Mini: Stabilitet i brishtë në Kosovë; krimi, ekstremizmi, vrasjet politike dhe dhuna e rrezikojnë atë
PRISHTINE, 14 mars - Sundimi i ligjit është stabil në Kosovë, por kjo është diçka e brishtë. Kështu theksoi sot komandanti i KFOR-it në Kosovë, Fabio Mini, sipas të cilit rrjeti shumë i gjerë kriminal, ekstremizmi, mungesa e tolerancës ndëretnike, vrasjet politike, sulmet ndaj policisë dhe mbi të gjitha “disa grupe që synojnë të arrijnë synimet e tyre nëpërmjet dhunës”. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi me studentët e Fakultetit Juridik të Prishtinës.
“Ne të gjithë duhet të jemi shumë vigjilentë që këtë stabilitet ta mbajmë dhe avancojmë dhe të mos lejojmë veprimtarinë e grupeve apo individëve destruktivë. Çka e rrezikon këtë stabilitet ? Ne kemi vrasje të figurave politike, gjykatës dhe policë të sulmuar dhe të kërcënuar. Brenda një viti kanë ndodhur 360 sulme kundër policëve. Pra, është një rrjet kriminal shumë i gjerë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga rajoni dhe Evropa”, tha Mini.
Sipas tij ka disa kërcënime ndaj zhvillimit demokratik, pasi veprojnë grupe që mendojnë se mund të arrijnë synimet e tyre përmes dhunës dhe jo duke u bazuar në sundimin e ligjit. Një problem më vetë është edhe që minoritetet nuk ndjehen të sigurtë dhe ekziston mungesa e lirisë së lëvizjes për ta”, u shpreh Mini në ligjëratën përpara studentëve.
Megjithatë, u shpreh ai, në Kosovë është një përkushtim i madh ndërkombëtar për sigurinë dhe ruajtjen e paqes dhe nuk ka asnjë komb në botë që ta ketë harruar Kosovën. “Në fushën e sigurisë Kosova nuk ka asnjë kërcënim nga jashtë dhe ata që mendojnë se mund ta kërcënojnë Kosovën nga jashtë, janë jashtë loje. KFOR-i dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të tolerojnë ndonjë kërcënim nga jashtë Kosovës. Ka disa rreziqe sa i përket stabilitetit të brendshëm dhe rajonal dhe këtu kemi të bëjmë me krimin, ekstremizmin, mungesa e tolerancës ndëretnike si dhe përplasjet e brenshme. Forca ndërkombëtare e sigurisë në Kosovë dhe ato jashtë Kosovës, por që janë të dedikuar për këtë vend, janë të vendosura që të mos lejojnë kurrfarë rreziku këtu”, tha Mini.
Sipas tij, ka një përkushtim të madh të ndërkombëtarve për sigurinë në Kosovë. “Nuk ka asnjë komb në botë që ta ketë harruar Kosovën. Mund të dëgjoni i zëra që thonë se ka zvogëlim të forcave. Ne po i racionalizojmë trupat në mënyrë që t’i japim Kosovës një siguri më të mire, por prania jonë këtu do të vazhdojë”, tha Mini. Si hap të suksesshëm ai ka vlerësuar hyrjen e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe mbajtjen e tri palë zgjedhjeve demokratike, ndërsa si hap të dytë ai e konsideron krijimin e institucioneve vetëqeverisëse në Kosovë. Ai ka shtuar se "arritja e këtyre hapave nuk ka asnjë çmim dhe se kjo është vetëm një pjesë e procesit zhvillimor".
Ai gjithashtu i ka mohuar deklaratat në shtyp për arrestimin e ish-pjesëtarëve të tjerë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Unë nuk kam thënë kurrë se në listën e personave të kërkuar nga Gjykata e Hagës janë 10 ose dhjetëra udhëheqës të UÇK-së”, tha Mini.
I pyetur nga studentët për marrëveshjen kufitare Beograd-Shkup, sipas së cilës 2500 hektarë territor i Kosovës i jepen Maqedonisë, gjeneral Mini tha se KFOR-i është i interesuar t'u mundësojë qytetarëve të Kosovës t'i punojnë tokat e tyre në këtë pjesë. "Ne kemi ndërmarrë dy masa: u kemi kërkuar autoriteteve maqedonase që të mos e shënojnë kufirin, derisa të përfundojë kjo mosmarrëveshje dhe poashtu brigadat tona janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë maqedonase që të shmangen incidentet", tha gjeneral Mini.
---------------------
-----------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt