Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Elez ISUF NDREU

    Dhjetor 2011 -

    Nga: NAIM PLAKU

    Nė fillimin e shek. XIX shkėlqeu si njė me teor nė qiellin e Shqipėrisė njė figurė pak e njohur, thuajse enigmatike, njė emėr i ri, qė nisi tė ndriēojė shpejt nė rrugėn e lavdisė dhe shpejt u ngrit e u lartėsua nė pjedestalin e lirisė, njė njeri i thjeshtė qė s’kishte kapėrcyer ende pragun e krahinės sė tij, njė bari dhish qė nuhaste me njė dhunti tė pazakontė e natyrale zhvillimet politike tė kohės, njė Garibald i tokės shqiptare, qė shpejt mori pėrmasa legjendare nė trojet e tij. Ky hero-legjendė i Dibrės kreshnike ishte Elez Isufi (Ndreu), bir i njė familjeje tė zakonshme fshatare qė i kishte rrėnjėt atyje, nė Malin e Dardhės trime, njėrin prej Nėntė Maleve tė saj, qė tashmė ishin bėrė tė njohur nė histori. Babai i tij Isufi me tė shoqen Zahiden nga fshati Lugje, kishin ngarkuar ato pak plaēka dhe me fėmijėt e vegjėl nė krahė kishin kaluar Drinin dhe ishin vendosur nė Lisivalle, njė vend pak i njohur mė parė dhe aty, mbi njė kodėr piktoreske qė e kishte njerin sy nė majėn e Korabit dhe tjetrėn nė Drinin e Zi, kishin ndėrtuar njė shtėpi pėrdhese qė shumė shpejt do tė bėhej njė kullė e bardhė dhe e lartė trekatshe, njė fortesė e pamposhtur nė qėndresėn vigane antisėrbe dhe njė karakoll nga buroi mė pas lavdia e trimėria e brezave, qė tamam si ajo rrėkeza e vogėl e shiut duke ecur e kaluar mal mbi mal shndrrohet nė njė lum tė vrullshėm e tė stuhishėm qė rrėmben lėmishte e kalbėsira dhe hap rrugėn e vet pėr t’u derdhur nė ujėra tė qeta e tė kulluara. Babai dhe nėna u gėzoheshin fėmijėve tė urtė e tė mirė e plot shėndet qė po rriteshin aty mes pyllit e luleve, nė lėndinat e bukura duke dėgjuar kėngėt e lashta tė Drinit dhe meloditė e ėmbla tė fyellit qė pėrcillnin bjeshkėt e Korabit. Dhe kėshtu, siē e deshi i madhi Zot, u rritėn e u burrėruan djemtė Xhelili, Elezi dhe Hazizi. Xhelili vdiq i ri, por la pas Suf Xhelilin, krahun e djathtė tė Elez Isufit, po aq madhėshtor sa mixha (xhaxhai) i tij, qė duke ecur nė gjurmėt e lavdisė e tė heroizmit, populli me tė drejtė do t’i quante: Shqipja e Ndreut me dy krahė, Me dy krahė e za bilbili: -Ban hoxhum, o Elez-aga, -Besė-a-besė!-thotė,- Sufė Xhelili! Tė bėjsh portretin fizik tė kėtij luftėtari, duhet tė kesh talentin e Rembrandit qė balli i tij tė ketė shkėqimin e agimeve tė dritės, qė sytė e tij tė shohin gjer nė thellėsitė e oqeaneve, qė gjoksi t’u ngjajė shkėmbenjve tė maleve tona, qė duart e tij tė jenė mbėrthyer fort nė kondakun e pushkės dhe gishtin ta ketė prej ēeliku, qė kėmbėt e tij t’u ngjajnė atyre tė drerėve qė ngjiten lartėsive, qė trupi i tij tė jetė i lartė sa qielli dhe i rėndė sa toka. Dhe kėto qė thuhen pėr tė nuk janė hiperbola poetėsh, por realitete tė lindura nė flakadane betejash e zulma luftėrash. Mjerė ata qė e njohin shumė pak kėtė burrė! Tė pėrshkruajsh jetėn e tij duhet tė kesh memorien e Homerit dhe penėn e Shekspirit qė ta paraqesėsh ashtu si ishte: tė matur nė kulme dėshpėrimi, tė heshtur e hijerėndė nė rrethana tė vėshtira, i duruar deri nė dhimbje dhe i ashpėr deri nė vetėmohim. E njihte armikun qė me vėshtrimin e parė dhe e fitonte mikun qė kur shkelte te pragu i shtėpisė, fjalėpak nė kuvende burrash e punėshumė nė mejdane trimėrie; pėr tė nuk kishte kthim pra- Nė 150-vjetorin e lindjes sė tij “Elez Isufi, mor ku je...” pa, vdiste aty ku lidhej besa, ta kuptonte qėllimin sa tė hapje gojėn, dhe kur hapte gojėn aty ngulte kufirin. Mjerė historia qė ka mbyllur njė sy e njė vesh! Besoj se janė atavizma tė njė uni gjenetik parabolat dhe diagrama e jetės sė tij. Tė jesh anafabet e tė luftosh aq shumė pėr shkollė, dije e dituri; tė jesh i pashkollė e t’u mėsosh tė shkolluarve artin e tė shkruarit, tė jesh i pashėtitur dhe tė njohėsh botėn tejendanė, tė jesh bari dhish e tė japėsh kulturė tė foluri diplomatik; nga njė fshatar i thjeshtė tė ngrihesh nė lartėsitė e njė udhėheqėsi vigan, nga ēoban tė bėhesh strateg luftėrash e nga ndjenjat e dashurisė pėr vatanin tė frymėzohesh pėr tė mbaruar vepra heroike, ėshtė, padyshim, njė mrekulli e zbritur nga qielli. Lavdi Zotit, qė e pajise kėshtu kėtė burrė! Elez Isufi ishte shembulli mė i mirė i njė udhėheqėsi popullor, tė cilin ai e dėgjonte dhe vepronte me dashuri tė veēantė pėr tė zbatuar kėshillat e tij. Janė bėrė proverbiale shumė thėnie tė tij. Njė thirrje, ishte kushtrim lufte . Ajo ngrinte mė kėmbė “shtatė e m’shtatėdhjetė”, mobilizonte nė luftė burra e gra, ngrinte nga gjumi fėmijėt dhe i niste nė beteja, lartėsonte bajrakun e fitores aty ku gjėmonte thirrja e tij, grumbullonte rreth vetes qindra luftėtarė tė gatshėmm pėr t’u hedhur nė zjarr e flakė. -Ka thėnė Elez Isufi, hoxhum, o burra! Nuk ra kurrė nė kurthin e intrigave dhe nuk u bashkua asnjėherė me asnjė pėr pėrfitime personale dhe nė dėm tė interesave kombėtare. Miq e shokė tė tij ishin nga figurat mė tė ndritura tė kombit qė nga Bajram Curri, Isa Boletini e Hasan Prishtina e gjer tek Vehbi Dibra e Ismail Strazimiri.As nuk u shit e as nuk u ble nga asnjė pushtet e politikan, nuk u gėnjye e as u bė pishman pėr asjė arsye, nuk u thye e as gėnjye nga sulmi i tradhtisė e as u step kurrė nga kurthi i djallėzisė. Armiku e donte tė vdekur, populli e bėri tė pavdekshėm. Gjithkush e donte dhe e mbronte, tė tėrė i besonin dhe e nderonin. Nuk pati frikė nga kthetrat e varfėrisė e as e verbonte shkėlqimi i floririt. Mėsojeni, pra, veprėn e tij, bėmat e tij! Janė, vėrtet, madhėshtore. Mjerė politika, sa qorre ėshtė! Hyri nė skenėn e historisė si dalėzotės dhe mbojtės i vullnetshėm, trim e besnik i pasurive tė Rekės nga grabitėsit, kusarėt e hajdutėt, tė liqtė e hajnat. Kėtu fitoi besimin e madh, se gjėja e lėnė nė besėn e tij ėshtė e sigurtė . U pagėzua nė zjarrin e betejave, sė pari, me ushtarėt turq tė cilėt e patėn fillimisht ēaush, por, kur i njohu mirė, u vuri pushkėn dhe i pėrzuri i pari nga vatani. Qe flakadani dhe zėri i kulluar i lirisė, qė ndezi me guxim kryengritjen e pėrgatitur nė Kosovė mė 1912 dhe doli nė mal me qytetarėt e Dibrės sė Madhe. Shpartalloi disa njėsi tė garnizoneve turke duke u marrė atyre armatimin dhe dy topa qė u pėrdorėn me aq sukses kundra mėsymjes sėrbe nė betejėn e famshme tė Kolosnjanit, se: Na ka shkelė hasmim te dera! Elez Isufi u bė korifeu i qėndresės popullore nė epopenė e luftrave 9-vjeēare kundėr njė armiku nga mė tė tėrbuarit e mė mizorėt i shqiptarėve. Shkriu gjithė pasurinė e tij pėr interesat kombėtare. U dogjėn tri herė kullat e tij, u internua dhe u burgos familja e tij, u pėrgjakėn burrat e konakut tė tij, por ai nuk u thye, as u gunjėzua, as u pėrkul. Pėrkundrazi, historia do ta lartėsojė hakmarrjen vigane, tė paparė nė llojin e vet dhe armiku do ta ruajė nė shekuj si njė relikė tė zezė nė kujtesė tė brezave duke shkruar mbi njė vazo qė mban brenda skeletin e njė koke viktime: “Mos e harroni kurrė Kodrėn e Kaushit”! Tri herė u dogjėn dhe u bėnė hi fshatra tė tėrė, u martirizuan e u masakruan burra e gra, vdiqėn nė rrugėt e vėshtira tė gjenocidit sėrb qindra burra, gra, e fėmijė. U kosit si bari i njomė djalėria dibrane. Mjerė arkivat qė i mbajnė tė mbyllura fletėt e kėtyre ngjarjeve tė mėdha! Katėr muaj me rradhė nė dimrin e egėr tė vitit 1921 qėndroi nė shi e nė borė nė malet e Lurės me malėsorėt besnikė tė Reē-e-Dardhės dhe tė mbarė Dibrės duke treguar njė trimėri tė jashtėzakonshme nė mbrojtje tė vatanit dhe nuk i lejuan sėrbėt tė kalojnė kufirin. Elez Isufi u dekorua pėr merita tė vecanta lufte nga perandori i Austro-Hungarisė Franc Jozefi me titullin e lartė “Franc Jozef-Orden”. Nė mjediset e pallatit perandorak kishte vėnė kėmbėt me baltė mbi qilimat persianė tė salloneve aristokrate kėtė rradhė njė njeri krejt i veēantė, njė malėsor me rroba shajaku, kėsulė tė bardhė, tirq tė bardhė e kuparane tė zezė, me opinga lėkure, por me njė zemėr tė madhe e njė mendje tė ndritur qė ia kishin zili dhe perandorėt me njėqind tituj e grada e tė fundosur nė kolltuqe tė artė. I thotė Perandorit, duke iu drejtuar pėrkthyesit qė mos t’ia ndryshojė llafet nė komunikim, se shqiptarėt janė vrarė me turqit, se ai u kishte kėrkuar nizamė e taksa; ishte vrarė me sėrbin se kishte kėrkuar tė bėhej zot shtėpie e tė mblidhte taksa e ushtarė e se kėshtu do tė vritej me tė gjithė ata qė janė tė kėtij soji. Kėshtu i kishte thėnė dikur dhe dikujt tjetėr qė kishte provuar t’i thoshte Plakut tė Ēuditshėm tė ndrronte mendje e tė ulte armėt, por ai e kishte pasur pėrgjigjen nė majė tė gjuhės: -Mirė thue ti, or mik, por unė jam njė Elez. Ē’tu baj atyne njiqind Elezave tė tjerė qė ka Dibra?! Elez Isufi ishte i idhėt pėr kėdo qė shkel nė tė drejtėn e liritė e tjetrit, pėr tė gjithė ata qė tradhtojnė idealet e lirisė, pėr kėdo qė vihet nė shėrbim tė hasmit, e, sidomos, tė hasmit tė vjetėr. Ai ishte mik pėr kokė me atė qė luftonte pėr liri e drejtėsi, pėr nder tė vatanit e jo me ata qė binin nė prehėr tė dushmanit. Kėtė qėndrim mbajti tėrė jetėn. Nuk u pajtua as me Zogun. Nė Lėvizjen e Marsit, qė ndonjė historian i mefshėt e dritėshkurtėr, nga ata qė kujtojnė se historia ėshtė petull me ujė tė ftohtė ose njė tufė tjetėr politikanėsh qė nuk shikojnė mė larg se hija e trupit tė tyre, kėtė Lėvizje, qė ndėrmorėn forcat mė demokratike tė kohės, duan ta quajnė njė grusht shteti. Elez Isufi hyri nė Tiranė vetėm me 500 burra dibranė, as pėr pushtet e as pėr lavdi dhe i struku nė qylarėt e qelbura pushtetarėt faqezinj tė kombit. Kėtė e bėri qė t’i siguronte popullit zgjedhje demokratike, atė gjė qė i ishte premtuar sa e sa herė se do ta bėnte Asambleja e pėrgjithshshme, “e tė caktohet fati i popullit tė ngratė”, si shkruan nė kujtimet e tij Ismail Strazimiri. Lėvizja e Marsit dhe revolucioni i Qershorit, sidomos, fundi i tij, qe shumė zhgėnjyes pėr Plakun e nderuar., sidomos ndaj njė pjese tė parisė dibrane e asaj kombėtare qė i patėn dhėnė besėn dhe e tradhtuan, bile i mbushėn pushkėn dorės tinėzare dhe vranė mė 16 dhjetor 1924 nipin e tij e bashkėluftėtarin e trim Sufė Xhelilin dhe plagosėn pėr vdekje Elez Isufin qė do tė ndrronte jetė dy javė mė vonė mė 30 dhjetor 1924. Vdekja e tij e kobshme u kthye nė njė mort pėr mbarė popullin e Dibrės e tė Lumės dhe tėrė miqve tė shumtė qė kishte nė mbarė vendin. Vdekja e tij qe kaq madhėshtore sa e shpreh fare qartė dhe kjo antitezė e fuqishme qė hyri nė mes dy kampeve: njėrit qė mbante zi e qante e tjetrit qė pinte raki e kėndonte. Nė Sllovė ku Mide Doda vajtonte kreshnikun e maleve: Elez Isufi, vllau jem, o vlla, O yll i karvanit, vllau jem, o vlla, Kreu i mejdanit, vllau jem o vlla! …diku nė Dibėr tė Madhe ushtarėt sėrbė ia kishin shtruar me raki e meze dhe kėrcenin e kėndonin duke kujtuar tė kaluarėn: Kush don ta njohė se ē‘ėshtė tmerri Le t’i bjerė nė kėmbė Kaushit tė Elezit! Ah, moj nėnė atje, Dhe bari i njomė digjet nėn kėmbė… (Koj sakat do videt teshki gubitak Nekai zverzhi uder protif Eleza Kaush, Moja majka i suve trava Je goreno pad moje mogi). Vrasjen e Elez Isufit dhe veprėn e tij populli do ta pėrjetėsonte nė dhjetėra kėngė dhe koha do ta qėndiste nė kornizėn e portretit tė tij sintezėn e mendimit lapidar:”Punova pėr Komb e Atdhe” Populli do ta quante Elez-a, megjithėse nuk ishte aga, teprina e parisė dibrane, Plaku i randė i maleve, shqipja e Korabit, e tė tjera epitete. Shtypi i kohės u tregua i pakursyer pėr tė dhėnė vlerėsimet e tij, si kurrė ndonjėherė pėr ndonjė figurė tjetėr: Plaku i famshėm, filozofi me kėsulė tė bardhė, mendimtari i madh, diplomati i pashkollė, gjenerali me shajak, kreshniku i maleve tė Dibrės, ballina e kombit, atdhetari i flaktė, njeri me cilėsi tė mbinatyrshme, e qindra vlerėsime tė tjera. Figura e Elez Isufit ėshtė vlerėsuar nė ēdo kohė, se mali nuk mbulohet me kashtė e dielli nuk zihet me shoshė. Por politika e tė gjitha ngjyrave, nuk dimė pse mban dicka tė frikshme brenda saj, ndrojtjen pėr t’i dhėnė vendin qė meriton, titullin mė tė lartė “Nderi i Kombit”, ndėrkohė qė me kėtė titull po vlerėsohen shumė tė tjerė qė nuk e kanė as peshėn e as rėndėsinė e veprės sė tij. Nė 150 vjetorin e lindjes sė tij ne e kujtojmė me respekt jetėn dhe veprėn e kėtij patrioti tė madh, e kėtij atdhetari tė flaktė, e kėtij flakadani tė lirisė qė frymėzoi breza tė tėrė luftėtarėsh pėr ēeshtjen e madhe tė Kombit.

  2. #2
    ELEZ ISUFI,,,DERDHKA FJALE
    A’SPO VINI JU REC E DARDHE?

    Cili ishte Elez Isufi?
    Pa dyshim ai eshte nder figurat e shquara te levizjese sone kombetare per pavarsi kombetare ne krahinene e Dibrese.Ne ballet e kesaje levizje do te ndeshim ate burr te ndreuar,plakun e Dardhes,E lez Isufin,qe nna fillimet e viteve 1900,e deri sad ha jete.Shtypi perparimtar I kohese shkruante dy vjete pas renies se tije ae ai<>qe me Bjaram currin qe e mbajten gjalle ballinen e forte nacionale varg neper mallet ne viset lindore te Shqiperise…….Ndersa nje nga kreret e borgjezise reaksionare serbe I jepte interviste shtypit se “”Elez Isufi eshte nje mine ne kufinjte tane perendimor,,,nje hallke qe nuk kaperdihet,,,,gjithashtu ,oficeri I armates serbe do tu drejtohej rekruteve te rinje serb…a doni si te mesoni si fitohet nje lufte ,,shkoni ne Sllove tek Elez Isufi,,ai di se sit e fitoni ate,,,
    Vjeshta e trete e 1912 –se sillte pavarsine e Shqiperise.Kesaje ngjarje do ti gezoheshin te gjitha krahinat.Por sapo pergatitej “lirimi I Atdheut” shfaqej njekohesishte edhe kercenimi I pushtimeve.Dibra niste perfaqsine ne e vete ne festen e Vlores,ndersa ne portat e Shkodres paten mbrite ushtrit malazeze.Drejte Shkodres ,Dibra do te niste Elez Isufin me 3000 malsor.Por pa kaluar Matin vjen lajmi se ushtria serbe po I drejtohet Lumes se Islam Spahise.Athere Elez Isufi ndan forcat,me 600 vete I drejtohet Lumes,kryesishte rec-e-dardhe.Ne Kolosjan behen luftime nga me te pergjakshe ku serbet paten humbjen me te madhe ,,flitej per 12000 serbe te vrar e kapur rrobe-‘’’’Krisi pushka gjemoje toka/erdhe Elezi me dy topa…Por njoftimet po vinin se pas Dibres po binte edhe Peshkopia.Kurse ne Londer nisen pazarlleqet ,kur ceshtja e kufijve verior dhe verilindor te Shqiperise do te ishin ceshtja kryesore.Nderko Ata pergatisnin tradhetine nga brenda.Esat Pasha u leshoi tradhetishte malazezeve Shkodren.Kurse ne Diber levizja me Elez Isufin po I zgjeronte perpjestimet,duke fituar teren,Ne shtator dibranet do te ngrinin Flamurin ne qytetin e Dibres
    Tetori erdhi me invazione te renda per shqiptaretForcat shoviniste serbe nisen ofensiven ne tri drejtime drejt Ohrit e Pogradecit,drejte Prizrenit,e Lumes..Kudo masakra ne popullsi civile ,djegje,varje,therje,nuk u kursyen as grat edhe femijet….Po ate dite gazeta ‘’Radnicke Novine’’ –botonte letren e nje ushtaraku serb……Jam I tmerruar edhe pyes veten se si njerzit mund te jene kaq barbar per te kryer keto krime te tilla mizore….Mund te them se Luma nuk eksiston me .Nuk ka vec kufoma,gra e femije,pluhur e hi’’’
    E megjithate Elez Isufi nuk do ta ulte pushken. Eshte fjale per nje levizje te organizuar mire .per veprime luftarake te peshuara e te komanduar perfekt.Ne keto veprime luftarake ,aftesi organizimi te focave malsore do ti jepnin merita gjenerali me shajak ,Elez Isufit
    Do te jet fundi I vitit 1915 .Qarqet shoviniste serbe I kan zgjeruar pretendimet dhhe synimet e tyre pushtuese.Ushtarer e tyre donin shteg ne Diber drejt perendimit,dalje ne Durres ,nepermjet Lurres ,Mirdites planet ishin thurrur mire per ta,,problemi qendronte ne Diber.Dibra edhe Elez Iufi ishin pengesa kryesore... Dhe ashtu ndodhi ,serbet do te perballeshin me malsoret e rec-e –dardhe……Populli e vurri ne kenge…<>
    Dhjet vjetet e fundit te jetes ,plaku gjithnje e me rrlle I pat hyre shtepise.Nganjeher shkonte vjedhurazi,pershendetej me gati 70 pjestaret e familjes dhe prap merrte udhen ne mal e bente jatak diku ne nje vater ,diku ne nje shpelle.Koka e Elezit kushtonte shtrenjte.Flori derdhte Esat Pasha,flori armiqte,,plaku duhej o gjalle a vdekte..
    Elezi
    Elezi do te binte preh e tradhetive dhe xhelozive te brendeshme ,te thurura me aq mellef kunder tije do te ishte 16 dhjetori I vitit 1924 ,ku sebashku me nipin e tij SUF Xhelilin do te gjendeshin te rrethuar
    .Te dy si kurdoher u perpoqen te canin rrethimin .
    I pari Suf Xhelili perms plumbash idyti Elez Isufi.Ne obor e moren 2 plumba e ra..Dhe Suf Xhelili kthehet per me e ndimu plakun ,mixhen e vet qe se bashku nuk ishin ndar ne dite me te veshtira,Por ne kete kohe Sufen e mer plumbi ne balle keshtu ra edhe Peshkopia…kane kaluar shume vjete edhe do te kalojne por kujtimet e gjeneralit me shajak do te kujtohen dhe nderohen perhere ne zemren e mbar kombit shqiptar

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •