BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Nese H. Clinton ka thene nje gje te tille, une nuk e kam degjuar, atehere ajo lirisht duhet te futet ne kampin e antishqipetareve si Krykuislingu UDB-ashe, Thaci?
Pvaresisht kesaj, vete fakti qe H.Clinton, Dell dhe amerikane tjere per Kosoven kerkojne sjellje politike dhe sistem pushtetesh, te cilat nuk perkojne me sistemin demokratik perendimor, se paku jane ne kundrshtim me disa parime themelore te atyre sistemeve, tregon qartazi joseriozitetin dhe josinqeritetin e politikes amerikane ndaj Kosoves. Ose, cfare do te ishte edhe me e rrezikshme, SHBA-te e kane humbur interesin per Kosoven dhe regjionin resp. ia kane lene BE-se...
Ku janë vijat e kuqe?
Adrian Çollaku
Produktet e para të fusnotës u dhanë shumë shpejt. U pa shumë mirë se kush fitoi e kush humbi. Serbia e fitoi statusin e shtetit kandidat, u afrua shumë afër Bashkimit Evropian, ndërkohë që nuk bëri as më të voglin hap për tërheqjen e saj nga Kosova dhe shuarjen e strukturave të saj në Kosovë. Madje, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq nuk hezitoi që edhe publikisht të deklarojë se ata luajnë me dy karta, në njërën anë synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe në tjetrën anë nuk heqin dorë nga Kosova.
Megjithatë, kjo deklaratë nuk i bëri aq shumë përshtypje askujt nga shtetet anëtare të BE-së, madje as vetë Gjermanisë, e cila ishte këmbëngulëse se nuk do të ketë status të kandidatit për Serbinë po qe se kjo e fundit nuk i shuan strukturat e saj në Kosovë. I mbyllën sytë të gjithë dhe Serbia doli fitimtare.
Habitës ishte fakti se si Gjermania lëshoi pe aq lehtë, duke pasur parasysh qëndrimin shumë të qartë të kancelares Merkel për strukturat paralele në veri të Kosovës.
Me gjasë kjo “mbyllje sysh” mund të jetë edhe një politikë globale, që si synim ka kthimin e Serbisë kah Perëndimi dhe largimin e saj përfundimtar nga lindja - Rusia. Kjo “teori” mund të bëhet edhe më reale, nëse e marrim parasysh faktin që historikisht Serbia dhe Rusia kanë pasur raporte shumë të ngushta dhe miqësore, madje raporte “nënë- bijë”.
Ndërkaq, në këtë far politike globale, Kosova po shihet se nuk ka kurrfarë ndikimi dhe nuk është kurrfarë faktori.
Krejt çka fitoi Kosova nga ky kompromis për fusnotën dhe heqjen dorë nga “Republika” dhe flamuri ishte një vizitë e kryeministrit Hashim Thaçi në Bruksel dhe marrja e disa lëvdatave nga drejtuesit e Bashkimit Evropian.
Si drejtuesit e Qeverisë së Kosovës ashtu edhe drejtuesit e BE-së u munduan me çdo kusht të na bindin se kjo është e arritur historike për Kosovën.
U munduan të na bindin se heqja e “Republikës” dhe e flamurit është një e arritur evropiane...
Se kjo fusnotë na ka dëmtuar nuk nevojitet që njeriu të jetë shumë i mençur. Këtë mund ta kuptojë edhe injoranti më i madh. E dimë shumë mirë se asnjë shtet në botë nuk përfaqësohet askund nëse simbolet e tij hiqen. Por u pa se jemi një rast sui generis.
Nuk e vlen më që të merremi me fusnotën. Çdo debat, çdo diskutim, çdo kritikë..., do të jetë e kotë. Fusnota tashmë është punë e kryer. Është hapi i parë, por jo historik siç e quajti kryeministri menjëherë pas kthimit nga Brukseli. Është hapi i parë i dëmshëm për shtetin e Kosovës.
Por cili do të jetë “hapi i dytë historik”?
Veriu i Kosovës, padyshim. Pa zgjidhjen e kësaj çështjeje, Kosova duket se nuk do të mund ta bëjë as edhe një hap përpara. Prandaj, i tërë debati, e tërë energjia, jo vetëm e Qeverisë, por e të gjitha institucioneve, përfshirë edhe partitë opozitare si dhe shoqërinë civile duhet të koncentrohet në zgjidhjen e çështjes së veriut.
Njëjti si në dialogun “teknik”, ashtu edhe në atë “politik”, që pritet të fillojë shumë shpejt e që do ta ketë në fokus çështjen e veriut, institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë strategji apo platformë, apo ndonjë vijë të kuqe se deri ku mund të bisedohet. Kompromiset duket se janë të pashmangshme. Vetë fakti që do të ulesh në një tryezë dhe do të diskutosh për një çështje, është logjike se edhe do të lëshosh pe. Kjo, sidomos nëse shkohet me atë logjikën që është shkuar deri më tani, “presion i bëhet atij më të dobëtit”, që në këtë rast është Kosova.
Nëse institucionet e vendit nuk do t’i përcaktojnë vijat e kuqe, dhe pranojnë që të hyjnë në këto bisedime politike pa kurrfarë kushtesh, kompromiset e radhës janë të pashmangshme. Statusi special për veriun do të jetë i padiskutueshëm. Posaçërisht nëse në pyetje janë politikat globale dhe interesat e të mëdhenjve, sikurse në rastin e fusnotës.
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...-vijat-e-kuqe/
Varësia
Publikuar: 04.03.2012 - 17:05
Varësia nga “miqtë ndërkombëtarë” ua ka humbur udhëheqësve kosovarëve aftësinë për të menduar dhe për të vendosur vetë. Marrja e pakontrolluar e udhëzimeve dhe e këshillave është sikur kur të hash shumë çokollatë – me një çast mund të biesh në kolaps
ara rrafsh 14-vjetësh, në të gjithë Kosovën kishin dalë nëpër rrugë rreth 500 mijë njerëz për të protestuar kundër masakrimit të civilëve shqiptarë në fshatrat Likoshan e Qirez. Populli i dalë në rrugë kishte për armë vetëm gishtërinjtë e ngritur në ajër në formë të shkronjës “V” – shenjë e cila në kohën e lëvizjes “hippie” kishte domethënien “paqe” e që në të gjitha rastet të tjera, “lexohej” si “fitore” (për “victoria”). Atëbotë, krahas përshkrimit të lajmit për sulmin e pamëshirshëm policor me forca tokësore dhe me helikopterë, KOHA Ditore kishte vendosur t’i botonte fotografitë e viktimave – sado që ishte e tmerrshme dhe rrëqethëse të shikoheshin imazhet e grave shtatzëna apo e të rinjve të sakatuar, me gjysmat e kokave të copëtuara nga rafalët e mitralozave. Duhej, ngase ishin dëshmia e vetme që kishim për t’i treguar botës se kjo tashmë ishte luftë – luftë e fëlliqur kundër civilëve të pafuqishëm dhe të paarmatosur.
Se çfarë vazhdonte të ishte tërbimi i policëve serbë edhe gjatë demonstratave, e dëshmonte fakti se të nesërmen raportohej për afro 300 veta që kishin kërkuar ndihmë në Spitalin e Prishtinës të kontrolluar nga serbët – aq të dërrmuar ishin nga dajaku. E demonstronte edhe shënimi se policët me kallasha ia kishin mësyrë edhe redaksisë së gazetës KOHA Ditore, duke rrahur me shkopinj gome këdo që shihnin korridoreve, duke mbjellë tmerr te, kryesisht, gratë dhe më të moshuarit, që kishin gjetur strehë në zyrat e gazetës.
Likoshani dhe Qirezi e shënonin fillimin e luftës në Kosovë, që nisi me një sulm jo fort të suksesshëm të njësitit të UÇK-së kundër një patrulle policie prej dy veturash te “gjashtë lisat” në hyrje të Likoshanit. Sulmi po ndodhte kur zyrtarisht komunikohej se në Kosovë ishin stacionuar 13.000 policë të rregullt, 25.000 përforcime policore, 6.500 ushtarë të AJ-së dhe 4.000 rezervistë të MUP-it serb dhe të ushtrisë serbe të kamufluar me emrin e ish-shtetit federativ. Likoshani dhe Qirezi shënuan 24 viktimat e para të afro 12.000 që do të regjistroheshin në fund të luftës e që do të vriteshin prej afro 100.000 ushtarëve dhe policëve serbë, të dërguar nga pushteti fashist i Beogradit për t’i zhdukur shqiptarët nga Kosova. Për ta ruajtur sovranitetin e pretenduar mbi Kosovën. Për ta bërë edhe një luftë të re që do ta forconte nacionalizimin serb dhe do t’ia siguronte pushtetin një despoti, me përkrahje të gjerë të popullit serb në Serbi, e edhe në Kosovë.
Dje, 14 vjet pas demonstratës më masive që kishte përjetuar Prishtina, po ai shtet, i cili së pari shkaktoi gjenocidin në Bosnjë ashtu që kjo më kurrë nuk ia doli t’i kthehej normales, e më pas u përpoq ta shkatërrojë Kroacinë, për të ardhur në fund në Kosovë në përpjekje për t’i shfarosur shqiptarët – fitoi statusin e shtetit kandidat për anëtarësimin në BE. Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe dhe që puna të jetë edhe më paradoksale është se ecja përpara e Beogradit u arrit me alibinë që ia siguroi Prishtina – me bisedimet krejtësisht të improvizuara, pa absolutisht kurrfarë ideje apo strategjie. E mbi të gjitha, pa kurrfarë transparence.
-Serbisë iu kumtua lajmi i hapjes së Evropës ndaj shtetit, i cili mbi 20 vjetët e fundit i ka shkaktuar tragjeditë më të mëdha në tokën e Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore;
- shtetit i cili i ka mbajtur të fshehur dhe i ka mbrojtur kriminelët e luftës më gjatë se dhjetë vjet;
-shtetit, i cili i mban strukturat paralele dhe një pjesë të konsiderueshme të atyre policëve nga fillimi i kësaj kolumne në Kosovë për ndërtuar barrikada e për të copëtuar territore, edhe pse fjala kyç për të hyrë në Evropë është “integrim”...
E këtë Serbisë ia mundësoi Kosova me udhëheqësit e saj me vizion shkurtpamës, përplot deklarata të kota, të pabesueshme dhe përplot rrena sikurse kjo: “Me fusnotën, Serbia e njohu Republikën e Kosovës”. E sa për ilustrim, qe sa e ka pranuar Serbia Kosovën: “Pozicioni i Serbisë është i qartë. Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës me asnjë kusht. As sot, as nesër. Ky është qëndrimi ynë i pandryshuar”. Kështu thotë Boris Tadiq.
Dhe përderisa Serbia u shpërblye me status kandidati, ne u “shpërblyem” me nisjen e studimit të fizibilitetit, të cilin me aq shumë eufori na e kishin paralajmëruar udhëheqësit kosovarë më 5 nëntor 2008. Bëjeni hesap, po “shpërblehemi” me një vlerësim teknik, me të cilin ishim “shpërblyer” para gati tre vjetësh e gjysmë dhe prej të cilit nuk kemi fituar absolutisht asgjë, për shkak se shtetet që nuk na kanë njohur kanë thënë se kjo ndërmarrje është e kotë dhe e paefekt. Lehtë do të mund të na ndodhte që pas tre vjetësh të “shpërblehemi” sërish me po të njëjtin “shpërblim”.
Me studimin e fizibilitetit, Kosova e ka humbur rrugën në oborr të vetin. E ka humbur edhe atë pak sistem demokratik që ka pasur; e ka humbur të drejtën ta ketë mendimin e vet e që të shprehet lirshëm pa iu frikësuar shantazhit dhe kërcënimit që vjen nga të huajt. Kjo ngase është vështirë të gjendet argument tjetër për të shpjeguar reagimin e partive opozitare, me përjashtim “VV”-në, të cilës megjithatë i nevojitet një ndërrim radikal veprimesh për të pasur më shumë jehonë ndër masa.
Shkojmë me rend.
Të hënën, pas fusnotës së famshme, u thirr një “protestë gjithëpopullore” në të cilën nuk morën pjesë më shumë se mbase dy mijë veta. Policia thotë 600 – mbase ata 1400 të tjerë do të kenë qenë anëtarë të SHIK-ut që kishin shkuar t’i evidentonin pjesëmarrësit për t’ua kompletuar dosjet. Sidoqoftë, protesta ishte keq e organizuar dhe devijoi në momentin kur nisi brohoritja “Vetëvendosje, Vetëvendosje”. Nëse dikush thërret protestë gjithëpopullore, ajo nuk mund t’i atribuohet një subjekti politik, sepse atëherë nuk ka kuptim, për shkak se më nuk është gjithëpopullore. Fakti se VV-ja nuk ia doli t’i animonte as aktivistët e shumtë që i ka për të marrë pjesë në të, bëri që protesta të dështonte dhe të dëshmonte dy gjëra: 1) që njerëzit refuzonin të merrnin pjesë në një demonstratë të thirrur nga “VV”-ja që të mos etiketoheshin “antiamerikanë” dhe 2) protestat gjithëpopullore pa veprimin e përbashkët të opozitës, e posaçërisht të opozitës, dhe të shoqërisë civile nuk mund të kenë sukses.
E se Kosova nuk ka opozitë mund të na e tregojnë edhe zogjtë e Feithit. Është e pabesueshme se pas prezantimit të shkëlqyer të argumenteve kundër fusnotës nga Vjosa Osmani në Interaktiv, LDK-ja të mos jetë prononcuar hiç, asnjëherë, me një diçka më substanciale sesa një deklaratë prej disa rreshtash që nuk thoshte shumë. Nuk ka mjaftuar as dalja shumë e vonshme e nënkryetarit të LDK-së, Hamiti, në parlament për të na treguar se emri i Kosovës tash e mbas në fakt është nofkë. Është mjaft frikësuese që një intervistë e ambasadorit amerikan në Zërin e Amerikës ku LDK-ja ishte cilësuar antiamerikane të ketë ndikuar aq shumë në mosdeklarimin e partisë më të madhe opozitare që kemi, së paku në letër.
Por më duket shumë më skandaloz arsyetimi i AAK-së se pse nuk pranonte të nënshkruante nismën e “VV”-së për një seancë të jashtëzakonshme. Sekretari i përgjithshëm, Ramadani, kishte thënë diçka si: “Nuk po e nënshkruajmë nismën, për shkak se e dimë se nuk i kemi votat dhe mocioni ynë nuk kalon”. Po zoti Ramadani, kjo i bie njësoj sikur të pyetej se përse i ka hyrë zgjedhjeve AAK-ja, kur e ka ditur, e këtë e përsëriste vetë, se pa Ramushin nuk mund t’i fitonte zgjedhjet parlamentare. Argumentimi i këtillë është një ofendim i inteligjencës së votuesve të kësaj partie, e edhe të atyre që nuk e kanë votuar atë, por që i shikojnë deputetët e saj si një mekanizëm për kundërshtimin e së keqes që vjen nga keqqeverisja. Natyrisht, në asnjërin rast nuk e dimë konkretisht se cili ishte kërcënimi direkt dhe nga kush u është bërë partive në fjalë, por mund të imagjinohet se duhet të ketë qenë diçka tepër e madhe që ua ndali hovin me aq shumë efekt. Me këso opozite, pozita mund të “flejë dathë”.
Kështu, për pozitën, “fli zbathur” do të thotë të vazhdosh të jesh arrogant edhe ndaj partnerit tënd të koalicionit, i cili gjatë gjithë kohës nuk e pati as komentin e vetëm për fusnotën. Me heshtje, AKR-ja bëhet bashkëfajtore për një vendim, i cili u mor pas një sërë deklaratash dhe veprimesh inkonsistente – ashtu çfarë edhe është politika kosovare. Mbase do të jetë marrë edhe pa u konsultuar fare me ta, meqenëse duket se Pacolli ka nisur ta nevrikosë Thaçin, duke ia kërkuar edhe një ministri. Për pasojë të kësaj të fundit, AKR-së iu tha: “Mundemi edhe pa ju, sepse ka plot që dëshirojnë të bëhen pjesë e koalicionit”. Kaq sa për lojalitet dhe bashkëpunim. Por arroganca duket e arrin kulmin kur kryeministri flet kundër opozitës. “Po të ishte gjallë Rugova, e po të ishte Ramushi në Kosovë, do të qeshnin me antiamerikanizmin e LDK-së dhe me veprimet e AAK-së”. Mbase do të duhej sqaruar kryeministrit, se Haradinaj është gjallë, dhe mund të qeshë edhe në Hagë, po pati për çfarë të qeshë. Por kryeministri do të duhej të dinte se është absolutisht joetike që të flasë në emër të njerëzve që për shkaqe shumë objektive nuk mund t’i përgjigjen. Është shumë joetike që të ndërtojë politika populiste, duke i përdorur emrat e njerëzve me të cilët kurrë nuk i ka pasur raportet të mira dhe normale. E vetmja gjë që i ka mbetur në fund është të thotë se është përfaqësuesi më autentik i “filozofisë rugoviane” dhe të fryhet me betejat të cilat Ramushi i ka fituar në luftë.
Në vend të kësaj, më mirë do të ishte që të shikonte se si do t’ia bënte punës së Azem Sylës, i cili është deputet i partisë së tij; bashkëpunëtor i tij shumë i afërt, e dikush thotë madje edhe dajë i tij, e cili në Zvicër është shpallur 100 % i paaftë psikikisht, përderisa këtu përfaqëson interesat e PDK-së në Kuvend, ani që nuk bën pjesë në asnjë komision parlamentar. Më mirë do të ishte po të merrej me problemin e pensionistëve, të cilëve është këputur duke u premtuar rritjen e pensioneve me kalimin e ligjit të ri. Le të merret me deputetët e vet që nuk po dinë si të votojnë dhe që për shkak të tyre votimet në Kuvend përsëriten nga dy e nga tri herë, duke i shkelur procedurat, për shkak se po “votuakan gabimisht”.
Mbi të gjitha, do të duhej të preokupohej dhe të merrej me paralajmërimin të cilin po e bën Serbia për organizimin e zgjedhjeve të saj lokale dhe parlamentare edhe në territorin e Kosovës. Zgjedhjet lokale do të mbahen aty ku mandatet u kanë skaduar këshilltarëve lokalë (në rastin e Kosovës, sipas kryetares se Kuvendit te Serbisë, kjo duhet të ndodhë në Zubin Potok dhe Zveçan), kurse ato parlamentaret “... në të gjithë territorin e Republikës – kurse Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, sipas Kushtetutës së Serbisë dhe Ligjit për zgjedhjet si dhe Rezolutës 1244”. E për të vërtetuar seriozitetin e kësaj deklarate, i bashkohet edhe një tjetër e Tadiqit që thotë se (mos)shpallja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë nuk është kusht që Serbia duhet ta plotësojë për t’iu caktuar data për nisjen e negociatave për aderim në BE. Për fat të keq, krejt çka ka thënë Tadiqi deri tash, ka dalë të jetë e vërtetë.
Po thuhet se bisedimet me Beogradin do të vazhdojnë me tema telekomunikacionin dhe energjetikën – mbase kjo do të ndodhë që javën tjetër e deri në shpalljen e zgjedhjeve të Serbisë më 13 mars. Do të ishte një alibi e shkëlqyer për kryenegociatoren që të mos kthehet në Kosovë edhe për disa ditë, meqë dëshmoi të mos ketë pasur asnjë grimë ndërgjegjeje dhe guximi për t’u ballafaquar me “antiamerikanët dhe antievropianët” që kishin çfarë për ta pyetur. Në javët në vijim, nuk ka dyshim se rreziku më i madhi do të jetë imponimi i negociatave për veriun, tashmë të paralajmëruar ndërmjet rreshtave nga diplomatët evropianoperëndimorë të akredituar në Prishtinë. Dhe imponimi tashmë nuk ka nevojë të vijë nga amerikanët, sepse me fusnotë, Kosova doli në tarafin e ndikimit të shteteve evropianoperëndimore. Çdoherë e më tepër, Kosova po bëhet patatja e nxehtë që papandehur ka kaluar në duart e BE-së, përderisa Amerika merret me probleme të tjera globale.
Më 29 shkurt, Koreja e Veriut arriti marrëveshje, pas sa a sa vjetësh refuzimi, me SHBA-në për ndërprerjen (“e përkohshme”) të programit të vet bërthamor, në këmbim për ushqim. Deri më këtë datë, Koreja madje ka refuzuar inspektimin e instalimeve të veta nga ana e ekipit të inspektorëve të OKB-së (duke llogaritur në veton përkrahëse të Rusisë dhe të Kinës). Tash edhe këta inspektorë janë të mirëseardhur. Thuhet se kjo është rezultat i mençurisë dhe i pragmatizmit të liderit të ri koreanoverior. Bindja ime është se kjo është një koincidencë tepër e madhe dhe se ka njëfarë lidhje ndërmjet fusnotës dhe ndaljes së urisë në Kore... por njohuritë e kufizuara për politikën globale të kësaj natyre, nuk më mundësojnë elaborim të mëtejmë. Por më nxisin kërshërinë për të lexuar tekste të ca profesorëve universitarë e ish-analistë inteligjence të CIA-s, që flasin për një zhvendosje më të theksuar interesi të SHBA-së drejt vatrave të tjera problematike në botë dhe për arkivimin gradual të rasteve siç është ky i Kosovës. Natyrisht koha do ta dëshmojë vërtetësinë e teorive të tyre.
Kështu e ka varësia e kombinuar me injorancën. Kur nuk di, i drejtohesh dikujt për një këshillë, por edhe marrja e këshillave e ka një kufi, sepse sikurse te çokollatat, konsumi i tepërt i tyre mund të të çojnë në kolaps.
http://www.kohaditore.com/?page=1,9,90267
Pse s’duhet dorëzuar
Beqë Cufaj
Deklarata e liderit të LDK-së dhe me këtë edhe të partisë më të madhe opozitare, Isa Musfafës, që askush nuk e kishte pyetur as atë as partinë që udhëheq për Fusnotën – përfshirë, apo thënë edhe më saktë, sidomos, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, është shokuese.
I bie pra që jo vetëm Thaçi, i cili njihet për dredhitë e tij, por as miqtë ndërkombëtarë me përfaqësuesit e tyre në Prishtinë, jo vetëm që s’e kanë pyetur LDK-në dhe me këtë as partitë e tjera në opozitë, por thjesht del që e kishin shtyrë e boksuar dhe në fund hequr Republikën dhe shkruar Fusnotën pa konsensusin më të vogël të spektrit politik shqiptar në Prishtinë e Kosovë.
Kjo nxjerr në shesh thyerjen e një postulati të shenjtë të angazhimit ndërkombëtar në Kosovë, i cili për më tepër se dy dekada për krejt vendimet madhore që kanë pasur të bëjnë me shqiptarët, deshën s’deshën, liderët dhe faktorët kryesorë politikë shqiptarë janë mbledhur dhe së bashku kishin shikuar drejt e në sy Serbinë dhe Beogradin.
Pati ngjarë kështu në kohën e shtypjes serbe. Në Rambouillet. Pas luftës në Kosovë, kur u themelua Qeveria “Rexhepi” apo kur Kai Eide vendosi ta hapë pakon e statusit dhe kur Ahtisaari mori në dorë të ndërmjetësojë dhe të propozojë pavarësinë e mbikëqyrur të vendit. Të gjitha këto lëvizje politike e diplomatike qenë bërë me dhe përmes të ashtuquajturit mekanizëm të “Grupit të Unitetit”.
Por, jo edhe me Fusnotën.
Pyetjes pse ndodhi diç e këtillë e kemi zor t’i përgjigjemi, por pasojat e këtij hapi, kësaj pabesie dhe nëse doni edhe matufërie, do të kenë pasojë që edhe një fije shprese ka mbetur që të bëhet revidimi i asaj “marrëveshjeje” të Thaçit me Tadiqin (apo Editës me Stefanoviqin).
Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vetëvendosjen! dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, asgjë, ama as edhe një gjë, nuk i obligon që ta respektojnë “marrëveshjen” për Fusnotën. Nëse duan dhe munden, së bashku apo ndaras, me faktorë të rinj politikë në vend që do të shfaqen, kanë bile hapësirë të mjaftueshme që elektoratit të Kosovës t’i bëjnë premtimin kryesor: atë të revidimit, të heqjes së kësaj njolle të turpit në çastin që do të vijnë në pushtet. Sepse, as ato e aq më pak ne – nuk jemi pyetur për këtë lëshim e gabim kaq të rëndë të Thaçit me kompaninë e tij.
Sprova e këtij të fundit që nga Aeroporti i Prishtinës të na tregojë dhe sërish të na gënjejë për “hapin e parë” të Kosovës drejt BE-së me Studimin e Fizibilitetit jo vetëm që u minua dhe u denoncua nga Ulrike Lunaçek (e pakënaqur me konkluzat e KE-së), por del që asnjëra prej shteteve të BE-së që s’e ka njohur Kosovën s’është i obliguar të pranojë Kosovën si krejt shtetet tjera aspirante për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Përgjithësisht sot, kur pësuam këtë fiasko prej fusnote, problemi që me këtë njeri, me këtë sistem qeverisjeje, pos që e kishim dhe do ta kemi është që tashti del më qartë se asnjëherë më parë që ky është në gjendje të bëjë çdo gjë, ama bash edhe çdo gjë, që të rrijë në pushtet. Që vetëm nga dhe përmes problemeve e krizave të krijuara e të sajuara mund të mbetet aty ku është.
Problemi më i madh, sfida më e madhe, që për vendin shfaqet tashti kur faktikisht ndodhi revidimi i Republikës, veshja e Fusnotës dhe me këtë edhe tejkalimi i Pakos së Ahtisaarit, del veriu i vendit dhe negociatat për atje (kur të fillojnë pas rikonfirmimit të partisë së Tadiqit në pushtet), në të cilat s’do mend që Thaçi jo vetëm që s’ka plan, por sërish do të bëjë koncesione, të cilat vendit do t’i kushtojnë edhe de jure me humbje territori.
Pas kësaj i kemi edhe zgjedhjet në Kosovë.
Këtu duhet ndalur dhe duhet parë nëse partitë opozitare do t’i qëndrojnë edhe më tej besnike “jo”-së ndaj Fusnotës dhe para së gjithash nëse do ta durojnë edhe një valë të re në të cilën Thaçi me kompaninë e tij jo veç që do t’i manipulojnë, por edhe do të bëjë çdo gjë që përmes zgjedhjeve të mbetet në pushtet.
Nëse partitë opozitare dhe qytetarët e Kosovës do ta durojnë edhe atë kamxhik të Hashim Thaçit?... Mbetet të shohim.
Gjithsesi – për t’u dorëzuar s’e kemi ndërmend.
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...uhet-dorezuar/
Shembull:
- kosovo -> statusi sipas rez.1244 i padefinuar, nga qeveria e kosoves eshte shpallur pamvaresi legjitime me te drejten nderkombetare.....
Cilat perfundime juridike mund me i nxjer tash nga kjo kontroverze ???
Ata qe e pranojn kosoven nuk ju intereson, ata qe NUK E PRANOJN kosoven kane nje legjitimitet "ligjore" per me i pranuar marreveshjet ku figuron nenshkrimi i nje perfaqesuesi te kosoves*.
Nuk eshte me rrendesi se cfare mendimi ka GJND, ngase nuk e ka MOHUAR drejtesine e shpalljes !!!, kjo eshte relevante. Mos kish pat kosova te drejte sipas normave, rregullave, ligjeve, adeteve, zakoneve e ku ta di une cfare "instrumente" mund edhe te miren para sysh, te shpall pamvaresine e njeanshme, atehere GJND do ta kish thane ate !!!............PO, kosova e ka thyer kete dhe kete ligj, qe ne vitin 1234 ish rast precedent per filan problemin.....ne drejtesi ju referohen edhe ligjeve qe jane 500 vjet te vejtra, po qe se ai ligj, nuk eshte zevendesuar me ndonje ligj te kohes me te re.....thjesht, pamvaresia e kosoves ndjek nje regull klasik, dhe eshte shpalle ne forme klasike, dhe si e tille, eshte pare edhe nga GJND.....
Edhe per kete ja nje shembull:
- normative kraft des faktischen !!!, ne shqip, FUQIA FAKTIVE....disa her e kam permend "prodhimtarine praktikable"......kosova eshte thjesht, DHUNSHEM, shtet i pamvarur nga pikepamja serbe !!!.........kjo pamvaresi juridikisht e legjitimon kosoven qe nga ajo dite qe eshte shpalle pamvaresia, deri sa te ket shqiptare ne territorin e kosoves (si shembull 2000 vjet), ti referohen 17.02.2008 per te legjitimuar sa ta doje nevoja nje pamvaresi karshi joshqiptareve. Funksionale behet kjo e drejte vetem atehere kur do te permbushen edhe kushtet klasike, pra, territor, popull, fuqi praktike.
Ne anen tjeter serbia nuk ka legjitimitet ligjore MBI TERRITORIN e kosoves te kerkoje sovranitet !!! ngase ne pike te pare nuk ka baze juridike kujt ti referohet (djepi i kultures eshte metafore, mbreteria e dusanit e ka prek edhe greqine, pricipaat feudale kane karakter tjeter´- por fundi i fundit kete mund ta sjell me lufte ne funksion), dhe se dyty, qe ne rastin aktual eshte evidente, nuk i permbush attributet per te qene sovrane, nuk ka popull dhe nuk ka fuqi praktike.
Pra, duke u nis nga keto premisa reale, kosova nepermjet te gjendjes FAKTIVE, ushtron pamvaresi mbi territorin e vet kushtetues, pamare parasysh, si shembull, spanja a e njeh apo nuk e njeh. Referimi i spanjes ndaj rez. 1244 nuk e ndryshon gjendjen faktive !!!, dhe pa dyshim, kosova ka te drejte absolute qe MOS TE NENSHKRUAJ cfaredo marreveshje, po qe se partneret i referohen 1244 duke i thane drejtperdrejte, TI NUK JE SHTET !!!, ngase YLLI tek emri ta thote ate !!!
...sikur me i than hashimit, se garderoba e tadicit eshte me e bukur.....rez.1244 nuk eshte ne asnje forme bindese per kosoven. Ajo eshte thjesht nje "instrument" teorik per te tejkaluar nje formalitet.....
Institutet e kosoves NUK KANE PRANUAR nje mareveshje, qe juridikisht do te kish vleren qe ti e sheh !!!!, kuptueshem se mund ashtu te interpretohet, por juridikisht nuk qendron !!!
Une nuk e shoh, se qeveria e kosoves ka bere nje koncesion qe do ta cenonte pamvaresine ne aspekte ligjore. Edhe nese do te ish ashtu, serbie nuk ka fuqi faktive te perfitonte nga kjo e drejte ligjore. Si shembull, serbia do te kish nevoje per nje rezolute te re, e cila do te legjitimonte nderkombetaret, ne kete rast, NATON, qe edhe dhunshem te siguronte te drejten e serbise, qe ajo, FAKTIV, te ushtronte sovranitet mbi kosoven (behet fjale per krejt territorin e kosoves, jo per veriun ose nje pjese tjeter !!!)
.....po te kish qen ashtu, NUK DO TE FIGURONTE ne fusnote.....gjnd e shuan rez. 1244.....kontroverza qe e permendi kaq shpesh....eshte thjesht antipoli, po qe se serbia mendon se ka shanca me nxjer nje kosh kasht.....nderkombetarisht pamvaresia e kosoves eshte "legjitime".....cfare te drejte sovraniteti kerkon serbia ne baze te 1244, ngase ajo nuk e prejudikon statusin, e me keq (per serbine), kosova ne baze te 1244 e ka zgjedh statutin "vetvetiu", kete, legjitimisht sipas cdo norme, te drejte, zakoni, adeti etj..... nderkombetare....
Cdo referim KUNDER pamvaresise se kosoves eshte i "padrejte".....nuk ka baze juridike !!!.........e kunderta, po qe GJND te kish thane, PO, pamvaresia e kosoves e ka thyer kete, dhe kete, ligj, qofte ai edhe nga mesjeta.....ai nuk ka thene se kosova ka te drejte te jete e pamvarur, ngase serbitchat nuk e kane pyetur (kane qene te kujdesshem) per kete ceshtje....me nje fjale, kosovaret bejn c'duan, eshte e drejte e tyre.....
Kjo marveshje eshte e perkohshme, dhe detyre e politikes kosovare eshte te sigurojn masovikisht NJOHJE, para se gjithash, ate te 5 shteteve te BE-se qe se kane njohur.
Per 90 shtete ato nenshkruajn si perfaqesues te rep. te kosoves.....per perfaqesuesit e fyromit nenshkruajn per shembull si reprezentant te rep. te kosoves....ceshtja e simboleve eshte sekundare, na ndal kush ta festojm zyrtarisht 28. nentorin ???
GJND veproj aktiv, pra, ish njehere pamvaresia, e pastaj perfundimi i gjnd-sa. Dhe gjnd nuk tha se kosovaret kane shkele ndonje te drejte nderkombetare.
Pra, po te kishin shkelur kosovaret ndonje rregull nderkombetare ???, do te vijonte nje rezolute e re, qe do te kerkonte "legjitimisht" kesaj rradhe, ushtrimin e sovranitetit te serbise mbi terr. e kosoves !!!
Ne fakt nje akt juridik nuk ka krijuar, por e menjanon te drejten e serbise ti referohet 1244 !!!, ngase procesi i statutit ka mbaruar me shpalljen e njeanshme te pamvaresise nga kosova !!!, ndryshe, po te kish thyer kosova ndonje rregull nderkombetare, akti i pamvaresise faktikisht do te kish qen perseri legjitim, por, jo sipas rregullave nderkombetare, por sipas "fuqise faktive"....keshtu kosova e ka te drejten nderkombetare per aktin e njeanshem ne anen e vet, e posepo edhe fuqine faktive !!!...........
Ska rrendesi, vetem nese don ashtu ta shohesh !!!
Perse atehere nuk u shfrytezua ajo per serbine, qe si partnere e BARABARTE te ulet me kosovaret ne tryeze e ta ndaje kosoven ???, ose, si mund ajo te interpretohet ashtu, qe misoni i EULEXIT (pa karakter nderkombetare) ta kete ate baze, ose, pse nuk protestuan ruset, ose nuk kembengulen per misionin e EULEXit te nxjerin rezolute te re ne OKB ???....nuk mund nje dokument juridik te interpretohet hem keshtu e hem ashtu, perpos, nese ai eshte thjesht sa per sy e faqe....re. 1244 eshte absolutikisht e PAVLERE.....
...e pra, ashtu !!!
Dmth. se eshte i PAVLERE, Serbia ne veri ka pushtet paralel per nje arsy "fuqia faktive"....e jo se rez. 1244 eshte baze e ketij akti joligjore !!!
me nderime
albanish by nature
Ja dha ni lipiske FMNja Kosoves,
KOSOVA PËRFITON 107 MILIONË EURO NGA FMN
Qeveria e Kosovës ka arritur pajtueshmëri për programin e ri “Stand By arrangment” me FMN-në, përmes të cilit do të përfitojë 107 milionë euro për buxhetin e Kosovës. Ky program pritet të miratohet nga bordi ekzekutiv i FMN-së në fund të prillit. ...
Postuar: 04:17:40 / 05.03.2012
Kosova është në rrugë të mirë për të përfituar fonde për buxhetin e Kosovës nga mekanizmat financiarë ndërkombëtar, si FMN-ja dhe Banka Botërore. Misioni i FMN-së, i cili ka qëndruar në Kosovë për dy javë, ka vlerësuar pozitivisht programin e monitoruar nga stafi, dhe janë harmonizuar qëndrimet për marrëveshjen e re “Stand By arrangement”, tha ministri i financave Bedri Hamza.
“Respektimi i kësaj marrëveshje nënkupton që Kosova do të mund t`i përfitojë edhe rreth 107 milion euro nga FMN-ja. Janë veprimet paraprake si kusht i kësaj marrëveshje që janë dy ligje, Ligji për BQK-në që është në Kuvend dhe ligji për fondin pensional, do të thotë Trustin e kursimeve dhe normalisht disa masa strukturore që do të merren brenda buxhetit, pasi që edhe procesi i privatizimit është në vijim dhe ne nuk mund ta paragjykojmë përfundimin e këtij procesi”, tha Hamza.
Udhëheqësi i misionit të FMN-së për Kosovën, Johanes Vigand, tha se misioni gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë vlerësimin e rregullt të pasqyrës ekonomike të vendit, rishikimin përfundimtar të programit të monitoruar nga stafi, dhe ka filluar bisedimet për një program të mundshëm “Stand By”. Ai theksoi se rritja ekonomike në Kosovë sivjet do të jetë 3.8 për qind.
“Shumë vende të Evropës po kalojnë nëpër krizë të rëndë financiare dhe kjo e ka detyruar FMN-në të bëjë rishikimin për rritjen ekonomike në të gjitha vendet e Evropës. Ne kemi parashikuar një rritje për Kosovën për 3.8 për qind, dhe kjo është me e lartë se në vendet tjera të Evropës, pasi Kosova është më pak e ekspozuar ndaj krizës së Euros, dhe rrezikun kryesor e shohim nga rënia e investimeve të huaja dhe remitencave nga diaspora kosovare që jetojnë në Evropën Qendrore”, tha Vigand.
Vigand theksoi se programin e monitoruar nga stafi e kanë vlerësuar pozitivisht, deficiti ka qenë 1.8 për qind nga 2.9 sa ishte paraparë në program, shumica e reformave strukturore janë plotësuar, e disa kushte janë plotësuar me vonesë, sidomos sa i përket termave të referencës së grupeve punuese për hartimin e kushteve të përfitimeve për programin për veteranët e luftës.
“Sidoqoftë, vlerësimi i përgjithshëm sipas programit të monitoruar nga stafi ka qenë i kënaqshëm dhe si rezultat i kësaj, kemi filluar negociatat për një program të ri “Stand by” dhe kemi arritur marrëveshje për një aranzhman të ri Stand By. Kjo do të thotë se misioni dhe autoritetet e Kosovës kanë arritur marrëveshje për politika që do të mbështeten me një aranzhman stand by për 20 muajt e ardhshëm. Natyrisht ky dokument duhet të rishikohet në FMN para se t’i paraqitet Bordit dhe ne parashohim se do të miratohet në Bordin Ekzekutiv në fund të prillit”, tha Vigand.
Përvec 107 milionë eurove nga FMN-ja, qeveria do të përfitojë edhe 30 milionë nga Banka Botërore.
Edhe ministri Hamza tha se rritja do të jetë 3.8 për qind, nga 5 sa ishte planifikuar në fillim të vitit, ndërkaq theksoi se nuk do të ketë reduktime të projekteve, sic është ai i autostradës. Njëkohësisht ai pohoi se edhe buxheti i vitit 2013 do të hartohet në harmoni të plotë me FMN-në.
Kosova e ndihmoi Serbinë në marrjen e statusit !!!
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, në një intervistë për RTV21, thotë se Kosova i ka ndihmuar Serbisë që të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
“Ajo që ka arritur Serbia është një hap i madh përpara jo vetëm për Serbinë por për të gjitha shtetet fqinjë. Serbia nuk ka qenë gjithmonë promotore e integrimit dhe anëtarësimit pasi siç e dini ajo shumë shpesh iu ka shkaktuar dëme të mëdha vendeve fqinje, sidomos Kosovës”, ka thënë Kaçin, duke shtuar se “me fillimin e dialogut dhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, sidomos me këtë të fundit që do t’i mundësojë Kosovës që të dalë nga bllokada dhe të mund të jetë pjesë e organizimeve të ndryshme ndërkombëtare, ky mund të themi se është ndryshim pozitiv”.
“Është një situatë e re kur Serbia nga suksesi i vet do të sjellë përfitime kolaterale për Bosnjën, Malin e Zi Kosovën dhe Maqedoninë”, është shprehur Kacin në intervistën dhënë RTV21-shit.
Ndërkaq, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po shkakton keqkuptim tek gjeneratat e reja dhe po punon kundër integrimit të Kosovës.
I pyetur se përse mendon që kjo lëvizje po vepron kundër integrimit të Kosovës, Kacin tha se ajo që po ndodh këtu është orientim i politikës.
“Populizimi nuk ju çon askund, është nevojë që t’u shpjegohet njerëzve gjithçka që po ndodh dhe ajo që po ndodh me Vetëvendosjen është një keqkuptim që po shkaktojnë tek gjeneratat e reja. Vetëm integrimi i Kosovës është mënyra që të binden investitorët për të ardhur në Kosovë, që të krijohen vendet e reja të punës dhe që të krijohen kushte dhe mundësi më të mira për këto gjenerata. Por, ajo që pajtohem në këtë pikë është se duhet të ketë dialog më të madh në Kosovë mes partive më të mëdha dhe atyre opozitare. Është e nevojshme që në këtë proces të jetë e përfshirë edhe opozita e po ashtu është e nevojshme që të ketë një debat transparent”, ka thënë Kacin në këtë intervistë për RTV21.
Kacin ndërkaq ka bërë thirrje që të ketë dialog Prishtinë-Prishtinë për të biseduar se çka duhet të bëhet për të ardhmen, kush ka përgjegjësi për ta bërë këtë ose atë dhe për të krijuar më shumë konsensus për hapat e ardhshëm që duhet të bëhen. /Zëri/
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...en-e-statusit/
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Shqipetare te Kosoves dhe gjithe shqipetaret ne tokat etnike shqipetare ne ish Jugosllavi ,nuk e kane te qarte se kufijte e mbrendshem dhe te jashtem te ish Jugosllavise nuk preken dhe nuk do te preken per shume shekuj . Kjo nuk ndodhe me deshiren e shqipetareve ,pore jane do forca boterore qe e kane nenshkruare Marreveshjen .
Amerika dhe BE , duke perjashtuare Sllovenine , Republikat tjera te ish Jugosllavise duke perfshi ketu edhe Kosoven, do ti integrojne ne BE , si Republika muhalla , pa force ekonomike dhe ushtarake . Ne keto Marreveshje bene pjese edhe Shqiperia ,si shtete i dobet .
Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 05-03-2012 më 14:18
Krijoni Kontakt