Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 137
  1. #121
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    KUR LOTI NDËRRON SHTRATIN!
    (Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës)

    Shkruan Iljasa SALIHU

    Llojani është një fshat shqiptar që shtrihet në pjesën veriore të Kumanovës, në zonën kufitare me fshatin Miratoc të Preshevës. Për dallim prej fshatrave tjerë që natyrshëm kufizohen me fshatra apo shtete tjera, ky fshat kufizohet me vetveten apo me vëllezërit e tij, që padrejtësish iu aneksua pushtuesit sllav, andej e këndej gardhit. Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit të quajtur Kulishte, mbase me rritjen dhe zgjerimin e tij, tani ky fshat ka një pozitë rrëzë malore dhe fushore që e bën të afërt vetëm një kilometër largësi me fshatin Miratoc, pozitë e cila dëshiron të na thotë: “ç’të vyen afërsia kur në mes qëndron ushtria, ushtarë me dylbia dhe të gatshëm për kolorit barbaria”.

    Ky fshat përjetoi sprova të ndryshme kombëtare, por sprova e marsit të vitit 1999 qartë tregoi se proverba, kurrë ore vëlla për vëllain mos thuaj mbarova, dukej se u jetësua burrërisht në këtë fshat. Banorët e këtij fshati ishin me të vërtet në një sprovë tejet të rëndë, ngase vëllezërit e tyre për ditë dhe me net të tëra po mbaheshin peng prej forcave maqedonase. Të dëbuarit ishin mbledhur në një skutë të një lugine, pranë së cilës sikur mburojë përmbi qëndronte faqja e pjerrët e malit të atij fshati, ku me ditë të tëra nuk kishin ngrënë bukë, si dhe të qarat e fëmijëve ta rrëqethnin lëkurën. Mbase edhe përskaj kushteve që, edhe kafshët e egra do t’i refuzonin, proceset natyrore patjetër duheshin të rridhnin, ku s’kishte vonuar shumë, kur një grua shtatzëne që ndodhej në shpat të atij mali përplot vuajtje, e gjora e rrethuar prej përbindëshave, duke qenë larg të gjitha kushteve elementare mjekësore, e lindi një djalë, ku s’vonoi shumë, në bashkëpunim me disa udhëheqës të fshatit, djalit ia vunë emrin Shpat, duke ia pllakosur kështu një kujtim, që tërë jetën do ta brengoste, porse edhe tërë jetën do të ishte krenar dhe përgjërues për peripecitë e nënës së tij.

    Atë izolim të panevojshëm, pavarësisht se çfarë ndodhte me të izoluarit, e çfarë pasoja mund t’i ndodhnin atyre, nuk e kishte bërë shteti fqinj, jo për diçka tjetër, por vetë ai në mënyrë barbare i kishte dëbuar prej vatrave stërgjyshore të tyre, thuajse ishin lodhur duke vrarë e masakruar shqiptarë, mbase edhe gjaku i tyre sikur kishte filluar t’i vinte te hunda, për t’i shporrë kështu gjithandej, duke shpresuar se kjo farë më nuk do të mund të pllenojë nëpër vatrat e tyre, porse do ta marrin botën në sy, duke i dhënë kështu shkas syrit të botës që t’i bëjë për vete. Të dëbuarit me dhunë ishin në zonën neutrale, që prej forcave të ushtrisë dhe policisë maqedonase mbaheshin peng me dhunë, duke e shfrytëzuar këtë rast edhe kjo fundërrinë e Titos, që shqiptarëve praktikisht t’ia tregoi muskujt e silikonit, porse ato nuk e dinin se kishin muskuj të tillë, fajin për këtë duhej kërkuar tek varri i Titos, i cili brenda natës në Jajcë të Bosnjës e kishte improvizuar këtë komb (të ashtuquajturin, komb maqedonas), duke i hapur kështu telashe shekullore, përfundimi i të cilave do të ishte shuarja e kësaj ngrehine pa legjitimitet të popullit të këtushëm.

    Ata nuk i lejonin fshatarët të afrohen dhe të komunikojnë me vëllezërit e tyre. Porse shumë shpejtë rezultoi se gjithçka ishte e kotë, sepse ata harruan se shqiptarin mund ta vrasësh me plumb, por assesi përmes urisë, duke mëtuar këta përbindësha që përmes urisë ta nënshtrojnë sa më mirë një popull të tërë. Me gardhin që e kishin krijuar forcat maqedonase, që të krijonin përshtypjen se ruheshin prej luanëve, të cilët priteshin në çdo moment t’i sulmojë ndokush, treguan se janë frikacak, por që ëndërronin që një ditë të bëheshin trima. Ky gardh artificial dhe i paguar prej tatimpaguesve të përbashkët, hasi në rezistencë serioze të një gardhi të çeliktë e vullnetarë. Pothuajse i gjithë fshati u zgjua në këmbë, prefekti i Komunës dhe shumë vëllezër të fshatrave tjetër, që ky gardh i poshtër të thyhet e të zhbëhet, madje shumë shpejtë edhe u thye, bashkë me të edhe krenaria e atyre që njerëzit i dukeshin si luana, duke e marrë kështu gjithsecili të paktën nga një familje nëpër shtëpitë e veta.

    Askush nuk bëri llogaritje financiare në atë kohë, mbase mbetën të habitur edhe të ardhurit - vëllezërit nga Kosova për ato gjeste tejet sublime. Në atë kohë nuk kishte mysafir, nuk kishte sende të ndara në pronësues apo përdorues, të gjithë ndjeheshin dhe trajtoheshin të barabartë. Madje, edhe nëpër shkolla nxënësit e trevave tjera u trajtoheshin të barabartë me nxënësit vendas, mbase të gjithë nxënësit ishin vendas, kështu mund ta shihje në bazë të trajtimit. Të gjithë ishin vendosur nëpër shtëpi të vëllezërve të vetë, besa kishte shumë familje që asnjëherë nuk ishin njohur ndërmjet veti, por mjaftonte që çështja e luftës ishte e njohur dhe e pranuar prej të gjithëve.

    Në lidhje me atë katrahurë, e cila për dekada të tëra nuk do ta lënë rehat Shpatin dhe të shkërmoqurit e tjerë, në pika të shkurtra do të rrëfejë edhe Qerim Isufi, i cili qe njëri prej atyre aktivistëve të asaj katrahure të llahtarshme, njëherësh teolog dhe profesor i gjuhës angleze. “Disa herë kam tentuar që ta shlyej atë qelizë ku më është fiksuar ai rast, por më kot. Sikur qiejt e dinin se në vendin e quajtur ‘shpat’, mes-zonë kufitare, kishte të ikur nga egërsirat serbe, të ikur, të cilët mbi kokë kishin vetëm drunjtë pa gjethe, të rrethuar me forca maqedonase, ndaj ishte hapur qielli, i cili derdhte shi pa hesap, thuajse ishte produkt vetëm i tij, duke ia shmangur mirënjohjes së tokës, e cila përmes avullimit, mëtonte prapë t’i ujisë kopshtet e thata dhe gjallërimin e shpresës për të dëbuarit. Një mbrëmje në vendin e quajtur ‘mejtep’ gjarpëroi një grua e cila nuk thoshte gjë tjetër përveçse ‘djali im, djali im’. Nënë kjo e cila ishte nisur nga vendlindja së bashku më foshnjën e saj, por rrugës ku as ajo vetë nuk e dinte se ku dhe si e kishte humbur foshnjën e saj”.

    Atëkohë Llojani ishte i mobilizuar për ndihmesë, me harxhimin e kohës së shkurtë, fëmija u gjet tek një familje e strehuar në mes-zonë. Por, ajo që ishte edhe më tragjike, ishte se si ajo nene s’kishte mundur ta shohë foshnjën e vet, ngaqë forcat policore lejonin për të hyrë në atë kamp vetëm llojanasit të cilët u dërgonin ushqim. Ushqimi u dërgonte vetëm nga gjinia mashkullore, ndërsa nënat dhe gratë 24 orë pa ndërprerë përgatitnin ushqimin. Të nesërmen për herë të parë do të dërgojë ushqim mes burrave edhe një grua, grua e cila ishte veshur me rrobe të fshatit, për të mos dyshuar. Në hyrje të kampit gjatë kontrollit policor, ajo bie në sy, dhe një prej tyre interesohet se kush është kjo grua për herë të parë, përgjigja ishte se kjo është një grua e fshatit e cila shkon për t’i ndihmuar motrave, vajzave, nënave, lokeve të cilat janë aty brenda në problemet e tyre, gjë që nuk është punë e gjinisë mashkullore. Ajo ishte një gënjeshtër e bardhë. Me të hyrë në kamp gruaja takoi fëmijën e saj, mendoj se nuk ka shkronja për të përshkruar atë rast, por shkronjat do të zëvendësohen me rrëqethje dhe me lot mallëngjimi e gëzimi.

    Më pas ajo nënë duhej të kthehej, të dilte nga kampi, por në njëfarë mënyre sikur rezistoi duke thënë, - Unë dua të qëndroj afër foshnjës sime, gjë që ishte e pamundur, ngaqë ai numër i cili dërgonte ushqimin, i njëjti numër duhej të dilte prej atij pellgu të tmerrshëm.

    U pajtua, gjatë tërë kohës që ata qëndronin në atë vend, nëna e fëmijës qëndronte në fshat, duke iu falënderuar ligjit, ligj ky i cili nuk lejonte të bashkohet nëna më foshnjën e vet. Pas disa ditësh ata të cilët qëndronin në mes-zonë i lejuan për të hyrë në Maqedoni, me të hyrë nëna e mori fëmijën e saj.

    Ky ishte një rast ndër rastet e shumta. Që nga shpërbërja e Jugosllavisë Llojani ishte gjithnjë mikpritës ndaj rasteve të këtillë, ndoshta nuk kishim çfarë t’i ofronim të ikurve më shumë, por në mos më shumë i kemi ofruar bukë e krip e ujë vrelle. Këta njerëz nuk e kishin zgjedhur një fat të tillë, jo rastësisht shkrimtari anglez Ezra Paund gjatë qëndrimit të tij në burg deklaron: “I did not enter into silence, silence captured me” - Unë nuk hyra në qetësi, por qetësia më zuri mua”. E pra, kjo ishte vetëm njëra prej njëmijë e një vuajtjeve tjera që rrodhi nëpër këto vatra të ngjyrosura me gjak, kështu që, udhëheqësit e këtij vendi përpara se t’i cakërrojnë gotat me verë, t’i japin edhe ata hapësirë nostalgjisë, ndoshta do të dehen pa përdorur fare alkool, veprime që do të dëshmonin se akoma ka vend për mallëngjim!

    17. 02. 2012
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #122
    Murat jashari nuk duhet te futet ne politik as se si hiq me kurr fare qmimi se familja e ti eshte e shenjet..gjithe jeten

    Po mllefi i muratit per ti mos i len ne kull thaqin dhe samin jan ,,,pse nuk po vazhdon projekti te jasharet dhe te varrezat e deshmorev ne prekaz..po edhe ketu murati nuk duhet te perzihet se edhe vete aj disa here e ka then se ato jane te gjithev e jo vetem te tyre..po jane duke u zhvilluar po me ni ritem me te ngataleshme...

    Kjo eshte e gjithe fillimi i kesaj mllefi te muratit karshi thaqit dhe samis,,,,,

    edhe kjo muratin duhet ta largoj nga politika e mos te hy ne politik...

    e sa per keritik samis kurr nuk eshte hidhru se qka i ka then murati apo luli a po dikush tjeter kjo nuk qendron,,vetem kjo qendron se ata pse ngecen ne varrezat,,, ne vitin 2008 e din murati se si ishin kures sot dihen se si jane,,dhe jane dhen mbi 10 milion euro per ato rregullime e din murati kete mire.po nuk do me lan njeri paraj pa e prishur

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Të kritikohet dhe të mos shukatet kur vërehen dukuritë negative,pa marr parasyshë kush i bënë,i cilës parti i përketë personi.Dëmi nuk pyet,shkatërron tmerrshëm gjithë qytetarët.Të parët që duhet ta stopojnë atë,janë udhëheqësat.Nëse ata nuk reagojnë, nuk mund apo nuk duan të ballafaqohen me të direkt,duhet vetvetiu të largohen nga skena-siç bëri para ca dite edhe Presidenti Gjerman Kristian VULF për skandalin rreth kreditit të marrur për shtëpi banimi,me interes krejt tjetër n'krahasim me qytetarët e rëndomtë,dhe kundërligjor.Pra në vepër u pa demokracia.Neve ajo na mungon,për atë edhe nganjëherë kritikojmë,se po të shukasim,edhe ne do të bëhemi pjesë e asaj të keqeje që kush normal në botë nuk e do.

  4. #124
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Mungesa e Topit dhe Ramës, reagon ambasada e Kosovës

    Postuar: 17:24; 18/02/12 •

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë duke marrë shkas nga shkrimi i gazetës "Shekulli" e cila shkruan se presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe shefi i Partisë Sociaaliste, Edi Rama nuk janë ftuar në ceremoninë e hapjes së kësaj ambasada, sqaron se Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar.

    Më tej në këtë njoftim thuhet se përurimi i selisë së ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ceremonia e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova” ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Mungesa e Topit dhe Ramës, reagon ambasada e Kosovës
    Topi s'ka guxue me shkue se u tute qe ai futbollisti analfabet qe e kan ba ambasador n'tirane, i ban turr me i ra shkelem kur ti thojne "dil prite Topin"
    Religion Is Curable

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi.1-31

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin



    Në pritjen e organizuar sonte me rastin e përvjetorit të katërt të pavarësisë së shtetit, e ku merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të vendit e deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë
    ATY KU ESHT AMBASADA E SHTETIT ARMIK SERB ATY DOTE JET EDHE KJO E KOSOVES SA NOSTALXHI KAN SALI MAKOKI DHE HASHIM POLARI

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Sharri-Liburna

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Llap qekjo foto eshte para pavaresis apo ne kater vjetorin e pavarsis,flm.
    SI GURISHT KJO FOTO SESHT E KTI VITI SPERPUTHET FARE NE KET PERVJETOR ME SHUM SE 2000 VETA SKISHTE ME SHUM EDHE AT SHUMICA ISHIN PER TA PA FSK-N

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi.1-31

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Kosova e stolisur me flamuj shtetëror



    TE THEM SINQERISHT ky i ashtu quajturi flamur qe ju krenoheni ska kurr far historiku per shqiptaret shumic edhe kjo esht shum pozitive kjo esht veq ajo kerkesa kur beligradi thoshte ne vitet 80-ta se shqiptaret nga kosova jan ndryshe nga ata nga shqipria ate kujtohet ajo pra nje ndarje nder shqitar

  9. #129
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Qosja: Shpallja e pavarësisë - ngjarja më e rëndësishme në historinë e Kosovës

    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #130
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •