Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    60% e infermierëve ngelin në provimin e shtetit !

    60% e infermierëve ngelin në provimin e shtetit !


    Rezultatet e dobta në provimin e shtetit të bluzave të bardha që do jenë në shërbim të pacientëve ka nxitur reagimin e institucioneve. Faji kryesor është i institucioneve arsimore të cilët nxjerrin studentë të papërgatitur duke dhënë rezultate aspak të kënaqshme në provimin e shtetit. Kështu mendon Urdhri shqiptar i Farmacistëve dhe Urdhri Shqiptar i Mjekut. Përmes dy reagime të ngjashme përfaqësuesit e këtyre urdhëërave thanë dje se rezultatet duhet të bëjnë përgjegjësit që të reflektojnë.

    Presidenti i Urdhrit të Mjekut Din Abazaj, përpos faktit se ngelësa rezultojnë 23 nga 106 persona që iu nënshtruan provimit, vuri në dukje si shqetësues rezulatatin e dobët të tyre me një notë mesatare të kaluesve prej 7.3. Ndërsa tek stomatologët kjo është edhe më shqetësuese, pasi nga 148 që e dhanë provimin 39 persona nuk kaluan fare dhe nota mesatare e kaluesve rezultoi 6.2. Krerët e këtyre urdhrave u kërkuan institucioneve arsimore të forcojnë llogaridhënien ne universitetet kryesisht ne ato private, pasi shumica e mbetësve vijnë pikërisht nga universitetet shtetërore.

    “Duhet një bashkëpunim më i mirë midis partnerëve, institucioneve, me qëllim që të gjithë ti njohin detyrat e tyre dhe të angazhohen maksimalisht që praktika profesionale të arrijë qëllimin e saj”, thotë Din Abazaj, President i Urdhrit të Mjekut.

    Ndërkohë i ashpër ka qenë edhe reagimi i presidentit të Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari. “Nga 538 farmacistë të cilët iu nënshtruan provimit të shtetit në sezonin e parë kalueshmëria është 52.02 për qind dhe nuk kanë fituar provimin e shtetit 44.98 për qind. Renditur sipas universiteteve gjithsej kanë ngelur 242 kandidatë për provimin e shtetit, nga të cilët 24 janë ngelës të universitetit shtetëror të Tiranës”, tha Jaupllari.

    Nga ana tjetër të dy këta urdhra u bëjnë thirrje bluzave të bardha të pajisen më licencë se ende një pjesë e madhe e mjekëve nuk i kanë marrë ato pranë këtyre urdhrave. Kryesisht mjekët e palicensuar i takojnë qarkut të Tiranës.

    Gjithashtu rreth nivelit të ulët që kanë shfaqur në veçanti studentët e sapodiplomuar të infermierisë ka reaguar pak dite më parë edhe vet dekani i fakultetit të Infermierisë, Petrit Bara i cili ka deklaruar se studentët e kanë neglizhuar provimin pasi ai ka qenë i një niveli të thjeshtë, dhe brenda programeve mësimore. “Për hir të realitetit dhe të vërtetës, nuk është se janë teza të vështira. Pyetjet janë praktike, didaktike dhe një student që ka mbaruar fakultetin dhe ka pasur njohurinë maksimale mbi mesatare të kulturës, është një test i kalueshëm. Këta kanë hyrë duke menduar se hyhet kollaj dhe kalohet pa mësuar. Ka studentë që në shumë fakultete s’kanë lexuar, s’kanë vajtur, është punë e tyre. Kjo është një test që tregon për cilësinë e tij. Do vejë ai të punojë infermierë nesër, i thua dhimbja e gjoksit qetësohet me petidinë apo solucion fiziologjik. Nëse këtë nuk e di s’ka pse të kalojë”, tha Petrit Bare, njëkohësisht kryetar i komisionit të Vlerësimit të Testit
    — Nga Ermelinda Bilishti.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  2. #2
    .....edhe 40% ka paguar qe ka kaluar provimin. Pse te mos paguash ? Te punosh ne shendetesi eshte pak a shume si te punosh ne dogane. Shpresoj te mos e kem fat te bej as edhe nje gjilper gjat kohes qe shkoj ne Shqiperi
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    .....edhe 40% ka paguar qe ka kaluar provimin. Pse te mos paguash ? Te punosh ne shendetesi eshte pak a shume si te punosh ne dogane. Shpresoj te mos e kem fat te bej as edhe nje gjilper gjat kohes qe shkoj ne Shqiperi
    Ti edhe po e bone e bo ke Spitali Amerikan ose Spitali Grek Se ato e kane doren e lehte

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Vallaj ashtu si meret infermieria, shume e paskan kaluar provimin. Ajo infermieria eshte bere me keq se Universiteti Kristal. Ose qe te shprehem me qarte, Universiteti Kristal ka kopjuar metodologjine dhe ideologjine e Fakultetit te Infermierise.

    Njoh une ca qe kane mbaruar infermierine, qe o oZot nuk me leshon ndonjehere Zoti ne dore te tyre, se ehe, do u vdes ne duar
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Vallaj ashtu si meret infermieria, shume e paskan kaluar provimin. Ajo infermieria eshte bere me keq se Universiteti Kristal. Ose qe te shprehem me qarte, Universiteti Kristal ka kopjuar metodologjine dhe ideologjine e Fakultetit te Infermierise.

    Njoh une ca qe kane mbaruar infermierine, qe o oZot nuk me leshon ndonjehere Zoti ne dore te tyre, se ehe, do u vdes ne duar
    ...thuj ishalla nuk je nder te paret, sa ti ken mor doren
    Revolution 1848

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Medet ne dore te kujt i kemi lene prinderit dhe te afermit tone.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    Nese ke inat dike ne shqiperi mallkimi me i keq qe mund ti besh eshte ti thuash ''rafsh ne spital''.jo per gje po pjesen tjeter e bejne infermiere e doktore..
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Qe nuk jan te afta per profesionin e vet e dine te gjithe e spo ankohet kush, por shumica ne fushen e mjeksis atje infermiere, doktor etc. sillen si kafshe mizore rob pa shpirt. E trajtojn pacientin si te jet qen. Mos im rente askusjt halli te shkoj atje se eshte horrible.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Tipiku Lexo Postimin
    60% e infermierëve ngelin në provimin e shtetit !
    Pyetjet janë praktike, didaktike dhe një student që ka mbaruar fakultetin dhe ka pasur njohurinë maksimale mbi mesatare të kulturës, është një test i kalueshëm.
    — Nga Ermelinda Bilishti.
    Tani per ata qe kane nivel mbi mesataren nuk duhet te jete thjesht i kalueshem. As nuk duhet te dikutohet kalueshmeria.Dekanet mos te bejne si te habitur se nuk besoj i njohen studentet diten e provimit. E dinin shume mire besoj qe do kishin nje rezultat te tille, ndryshe ke deshtuar si pedagog nese nuk ke arrit te njohesh studentin tend.

    . Ne pergjithesi ne fakt testet e shteti nuk jane te lehta. Dhe ketu ne USA ka studente qe mbarojne shkollen mire, dhe ne provimet e shtetit per license mund te dalin dobet. Se ku degjova nje lajm ku dhe doktoret po 'cheating' ne testet e shtetit, lol, dhe ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 15-02-2012 më 17:43
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Nje artikull me 1 tufe pallavrash pa vlere.
    Rezultati i nje testi ,apo provimi nuk reflekton
    bagazhin e vertete
    te njohurive qe ka nje student
    i mjekesise apo farmakut.
    Edhe nqs dikush del ne test 100%
    i sakte ne pergjigje,kjo nuk eshte
    nje tregues qe garanton qe studenti
    e njef komplet materialin 100 %,me fjale te tjera
    nuk garanton qe studenti i din te gjitha.
    ===
    Studentet/mjeke/infermiere
    dhe ato qe punojne ne spitale/klinika
    gjithmone mbajne ne vendet e punes
    databaza ne PC per simptomat/ilacet/kurat/diagnozat
    per reference dhe gjithmone mbeshteten
    ne keto referneca per raste percaktimi
    diagnoze dhe dhenie kurash.
    Plus kesaj perdoren aplikacione portable
    ne Iphone/android qe e lehtesojne
    shume punen e farmacistit/infermierit dhe mjekut.
    Njohja e mire e profesionit nuk do te thote qe
    te mbash mend cdo gje,ta kesh ne tru
    everything.Ja perse jane memorjet ne kompjuter,
    Ja perse jane databazat dhe pajisjet tablet portabel
    qe ruajne nje sasi gjigande informacioni,per tu bere akses ne sekonde
    dhe marre pergjigje per nje diagnoze/simptome ne sekonde.Thjesht dhe shpejt.
    E njejta gje edhe me farmakun,formulat ruhen ne databaza,libra qe i ben
    akses ne kompjuter/ ose pajisje tablet android dhe te mbaron pune.
    Eshte e pamundur te ruash ne tru te gjitha formulat nga fakulteti.
    Asimilimi i materialit mesimor nuk presupozon qe ta mbash mend ne kujtese te gjithin dhe per gjithe kohen.Rendesi ka te kuptohet mire.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •