Close
Faqja 6 prej 70 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 694
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Shteti në rënie të lirë

    Kur bora, spiunazhi, derepublikimi e statusi special bëhen bashkë

    Ishte kjo një javë me plot të zeza, me lajme nga më të rëndat, me trukime vëmendjeje e me shpresa dhe më të zymta. Derisa janari na dha mosreciprocitet, dhunë policore, tjetërsim të rolit të Kuvendit, antikushtetueshmëri në Prizren, e zhbërje të identitetit, shkurti në më pak se dhjetë ditë na dha frikë nga vëzhguesit ilegalë, fusnota për derepublikim, e pretendime për status të veçantë për veri. Ecje regresive si këto humbin gjithë shpresat për një rimëkëmbje të mirëfilltë kosovare.

    E në gjithë këtë amulli, s’kam se si të mos përmend pasivitetin e Kosovës në menaxhimin e motit. Jo për të ndalur borën e qiellit, jo për të shkrirë ngricat e pullazeve, por për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme kur një e treta e vendit është tmerrësisht i mbyllur, ndarë e izoluar nga rrjedhat minimale të jetës. Nëse në kushte klimatike rekorde në dekada reagueshmëria jonë është indiferente, pyes veten se në çfarë kohe do të reagojmë eventualisht? Një kronikë televizive më dha një përshtypje mbresëlënëse për një helikopter të shtetit fqinj maqedonas që po shpërndante ushqim në Kosovë te disa fshatra kufitare ku bora arrinte tremetërshin. Me siguri piloti kishte ndier keqardhje për të harruarit kosovarë. E njëjta kronikë më dekurajoi për aftësinë e institucioneve tona për të mbrojtur të paktën ato zona të mbyllura. Kujtoj se të njëjtat institucione kishin shpërndarë ndihma mijëraeuroshe për tërmetet në Haiti e vërshimet në Pakistan, por ja që kur taksapaguesit e tyre u mbyllën, u deshën plot dy javë për të dëgjuar reagimin e parë e për të ngritur gatishmërinë shtetërore; ndihmat nuk erdhën asnjëherë. Një vend normal do të nxirrte ushtri, polici, zjarrfikës e vullnetarë në rrugë për të kaluar një gjendje kaq emergjente. Edhe më pak mbresëlënëse ishte humanizmi i vet kosovarëve dhe gatishmëria vullnetare për të dalë në ndihmë. Besoj se të shumtë janë poseduesit e mjeteve të rënda që preferojnë t’i mbajnë garazhet e mbushura plot me makineri para ndihmës elementare ndaj bashkëqytetarëve. Kjo veçse tregon pritjet tona tërësisht të orientuara nga shteti. E kur ke shtet të lig ke dhe outpute mosvet!

    Sidoqoftë, lajmin e zi nuk e bën bora e as kapitullimi ynë si shoqëri e shtet për të adresuar probleme të tilla. Lajmi i zi vjen nga një deputet i veshur zi që ngatërroi keq rolin e tij, të Parlamentit dhe për më tepër kohën e dhënies së sihariqit. Në përgjigje të pyetjeve për takime të fshehta institucionale mes dy përfaqësuesve shtetërorë, deputeti i veshur në zi dha kundërpyetje për takime individuale. Si taksapagues i pagës së tij, vozitësit së tij, derivateve të veturës së tij, mëditjeve të tij e nesër dhe pensionit të tij, bëj pyetjen më bazike: çfarë i hyn në punë një punonjësi publik jeta private e një kosovari? Për më tepër, çfarë më hynë në punë, mua, familjes, shtetit e kombit takimet individuale (kujdes, joshtetërore) të një njeriu? Dhe më e rëndësishmja, si mund të dijë një deputet për kohën, rrethanat dhe përmbajtjen e takimeve të një qytetari të Kosovës?
    Deputeti ynë, me mburrje plot, por pa e kuptuar naivitetin e patetizmin që rezononte në publik, bënte thirrje për hetime të prokurorisë se një kosovar qenka takuar me një qytetar të një kombësie tjetër. Thirrje të tilla t’ju them të drejtën shoh vetëm në rekorde naziste kur takimet me hebrenj ishin të ndaluara e të dënuara.
    Deputeti nuk do të dijë, ose (sipas të gjitha gjasave) nuk di që takimi me një njeri të kombësisë serbe nuk është krim, as subjekt hetuesie nga prokuroria e edhe më pak pikë interesi për kosovarët. Por skandali më i madh, tmerri më i rëndë, e frika më e zymtë vjen nga ideja se sot çdokush, kudo, e në çdo kohë mund të jetë subjekt i vëzhgimeve ilegale partiake, se grupacionet sekrete informative partiake janë ende funksionale në Kosovë dhe për më tepër se ato tashmë janë të shkrira brenda institucioneve të Republikës. Për të mos mjaftuar gafa e një deputeti, mbështetja iu dha edhe nga grupi parlamentar dhe në fund nga vetë partia.

    Nuk besoj të kenë menduar fuqinë dhe masën e bumerangut promovuesit e tillë.
    Të paktën matematika që do të duhej të kishin bërë domosdo do të ishte më thelbësore e qenësore se kjo që pranuan. Dhanë një skandal spiunazhi, një thatësi në përmbajtje, një argument tërësisht irrelevant për çështje nacionale dhe morën unifikim të opozitës, shoqërisë civile e çdokujt me pak interes për Kosovën. Por e vërteta e hidhur, dëmi i vetëm ndaj vendit është se në kohën kur neve na cenohet botërisht integriteti territorial, kur propozimet serbe ndërtojnë minishtete në shtetin e fundit evropian, në kohë kur vendi është i përçarë e ndarë sa s’bëhet më, partia më e madhe në vend merret me suxhukun në bagazhin e një kosovari.

    Dhe kjo kohë e sotme bën të zezën e mbyllur të vendit. Kosova vazhdon të jetë objekt sakrifice për Serbinë. Të gjendur para një presioni kohor për të shtyrë fqinjin tonë verior në BE, ndërkombëtarët (e besa dhe tanët) vazhdojnë të na marrin si të marrë, të paditur e jorefuzues.
    Fillimisht, na u tha se praktikat e heqjes së Republikës nga takimet ndërshtetërore janë të zakonshme për shumicën e vendeve evropiane. Thënë të drejtën jo se është më ndryshe; heqja e emërtimeve të tilla bëhet për arsye logjike se tabela e emërtimit në tavolinë nuk ka nevojë të mbajë gjithë emrin kushtetues të një shteti. Por ja që e njëjta tabelë vendoset gjithmonë në takime ku pjesëmarrësit nuk kanë pretendime tjetërsuese ndaj të tjerëve (pra takime miqësore) dhe për më tepër në tavolina të tilla çdonjëri ka trajtim të barabartë.
    Sikur Kosova do të ketë trajtim të barabartë dhe emërtim të njëjtë me gjithë pjesëmarrësit, mospasja e Republikës nuk bën as brengën më të vogël tonën. Por, nëse heqja e Republikës do të thotë satisfaksion i pretendimeve territoriale të një shteti tjetër, atëherë themi se paralelizmi i derepublkikimit në emërtim është tërësisht irrelevant dhe i pavend; atëherë themi faleminderit, por jo faleminderit!

    Edhe më të rënda duken pritjet e ndërkombëtarëve për një ofertë kosovare përtej kornizave të Pakos së Ahtisarit, madje insistimi i tyre për të mos pasur emërtim të veçantë për këtë ofertë më bën të kuptojë se interesi i tyre është më tepër në kamuflim të përmbajtjes se sa në të vërtetën e përmbajtjes.
    Sidoqoftë, thirrjet se ne duhet të kemi një kundërpërgjigje ndaj shteti serb nuk janë asgjë tjetër veçse validim i rolit të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Në momente të tilla, njeriu pyet veten se cilin shtet përfaqësojnë këta të huaj? Nëse përfaqësojnë shtetet që kanë pranuar shtetin tim me kufijtë e integritetin e tanishëm territorial, atëherë për çfarë roli serb është fjala? Për më tepër, pse shteti im i pranuar në këtë kornizë, duhet t’i marrë parasysh propozimet e një presidenti të huaj?

    Për të siguruar ofertën tonë të njëjtit kushtëzuan heqjen e mbikëqyrjen e pavarësisë me miratimin e ligjeve paushall. Ndonëse heqja e mbikëqyrjes është lajm i mirë, ani pse heqja nuk bëhet e plotë, askush nuk di se çfarë përmbajtjeje do të kenë këto ligje. Takimet urgjente të kryeministrit me spektrin e gjerë politik më bëjnë të kuptoj se ato janë gjithçka përveçse të mira.
    Më besoni, po të ishin lajme të mira kryeministri do bënte spote televizive për përmbushjen e dëshirave të jetës së tij. Pra, takimet partiake bëhen në kërkim të unifikimit nacional për një gjendje të rëndë që na pret.
    Unifikimi nuk do të kishte asgjë të keqe po të bëhej me qëllim të arritjes së një qëllimi të mirë shtetëror, por ja që tendenca për unifikim bëhet për të arritur deri te një qëllim që tanimë është parapërcaktuar. Dhe ky qëllim i parapërcaktuar është asgjë më shumë e asgjë më pak se statusi special i veriut.
    Pozitës i nevojitet thjesht një unifikim për të ndarë fajin. Do t’i shoh si naive partitë opozitare që do të mbështesin një proces të tillë. Në gjithë këtë amulli është vetë pozita që ka vënë vendin në telashe. Unifikimi opozitar do të jepte një zhvlerësim të të gjitha kompromiseve jolegjitime e antikushtetuese të bëra deri më tani. Në fund të fundit, me nomenklaturën e tanishme parlamentare shumica shqiptare nuk ka folur ende!

    Në të gjitha rastet një gjë bëhet kristal e qartë. Kosova nuk ka tokë për të falur. Ne mund të kemi një klasë politike që ka një bisht të nxënë ngushtë, dhe për të ruajtur pozicionin e vet pushtetarësh është në gjendje të bëjë kompromise tjetërsuese, derepublikuese, e dhënie statutesh speciale, por ja që vullneti i kosovarëve të vërtetë mban emër tjetër. Çfarëdo zgjidhjeje politike për Kosovën, në kohë kur menduam se shterëm nevojën e diskutimeve për status, do të hapë rrugë për kompromise dhe më të mëdha. Në gjithë këtë tregim, në fund të fundit, janë shqiptarët që kanë ende hak për të marrë.

    (Autori është kolumnist i rregullt i “Kohës Ditore”)
    http://www.kohaditore.com/?page=1,9,87667

  2. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Faleminderit zoti Cooper, por jo

    Postuar: 23:45; 15/02/12 •

    Mentor BUZHALA

    Prishtinë – Në një intervistë për “Lajm”, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka folur rreth sfidave që kanë përcjellë Qeverinë e Kosovës gjatë katër viteve të shtetndërtimit. Ai ka vlerësuar se në këto vite ekzekutivi ka përmbushur detyrat që ka marrë nga legjislativi. Ai thotë se veriu i vendit mbetet sfida më e madhe, ndërkohë që nuk premton se do të zgjidhet ky problem ketë vit

    Ai ka konfirmuar atë që është thënë nga kryeministri se, në nismat rajonale Kosova do të përfaqësohet si shtetet e tjera.

    “Lajm”: Kosova ka shpallur pavarësinë tash e katër vite. Si e vlerësoni këtë periudhë. A është bërë mjaft në shtetndërtim?

    Kuçi: Katër vite pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ne kemi arsye që të krenohemi, për shkak se ndjehemi mirë si qytetarë të Republikës së Kosovës. Kosova është ndërtuar si shtet. Për katër vite është plotësuar infrastruktura ligjore. Është ndërtuar një qëndrueshmëri institucionale dhe është zhvilluar demokracia përbrenda vendit. Kosova ka arritur të ketë një qëndrueshmëri ekonomike me zhvillimin e saj që të afrohemi në integrimet evropiane. Për katër vite, Kosova ka arritur të jetë shtet konkurrent me shtetet tjera rreth saj.

    “Lajm”: Ministrja Çitaku në fund të vitit 2011 ka deklaruar se në fillim të këtij viti, do të ketë riformatim të Qeverisë. A do të ndodhë një gjë e tillë muajin tjetër?

    Kuçi: Nuk besoj që qeveria është në atë kohë të riformatimit, ngase kemi stabilitet institucional, kemi përgjegjësi të lartë të ministrave në kryerjen e punëve të tyre. Do të them me kënaqësi se nuk ka ndonjë skandal. Mirëpo, se kur duhet bërë ndryshime, është vlerësim që duhet të vijë nga kryeministri, pra nuk është përgjigje që mund ta jap unë.

    “Lajm”: Në cilën kohë ka qenë qeveria kur ministrja Çitaku i ka bërë ato vlerësime?

    Kuçi: Sikur sot.

    “Lajm”: Para dy ditësh në Prishtinë qëndroi ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper. Cili ka qenë propozimi që solli ai për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale dhe cili ishte qëndrimi i Qeverisë?

    Kuçi: Më duhet të theksoj se nuk kam marrë pjesë në ato takime. Por, mund të them se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se Kosova do të trajtohet e barabartë me vendet tjera në takimet rajonale dhe kudo tjetër.

    “Lajm”: A u kthye me zgjidhje Cooper, me zgjidhje të problemit?

    Kuçi: Cooper ka qenë në Kosovë në orvatje të zgjidhjes së pranueshme për Kosovën dhe Serbinë. Ne kemi ardhur në përfundim gjatë takimit se dialogu do të vazhdojë. Kemi respekt për zotin Cooper, por qëndrimi ynë ka qenë pak më ndryshe.

    “Lajm”: Republika e Kosovës është njohur nga gjithsejt 87 shtete. Kur do të bëhet Kosova pjesë e organizmave ndërkombëtarë?

    Kuçi: Njohja e Kosovës ka pasur përparësitë e veta. Na kanë njohur shtetet më të fuqishme në botë, më demokratike dhe më me ndikim. Por kanë qenë pengesat që kanë ardhur në Këshillin e Sigurimit. Në këtë rast e kam fjalën për Rusinë në veçanti dhe në ndonjë rast nga ndikimi i Serbisë. Po ashtu do të thosha se Kosovën ende nuk e kanë njohur 5 shtetet anëtare të BE-së. Kjo është një nga pengesat sa i përket pozicionit tonë në arenën ndërkombëtare. Kemi nevojë që në radhë të parë ta zhbllokojmë gjendjen me 5 shtete të BE-së, pastaj edhe në Këshill të Sigurimit. Por, Kosova është e konsoliduar si shtet, funksionon si shtet. Dhe gradualisht do të fitojmë njohje tjera.

    “Lajm”: Lobimi i zëvendëskryeministrit Pacolli dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, kryesisht është përqendruar në shtetet e Afrikës. Çka po bën Qeveria që ta zhbllokojë këtë gjendje dhe të kemi njohje nga ndonjëri prej vendeve të BE-së?

    Kuçi: Ne kemi nj strategji për lobim. Ai bëhët në dy drejtime. I pari, nëpërmjet institucioneve të Kosovës, në mënyrë bilaterale me shtete veç e veç, përfshirë edhe shtete anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe e dyta, nëpërmjet partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në këtë drejtim duhet të fuqizohen të dy palët. Fuqia jonë është më e vogël sesa e partnerëve. Partnerët tanë mund dhe duhet të na ndihmojnë në shumë çështje, në njohjen e atyre shteteve në veçanti që janë më me ndikim në botë.

    “Lajm”: A ka arritur Qeveria të përmbushë detyrat që ka marrë nga legjislativi në këto katër vite?

    Kuçi: Më duhet të them që kemi proceduar shumë ligje. Ato janë ligje të mira dhe, të mira i quaj ato që përmbajnë standardet evropiane dhe që janë të aplikueshme në Kosovë. Çështja e implementimit të ligjeve, për veç tjerash, është çështje që kërkon buxhet shtesë, traditë në respektimin e tyre, ngritje të kapaciteteve. Mirëpo, Kosova ka bazamentin e ligjeve dhe bazamentin e funksionimit. Mbi të gjitha ka mentalitet për respektimin e rendit dhe ligjit. Dhe, qytetarët sot, pikë reference e kanë ligjin në këtë vend.

    “Lajm”: Sundimi i ligjit e lufta kundër korrupsionit janë prioritete të Qeverisë për funksionim më të mirë të shtetit. Realisht këto detyra dalin edhe nga Raporti i Progresit. Kur do të arrijë Kosova nivelin e kënaqshëm për t’u bërë pjesë e familjes evropiane ?

    Kuçi: Janë dy procedura. E para, ajo që ka të bëjë me proceset që duhet t’i plotësojmë ne, detyrat e shtëpisë siç thuhet. Proceset për ngritjen e kapaciteteve tona të angazhimit dhe hyrja në BE, nuk vijnë si rezultat i mbështetjes së dikujt, po si rezultat i meritës. Dhe e dyta, ka të bëjë më zhvillimet politike. Po i quaj kështu, se ka shtete të BE-së që duhet ta njohin Kosovën, dhe ato shtete të paktën të mos behën pengesa për Unionin Evropian. Deri tash nuk kanë qenë pengesë. Unë pres që Kosova do të jetë krah për krahë më vendet tjera të rajonit, se paku nuk do të jetë e vetme apo e fundit.

    “Lajm”: Veriu i vendit ende vazhdon të jetë sfidë për Qeverinë. Si do ta shtrini autoritetin atje, ditëve të fundit është përfolur krijimi i një grupi të unitetit për veriun?

    Kuçi: Ne në planin e punës kemi atë që të bëjmë zhvillime pozitive për veriun, krijimin e komunës së re, legjitimitetin demokratik dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ne do të punojmë, por nuk japim garanci, sepse nuk varet vetëm nga ne që t’i bëjmë të gjitha brenda këtij viti. Këtu ka nevojë për një aktivitet të shtuar të EULEX-it dhe të KFOR-it në veçanti dhe aktivitet të Bashkësisë ndërkombëtare për presion mbi Beogradin. Ne jemi në koordinim me partitë politike. E keni parë që kryeministri ka bërë mirë që ka arritur koordinim sa i përket përfundimit të pavarësie së mbikëqyrur, reformave zgjedhore, stabilitetit institucional etj. Ne nuk jemi për atë që të formojmë një grup tjetër të unitetit. Institucionet le ta marrin përgjegjësinë e vet, në koordinim me partitë politike. Institucionet janë ato që marrin veprimet e tyre. Lajmonline

  3. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Bërns: Asnjë hap që dëmton pavarësinë e Kosovës

    Publikuar: E shtune 18 Shkurt 2012, 20:53
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Ulliam Bërns, ka qëndruar të shtunën për një vizitë në Kosovë larg syrit të medieve. Shefja e diplomacisë amerikane, Hillari Klinton, para vizitës së zëvendëssekretarit të SHBA-së, Ulliam Bërns kishte thënë se Bërns do t’i inkurajojë Kosovën dhe Serbinë të jenë më të hapura ndaj kompromiseve të dialogut. “ SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun Kosovë Serbi që po i prin BE-ja për të bërë integrimet euroatlantike të Serbisë dhe Kosovës. Zëvendëssekretari amerikan Bërns, i cili këto ditë po i bën vizitë vendeve të Ballkanit, do t’i inkurajojë dy vendet që të jenë më të hapura ndaj kompromiseve të dialogut”, ka thënë Klinton pas takimit me shefen e diplomacisë së BE-së Ketrin Eshton të mbajtur në Uashington. Ndërkaq Eshton ka thënë se Bashkimi Evropian po punon për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq ka pranuar se ardhmëria e këtyre dy vendeve është BE-ja. “Gjendja në Kosovë dhe Serbi padyshim është shumë e rëndësishme për bashkimin evropian, ndërsa ardhmëria e të dyjave është BE-ja. Ekipi ynë po punon hapur për të ardhmen e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia do të jenë në gjendje të punojnë sipas planit të BE-së. Sipas këtij plani Serbia do ta fitojë statusin e kandidatit dhe Kosova do të punojë për heqjen e vizave dhe për të ardhmen e BE-së“, është shprehur Eshton.
    Jahjaga: Në bisedime nuk duhet të cenohet shtetësia
    Gjatë ditës presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, janë takuar me zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, mirëpo e gjithë vizita ka përfunduar me lëshimin e komunikatave nga këto institucione. E njëjta gjë ndodhi ditë më parë kur krerët më të lartë të institucioneve u takuan me ndërmjetësin evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper.
    Zyra për Informim e presidencës së Kosovës ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takim me zëvendëssekretarin e Shtetit, Ulliam Bërns, ka thënë se në raundin e ardhshëm të bisedimeve Kosovë- Serbi nuk duhet të cenohet shtetësia e vendit tonë.
    “Me propozimet për diskutim në raundin e ri të dialogut duhet pasur parasysh që të mos cenohet shtetësia e Kosovës. Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë të angazhuara në dialog si dy subjekte të barabarta dhe të pavarura”, ka deklaruar Jahjaga duke shtuar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera në rajon. E para e vendit ndër tjerash ka thënë se Serbia duhet të përmbushë obligimet e veta për një bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. “ Nga dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë kanë dalë marrëveshje të cilat duhet të zbatohen. Kosova ka treguar vullnetin e saj për t’i zbatuar marrëveshjet, por Serbia duhet të bëjë më shumë në zbatimin e tyre”, është shprehur Jahjaga.
    Presidentja e vendit ka thënë se zbatimi i Planit Ahtisari është zgjidhja më e mirë për komunat në veri të Kosovës. “Ky plan nuk është zbatuar në tri komunat në veri të Kosovës për shkak të pengesave nga strukturat ilegale dhe rrjeti kriminal serb. Pengesë tjetër mbetet edhe ndërhyrja e vazhdueshme e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës”, ka thënë presidentja Jahjaga.
    Ndërkaq zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Ulliam Bërns, ka thënë se SHBA-ja nuk do të inkurajojë asnjë hap që do ta dëmtojë pavarësinë e Kosovës.
    “SHBA-ja është e interesuar për përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit, përfshirë Kosovën drejt integrimeve euroatlantike. SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në skenën ndërkombëtare, rajonale dhe atë të brendshme dhe nuk do të inkurajojë asnjë hap që do të dëmtojë pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Bërns.
    Bërns: SHBA-ja do të mbështesë fuqishëm shtetndërtimin e Kosovës
    Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me zëvendëssekretarin e SHBA-së, Bërns, me ç’rast kanë biseduar për procesin e arritur të Kosovës në katërvjetorin e pavarësisë. “ Në katërvjetorin e shpalljes shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, Republika e Kosovës është shtet edhe më i konsoliduar, me institucione stabile dhe efektive, me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit, si dhe respektim afirmativ të komuniteteve”, ka thënë kryeministri Thaçi.
    Ai ndër tjerash ka deklaruar se Kosova në vitin e katërt të pavarësisë ka shënuar sukses në rrafshin politik, diplomatik dhe atë të zhvillimit ekonomik.
    “Republika e Kosovës është një tregim i suksesshëm, me të cilin krenohemi të gjithë, por edhe miqtë tanë. Në vitin e katërt të pavarësisë, Kosova ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin politik, diplomatik, dhe atë të zhvillimit ekonomik”, është shprehur Thaçi.
    Shefi i ekzekutivit gjatë këtij takimi ka folur edhe për procesin e përmbylljes së Pavarësisë së mbikëqyrur të vendit tonë. “Viti 2012 është vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, si shenjë e rritjes së standardeve demokratike. Institucionet ndërkombëtare që janë të pranishme në Kosovë kanë mbështetur fuqishëm agjendën që çon drejt kësaj përmbylljeje”, ka thënë Thaçi. Ndërkaq zëvendëssekretari Bërns ka ritheksuar vazhdimin e përkrahjes së SHBA-së për Kosovën në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe zbatimin e vizionit për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. “ SHBA-ja do të mbështesë fuqishëm shtetndërtimin e Kosovës, edhe pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë”, është shprehur Bërns.
    Bërns gjatë orëve të mbrëmjes ka vizituar manastirin e Graçanicës ku është pritur nga Peshkopi Teodosije. Ai është takuar edhe me kryetarin e komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq. Edhe gjatë këtyre takimeve nuk pati ndonjë prononcim nga zëvendëssekretari i SHBA-së, Bërns. Të gjitha takimet dhe vizita e zëvendëssekretarit Bërns ishin shoqëruar nga ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Kristofer Dell. Vizita e zëvendëssekretarit amerikan ka ardhur një ditë pas katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në prag të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    SHBA dhe BE - KERKON NGA KOSOVA KOMPROMIS KURSE KJO DOTI KENVENONTE VEQ SERBIS SE PSE AJO SKA QA TE HUMBAS NE KOSOVE KURSE QEVERI E KOSOVES SI GURISHT SI GJDOHER ESHT E GATSHME TE LESHOJ PE NE KURRIZ TE SHQIPTARVE

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    SHBA dhe BE - KERKON NGA KOSOVA KOMPROMIS KURSE KJO DOTI KENVENONTE VEQ SERBIS SE PSE AJO SKA QA TE HUMBAS NE KOSOVE KURSE QEVERI E KOSOVES SI GURISHT SI GJDOHER ESHT E GATSHME TE LESHOJ PE NE KURRIZ TE SHQIPTARVE
    un jam krye minister por e kam doren e keqe
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #56

    Thumbs down Nënshkruhet marëveshja Kosovë-Serbi

    Pas paqartësive disa-javore rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare u shpreh në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - siç kishte insistuar Serbia, por edhe Deklarata e shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

    Për zhbllokimin e ngërçit të deritashëm rreth kësaj çështjeje foli në një bisedë telefonike me Radion Europa e Lirë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ai tha se modeli aktual për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale është i balancuar, meqë merr parasysh dy realitetet ekzistuese - atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj.

    “Në bashkëpunimin regjional, në të njëjtën kohë, Kosova do të përfaqësohet me Deklaratën e Pavarësisë, pra do të merret parasysh Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 Shkurtit 2008, gjithashtu opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që rikonfirmon edhe ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës dhe Rezoluta 12 44 që njeh dhe garanton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe prezencën e NATO’s në Kosovë”, u shpreh Kryeministri Thaçi.

    Nga Bashkimi Europian është sinjalizuar tashmë se raundi i ardhshëm i dialogut Prishtinë-Beograd do të mbahet në javën që vjen me shpresën që, deri atëherë, të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal.

    Deri vonë, në opinionin publik patën qarkulluar ide të ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Thuhej se në këto nisma Kosova do të përfaqësohej pa fjalën “Republikë” dhe me një fusnotë që do të përmbante disa sqarime për Kosovën.

    I pyetur se a është pajtuar pala kosovare për heqjen e fjalës “Republikë” nga përfaqësimi i vendit në këto organizime, kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh: Për ne është me rëndësi agjenda europiane, përshpejtimi i pakos europiane për Republikën e Kosovës.

    “Për ne nuk kanë qenë me rëndësi formulimet dhe simbolikat. Për ne është me rëndësi agjenda europiane, përshpejtimi i pakos europiane për Republikën e Kosovës”.

    Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën i ishte përmendur, në dhjetor të vitit të kaluar, Beogradit si parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fillim të muajit të ardhshëm, por Kryeministri Thaçi shfaqi shpresën se pas zhvillimeve diplomatike të së shtunës edhe për Kosovën pritet të ketë përshpejtim të agjendës evropiane.

    “Ka një rritje të vetëdijesimit në domosdoshmërinë e lëvizjes së shpejtë të Kosovës drejt agjendës europiane. E theksoj se Brukseli, padrejtësisht, ka pasur hezitime në ofertën evropiane për Kosovën. Kosovarët janë evropianët më të rinj; kanë merituar dhe meritojnë lëvizje më të shpejtë, sepse kemi implementuar agjendë të rëndësishme europiane”, theksoi Kryeministri Thaçi.

    Megjithëkëtë, nga Serbia nuk ka ende ndonjë sinjal për përqafimin eventual të modelit të përmendur nga kryeministri Thaçi.

    Paraqitja e modelit në fjalë erdhi pas presioneve të shumta që Bashkimi Europian dhe Uashingtoni zyrtar u bënë palëve të përfshira në dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja.

    Gazeta Express, ditë më parë, ka raportuar se Deklarata e Pavarësisë, Mendimi i GJND’së dhe Rezoluta 1244, është opsioni më i mundshëm për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,74262
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #57
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=228176
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    ...

    Gazeta Express, ditë më parë, ka raportuar se Deklarata e Pavarësisë, Mendimi i GJND’së dhe Rezoluta 1244, është opsioni më i mundshëm për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës.
    ...
    Me rendesi eshte qe Kosova nuk do te kete te drejte te paraqitet si cdo shtet tjeter. Pra, Kosova do te paraqitet me fusnote dhe pa "Republike". Ashtu sic kane kerkuar BE dhe Beogradi.
    Ne momentin kur nje shtet nuk ka te drejte te paraqitet si shtet apo si cdo shtet tjeter, atehere automatikisht nuk behet me fjale per shtet.

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Bërns: Asnjë hap që dëmton pavarësinë e Kosovës

    Publikuar: E shtune 18 Shkurt 2012, 20:53
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Ulliam Bërns, ka qëndruar të shtunën për një vizitë në Kosovë larg syrit të medieve. Shefja e diplomacisë amerikane, Hillari Klinton, para vizitës së zëvendëssekretarit të SHBA-së, Ulliam Bërns kishte thënë se Bërns do t’i inkurajojë Kosovën dhe Serbinë të jenë më të hapura ndaj kompromiseve të dialogut. “ SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun Kosovë Serbi që po i prin BE-ja për të bërë integrimet euroatlantike të Serbisë dhe Kosovës. Zëvendëssekretari amerikan Bërns, i cili këto ditë po i bën vizitë vendeve të Ballkanit, do t’i inkurajojë dy vendet që të jenë më të hapura ndaj kompromiseve të dialogut”, ka thënë Klinton pas takimit me shefen e diplomacisë së BE-së Ketrin Eshton të mbajtur në Uashington. Ndërkaq Eshton ka thënë se Bashkimi Evropian po punon për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq ka pranuar se ardhmëria e këtyre dy vendeve është BE-ja. “Gjendja në Kosovë dhe Serbi padyshim është shumë e rëndësishme për bashkimin evropian, ndërsa ardhmëria e të dyjave është BE-ja. Ekipi ynë po punon hapur për të ardhmen e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia do të jenë në gjendje të punojnë sipas planit të BE-së. Sipas këtij plani Serbia do ta fitojë statusin e kandidatit dhe Kosova do të punojë për heqjen e vizave dhe për të ardhmen e BE-së“, është shprehur Eshton.
    Jahjaga: Në bisedime nuk duhet të cenohet shtetësia
    Gjatë ditës presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, janë takuar me zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, mirëpo e gjithë vizita ka përfunduar me lëshimin e komunikatave nga këto institucione. E njëjta gjë ndodhi ditë më parë kur krerët më të lartë të institucioneve u takuan me ndërmjetësin evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper.
    Zyra për Informim e presidencës së Kosovës ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takim me zëvendëssekretarin e Shtetit, Ulliam Bërns, ka thënë se në raundin e ardhshëm të bisedimeve Kosovë- Serbi nuk duhet të cenohet shtetësia e vendit tonë.
    “Me propozimet për diskutim në raundin e ri të dialogut duhet pasur parasysh që të mos cenohet shtetësia e Kosovës. Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë të angazhuara në dialog si dy subjekte të barabarta dhe të pavarura”, ka deklaruar Jahjaga duke shtuar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera në rajon. E para e vendit ndër tjerash ka thënë se Serbia duhet të përmbushë obligimet e veta për një bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. “ Nga dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë kanë dalë marrëveshje të cilat duhet të zbatohen. Kosova ka treguar vullnetin e saj për t’i zbatuar marrëveshjet, por Serbia duhet të bëjë më shumë në zbatimin e tyre”, është shprehur Jahjaga.
    Presidentja e vendit ka thënë se zbatimi i Planit Ahtisari është zgjidhja më e mirë për komunat në veri të Kosovës. “Ky plan nuk është zbatuar në tri komunat në veri të Kosovës për shkak të pengesave nga strukturat ilegale dhe rrjeti kriminal serb. Pengesë tjetër mbetet edhe ndërhyrja e vazhdueshme e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës”, ka thënë presidentja Jahjaga.
    Ndërkaq zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Ulliam Bërns, ka thënë se SHBA-ja nuk do të inkurajojë asnjë hap që do ta dëmtojë pavarësinë e Kosovës.
    “SHBA-ja është e interesuar për përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit, përfshirë Kosovën drejt integrimeve euroatlantike. SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në skenën ndërkombëtare, rajonale dhe atë të brendshme dhe nuk do të inkurajojë asnjë hap që do të dëmtojë pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Bërns.
    Bërns: SHBA-ja do të mbështesë fuqishëm shtetndërtimin e Kosovës
    Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me zëvendëssekretarin e SHBA-së, Bërns, me ç’rast kanë biseduar për procesin e arritur të Kosovës në katërvjetorin e pavarësisë. “ Në katërvjetorin e shpalljes shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, Republika e Kosovës është shtet edhe më i konsoliduar, me institucione stabile dhe efektive, me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit, si dhe respektim afirmativ të komuniteteve”, ka thënë kryeministri Thaçi.
    Ai ndër tjerash ka deklaruar se Kosova në vitin e katërt të pavarësisë ka shënuar sukses në rrafshin politik, diplomatik dhe atë të zhvillimit ekonomik.
    “Republika e Kosovës është një tregim i suksesshëm, me të cilin krenohemi të gjithë, por edhe miqtë tanë. Në vitin e katërt të pavarësisë, Kosova ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin politik, diplomatik, dhe atë të zhvillimit ekonomik”, është shprehur Thaçi.
    Shefi i ekzekutivit gjatë këtij takimi ka folur edhe për procesin e përmbylljes së Pavarësisë së mbikëqyrur të vendit tonë. “Viti 2012 është vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, si shenjë e rritjes së standardeve demokratike. Institucionet ndërkombëtare që janë të pranishme në Kosovë kanë mbështetur fuqishëm agjendën që çon drejt kësaj përmbylljeje”, ka thënë Thaçi. Ndërkaq zëvendëssekretari Bërns ka ritheksuar vazhdimin e përkrahjes së SHBA-së për Kosovën në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe zbatimin e vizionit për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. “ SHBA-ja do të mbështesë fuqishëm shtetndërtimin e Kosovës, edhe pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë”, është shprehur Bërns.
    Bërns gjatë orëve të mbrëmjes ka vizituar manastirin e Graçanicës ku është pritur nga Peshkopi Teodosije. Ai është takuar edhe me kryetarin e komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq. Edhe gjatë këtyre takimeve nuk pati ndonjë prononcim nga zëvendëssekretari i SHBA-së, Bërns. Të gjitha takimet dhe vizita e zëvendëssekretarit Bërns ishin shoqëruar nga ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Kristofer Dell. Vizita e zëvendëssekretarit amerikan ka ardhur një ditë pas katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në prag të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd.

  10. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Per sa ti kemi Amerikanet miq dhe besoi se do ti kemi per her
    as qe duhet te brengosemi ne se qfar e kshillon ata qeverin ton
    se qka me pranue e qka jo
    hiq mos u bani merak

    ---------------------------------------

    Obama: SHBA, mike e patundur e Kosovës
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pika-Kufi.1-31 : 19-02-2012 më 12:50

Faqja 6 prej 70 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •