Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Post Kapitalist o shpresa ime, ku je ?

    Kerkojme pune me djerse dhe me shume djerse dhe nga kjo djerse qe duam te na derdhet lume dhe me ato pak para qe na jep o kapitalist te mbajme femijet dhe veten tone. Me ate djerse qe derdhim duke punuar nese na i jep mundesine e punes ky kapitalizem i dashur, kerkojme qe ne, ta fuqizojme edhe me shume ate dhe me kursimet e mundshme qe kemi, te paguajm spitalet per semundjet qe na shpifen duke punuar te pambrojtur ne uzina, minjera, fabrika etj. Te paguajm spitalet dhe mjeket duke mare kredi me dyfishin e huamarrjes ne bankat gjakpirse qe cdo dite mbushin me reklama TV duke na ofruar mundesi te pafundme qe te vendosim peng bizneset, shtepit, tokat dhe cdo prone tjeter per nje vlere prej 30% te asaj qe huazojne.

    Na ndihmo o kapitlizem se duam te shfrytezohemi nga ti. Duam te shfrytezohemi nen shikimin plot dashuri te politikaneve tane, qe ne sezonin e votimeve na premtojne parajsen kapitaliste ku askush nuk e njeh varferine, ku cdo kush mer ate qe i takon, ku cdo kush mund te ngrej shqetesimet ne sindikata dhe tek avokati i popullit qe tashme jane politizuar dhe monopolizuar ne favor te kapitalizmit qe dita dites mendon per popullin e tije te dashur. Kerkojm pune qe femijet tane te kene mundesi te ushqehen te shendetshem qe te rriten dhe ti sherbejne ati kapitalizmi qe i sherbyen edhe prindrit e tyre dhe qe funeralin e tyre e ben me para te huazuara nga bankat dhe qe i lan femijet e tyre me nje mal me borxhe tek te afermit, komshit dhe miqt e tyre qe kishin mundesi ti huazonin dicka per ti mundesuar jetesen.

    Ja o kapitalizem, me dekada te sherbeva dhe sot gjendem pa pune. Me pagen qe ti me dhe, sot nuk kam mundesi per tu ushqyer deri sa nje kapitalist tjeter te me nderoje duke me shfrytezuar sic beri parardhesi i tije. Me se te ushqehem une dhe femijet e mi ? Qeveria qe votova gjithe shprese se do te me mundesoje nje jete me te mire duke me siguruar vend pune , sigurime shoqerore dhe page me te mire, sot me ka kthyer shpinen dhe nuk do ta dije per mua dhe as femijet e mi. Ajo qeveri qe votova, as asistencen 3500 lekeshe nuk po na i jep per te blere nje thes mille dhe ndonje kg gjize. 20 Vjet kapitalizem, demokraci, liri dhe edicionet e lajmeve japin cdo ore per varferine e madhe qe ka kapluar popullin, per vetvrasje nga depresjonet qe ky kapitalizem po le tek njerzit, per krimet dhe vjedhjet qe kryhen nga papunsia dhe mjerimi.


    Na shfrytezo o kapitalizem. Na jep pune, qe te lulezojme ty dhe te vyshkemi vet. Femijet tane na presin me sy dhe goje hapur sa here qe kthehemi ne shtepi nga nje dite sorollatjesh lart e poshte ne kerkimin tuaj per te na punsuar. Kam dite, jave, muaj dhe vite qe po te kerkoj o kapitalist. Pse fshihesh nga une ? Ti ke nevoje per mua aq sa une kam per ty. Ti pa mua nuk do ti kishe ato privilegje qe ke, dhe une pa ty nuk do ti ushqeja dhe ti vishja me rroba gapi femijet e mi. Sikur ti o kapitalist ta kishe ulur fitimin tend me 20% dhe keto 20% te na kishe paguar me shume per aq kohe sa te sherbyem, sot do te kisha mbijetuar deri ne gjetjen e nje pune tjeter. Tek shteti nuk kemi me shpresa, asistenca eshte vetem nje fond per tu rikthyer ne xhepat e atyre qe e akordojne.

    Ne pritje te pergjigjes tende

    Me rrespekt dhe mall nga EuroStar1

    Me fal, doja te lija numrin e telefonit qe te me kontaktoje nese ky shkrim do te prekte sado pak, por e shita per te shtyre edhe ndonje dite me buke
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 16-02-2012 mė 19:22
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Kapitalizmi duket se po evoluon nga treg i lire, shume pronare te vegjel, demokraci; ne treg monopolistik, pak pronare e shume te vobeket; jo-demokraci.
    Edhe komunizmi, feudalizmi, skllavopronarizmi kete evolucion paten. Duket se kur popullsia ka burime natyrore me shumice (toke; energji) sistemi politik eshte demokratik dhe pronesia e shperndare. Kur popullsia eshte shumuar dhe burimet natyrore fillojne te pakeson, fillon skarciteti, sistemi politik behet pak demokratik, pronesia perqendrohet ne pak duar.

    Nqs. cdo sistem politik ka ndjekur kete zhvillim, duhet te kete nje aresye te forte. Ndoshta funksionon me mire keshtu. Nje profesor shkruante ne nje artikull qe tregu i lire dhe demokracia jane kontradiktore me njeri-tjetrin. Heret ose vone tregu i lire sjell degradimin e demokracise.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •