-
Flet skenografi dhe piktori Pano Kondo
INTERVISTA/ Flet skenografi dhe piktori Pano Kondo
Shoku Niqifor ėshtė njė ndėr skenografitė mė tė mira tė miat
Albert ZHOLI
Dhe pse studimet e larta i ka mbaruar pėr skenografi, ai se ka ndarė asnjėherė penelin nga dora. Nė arkivin e tij numėrohen mbi 300 piktura tė gjinive tė ndryshme, por ai sėrishmi punon. Me pikturat mė tė bukura Pano ka bėrė njė album cilėsor, ku mjeshtėria e penelit ka gjetur vendin e vet pėr tu pasqyruar. Por ai asnjėherė ska lėnė skenografinė pas dore, madje duhet tė themi se ky profesion nė fillimet e veta e bėri shumė tė njohur. Nė Teatrin e Fierit ku ai punoi pėr mė shumė se 15 vjet, ka realizuar 100 skena midis tė cilave veēon skenografitė e komedive Shoku Niqifor dhe Ēobo Rrapushi
Ju kohėt e fundit hapėt njė ekspozitė nė galerinė Mezuraj. Cili ishte qėllimi i saj?
Unė kisha shumė dėshirė qė tė bėja njė ekspozitė, pasi kam nė galerinė time me qindra piktura. Kjo ekspozitė erdhi si rezultat i paraqitjes sė albumit me pikturat e mia. Pra, ky album solli si tė domosdoshėm dhe ekspozitėn. Albumi kishte shumė punė brenda, ose realisht albumi ka brenda rreth 300 punė. Mbas paraqitjes sė albumit unė doja qė tė bėja ekspozitėn. Doja qė tė ballafaqohej albumi me ekspozitėn. Nė ekspozitė vendosa njė pjesė tė pikturave, ato mė cilėsoret dhe jo tė gjitha, dhe doja qė tė krahasimin. Pra doja tė krahasoja origjinalen me atė qė ėshtė nė album. Mendoj se albumi ka njė paraqitje dinjitoze, njė botim liksoz dhe me shumė paraqitje. Nė pėrpjekje pėr tė gjetur sallėn e galerisė sė arteve, (kisha dy vjet qė e kėrkoja dhe nuk mė lejonin terren) erdhi njė kohė ku, meqė tek Mezuraj kam arreduar sallėn e ekspozitės pronarėt mė ftuan pėr hapjen e ekspozitės. Seleksionuam disa punime, sepse ekspozita pėrmban pak rreth 35 punė. Njė pjesė e punėve ishte nė fondin e Galerisė (i kanė ata nė koleksion), ndaj unė ekspozova rreth 25 punė tė reja.
-Punimet janė nė vaj?
Po punimet janė nė vaj. Vaji ėshtė boja ime e preferuar.
-Kush mbizotėron mė shumė, peizazhi, portreti?
Unė bėj njė pėrzgjedhje pėr tė qenė tė gjitha. Kam peizazhin, portretin, natyrėn e qetė, kompozim. Ėshtė njė pėrzgjedhje mikse. Janė 35 punime. Ėshtė bėrė njė vendosje nė mėnyrė harmonike. Ka punė nga vitet 85-2010. Pra, afėr tre dekada punė.
-Pse nuk i keni vėnė njė titull ekspozitės?
Donim ti vinim njė titull, por duke qenėse ishte nė kuadrin e muzeut, u quajt Koleksioni i piktorit. Unė doja ti vija njė titull. Por ato ngulėn kėmbė qė kjo do tė quhej njė koleksion i piktorit. Tani e ndje se ėshtė mė mirė kėshtu. Mund tė them se ėshtė njė titull origjinal.
-Si skenograf kur ke shkuar pėr herė tė parė nė Teatrin e Fierit?
Nė Teatrin e Fierit kam vajtur nė vitin 77-78, ku ėshtė vėnė komedia Shoku Niqifor
Por nė fillim kam qenė si i jashtėm. Teatri pėrgatitej pėr njė dramė shumė tė madhe dhe kishte rreth 2-3 muaj qė pėrgatitej. Ne bėmė njė punė qė e bėmė natėn ditė. Brenda njė muaji u bė dekori dhe u vė ēdo gjė nė skenė. Erdhi festivali, ku unė atė e kisha edhe nė test dhe pėr fatin tim mora diplomėn pėr festivalin nė skenografi. Pra, nė kėtė shfaqje. Edhe nė shkollė pėr skenografi kisha mbaruar. Kjo nuk ishte pėr mbrojtje diplome. Unė diplomėn kisha njė vit qė e kisha mbrojtur. Kjo ishte diplomė qė mora nė festival.
-Po sot ka nė Akademinė Arteve pėr skenografi?
Po ka. Ekziston si degė. Mund tė them qė prej saj dalin studentė tė pėrgatitur. Sot nuk e di kėrkesėn e llogarisė por nė periudhėn time, kėrkesa ishte e lartė.
-Sa drama ose komedi keni vėnė nė skenė si skenograf?
Mbi 100. Po, besoj se e kam kaluar.
Kur shkova nė Fier ishte gėzim pėr mua. Ishte njė ditė feste doja tė them. Nė atė kohė Fieri ishte nė kulmin e suksesit. Kishte aktorė shumė tė mirė. Mė vonė pak nga pak filluan tė iknin se ishin nga rrethe tė ndryshme. Kishte nga Korēa, Tirana, Berati etj.. Kishte regjisorė tė mirė. Ishte Teodor Laēo atėherė nė Fier si libretist. Kėta njerėz krijuan njė harmoni me trupėn. Ishim njė trup profesioniste qė konkurronte me Teatrin Kombėtar. Aktorėt e Fierit bėnė goxha emėr dhe u bėnė mjaft popullor. Dua tė veēoj kėtu edhe Pėllumb Kullėn.
-Gjatė gjithė kėsaj kohe a ke pasur ndonjė kontradiktė me Pėllumbin apo me drejtorin e Estradės sė Fierit?
Jo, nuk kam pasur. Unė kam qenė pak kapriēioz nė punėn time. Mbas komedisė Shoku Niqifor u vu nė skenė Ēobo Rrapushi me shokė. Edhe aty, unė isha akoma i paemėruar. Pėr tė realizuar atė skenografi punohej ditė dhe natė. Ajo ishte njė shfaqje qė do tė vinte Mehmet Shehu. Edhe sot ajo komedi diskutohet nė rrethet e aktorėve. Ka lėnė shumė gjurmė. Ka bėrė epokė desha tė them. Nė rrethe tė ngushta merret dhe si shembull. Por ta dini se sa dhe si ėshtė punuar me tė vetėm njė zot e di. Na doli qumėshti i nėnės. Sishte e paktė vinte Mehmet Shehu qė si qeshte buza.
-Po ju a e takuat Mehmet Shehun?
Mehmet Shehu erdhi me tė vėrtetė nė shfaqje. Ne bėmė njė mobilizim tė paparė. Ai erdhi bashkė me Fiqretin. Unė nuk e takova. Dhe mbaj mend (sepse e shikoja enkas nga ku isha ulur) se ai nuk qeshte nė fillim, por vetėm e shoqja. Por skenat ishin shumė komike. Luftari me shokė, atė ditė flakėronin. Andej nga fundi i shfaqjes edhe Mehmeti qeshi. Nuk ishte e pakėt tė qeshte Mehmet Shehu. Ndokush smund ta kuptojė sot.
-Kush ka qenė dita mė e vėshtirė si skenograf?
Pėr mua tė gjitha shfaqjet i quaj tė vėshtira nuk i quaj tė lehta. Pėr mua dy kanė qenė skenat mė tė vėshtira ku kishte mė shumė ngarkesė tek drama Atentatori ku vritet Esat Pasha nga Avni Rustemi nė Paris dhe njė tjetėr. Nė kėtė dramė ishin katėr ndėrrime dekoresh. Ne punonim mė shumė natėn.
Si i kishe marrėdhėniet me aktorėt?
Shumė tė mira. Nuk kam pasur konflikte m e aktorėt. Nuk kam pasur trysni. Trysnia ishte vetėm artistike. Caktohej njė datė qė tė dilte shfaqja dhe sbėhej dysh. Do punoje pa orar qė tė bėje skenėn, por me atė pagesė. Ēdo shfaqje pritej nga njė lloj ankthi se ēfarė do tė thonė, a do tė na kritikojnė?
-Ku e ndieni veten mė mirė nė skenografi apo nė pikturė?
Skenografinė kam dėshirė ta bėj herė pas herė. Njė dekor nė vit e kam dėshirė. Kurse nė pikturė e gjej veten tė plotėsuar. Piktura mbetet dhe ėshtė njė art mė vete. Skenografia mbaron nė atė shfaqje dhe harrohet nga publiku. Piktura ngelet. Ka njerėz qė e pėlqejnė skenografinė me njė shfaqje. Piktura ėshtė tjetėr art. Njė art qė me kalimin e kohės ka mė shumė vlera.
-Sa ēmime ke marrė si skenograf?
Kam marrė rreth 4-5 ēmime. Janė ēmime tė ndryshme dhe dekorime nga Ministria e Kultura dhe Naim Frashėri i Artė nga Presidenti. Me skenografinė them se e kam mbaruar punėn dhe e kam mbyllur ciklin tim dhe jam i ngopur me tė. Nė pikturė jam akoma nė kėrkim. Kam shumė punė pėrpara. Kam shumė rrugė tė pashkelura. Piktura ėshtė magji. Ngjyrat e bojės janė simbole tė jetės reale.
-Kush janė gjinitė e pikturės mė pėlqyeshėm pėr ty?
Unė jam karakter ekspansionist, jo abstraksionist. Abstraksioni mė pėlqen nė formėn origjinale. Dua tė bėj ballafaqime me kulturėn. Unė kur e bėj peizazhin e bėj ashtu siē e shikoj. Pastaj se si e interpretoj ajo ėshtė puna ime. Nuk kapem pas asaj qė ėshtė e pamundur.
Piktorėt e preferuar?
Nga piktorėt shqiptarė qė janė disa unė do tė pėrmendja Sali Shijakun, Ismail Lulanin ( sot nuk jeton), Abduhrrahim Buza.
Nga tė huajt: Pikaso, Van Gogu etj..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt