Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Aksioni “Kosova Republikë”, arrestohen tetë aktivistë

    Aksioni “Kosova Republikë”, arrestohen tetë aktivistë

    Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot janë arrestuar tetë aktivistë të kësaj lëvizjeje, për shkak të shkrimit të parullës “Kosova Republikë” në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    Mëtutje, në kumtesën e Vetëvendosjes thuhet se policia kishte “intervenuar brutalisht”.

    Aksioni i aktivistëve ishte bërë në kohën kur shefja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, po takohej me ndërmjetësuesin e këtij dialogu nga Bashkimi Evropian, Robert Kuper, në Prishtinë.

    Qëllimin e këtij takimi, Lëvizja Vetëvendosje e përshkruan si “heqje dorë nga Republika”.


    Aktivistët e arrestuar janë:
    1. Frashër Krasniqi
    2. Kreshnik Ahmeti
    3. Valdrin Ahmeti
    4. Salih Zyba
    5. Gëzon Kastrati
    6. Zgjim Hyseni
    7. Lulzim Gjaka
    8. Arbënor Dehari

    Po sjelle vetem nje nga komentet e gazetes bota sot qe ia vlene te lexohet e kupetohet nga cdo shqypetar.

    Komente (78) Kthehu | 14.02.2012

    Po kthehemi 30 vite mbrapa.Parulla ,Kosova republikë, parullë armiqësore dhe e dënueshme në vitin 1981,e dënueshme edhe sot ! Edhe Lëvizja VV po e tepron me këto aksione që për kohën e sotit janë të tejkaluara.Lëvizja VV duhet të shqyrtoj pozicinin e vet dhe ti kthehet më tepër seriozitetit nëse do që të mbetet në politikë si forcë parlamentare me mundësi progresi,por jo me aksione që nuk i ,,hanë,, pazari.
    IKRASNIQI 14.02
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Me referendumin në veri, Serbia cenon sovranitetin e Kosovës

    Publikuar: 14.02.2012 - 18:20
    koha net

    Prishtinë, 14 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një deklarate dërguar medieve, shpreh zhgënjimin dhe revoltën e saj të thellë për aktin e fundit të Serbisë lidhur me organizimin dhe mbajtjen e referendumit në pjesën veriore të vendit tonë.

    Ky akt ilegal i cili do të prodhojë një rezultat ilegal dhe të papranueshëm, në mënyrë të drejtëpërdrejtë cenon sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ky veprim ilegal i Serbisë është në kundërshtim më Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Për me tepër, ky akt i fundit i Serbisë kundër Kosovës, dëshmon qartë ambiciet e sëmuara dhe pretendimet territoriale të Serbisë në raport me Kosovën, thuhet më pas në kumtesë .

    Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëj trysni tek Serbia qe t’i jap fund akteve të tilla ilegale të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë integritetin territorial të shtetit tonë të pranuar ndërkombëtarisht. Aktet e tilla ilegale dhe të papërgjegjshme të Serbisë nuk i shërbejnë në asnjë menyrë avancimit të agjendës euroatlanike dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përfundon kumtesa.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Robert Cooper

    Cooper mori përgjigjen: Vetëm si shtet i pavarur

    20:25 / 14.02.2012


    Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare duhet të bëhet me emrin me të cilin është njohur ajo nga 87 vendet e botës dhe me emrin me të cilin Republika e Kosovës vendos marrëdhënie bilaterale - si shtet sovran dhe i pavarur.
    Veç takimit me presidenten Atifete Jahjaga, këtë përgjigje përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, e ka marrë edhe në takimin që ai ka patur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

    Duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale, kryeministri Thaci ka theksuar se Kosova duhet patjetër që të përfaqësohet si shtet sovran dhe i pavarur. “Çfarëdo zgjidhje në këtë çështje, e cila nuk e reflekton gjithashtu realitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, do të jetë e papranueshme”, ka thënë Thaci.

    Kryeministri ka falënderuar ndërmjetësin e BE-së, Cooper për punën e tij në procesin e dialogut dhe ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme në kuadër të këtij procesi, e bindur se kjo i shërben normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hap perspektivën e sigurt euro-atlantike. /Telegrafi/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    coper si merr para syesh deklaratat boshe te hashim thaqit perfundimisht kosova dote perezentohet me fusnot

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    coper si merr para syesh deklaratat boshe te hashim thaqit perfundimisht kosova dote perezentohet me fusnot
    beni kush te informoi
    aha kunata qika e sokoloviqit a po po ndoshta mier e ka
    se ajo e din i ka tregue albini
    e albini eshte shum lartpames
    i shkreti spo e dike qe kosova eshte ber Republik
    dhe eshte pranue nga 87 shtete por ai shkruente parulla kosova-republik sot
    hahahaha

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    coper si merr para syesh deklaratat boshe te hashim thaqit perfundimisht kosova dote perezentohet me fusnot


    Thaçi: Kosova të përfaqësohet si shtet sovran
    Artan M. Haraqija | 14-02-2012 00:09 CET



    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...-shtet-sovran/

    ----------------------------------------------------------------------

    o beni qyky burr e prej shkurt se jo rrugaqet e vetfundosjes
    tu shkrue prralla e parulla te 45-tes hahaha

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ...
    Cooper mori përgjigjen: Vetëm si shtet i pavarur

    20:25 / 14.02.2012


    Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare duhet të bëhet me emrin me të cilin është njohur ajo nga 87 vendet e botës dhe me emrin me të cilin Republika e Kosovës vendos marrëdhënie bilaterale - si shtet sovran dhe i pavarur.
    Cooper-it me siguri absolute i eshte thene krejtesisht dicka tjetrer nga kjo qe propagohet si pergjigje ndaj tij.
    Titulli dhe shkrimi me gjase jane propagande e thjeshte politike per mashtrimin dhe manipulimin e popullit, permes formulimeve te paqarta ose te interpretueshme...

    Te gjitha 87 vendet e botes Kosoven e kane njohur ne baze te Rezolutes 1244 te OKB-se. Pra, per keto vende nuk eshte fare e rendesishme se si quhet Kosova, Republike, Federate, Mbreteri... Republik Kosovo, Kosovo, Kosovo*, Kosovo Under 1244/1999 etj. I vetmi dallim i rendesishme ne kete kontekst, ne mes te ketyre shteteve dhe atyre qe nuk e njohin Kosoven dhe e trajtojne si pjese te Serbise, eshte fakti qe shtetet qe kane njohur pavaresine apo shtetesine e Kosoves e pranojne Kosoven edhe formalisht si partnere te barabarte apo si cfardo shteti tjeter. D.m.th. per keto shtete nuk ka fare rendesi si paraqitet Kosova, pavaresisht paraqitjese se pjesemarresve tjere. Pra, edhe nese disa tjere nuk paraqiten me Republik... Kosova mund te paraqitet.
    Ngjashem rregullohen edhe mardhenjet bilaterale te ketyre shteteve me Kosoven.

    Sido qe te jete, interpretimi i sakte dhe i drejte i tekstit te artikullit me larte nuk do te lejonte asnje alternative tjeter, perpos asaj qe Kosova duhet te paraqitet dhe trajtohet si cdo shtet tjeter pjesemarres ne konferencat dhe nismat rajonale. D.m.th. Nese ato fjale nuk jane vetem propagande e zakonshme dhe mashtrim i publikut, atehere ose Kosova ose Serbia duhet te heqin dore nga pjesemarrja ne nisma te caktuara rajonale dhe nderkombetare.
    Pra, faktikisht Kosova nuk ka mundesi te perfaqesohet ne asnje nisme apo organizem rajonal, pa hequr dore nga shtetesia resp. pa e pranuar heqjen e republikes dhe fusnoten qe kerkohet nga Serbia, Cooper dhe Bashkesia Nderkombetare.
    Rrjedhimisht, cdo pjesemarrje e Kosoves ne organizma dhe nisma rajonale, ku eshte anetare edhe Serbia dhe ndonje shtet tjeter ballkanik qe nuk e ka njohur Kosoven, do te nenkuptonte automatikisht pranimin e kushteve te Serbise dhe Bashkesise Nderkombetare apo heqjen dora nga perfaqesimi dhe trajtimi i barabarte me shtetet tjera resp. perfaqesim pa Republike dhe me fusnote...
    Shembull tipik eshte CEFTA.
    E njejta vlene dhe do te vlente edhe ne te ardhmen per cfardo konference apo nisme rajonale, ku eshte pjesemarrese apo anetare edhe Serbia. Nje rrugedalje tjeter nuk ka, perpos alternativave qe i permenda me pare...

    Duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale, kryeministri Thaci ka theksuar se Kosova duhet patjetër që të përfaqësohet si shtet sovran dhe i pavarur. “Çfarëdo zgjidhje në këtë çështje, e cila nuk e reflekton gjithashtu realitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, do të jetë e papranueshme”, ka thënë Thaci.
    Ne fakt, Thaci e paska pranuar perfaqesimin jo te barabarte te Kosoves.
    Ai dhe Bashkesia Nderkombetare po mundohen vetem ta mashtrojne popullin, permes takimeve te parendesishme, te cilat sherbejne kryesisht per propagande dhe koordinim te saj, kinse po diskutohet ore dhe dite te tera me palen kosovare, e cila po kundershton kerkesat dhe kushtet e Serbise dhe BE-se apo Bashkesise Nderkombetare. Ne fund, pas takimeve te shumta, do te shpallet "kompromisi", me te cilin ne fakt jane pajtuar te gjitha palet para shume ditesh, i cili do te shitet si mosheqje dore e Kosoves nga shtetesia, sovraniteti etj...fale gjoja angazhimit dhe kundershtimit te Thacit&Co.
    Por, per te gjithe ata qe mendojne vete, eshte plotesisht e qarte se nuk ekziston asnje mundesi reale qe edhe Kosova dhe Serbia te paraqiten dhe trajtohen si shtete ne nismat dhe organizmat rajonal, ku merre pjese edhe Serbia. Kjo eshte absolutisht e pamundur. Prandaj, pjesemarrja e Kosoves ne keso nismash, me pajtimin e Serbise, behet vetem atehere, kur Kosova ka hequr dore nga shtetsia dhe trajtimi i barabarte si shtetet tjera pjesemarrese...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 15-02-2012 më 05:55

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    beni kush te informoi
    aha kunata qika e sokoloviqit a po po ndoshta mier e ka
    se ajo e din i ka tregue albini
    e albini eshte shum lartpames
    i shkreti spo e dike qe kosova eshte ber Republik
    dhe eshte pranue nga 87 shtete por ai shkruente parulla kosova-republik sot
    hahahaha
    Po kjo qika e sokoloviqit ortake kujna ke a mujte me dit,than bre qe njefar skarepi zavendesi i ministrit te jashtem,e rujna zot prej patriotave te py dy ky-es

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    beni kush te informoi
    aha kunata qika e sokoloviqit a po po ndoshta mier e ka
    se ajo e din i ka tregue albini
    e albini eshte shum lartpames
    i shkreti spo e dike qe kosova eshte ber Republik
    dhe eshte pranue nga 87 shtete por ai shkruente parulla kosova-republik sot
    hahahaha
    Llap a erdhe me ftyr tjeter a?mir se vjen Qerim kelmeni,po prap nuk po mundesh te gjitha veset me i meshef,ket( hahahaha),bajate prap po e perdor,por si ma i kujdeshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 15-02-2012 më 13:08

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Aksioni “Kosova Republikë”, arrestohen tetë aktivistë

    Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot janë arrestuar tetë aktivistë të kësaj lëvizjeje, për shkak të shkrimit të parullës “Kosova Republikë” në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    Mëtutje, në kumtesën e Vetëvendosjes thuhet se policia kishte “intervenuar brutalisht”.

    Aksioni i aktivistëve ishte bërë në kohën kur shefja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, po takohej me ndërmjetësuesin e këtij dialogu nga Bashkimi Evropian, Robert Kuper, në Prishtinë.

    Qëllimin e këtij takimi, Lëvizja Vetëvendosje e përshkruan si “heqje dorë nga Republika”.


    Aktivistët e arrestuar janë:
    1. Frashër Krasniqi
    2. Kreshnik Ahmeti
    3. Valdrin Ahmeti
    4. Salih Zyba
    5. Gëzon Kastrati
    6. Zgjim Hyseni
    7. Lulzim Gjaka
    8. Arbënor Dehari

    Po sjelle vetem nje nga komentet e gazetes bota sot qe ia vlene te lexohet e kupetohet nga cdo shqypetar.

    Komente (78) Kthehu | 14.02.2012

    Po kthehemi 30 vite mbrapa.Parulla ,Kosova republikë, parullë armiqësore dhe e dënueshme në vitin 1981,e dënueshme edhe sot ! Edhe Lëvizja VV po e tepron me këto aksione që për kohën e sotit janë të tejkaluara.Lëvizja VV duhet të shqyrtoj pozicinin e vet dhe ti kthehet më tepër seriozitetit nëse do që të mbetet në politikë si forcë parlamentare me mundësi progresi,por jo me aksione që nuk i ,,hanë,, pazari.
    IKRASNIQI 14.02
    Oooooo Plaku,po ende po te burgoskan per fjalen Kosova Republik a ?po me vjen veshtir kur e pash ket Tem,na u kthyen shkiet plako,por tash si shki-thaqa,edhe do ti therrasim shkit mprej tashti si shki-thaqa.......
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •