Sqarimi nga Ambasada e Kosovës: Topi dhe Rama të ftuar
Reagimet mbi mos marrjen pjesë në festën e katër vjetorit të pavarësisësë Kosovës të Presidentit të Republikës dhe kreut të PS, kanë detyruar ambasadën e Prishtinës në Tiranë të sqarojë se personalitetet e larta në vend kanë pasur ftesë për këto pritje. Ndërkohë që ajo ka shkakrkuar përgjegjësitë sa I përket inagurimit të rrugës që nuk është bërë dhe nuk është organizuar prej saj. “Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Sqarojmë se nuk është kompetencë e asambsadës së Republikës së Kosovës në Tiranë që të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal”, thuhet në njoftimin e ambasadës. “Sqarojmë gjithashtu se në veprimtaritë e organizuara nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, protokolli i shtetit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka akses”, shkruhet më tej në sqarim i cili i referohet disa të përditshmeve që shkruan se Topi dhe Rama nuk kishin marrë ftesë nga MPJ, duke theksuar se kjo kishte oprganizuar festën. “Sqarojmë median dhe opinionin e gjëre publik se ceremonia e organizuar me rastin e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësise së Kosovës, përurimi i selisë së ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ceremonia e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova” ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës”, thuhet më tej në njoftim.
MAPO
Krijoni Kontakt