shpreh kryeministri Thaçi.

    Nga Bashkimi Evropian është sinjalizuar tashmë se raundi i ardhshëm i dialogut Prishtinë-Beograd do të mbahet në javën që vjen me shpresën që, deri atëherë, të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal.

    Deri vonë, në opinionin publik patën qarkulluar ide të ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Thuhej se në këto nisma Kosova do të përfaqësohej pa fjalën “Republikë” dhe me një fusnotë që do të përmbante disa sqarime për Kosovën.

    I pyetur se a është pajtuar pala kosovare për heqjen e fjalës “Republikë” nga përfaqësimi i vendit në këto organizime, kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh: “Për ne nuk kanë qenë me rëndësi formulimet dhe simbolikat. Për ne është me rëndësi agjenda evropiane, përshpejtimi i pakos evropiane për Republikën e Kosovës”.

    Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën i ishte përmendur, në dhjetor të vitit të kaluar, Beogradit si parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fillim të muajit të ardhshëm, por kryeministri Thaçi shfaqi shpresën se pas zhvillimeve diplomatike të së shtunës edhe për Kosovën pritet të ketë përshpejtim të agjendës evropiane.

    “Ka një rritje të vetëdijesimit në domosdoshmërinë e lëvizjes së shpejtë të Kosovës drejt agjendës evropiane. E theksoj se Brukseli, padrejtësisht, ka pasur hezitime në ofertën evropiane për Kosovën. Kosovarët janë evropianët më të rinj; kanë merituar dhe meritojnë lëvizje më të shpejtë, sepse kemi implementuar agjendë të rëndësishme evropiane”, theksoi kryeministri Thaçi.

    Megjithëkëtë, nga Serbia nuk ka ende ndonjë sinjal për përqafimin eventual të modelit të përmendur nga kryeministri Thaçi.

    Paraqitja e modelit në fjalë erdhi pas presioneve të shumta që Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni zyrtar u bënë palëve të përfshira në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. /REL/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #75
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kryeministri Thaçi pranon fusnotën me 1244 dhe mendimin e GJND-së
    Bota Sot

    Pas paqartësive disa-javore rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare është shprehur në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara-siç kishte insistuar Serbia, por edhe Deklarata e shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

    Për zhbllokimin e ngërçit të deritashëm rreth kësaj çështjeje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai citohet të ketë thënë se modeli aktual për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale është i balancuar meqë merr parasysh dy realitetet ekzistuese-atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj.

    “Në bashkëpunimin regjional, në të njëjtën kohë, Kosova do të përfaqësohet me Deklaratën e Pavarësisë, pra do të merret parasysh Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008, gjithashtu opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që rikonfirmon edhe ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës dhe rezoluta 1244 që njeh dhe garanton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe prezencën e NATO-s në Kosovë”, u shpreh kryeministri Thaçi.
    Nga Bashkimi Evropian është sinjalizuar tashmë se raundi i ardhshëm i dialogut Prishtinë-Beograd do të mbahet në javën që vjen me shpresën që, deri atëherë, të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal.

    Deri vonë, në opinionin publik patën qarkulluar ide të ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Thuhej se në këto nisma Kosova do të përfaqësohej pa fjalën “Republikë” dhe me një fusnotë që do të përmbante disa sqarime për Kosovën.

    I pyetur se a është pajtuar pala kosovare për heqjen e fjalës “Republikë” nga përfaqësimi i vendit në këto organizime, kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh:
    “Për ne nuk kanë qenë me rëndësi formulimet dhe simbolikat. Për ne është me rëndësi agjenda evropiane, përshpejtimi i pakos evropiane për Republikën e Kosovës”.

    Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovës i ishte përmendur, në dhjetor të vitit të kaluar, Beogradit si parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fillim të muajit të ardhshëm, por kryeministri Thaçi shfaqi shpresën se pas zhvillimeve diplomatike të së shtunës edhe për Kosovën pritet të ketë përshpejtim të agjendës evropiane.

    “Ka nj rritje të vetëdijesimit në domosdoshmërinë e lëvizjes së shpejtë të Kosovës drejt agjendës evropiane. E theksoj se Brukseli, padrejtësisht, ka pasur hezitime në ofertën evropiane për Kosovën. Kosovarët janë evropianët më të rinj; kanë merituar dhe meritojnë lëvizje më të shpejtë sepse kemi implementuar agjendë të rëndësishme evropiane”, theksoi ai.

    Megjithëkëtë, nga Serbia nuk ka ende ndonjë sinjal për përqafimin eventual të modelit të përmendur nga kryeministri Thaçi.

    Paraqitja e modelit në fjalë erdhi pas presioneve të shumta që Bashkimi Evropian (BE) dhe Uashingtoni zyrtar u bënë palëve të përfshira në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Sovrani Lexo Postimin
    Mendoj se nese Kosova arine te perfaqsohet me emrin Republika e Kosoves...
    Absolutisht e perjashtueshme...

    dhe paraqiten fusnotat 1, Kosova ka shpallur pavarsine me 17 shkurt 2008, 2,ne Kosove ka nje mandat nga OKB 1244 rezuluta, dhe 3, GJNDja ka dhene mendim pozitiv per te drejten e kosoves per te qene e Pavarur, aspak sme duket se e zbeh Shtetin e Kosoves, paraqet nje realitet si dhe kryesorja Kosova do te beje pjese ne te gjitha takimet.
    ...

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    si do te perfaqesohet KOSOVA ?
    Sic deshironin BE dhe Serbia.

    REPUBLIKA E KOSOVES 1244 GJND ?
    Jo.

    "Kosovo *", "Kosovo [1]"
    "Kosovo
    Under 1244/1999
    and GJND blabla..."

    Sido qe te jete, Kosova do te detyrohet te heqe dora nga shtetesia, nese deshirone te pefaqesohet ne "nisma rajonale" dhe nderkombetare, ne te cilat merre pjese edhe Serbia.
    Nje gje e tille ka qene e qarte edhe para "dialogut me Serbine", madje edhe para shpalljes se shtetit.
    Ose Kosova duhet te heqe dore nga shtetesia resp. paraqitja si shtet, ose Serbia duhet te largohet nga cdo nisme rajonale dhe nderkombetare, ku pranohet Kosova si shtet. Mundesi tjeter reale nuk ka. Interpretimet e pushtetit te Kosoves dhe dhe antishqipetareve te ndryshem nga jashte, te cilet shtiren si "miqe" te Kosoves, jane absolutisht me prapavi politike...

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    NEWBORN 1244

    Qeveria e arsyeton pranimin e 1244 “për hapje rrugë Kosovës”, Stefanoviq thotë se formula e pranueshme nëse nuk përfshihet Deklarata e Pavarësisë, analistët thonë se Thaçi e shpëtoi karrierën. Brukseli, megjithatë, pret që e marta do të jetë “ditë e gjatë dialogu”

    Disa ditë pasi akuzoi të tjerët për injorancë pse e kanë përmendur Rezolutën 1244, kryeministri i Kosovës e pranon publikisht përfaqësimin e vendit tonë në forume rajonale në kuadër të kësaj rezolute. Hashim Thaçi i kishte quajtur “disfatistë dhe mosnjohës të realitetit” përfaqësuesit e opozitës që e akuzonin se po lejon përfaqësimin e Kosovës jo si republikë, por me rezolutën, e cila i kishte hapur rrugë protektoratit ndërkombëtar të Kosovës.

    Në fakt, kryeministri ka zgjedhur dy herë të njëjtin medium, Radion Evropa e Lirë, të japë dy versione krejt të ndryshme rreth çështjes së nismave rajonale, së pari kur thotë që “e heq gjithë atë mjegull apo pretendim zhurmues elektoral politik se diçka e tillë nuk do të lejohet të ndodhë, diçka e tillë as që është propozuar…”.

    Disa ditë më vonë, në një prononcim të ri, shefi i qeverisë së Kosovës e pranon përfaqësimin e Kosovës edhe me Rezolutën 1244... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    1244 e pamundëson lobimin

    Nëse qeveria e Kosovës vërtet e ka pranuar rezolutën 1244, atëherë kjo e bën lobimin për pranimin e Kosovës pothuajse të pamundshëm, vlerëson një eurodeputet për “Zërin”.

    I shqetësuar nga lajmi që ka marrë të dielën se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pranuar përfaqësimin e Kosovës edhe në kuadër të rezolutës 1244, një nga pjesëtarët më me ndikim i parlamentit të BE-së e ka kontaktuar “Zërin” për ta konfirmuar nëse kjo është e vërtetë apo jo?

    Duke mos pranuar të flasë zyrtarisht, ai kujton kohën kur raportuesja për Kosovën në Parlamentin e BE-së, Ulrike Lunacek, e kishte prezantuar rezolutën e saj të fundit për Kosovën.

    Atëkohë eurodeputet socialistë grekë, rumunë e qipriotë, por edhe disa nga përfaqësuesit e partive popullore (grupi më i madh parlamentar) kërkonin me ngulm përfshirjen në këtë dokument edhe të rezolutës 1244. Kur ne që vijmë nga shtete që e kanë njohur Kosovën nuk e lejuam këtë gjë, ata na pyesnin, ‘çka keni kundër kësaj rezolute’? Ne iu thamë, përderisa 22 vende e kanë pranuar Kosovën shtet, rezolutë 1244 nuk ka më. Tash, të them të drejtën nuk e di se çfarë do të themi më”, thotë ky eurodeputet që është dhe një nga përkrahësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

    Ai kujton një takim para pak ditësh në Strasburg me komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili është dukur i shqetësuar nga kokëfortësia e palës kosovare që të paraqiten patjetër si Republikë dhe pa rezolutën 1244.

    Ai ishte i shqetësuar se po afrohej koha e takimit të radhës, kur pritet t’i jepet Serbisë statusi i kandidatit, ndërsa pala kosovare dukej se nuk do të lëshonte pe. Tani besoj se edhe vetë Fyle është habitur me këtë qëndrim krejt të kundërt. Ndoshta vizita e Burnsit është arsyeja pse ndryshoi qëndrimi kaq papritmas”.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...deson-lobimin/

  10. #80
    Edhe Vetëvendosje e AAK kundërshtojnë Thaçin për fusnotën !!!


    Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, e dhënë dje, lidhur me përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale me fusnotën ku përfshihet edhe Rezoluta 1244, është mendim personal i tij dhe i cili nuk ka bazë ligjore e as Kushtetuese. Kështu thanë të hënën drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media, të cilët shprehen pakënaqësinë ndaj koncesioneve të kryeministrit të vendit.

    Deputeti Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh shef i Grupit Parlamentar të kësaj lëvizjeje, tha se deklarata e bërë dje nga kryeministri i Kosovës nuk ka bazë ligjore e as kushtetuese, pasi që Kushtetuta e definon qartë Kosovës si Republikë.

    “Lëvizja Vetëvendosje konsideron se kjo deklaratë e djeshme e kryeministrit nuk ka as bazë ligjore, e as bazë kushtetuese në Republikën e Kosovës. Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës është deklaratë antikushtetuese, për shkak se Kushtetuta e Kosovës e definon Kosovës shumë qartë si republikë dhe nuk e definon Kosovës as me fusnota as me ndonjë dokument tjetër”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se Hashim Thaçi duhet ta tërheq deklaratën e tij menjëherë dhe Qeveria e Kosovës nuk duhet ta pranojë këtë qëndrim disfatist të kryeministrit, sepse sipas tij, ky qëndrim personal i kryeministrit nuk është vendim i Qeverisë dhe nuk rrjedh nga ndonjë mbledhje e Qeverisë.

    Ndërkaq, anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti tha se kryeministri po heq dorë nga republika, duke i plotësuar kërkesat e Serbisë dhe jo të qytetarëve të Kosovës, për të cilët edhe është i obliguar të punojë.

    “Ky kryeministër po heq dorë nga republika, po thuajse nga gjithçka që po i kërkohet atij në këtë dialog. Që emrit të shtetit të Kosovës t’i hiqet republika e t’i shtohet fusnota, këtë e ka kërkuar Serbia. Pra, kryeministri i Kosovës po i plotëson kërkesat e Serbisë e jo të qytetarëve të Kosovës, mirëpo, duhet t’ia kujtojmë edhe njëherë se ai paguhet dhe se ka përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës që t’i plotësojë kërkesat e këtyre qytetarëve e jo të atyre të Serbisë”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se duke marrë parasysh se kryeministri është shprehur i gatshëm ta pranojë Rezolutën 1244, tregon se kjo Qeveri shumë shpejtë do të heq dorë edhe nga kufiri.

    Sipas Ahmetit, heqja dorë nga republika, do të thotë kthim në të kaluarën dhe hedhje poshtë e të gjitha sakrificave që janë bërë deri më tani për ta shpallur Kosovën Republikë.

    Gjithashtu, drejtuesit e Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se janë duke punuar në bashkërendimin e planeve edhe me partitë e tjera, në mënyrë që, siç thanë ata, ta parandalojnë më të keqën që po i kanoset vendit.

    Ata kanë thënë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha rrugët institucionale që Kosova të mos përfaqësohet ndryshe, pos si republikë, në të kundërtën, ata paralajmërojnë edhe organizimin e demonstratave.

    AAK: Fusnota e kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut

    Deklarata e kryeministrit, Hashim Thaçi që Kosova të përfaqësohet në nismat rajonale me Rezolutën 1244, është kundërshtuar edhe nga drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke e vlerësuar se kjo rezolutë e kthen Kosovën në kohën UNMIK-ut. Madje ata kanë thënë se në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe përfaqësimin i saj me rezolutën është një kthim prapa.

    Sekretari i AAK-së dhe njëherë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani në një prononcim për Kosovapress ka thënë se pranimi i kësaj fusnote e dëmton skajshmërisht procesin e përmbylljes së pavarësisë.

    “Ne si aleancë konsiderojmë se ky vendim i Qeverisë së Kosovës që të pranoj fusnotën e Rezolutës 1244 në përfaqësimin rajonal të Kosovës, po e dëmton skajshmërisht procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Si aleancë kemi mbështet një rezolutë që e përmbyll pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, por kjo qeveri përkundrazi me rezolutën po vepron në kthim mbrapa jo vetëm të pavarësisë së mbikëqyrur por në kohën e UNMIK-ut”, ka thënë Ramadani.

    Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të reflektoj fuqishëm se çfarë dëmi po i shkakton përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Ramadani ka shtuar se këto dy koncepte Rezoluta 1244 dhe përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur nuk shkojnë bashkë dhe janë komplet të kundërta.

    Deputeti Ramadani ka thënë se këto vendime të cilat po merren duhet të kalojnë nëpër Kuvend të Kosovës, pasi që është institucioni më i lartë i vendit.

    “Definitivisht kjo tashmë ka edhe elemente politike dhe duhet të vij në kuvend. Pra përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale duhet të bëhet në përputhje me rezolutat e kuvendit edhe me këtë rezolutën e fundit për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe vendimet e tilla duhet të vijnë në kuvend, sepse nuk janë çështje vetëm teknike”, ka deklaruar ai. /kosovapress/

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,74342
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 8 prej 70 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •