Pyetje:

Pse ne ditet e sodit po mbulohen femrat muslimane, edhe sa i perket kesaj mbulesa fetare neper shkolla eshte e ndalushme dhe une mendoj se nuk ka ligj ose rregullore per kete, cila eshte arsyeja e kesaj nese ne shqiptaret mundohemi te hyjm ne evrop me femra te zhveshura a mendoni edhe ju se eshte nje gabim i madh kur shtetet e evropes mundohen qe ti mbulojn femrat e tyre dhe a mendoni se disa femra mbulohen vetem per para? Kerkoj falje nese kjo pyetje eshte ofenduese per ju.


Pėrgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndėrsa salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin tonė, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokėt e tij.


Si nė ditėt e sodit ashtu edhe mė herėt, motrat muslimane janė mbuluar se kėshtu kanė qenė tė urdhėruara prej Allahut, dhe me kėtė ato e kanė zbatuar fjalėn e Allahut ku thotė: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave tė besimtarėve tė vėjnė shamitė (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. Allahu falė gabimet e kaluara, Ai ėshtė Mėshirues”. (Ahzab – 59)


Ndėrsa sa i pėrket ndalimit tė mbulesės nėpėr shkolla, padyshim se kjo ėshtė njė luftė kundėr Islamit e cila zhvillohet nėpėr shumė vende, duke u munduar qė tė ērrėnjosin moralin dhe nderin e motrave muslimane, e duke harruar se Allahu (azzevexhel) thotė: “Ata pėrpiqen me gojėt e tyre ta shuajnė dritėn e Allahut, e Allahu nuk do tjetėr pos ta pėrsosė dritėn e Tij, edhepse e urrejnė kėtė jobesimtarėt”. (Teubeh – 32)



Dhe pa marrė parasyshė se ka apo nuk ka rregullore e cila ndalon mbulesėn islame nėpėr vende tė caktuara, ligji dhe rregullorja e tillė nuk hyn nė konsideratė fare, ngase ēdo ligj i cili nuk ėshtė i bazuar nė Kur’an dhe Sunet ėshtė i kotė dhe i pavlerė.


E sa i pėrket zhveshjes dhe lakuriqėsisė sė femrave shqiptare, kjo nuk tregon gjė tjetėr prėveē mentalitetit tė dobėt dhe ndjenjave tė pakontrolluara tė atyre tė cilat pasojnė verbėrisht epshet dhe djallin. Njėkohėsisht ato vėrtetojnė fjalėn e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili thotė: “Do t’i pasoni rrugėt e atyre qė ishin para jush, pėllėmbė pas pėllėmbe, hap pas hapi, dhe sikur tė hynin ata nė birėn e hardhucės, do tė mundoheshit tė hyni edhe ju. Thanė: O i Dėrguar i Allahut: A krishterėt dhe jehudėt? Tha: Kėnd tjetėr? (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


Ndėrsa, a mendoj se disa femra mbulohen vetėm pėr para? Jo, nuk mendoj asnjėherė. Ngase sot nuk ekzistojnė njerėz qė japin para pėr t’i mbuluar femrat, por pėrkundrazi ekzistojnė tė tillė tė cilėt japin pasuri dhe kontribut tė madh, pėr tė prishur moralin e rinisė islame dhe pėr tė dobėsuar muslimanėt. Thotė Allahu (azzevexhel): “Ata qė nuk besuan, shpenzojnė pasurinė e tyre pėr tė penguar nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnė atė, dhe ajo do tė bėhet dėshprim i tyre, madje ata do tė mposhten. E ata qė mohuan, do tė tubohen nė Xhehenem”. (Enfal – 36)


Gjithashtu, edhe sikur tė kishte tė tillė tė cilėt japin para pėr t’u mbuluar femrat muslimane, muslimanja ėshtė e vetėdijshme se adhurimet nuk bėhen pėr shkaqe tė kėsaj bote, por ato i kushtohen plotėsisht Allahut (azzevexhel) dhe se gjėrat qė janė me interes apo me dhunė, nuk janė afatgjate.