Dallimi mes kufrit në vepra dhe atij në bindje nga dijetari ibën Kajjim El-Xhevzijje
Burimi: http://www.albselefet.com/keshilla-t...xhevzijje.html
Ibën Kajjimi Allahu e mëshiroftë ka thënë:
Sa i përket kufrit në vepra ndahet në kufër që e kundërshton iman dhe në kufër që nuk e kundërshton atë.
Sexhdja ndaj idhujve, përqeshja me Kur’anin, vrasja e Profetit dhe fyerja e tij e kundërshtojnë imanin, ndërsa gjykimi jo me atë që e ka zbritur Allahu dhe lënja e namazit pa dyshim janë nga kufri në vepra dhe kurrsesi nuk mundë t’i mohohet emri kufër pasi që Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia kan shqiptuar.
Gjykatësi jo me ligjë të Allahut është kafir, lënësi i namazit është kafir me fjalë të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por me kufër në vepër jo kufër në bindje. Atëher është e pamundur që Allahu i lartësuar mos ta quaj gjykatësin jo sipas ligjit të Tij kafir, po ashtu i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është e pamundur që mos ta quaj lënësin e namazit kafir por nuk ju vihet atyre emri kafir (me kuptim të dalur nga feja).
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka mohuar të ketë iman zinaqari, vjedhësi, konsumuesi alkoholit, ai që nuk i beson fqiu i tij, nëse këtyre ju mohohet emri iman, atëher janë kafira në vepër por ju mohohet atyre kufri i kundërshtimit dhe bindjes.
Të ngjashme me këtë janë fjalët e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Mos u ktheni pas vdekjes sime kafira duke ia goditur njëri tjetrit qafat (duke e mbytur njëri tjetrin).”
Ky është kufër në vepra.
Po ashtu fjalët e tij: “Ai që shkon tek falltori dhe i beson në atë që i thotë, apo i vie bashkëshortes në anus, vetëm se ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit.” Po ashtu fjalët e tij: “Kush i thotë vëllaut të vetë o kafir njëri nga ta vetëm se ka ra në të (kufër).”
Allahu i Lartësuar e ka quajtur atë që punon me një pjesë të librit dhe le anash punën me një pjesë tjetër besimtarë me atë që ka punuar dhe e ka quajtur kafir me atë që s’ka punuar. Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe kujtoni kur nga ju morëm besën që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga banesat tuaja! Ju e pranuat këtë dhe dolët dëshmitarë. Mirëpo ja tek jeni, duke vrarë farefisin tuaj, duke i dëbuar disa syresh nga shtëpitë e veta dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin kundër tyre, fajësisht dhe armiqësisht. Dhe, kur ju vijnë të robëruar, ju i shpëtoni nga robëria me të holla, ndërkohë që me marrëveshje e keni të ndaluar t’i dëboni. Mos vallë, një pjesë të Librit (Tevratit) e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?! Cilido prej jush që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja. El-Bekare 84-85.
Allahu i lartësuar ka treguar se ata e kan pranuar besen me të cilën i urdhëroi dhe ju përmbajten, kjo argumenton për pranimin e tyre me sinqeritet në to. (pranuan) se vërtetë nuk do ta vrasin njëri-tjetrin dhe nuk do ta dëbojnë njëri-tjetrin nga shtëpit e tyre. Më pas ka treguar se ata e kundërshtuan urdhërin e Tij, e luftuan një palë palën tjetër dhe i dëbuan nga shtëpitë e tyre, ky është kufri i tyre në besën që e morri Allahu nga ta në libër (Tevrat). Ishin besimtarë me atë që punuan nga besa (që i dhanë Allahut),ndërsa ishin pabesimtar me atë që lanë nga kjo besë. Besimi në vepra është e kundërta e kufrit në vepra, ndërsa imani në bindje është e kundërta e kufrit në bindje.
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka lajmëruar për këtë që treguam, me fjalët e tij në hadithin e vërtetë: “Fyerja e musliminit është fisk (mëkat) ndërsa luftimi i tij është kufër.”
Pra bëri dallim mes luftës dhe fyerjes, njërën nga këto e bëri fisk që nuk bën kufër me të ndërsa tjetrën e bëri kufër dhe kjo është e ditur që me këtë ka patur për qëllim kufrin në vepra e jo atë në bindje. Ky kufër nuk e nxjerrë (njeriun) tërësisht nga islami ashtu si nuk del nga islami zinaqari vjedhësi konsumuesi i alkoholit edhe nëse nga ai ngritet emri iman. Ky sqarim është fjala e Sahabëve të cilët ishin më të diturit e këtij ummeti ndaj librit të Allahut, ndaj islamit dhe kufrit dhe çfarë kërkojnë këto dyja, dhe nuk mirren këto mesele vetëm se nga ta, ngase disa të më vonshëm nuk kuptuan qëllimin e tyre dhe u ndanë në dy grupe: Grupi i parë i nxjerrën nga umeti islam ata që bien në mëkate të mëdha dhe kan gjykuar për praktikuesit e tyre (mëkateve të mëdha) përfundim të përhershëm në zjarrë, ndërsa grupi tjetër i bënë nga besimtarët me iman të plotë. Të parët shkuan në ekstremizëm ndërsa të tjerët në neglizhim, por Allahu e udhëzoi Ehlisunetin në rrugën e drejtë dhe fjalën e mesit. Ehlisuneti në mesin e këtyre grupeve është si islami në mesin e feve të tjera. Ky është Kufër dune kufër (kufër i vogël), nifak dune nifak (hipogrizi e vogël), shirk dune shirk (shirk i vogël), fiskun dune fisk (mëkat i vogël), dhulmun dune dhulm (zullum i vogël). Sufjan ibën Ujejne ka transmetuar nga Hisham ibën Huxhejri nga Tavusi e ky nga ibën Abasi në tefsirin e fjalës së Allahut: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” El-Maide 44, Ka thënë: Nuk është kufër i cili mendojnë ata. Abdurr-Rrez-zaku ka thënë: na ka treguar Ma’meri nga ibën Tavusi e ai nga babai i tij të ketë thënë: Është pyetur ibën Abasi (radijAllahu anhu) për fjalët e Allahut: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” Ky është kufër nga ta por jo si ai që bën kufër Allahun, Melaiket e Tij, librat dhe Pejgamberët e Tij, ndërsa në një rivajet tjetër ka thënë: Kufër i cili nuk e largon nga ummeti islam (kufër i vogël). Tavusi ka thënë: “Nuk është kufër që e nxjerrë nga Ummeti islam.”(Libri: Es-Salah ve ahkamu tarikiha fq 157-158)
Po ashtu ibën Kajimi Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“E vërteta është se gjykimi jo me atë që ka zbritur Allahu përfshinë dy kufret, të voglin dhe atë të madhin, varësisht nga gjendja e gjykuesit. Nëse ai ka bindjen se është obligim të gjykohet me atë që ka zbritur Allahu në këtë qështje, por e kalon këtë duke bërë mëkat dhe e dinë se e meriton ndëshkimin për këtë, ky është kufër i vogël. Por nëse ka bindjen që nuk është obligim dhe ka mundësi të zgjedhë duke e ditur se ky është ligji Allahut, ky është kufër i madhë. Por nëse është injorantë ndaj tij (ligjit të Allahut), ose gabon në të, atëher ky është gabimtarë dhe dispozita ndaj tij është e njejtë me dispozitën e gabimtarëve.”
(Libri: Medarixhus-Salikin 1/346.)
Krijoni Kontakt