TIRANE - Shoqata Kombëtare “Çamëria” paralajmëroi dje rrezikun e shfaqjes së sharlatanëve, që luajnë me identitete
të rreme. Kreu i shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana, deklaroi
dje se “në shumë raste historia jonë e afërt dhe e re është e
mbushur me sharlatanëri bajate apo të sofistikuar. Në emër të fabrikimeve të identiteteve, të komercializimit të
politikës, të grumbullimit të fondeve të qytetarëve idealistë,
shpesh kemi pasur iniciativa individuale të dikujt që vetëm
apo në grup ka shpallur këtë ose atë identitet”. Ai vuri në
dukje, se ditët e fundit kjo gjë ka ndodhur me disa individë,
që vetëshpallen si Shoqata Mbarëkombëtare “Çamëria”. “Sharlatanë si Spiro Fuqi, që s’kanë asnjë lidhje me Çamërinë dhe përpiqen të mashtrojnë
vëllezërit tanë kosovarë, i paralajmërojmë të heqin dorë nga përpjekje të tilla. Amanetin e
të parëve tanë e drejtësinë do ta vendosin djemtë dhe vajzat e Çamërisë dhe të gjithë
Shqipërisë. Ata po manipulojnë me dëshirën e qytetarëve të ndryshëm, për t’i shërbyer
kauzës sonë kombëtare, duke mbledhur fonde sa në Kosovë, sa në Shqipëri”, -deklaroi Tana.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt