Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Servet Pëllumbi: Qeveria e dështuar, opozita e vonuar




    TIRANE - Profesori socialist, Servet Pëllumbi e ka ndjekur situatën e rënduar nga bora, në zona të shumta të vendit. Ai e cilëson “të dështuar” qeverinë, në përballimin e situatës, ndërsa për opozitën tha se “edhe pse me një farë vonese, e ka bërë detyrën e saj”. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, Pëllumbi është shprehur edhe për zgjedhjen e Presidentit. Ai kujton se e ka shprehur opinionin e tij, që Presidenti duhet të zgjidhet përmes dialogut, për vetë situatën ku ndodhet politika shqiptare. Profesori socialist parashikon se me zgjedhjen e Presidentit edhe këtë herë nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga herët e tjera. “Kur vete deri atje ku s’mban më, atëherë i thërresin mendjes për ta zgjidhur situatën, ose për t’iu nënshtruar ndonjë presioni që është i natyrshëm, në raste të tilla. Edhe kjo situatë mua ma merr mendja ashtu ka për të shkuar”. Pëllumbi u shpreh edhe për situatën brenda Partisë Socialiste, debatet e krijuara pas ndryshimit të të deleguarve të kryesisë në rrethe të ndryshme. Ai nuk e quan ndonjë problem, ndarjen e re të zonave për anëtarët e kryesisë dhe shprehet se nuk ka pse të jetë problem kjo, për shkak se anëtarët e kryesisë janë pjesë e një forumi udhëheqës, që duhet të drejtojë të gjithë partinë dhe jo rrethe të veçanta.
    Z.Pëllumbi, në të gjithë vendin ka mjaft zona të bllokuara nga bora. Si i shikoni masat që janë marrë nga qeveria në lidhje me përballimin e situatës?
    Unë mendoj që fatkeqësia natyrore është diçka objektive, që nuk varet nga ne. Po ajo që varet nga ne është që t’u dalësh përpara situatave të tilla dhe kur ato ndodhin, t’i përballosh me të gjitha mjetet që është e mundshme për t’u përballuar. Në të dyja këto nivele, edhe në parapërgatitjen për situata të tilla, por edhe në përballimin e situatës, kur ajo ndodhi, unë shoh që shteti nuk është në nivelin e kërkuar dhe madje mund të themi që është i dështuar në përballimin e situatave të tilla. Ka shumë fjalë, por ka pak veprime në drejtimin e duhur.
    Po qëndrimet e opozitës si i vlerësoni, në këtë situatë emergjence?
    Opozita, sigurisht në raste të tilla nuk ka mundësi që të përballojë ashtu sikurse shteti me mjete konkrete, por ka të drejtën që ta ngrejë çështjen me forcë dhe të parashtrojë alternativa. Unë mendoj që në këtë aspekt, opozita, mbase me një farë vonese, por e ka bërë detyrën e saj, dhe është duke e bërë. Pozitive e quaj faktin që opozita nuk po e përdor këtë situatë për luftë politike, por përkundrazi shtriu dorën e bashkëpunimit dhe të përballimit bashkërisht të situatave të tilla. Kjo mua më duket pozitive.
    Meqenëse jemi në këtë aspekt të bashkëpunimit, ju si e vlerësoni faktin që PS i ka ofruar PD-së që të zgjedhin përmes dialogut, presidentin e ri të vendit?
    Unë këtë mendim e kam dhënë që para një viti, që nga shtatori të paktën, sepse problemet që janë krijuar në raportet midis forcave politike, disproporcionet që janë krijuar nga vjedhja e votës dhe moszbatimi i standarteve e kërkojnë doemos që presidenti të mund të zgjidhet në mënyrë konsensuale ose përmes dialogut të forcave politike. Por, deri tani situata nuk ka ardhur që të kërkojë zgjidhje të drejtpërdrejtë të problemit, deri tani përsëri është në nivelin e fjalëve, por nuk po shoh ndonjë gatishmëri për t’u ulur apo për të diskutuar, të paktën për të vendosur për procesin, jo për emra konkretë.
    Nga eksperienca juaj shumëvjeçare si politikan, mendoni se edhe këtë herë do kemi zgjidhje në momentet e fundit?
    Zakonisht tek ne kështu zgjidhen situatat politike. Kur vete deri atje ku s’mban më, atëherë i thërresin mendjes për ta zgjidhur situatën, ose për t’iu nënshtruar ndonjë presioni që është i natyrshëm, në raste të tilla. Edhe kjo situatë mua ma merr mendja ashtu ka për të shkuar.
    Jeni duke i ndjekur këto reformat e reja në Partinë Socialiste?
    Sigurisht, jam duke i ndjekur nga larg, por s’kam ndonjë njohje apo ndonjë informacion më të hollësishëm.
    A e konsideroni pozitiv apo negativ ndryshimin e pozicionit të anëtarëve të kryesisë si të deleguar në zona të ndryshme nga ato që kanë mbuluar deri më tani?
    Ajo është një gjë e zakonshme. Unë nuk e di pse mundohen ta shndërrojnë në problem atë. Nuk ka problem në këtë pikë, sepse në fund të fundit anëtarët e kryesisë janë pjesë e një forumi udhëheqës që udhëheq tërë partinë dhe jo vetëm rrethe të veçanta. Kështu që ata nuk mund të jenë të atashuar pranë një rrethi dhe s’duhet të lëvizin në asnjë rreth tjetër. Anëtarët e kryesisë duhet të mbulojnë tërë partinë dhe duhet të lëvizin e të jenë prezentë në të gjitha degët. Kështu që edhe kjo ndarje që është bërë nuk duhet të jetë një ndarje e dhënë një herë e përgjithmonë. Madje duhet të ndryshohen nga periudha në periudhë.
    Si i shikoni përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme?
    Nuk shoh ndonjë përgatitje për zgjedhjet, me përjashtim të atij komisioni parlamentar që është duke punuar me reformën zgjedhore, por edhe ai me sa shikoj unë ecën shumë ngadalë.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    heh Profesor Socialis ,mjek V V,polic VMRODPMN,Postjer AAK.pra kemi filluar te kemi krahas profesionit edhe begjin e partis qe te jemi dikushi .
    shaka.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •