Tematikat e parashtruara ne zberthim te Fakteve te meposhme
* Dyshimet dhe pergjigjet rreth tyre
Kreu i I
* Shenjat e vogla te fundit te botes
* Kuptimi gjuhesor dhe domethenia e shenjave te fundit te botes si dhe veretjet e vecanta
* Shenjat me te rendesishme te vogla te kijametit
* Armagedoni
* Armagedoni ndermjet muslimaneve dhe ithtaereve te librit
* Muslimanet dhe Armagedoni
Dyshimet dhe pergjigjet rreth tyre.
Falenderuar qofte Allahu me miresite e te cilit plotesohen veprat mire salavatet dhe selamet qofshin mbi pejgamberin me te zgjedhur dhe prijesin e besimtareve, mesuesin e thirresve dhe prijesin e udhezuesve.Ka qene i shqetesuar per ne rruge te Allahut dhe ka bere durim, pastaj i erdhi ndihma e Allahut dhe e ka falenderuar ate.Eshte realizuar premtimi i Allahut per fitoren e besimtareve ndersa Ai thote: "Ne patjeter do ti ndihmojme te derguarit tane ne jeten e kesaj bote , edhe ata qe besuan, e edhe ne diten e prezantimit e deshmive."(El-Gafir 51)
Me lejoni qe te vecoj disa rrjeshta me qellim te shpjegimit te disa ceshtjeve, te cilat i trajton ky liber, ndersa te cilat cojne ne keqkuptimin e atyre te atyre te cilet merren me shkence.Duke shqyrtuar me kujdes, te kemi te qarte dhe shpesh ta lexojme kete liber, meqellime qe te largojme te gjitha dyshimet dhe te fitojme pergjigje ne cilendo pyetje e cila na intereson, ndersa falenderimi i takon Allahut, Zotit te botrave.
Nese dikush na thote se e kemi gabim nese themi, "Jeta gjatesia e ymetit Islam" apo "kallzime per jeten e popujve te mehershem" ne i pergjigjemi se eshte me te drejte te themi gjera te tilla ! Allahu xh.sh thote: "Cdo popull (qe pergenjeshtroi perjgamberet) ka afatin e vet, e kur tu vije afati i tyre, ai nuk mund te shtyhet per asnje moment e as te perngutet me pare."(El-Arafe 34).Muhamedi .a.s thote: "Jeta e juaj ne kete bote eshte sikurse jeta e atyre para jush.".Kete thenie e permend Buhariu.Ne nje thenie te cilen e permend Muslimi i eshte shtuar "fundi juaj".Ndersa ne nje transemtim tjeter, ne kaptinen per rekaikun, thuhet: "Jeta juaj eshte sikur e atyre para jush."Pra shprehja "jeta" dhe "jeterat" permenden dhe ne kuran, dhe ne transmetimet e besueshme te haditheve te Muhamedit a.s.
Dijetaret islame selefe jane unike, se eshte e lejuar qe nje hadith ta quajme sipas permbajtjes se tregimit apo me shprehje karakteristike i cili eshte permendur ne te.Sic eshte rasti ne tregimin per xhessasin(Shiko Sahihun e Muslim Kaptina e turbullires) apo tregimi per Ummu Dhere(shiko Fethu'l-Bari,Kaptina e marteses).Dihet se Muhamedi s.a.v.s. nuk u ka thene sahabeve:"....ejani t'u tregoj ngjarjen per Xhessasin!",as qe i ka thene Aishes r.a.:"....eja te tregoj ndodhine e Ummu Dherea.
"Dijetaret islam nuk shohin asgje te keqe qe nje hadith te quhet sipas tregimit te permendur ne te apo sipas shprehjes karakteristike e atij hadithi qe quhet sipas tregimit te permendurne ne kallezimin e atij hadithi.Rasti i njejte eshte edhe me disa ajate dhe sure te Kuranit,per shembull suren Gafir e quajne El-Mu'min,suren Isra e quajne Benu Israil,suren Fatir--El-Melaike.Gjithashtu, disa ajete i quajne me emra te vecante,si Ajetul-Kursij,Ajetu-dejn etj.Per kete,shprehja jone "jeta e ummetit islam" apo "tregimet e jetegjatesise se umeteve te meparshem" nuk del jashte kornizes se Kuranit dhe sunnetit e as prej fjaleve te ulemase.
Po ashtu deshiroj te shtoj nje tekst i cili flet per shprehjen "jeta e ummetit islam".Jeta e nje populli zgjat prej paraqitjes se pejkamberit te tij e deri te dergimi i pejkamberit tjeter.Ai i cili perjeton ardhjen e pejkamberit tjeter dhe i beson atij,ai i takon ummetit te tij dhe ka shperblim plotesues,e kush nuk i beson,ka deshtuar dhe periudha e tij e kaluar,ashtu sic ka kaluar periudha e popullit te tij.Ne baze te kesaj themi se jeta e ummetit te Muhamedit s.a.v.s. eshte prej dergimit te tij e deri te paraqitja e eres se bute i cili do te fryje nga drejtimi i Jemenit dhe i cili do t'ua marre shpirterat te gjithe besimtareve.Kjo do te ndodhe pasi qe te ndodhin gjashte shenja te medha te kjametit,duke filluar prej paraqitjes se Dexhallit e deri te paraqitja e tymit,kur perfundon ekzistimi i te gjithe muslimaneve.Kete detajisht e kemi shpjeguar ne kaptinen e peste.Kjo nuk do te thote se ketu eshte fundi i jetes se kesaj bote!Pas besimtareve,ne toke do te mbesin njerezit me te keqinj te cilet do te bejne tollovi sikur gomaret.Se sa do te zgjase jeta ne toke pas besimtareve,kete e di vetem Allahu xh.sh.Disa thone se kjo periudhe do te zgjase njeqind vjet e disa te tjere njeqind e njezet vjet.Ata mendimet e tyre i mbeshtesin ne nje trasmetim prej Abdullah bin Amrit te cilen e ka theksuar Ahmedi ne "Mesnedin" e tij,e per te cilin Hejthemi thote se trasmetuesit jane te besueshem:
"Njerezit pas lindjes se diellit nga perendimi do te jetojne dhe njeqind e njezet vjet".Allahu xh.sh. e di me se miri se sa eshte periudha ndermjet fundit te ummetit islamdhe dites se Kijametit.Pra,kur flitet per jeten e ummetit,nuk do te thote percaktimi i dates se dites se Kijametit,sepse kete e di vetem Allahu xh.sh. dhe askush pervec Atij kete nuk e di,madja as meleku me i zgjedhur,e as pejkamberi.Pra,ne flasim per gjatesine e jetes se ummetit islam e jo per fillimin e dites se Kijametit!Ketu duhet te kemi kujdes.
Nese dikush thote se llogaritja ne esence nuk eshte e lejuar,sepse Ibn Haxheri thote se fjalet :ekzistimi juaj" kane te bejne me apoksimacionin (afrimi) dhe alegorine (krahasimin) e jo ne llogaritje,ne haptazi pergjigjemi se nuk dime se per cfare flasin!Hafiz ibn Haxheri ne komentimin e hadithit ne fjale thote se ekzistojne dy mundesi te shojegimit te tij.E para eshte se (apoksimacioni) paraqet apoksimacionin e jo percaktimin e algorise,percaktimin e periudhes se sakte,ndersa shpjegimi i dyte eshte te kuptuarit e hadithit ne baze te kuptimit te tij te qarte,domethene,kuptimi i fjales "llogaritje".Per shkak te qartesise se tekstit dhe besueshmerise se trasmetimit,perparesi i jepet hadithit te ibn Omerit ne te cilin permendet gjatesia e jetes se ummetit.Kuptimi i fjaleperfjashem i ketij hadithi na tregon se periudha e jetes se ummetit tone eshte pese dite.Keshtu permendet ne Fethul-bari,ne vellimin e 11,ne kaptinen per rekaikun.Poashtu,ne vellimin e 13,ne kaptinen e teuhidit thuhet:"Jeta e juaj eshte sikur jeta e popujve para jush".Domethene,gjatesia e jetes se ummetit islam eshte sikurse gjatesia e jetes se popujve te tjereNe kaptinen ne te cilen flitet per qiradhenien,ne vellimin e 4 te vepres se tij,ai thote:"Ekspertet e hadithit jane te pajtimit se periudha e hebrenjve e deri te pejkamberia e Muhamedit s.a.v.s.,eshte me shume se dymije vjete,e prej tyre eshte periudha e krishtereve gjashteqind vjet,ndersa disa pohojne se edhe me pak.Ne baze te kesaj,ne themi se periudha e jetes se ummetit tone,me siguri eshte me shume se njemije vjet.Gjithashtu,Ibn Haxherine kaptinen e njejte thote se vepra me te shumta kane hebrejte,te cilen e pohon ne kaptinen e teuhidit.Kjo eshte shume llogjike per hebrenjte sepse ata kane jetuar periudhen me te gjate te kohes,dhe kane mundur te bejne vepra me shume.Ai gjithashtu thote se shembulli i ekzistimit te popujve para nesh,eshte sikur shembulli i kohes ndermjet namazit te ikindise dhe perendimit te diellit ne raport me pjesen tjeter te dites (Kaptina e koheve te namazit)."Keto jane tekstet e Ibn Haxherit ne te cilat komentohet hadithi ne baze te kuptimit te jashtem,ndersa ne kete rast behet fjale per llogaritjen kohore duke permendur variante te tjera,e kjo eshte se ky hadith ka te bej me afrimin dhe algorine,qe eshte i papranueshem.Me aritmetike jane marre dijetare te njohur para Ibn Haxherit.
Ai thote:"Et-Taberiu ne hyrjen e vepres se tij "Historia" trasmeton prej Ibn Abbasit,dhe thote:"Shuma e viteve te dynjase eshte shtatemije vjet prej shumes se ahiretit..."Pastaj ka percjelle hadithin e Ibn Omerit:"Exheli juaj eshte sikurse exheli i atyre para jush".Taberiu e ka vertetuar thenien e tij me nje hadith te trasmetuar nga Ebu Sa'lebi:"Per Allahun nuk eshte e veshtire te kujdeset per kete ummet gjysem dite".(Shprehja dite i cili permendet ne Kuran dhe hadithi nuk eshte sikur dita te cilen ne e njohim sh.p.).Kete trasmetim e perciell Suhejli prej Taberiut(Shih Fethul-bari,vellimi 11,kaptina per rekaikun).Taberiu ne vepren e cekur,ne kaptinen "Sa eshte periudha kohore prej fillimit e deri ne zhdukjen e botes",thote se dijetaret e selefit kane mendime te ndryshme.Disa thone shtate mije,te tjere thone gjashte mije,dhe permendi mendimet e disa dijetareve sikur Abdullah ibn Abbasin,Ka'bin etj.Ketyre dijetareve eshte bashkangjitur dijetari i madh Es-Sujuti i cili shume ka studiuar kete ceshtje me llogaritje.Kete e ka bere burrerisht e trrimerisht,duke u mbeshtetur ne diturine e tij te madhe dhe ne horizontet e tij te gjera.Ai ka qene det i diturise,drite e kuptimit,eshte marre me te gjitha lemite shkencore,me cka deshmi jane librat dhe permbledhjet e tij.Es-Sujuti ne mesazhin e tij "Zbulesa se ky ummet do te mbijetoj njemije",thote:"Burimet na cojne se ky ummet do te ekzistoje me shume se njemije vjet,ndersa ky shtim mbi njemije nuk do te kaloje peseqind vjet".
Para se gjithash permenda mendimet e dijetareve te njohur te cilet jane marre me problematiken e jetegjatesise se ummetit,sic jane Ibn Haxheri,Taberiu,Es-Sujuti dhe shume te tjere.Ne kete liber kemi percjelle mendimet e dijetareve te njohur ashtu sic kane kuptuar hadithet nga pejkamberi s.a.v.s.Le ta dije secili i cili hedh poshte aritmetiken si risi dhe perralle,se e hedh poshte ate qe kane pranuar dijetaret tane.Nese dikush thote se nuk na lejohet qe te sherbehemi me trasmetimet e Kitabiut,qe te mos merret si deshmi e as te shpjegojme nga ato,ne ne keto fjale do te pergjigjemi se ekzistin nje tekst i besueshem dhe i qarte ne Sahihun e Buhariut,i cili na lejon trasmetimet prej Kitabiut,me qellim te verejtjes dhe mesimit.
Muhamedi s.a.v.s. thote :"Trasmetoni prej meje,qofte dhe nje ajet dhe predikoni prej bijve te Israilit,ne to nuk ka asgje te keqe.Kush genjene ne mua qellimisht,i ka pergatitur vetes vendin ne zjarr".Ibn Haxheri kete hadith e komenton se nuk ka pengesa nese trasmetojme prej tyre,e qe pas kesaj te lejohet.Sikur e ka shprehur ndalimin para vendosjes se dispozitave islame dhe bazamenteve te fese,duke pasur frike turbullirat.Pasi qe jane larguar pengesat,eshte lejuar predikimi prej tyre,mirepo me kushte te marrjes se mesimit".(Shih Fethul-bari,vellimi 6,faq.498)Ne te njejtin vend ka shkruar :"Thote Maliku r.a. se me lejimin e predikimit prej tyre mendohet ne ate qe eshte e mire,e jo ne genjeshter..."Gjithashtu thote :"Thote Shafiu :"Eshte e njohur se Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka lejuar predikimin e genjeshtrave,qe do te thote se eshte e lejuar predikimi prej bijve te Israilit ate qe mendojme se nuk eshte genjeshter".Shejhul-islam,Ibn Tejmije ne vepren Mexhmuatul-fetava thote :"Muhamedi s.a.v.s. ka lejuar qe te predikohet prej tyre,por ka ndaluar konfirmimin e vertetesise dhe konsiderimin si te rrejshem theniet e tyre.Sikur te mos kishim ndonje dobi ne predikimin prej tyre,nuk do te na jepte lehtesime qe te veprojme sipas tyre".Shkrimtari i njejte ne nje liber tjeter "Pergjigja e drejte per ate i cili e zevendeson krishterimin" permend shume trasmetime prej Kitabiut.Nese shikojme veprat e tefsirit,do te shohim se shume sahabe sikur Ibn Abbasi,Abdullah ibn Omeri dhe te tjere,ka perdorur trasmetimet e Kitabijeve ne gjerat ne te cilat eshte e lejuar perdorimi i trasmetimeve prej tyre.Kjo eshte nje pjese e vogel e asaj qe e kane thene dijetaret ne kete teme.Te gjithe e kane te qarte se ndalesa drejtuar Omerit prej Pejkamberit s.a.v.s.,qe te lexoje librat e Kitabijve ka te beje me e pare te islamit qe me vone te lejohet predikimi prej tyre.Nuk mendoj se dikush prej njerzve te drejte do t'a kishte kontestuar kete.
Nese dikush thote se ende nuk kane ngjare te gjitha shenjat e vogla te Kijametit,sikur lufta e muslimaneve kunder hebrenjve,keshtu qe ato do te fshehen pas gurit e drurit,pastaj terheqja e lumit Eufrat nga kodra e arit,ne do te pergjigjemi se keto ngjarje do te ndodhin pas paraqitjes se disa shenjave te medha,sic dote shpjegojme me vone.
1.Lufta e muslimaneve kunder hebrenjve ne te cilen ato do te fshehen pas gureve dhe drunjve,dote ndodhe pas zbritjes se Isase,djalit te Mejremes dhe ne mesin e dijetareve per kete lufte nuk ka kundershtime.Ai dote vrase Dexhallin dhe dote mund ithtaret e tij prej hebrenjve dhe atehere do te ndodhe beteja e permendur.Ne dy vende ne kete liber kame permendur hadithe te besueshme per kete.Ne njeren prej tyre thuhet:"me te vertete guri dhe druri dote therrasin:"O Ruhullah,ky eshte hebre!"Nuk do te le asnje ithtar te Dexhallit,e te mos e mbyse".Ne nje vend tjeter gjendet hadithi te cilin e trasmeton Ebu Umameh,saktesine e te cilit e ka vertetuar Albani,e ne te cilen Pjekamberi s.a.v.s. thote:"Dexhallin,me te cilin do te jene shtatedhjete mije hebrenj,te armatosur me shpata e mburoja,do te takoj Isa te dyert e lindjes ne Palestine dhe do t'a vrase.Atehere Allahu dote mund hebrenjte dhe nuk do te mbyte asgje nga krijesat e Allahut me cka do te mbroheshin,e te mos flasin.Druri,guri,kafsha do te flasin:"O rob i Allahut,o musliman ky eshte hebre,eja dhe mbyte!Pervec drurit garkad,ndersa ai eshte druri i tyre".Puna eshte shume e qarte,keshtu qe nuk ka nevoje qe ta shpjegojme.Ekzistoj ne tekste te qarta ne Kuran dhe ne hadithe dhe nuk ka gjykim te lire ndaj tekstit,dhe mu per kete,ne botimin e pare nuk kam percjelle mendimet e dijetareve te cilet trajtojne kete problematike,por nuk ka kurrfare pengese qe te shprehim mendimet e tyre.
Ibn Haxheri thote se hebrenjte do te fshehen pas drurit edhe guri do t'i thone muslimanit:"Ky eshte hebre,mbyte ate!"Kjo vrasje e hebrenjve do te ndodhe pas paraqitjes se Dexhallit dhe zbritjes se Isase a.s. ashtu sic e verteton qarte hadithite cilin e trasmeton Ebu Umameh,dhe i cili flet per paraqitjen e Daxhallit dhe zbritjen e Isase a.s. Lufta e muslimaneve kunder hebrenjve do te zgjase derisa hebrenjte te mos fshehen pas gureve dhe drunjeve ,ndersa kjo do te ndodhe pas paraqitjes se dy shenjave te medha te Kijametit ;ardhja e Dexhallit dhe zbritja e Isase a.s.Per kete nuk ka kundershtime mes dijetareve.Deshiroj te theksoj se mos permendja e kesaj ngjarje ne kuader te shenjave te medha,nuk do te thote se ajo bie ne shenjat e vogla,ashtu sic e kuptojne disa.Ekzistojne shume ngjarje te cila nuk hyne ne shenja e medha,ndersa do te ndodhin pas fillimit te shenjave te medha,sic eshte lufta kunder hebrenjve,terheqje e Eufratit nga kodra e arte dhe rrenimi i Qabes nga ana e dy abisineve te cale.Kjo ngjarje e fundit,sic thone dijetaret,do te jete shume afer ndodhise se Kijametit,saqe askush ne toke nuk dote mbese duke thene Allah,e kjo do te ndodhe pas paraqitjes se gjashte shenjave te medha te Kijametit.
2. Terheqja e lumit Eufrat nga kodra me ar,sic thuhet ne hadithin te cilin e permend Buhariu:"Se shpejti lumi Eufrat do te terhiqet dhe do te zbuloje nje thesar te arit".Ne nje trasmetim tjeter thuhet:"...dhe do te zbuloje nje koder me ar".Ashtu sic theksuam,keto shenja do te ndodhin gjate kohes se shenjave te medha,apo menjehere para atyre,domethene,para paraqitjes se Mehdiut a.s. Ibn Haxheri thote:"Ndoshta ky eshte shkaku per te cilin Buhariu kete hadith e ka rradhitur ne kaptinen e cila flet per paraqitjen e zjarrit. Gjithashtu,Ibn Mad'e permend nje hadith nga Sevbani se ka thene:"Te thesari juaj do te vriten tre veta,e te gjithe dote jene djem te halifeve,prijesve....",pastaj ka permendur nje hadith per Mehdiun i cili nuk eshte i besueshem. Ari i cili permendet eshte ari i njejte qe eshte permendur ne hadith,ndersa aludon ne zbulimin e tij ne kohen e Mehdiut".
Subhanallah,gazetat kane filluar te na njoftojne e qe perputhet me ate qe thame,per indikacionet e para te arit ne lumin Eufrat dhe per problemin e madh ndermjet Turqise dhe Irakut per shkak te ujit.Druajme se Turqia do te niset ne aksion per tharjen e shpejte te lumit Eufrat,qe do te rezultoje me paraqitjen e kodres me ar,ndersa kjo do te ndodhe ne kohen e Medihut.Ne baze te kategorizimit,pohojme se jane realizuar te gjitha shenjat e vogla te Kijametit.Kete do t'a vertetoje secili i cili merret me hulumtimin e kesaj teme.Shfrytezojme rastin qe te perkujtojme se si Pejkamberi s.a.v.s. yne i dashur na ka terhequr verejtjen qe mos t'i afrohemi ketij ari,sepse do te zhvillohet nje beteje e madhe rreth asaj pasurie.Nese dikush thote se do te kthehet pushtimi i besimdrejteve te cilet do te punojne sipas shembullit te udheheqjes se Muhamedit s.a.v.s.,edhe ne kete e presim.
Ne pergjigjemi se kjo do te ndodhe si vertetim i fjales se Muhamedit s.a.v.s. ne hadithin te cilin e trasmeton Hudhejfe,e ne te cilin thuhet:"Do te jete koha e shpalljes aq sa do Allahu dhe do te humb kur te deshiroj Allahu.Pastaj do te vije udheheqja e halifeve besimdrejte e do te zgjase aq sa do te doje Allahu.ndersa do te humb kur te deshiroje Allahu.Pastaj do te vije udheheqja e mbreterise se trasheguar e cila do te zgjase sa te doje Allahu,ndersa do te humb kur te deshiroj Allahu.Pastaj do te vije udheheqja e tiranise dhe do te zgjase aq sa te doje Allahu,ndersa do te humb kur te deshiroje Allahu,dhe do te vije koha e udheheqjes se drejte e cila do te pasoje rrugen e shpalljes.Pastaj heshti.
Pra,udheheqja e drejte e cila permendet ne fund te hadithit do te vije,por ne pohojme se kjo eshte udheheqja e Mehdiut edhe ate per dy shkaqe:
-Kuptimit te haditheve te cilet i permendem ne kete liber e qe kane te bejne me Mehdiun.Ne njeren prej tyre thuhet:"Toka do te mbushet me tirani dhe dhune.Kur kjo te ndodhe, Allahu do te dergoje nje njeri prej meje.Emri i tij eshte sikur emri im,ndersa emri i babait te tij eshte sikur emri i babait tim,dhe do te mbushe token me drejtesi ashtu sic ishte mbushur me padrejtesi e dhune"
.
Ky hadith dhe te tjere te ngjashem,flasin se Mehdiu eshte njeri per te cilen Muhamedi s.a.v.s. thote:"Mehdiu eshte prej familjes tone.Allahu do t'a frymezoje ne nje nate".Ai eshte halife e drejte i cili do te pasoje rrugen e Pejkamberit s.a.v.s. dhe nen udheheqjen e te cilit toka do te mbushet me drejtesi,ashtu sic eshte mbushur me zullum."Gjate kohes se tij do te kete pasuri aq shume sa qe nuk do te mund te numerohet".Sikur kjo do te kishte te bente me nje udheheqje para paraqitjes se Mehdiut,pejkamberi s.a.v.s. nuk do te na njoftonte per tiranine dhe kaosin ne te cilen do te ishte e mbushur toka para paraqitjes se tij.Fjala "hilafet" (udheheqje) eshte shprehje e pergjithshme,ndersa fjala "i drejte" eshte vecori e kesaj shprehjeje,qe tregon shkaterrimin e tiranise dhe dhunes.I Derguari na njofton se toka do te veshet me rrobet e dhunes dhe zullumit para Mehdiut dhe Allahu do t'a dergoje qe te vendos udheheqje (pushtet) te drejte,duke pasur rrugen e shpalljes,qe te vendose pushtetin e drejtesise.Per kete vella i dashur,t'a keshe vemendjen ne kete,sepse ky eshte shansi i vetem per ate i cili mendon dhe kupton.Ndoshta nuk do te kesh rastin te mirresh vesh per kete qe e permendem diku tjeter,pra kapu fort per ate qe ke kuptuar.
-Vetem Muhamedi s.a.v.s. ka te drejte te thote se kush eshte ai halife i drejte.Pervec tij nuk ka te drejte askush!I Derguari ne menyre precize paralajmeron ardhjen e sundimtarit te drejte para fundit te ekzistimit te kesaj bote,ashtu sic permendet ne hadith.Ai i cili pohon se do te jete dikush tjeter e jo Mehdiu,per kete duhet te kete argumente,pra ndonje hadith i cili eshte i sakte dhe i besueshem!
Ibn Haxheri permend nje hadith i cili verteton pohimin tone ku thuhet:"Taberaniu permend nje hadith ne te cilin thuhet:"Pas meje do te vijne sundimtare te drejte,pas tyre princerit,e pas tyre mbreterit.Pas tyre pushtetin do t'a marrin tiranet dhe do te paraqitet nje njeri nga fisi im i cili token do t'a mbush me drejtesi ashtu sic ishte e mbushur me dhune,pas te cilit do te paraqitet Kahtaniu.Pasha Ate i cili me ka derguar me te Verteten,keshtu do te ndodhe".Pra,periudha qe do te vije pas sundimit te tiranise e ne te cilin po jetojme,eshte periudha e Mehdiut,pas te cilit do te vije koha e Kahtaniut i cili permendet ne hadith te cilin e permend edhe buhariu.Keto fjale tona nuk do te thote se da'ite (thirresit ne fe) ne rruge te Allahut duhet te nderpresin thirrjen ne fene e Allahut e as te heqin dore tentimet e atyre te cilet dojne te vendosin Sheriatin.
Ne fund te permendim se kaptina e trete e ketij libri paraqet informacione te sakta per Mehdiun,te cilat nuk lene asnje dyshim apo paqartesi.Na jep informacione per menyren e njohjes se Mehdiut,shenjat e paraqitjes se tij,si dhe per obligimet tona ndaj tij.Kaptina e trete do te zgjidhe paqartesite per kete teme e jo te shtoje ato per ata te cilet i frikesohen Allahut dhe te cileve u eshte dhuruar talenti.
Me kete liber kam dashur te qartesoj disa paqartesi lidhur me kete problematike,te cilen disa e keqkuptojne.Shpreso j se ia kam arritur qellimit.Ajo qe eshte e mire eshte prej Allahut,e ajo qe eshte e keqe eshte fryt i duarve te mia,ndersa c'do gje para ose pas i kthehet Allahut,Zotit te gjithe botrave.Allahun e falenderoj per begatine dhe udhezimin e Tij.Po ashtu i falenderoj te gjithe te cilet me kane ndihmuar ne botimin e ketij libri,pa marre parasysh se per cilin botim eshte fjala.Posacerisht falenderoj dijetaret e Universitetit Al-Azhar dhe Kolegiumit per hulumtime shkencore.Gjithasht u falenderoj ata te cilet nuk pajtohen me mendimin tone,ndersa kane kontribuar per t'u degjuar dhe perhapur kjo ide.Allahu e meshirofte ate i cili mi tregon gabimet.
Ai i cili ne kete liber gjen dicka qe eshte ne kundershtim me Kuranin,sunnetin apo ixhmane e dijetareve islam,le ta publikoje ate,por me kusht qe fjala e tij te bazohet me argument te forte nga Kurani,sunneti dhe nga dijetaret islam.Njohja e te vertetes eshte gjq e humbur e besimtarit,e kur ta gjeje le t'a marre!
E lus Allahun xh.sh. qe te na beje nga shoqeria e ndihmuesve te sinqerte te Ehli Sunnetit Vel-Xhematit dhe te gjithe te kemi dobi nga ky liber.E lus Allahun te meshiroj prinderit e mi,te cilet me dhuruan edukim ne femijeri dhe t'i fale te gjithe muslimanet dhe muslimanet,sepse Ai i degjon te gjitha dhe iu pergjigjet atyre te cilet e therrasin Ate.Allahu ehste Ai icili di c'do qellim dhe falenderimi i qofte Allahut,Zotit te boterave.
Parathenie e botimit te pare
Falenderimi i takon Allahut prej Tij kerkojme ndihme dhe falje dhe Atij i mbeshtetemi nga e keqja e shpirtrave tane dhe nga veprimet tona te keqija.Ke e udhezon Allahu ,ai nuk do te mbetet ne humbje,e ke e le Ai ne humbje,askush nuk mund t'a nxjerre,deshmoj se nuk ka zot tjeter perpos Allahut,i cili nuk ka shok dhe se Muhamedi s.a.v.s. eshte rob dhe i Derguari i Tij.Fjala me e drejte eshte Libri i Allahut, lidhja me e forte eshte fjala e frikerespektit.Pasa rdhesit me te mire jane pasardhesit e Ibrahimit a.s. ndersa rruga me e mire eshte rruga e Muhamedit s.a.v.s.Vdekja me e ndershme eshte shehadeti ne rrugen e Allahut,ndersa pasimi me i mire eshte te pasuarit e te Derguarve s.a.v.s.Verbimi me i madh eshte verbimi pas udhezimit,ndersa veprat me te mira jane ato te cilave kemi me se shumti dobi.Verbimi me i keq eshte verbimi i zemres.Dora e cila jep eshte me e mire se ajo e cila merr.Ajo qe eshte pak por e dobishme,eshte me e mire se ajo qe eshte shume,por nuk kemi dobi prej saj.Mekati me i madh eshte genjeshtra,ndersa pendimi me i keq eshte pendimi ne diten e Kijametit.Ka njerez te cilet e permendin Allahun vetem atehere kur e mohojne Ate.Njeri prej mekateve me te medha eshte genjeshtra.Pasuria me e madhe eshte pasuria e shpirtit ndersa gjeja me e mire eshte frika ndaj Zotit.Baza e urtesise eshte frika ndaj Allahut te Lartesuar,ndersa ndjenja me e mire ne zemer eshte besimi i forte.Alkooli eshte burim i c'do mekati,ndersa ushqimi me ikeq eshte ai i cili merret prej pasurise se jetimit.Eshte i lumtur ai i cili pranon keshillen prej tjetrit.Ju shkoni rruges qe con ne varr,ndersa gjykimi eshte ne Diten e Gjykimit.Pjesa me e rendesishme e veprave tona eshte perfundimi i tyre.Dyftyresia me e keqe eshte shtirja e rrejshme.Gjithcka qe do te vije eshte afer.Ofendimi i besimtarit eshte mekat,ndersa lufta kunder tij eshte mosbesim.Ngrenia e pasurise se tij eshte mekat edhe ndaj Allahut,marrja e pasurise se tij eshte sikurse derdja e gjakut te tij.Kush eshte mendje madh ndaj Allahut,eshte sikur ta kishte mohuar Ate.Kush fale edhe Allahu do ta fale.Kush permbahet ne zemerim,Allahu do t'a shperbleje ,e kush eshte i durueshem kur humb dicka,Allahu do t'ia kompesoje ate.Kush eshte i degjueshem,Allahu do t'i jape ta degjojne ate,e kush porosite durimin,Allahu do ta shperbleje shumefish.Kush mekaton ndaj Allahu,Ai do ta denoje.
O Allahu jone,na fal!Amin!
Ky liber flet per afrimin e luftrave te pergjakshme dhe crregullimeve,te cilat paralajmerojne fundin e jetes se kesaj bote,pra ardhjen e Kijametit.Libri bazohet ne argumente te besueshme dhe trasmetime te forta,pra ne argumente nga Kurani dhe sunneti i Muhamedit s.a.v.s.Ne te permenden trasmetimet e pjestareve te librit (hebrenjve dhe te krishtereve),ndersa kjo gje eshte e lejuar,sepse Muhamedi s.a.v.s.kete e ka lejuar me fjalet:"Trasmetoni prej bijve te Israilit,ne to nuk ka kurrefare demi".Permbajtjet e kesaj vepre e vertetojne ngjarjet e kohes bashkekohore dhe plotesisht eshte ne pajtim me te.Ndjej keqardhje te madh per shkak te numrit te vogel te besimtareve te cilet kane njohuri per kete teme,derisa botes se rendomte krishtere kjo teme eshte mjafte e njohur,madje kendojne edhe kenge me titull:"Eja o Jjezu!",duke e pritur dhe duke e ngutur ardjen e tij.Vetem ne kemi lene pasdore keto fakte duke i ijnoruar plotesisht.
Ne fillim te librit kam tentuar sa me shume te shkurtoj tekstin me qellim qe libri te jete me i pershtatshem per te gjithe dhe me lehte i kuptueshem,me qellim qe te kemi prej tij me shume dobi.Ky liber eshte verejtje per te pakujdesshmit dhe zgjim per gjumashet,pa marre parasysh se a behet fjale per besimtare apo per ata te cilet i ka mashtruar kjo bote.Me te vertete njerzit,pervec atyre te cileve u eshte meshiruar Allahu,,jane te pakujdesshem,gjakftohte e te qendrueshem ne te paverteten.Shume besimtar jane te pakujdesshem per shkak se jane preokupuar me dallimet ne mendimet te cilat nuk jane te rendesise thelbesore dhe te cilat jane tejkaluar qe moti.Ne vend te saj,duhet te marrim shembull ne paraardhesit e drejte,te cilet nuk i ka percare divergjenca ne mendime e as qe i ka derguar ne urrejtje te ndersjellte dhe ne humbjen e ndjenjes se dashurise ne emer te Allahut.Ata nuk jane grindur,as qe kane vene llagape te keqija njeri-tjetrit e as qe kane ofenduar njeri-tjetrin.Kane qene te afert ndermjet tyre,jane dashur dhe kane qene tolerant ndaj njeri-tjetrit.
Rendesia e vecante e ketij libri mund te shikohet dyanshem,si ne anen shkencore dhe ne ate shoqerore,sepse ai me permbajtjen e tij na terheq verejtjen dhe paralajmeron te gjithe njerzit per afrimin e crregullimeve dhe luftrave te pergjakshme te cilat do te ndodhin para fundit te kesaj bote,e te cilet tani jane duke trokitur ne dere,dhe me hovin e tyre do te shkaterrojne gjithe c'ka gjendet afer tyre.Per kete,ky liber iu drejtohet te gjithe njerzve te mencur,duke i porositur:
O ju,te cilet jeni dhene pas kesaj bote,lerini mekatet!Largohuni prej deshirave tuaja,kthehuni te Zoti juaj dhe permbajuni Ligjeve te Tij,sepse ne fund te ekzistimit te ketij ummeti do t'i gjeje nje denim i trishtueshem ata te cilet do te qendrojne ne pertese dhe ne pirje te alkoolit,te varur nga muzika dhe deshirave te ndryshme.Ate dite nuk do te shpetoje askush nga caktimi i Allhut,pervec nese Allahu meshiron dike.
O besimtare,mbahuni qe te gjithe mbas litarit e Allahut dhe mos u percani!Haaroni mospajtimet,bashkohuni dhe duajeni njeri-tjetrin ne emer te Allahut.Mos u grindni qe mos te perjetoni mossukses dhe zhdukje.Te gjithe ju jeni nje saf (rresht) ne betejen e afert te pergjakshme.Mos lejoni qe pakica,te cileve u mungon dituria,t'ju percaje dhe te shkaterroje mundin tuaj.Muhamedi s.a.v.s. thote:"Ne fund te ekzistimit te ummetit tim do te paraqiten njerez te cilet do t'u flasin per ate te cilen me pare nuk e keni degjuar,as ju,as paraardhesit tuaj.Ruajuni prej tyre".
O roberit e Allahut.keni kujdes per gjerat me rendesi dhe mos u lodhni me gjera te vogla te cilat do t'ju largojne nga kryerja e puneve me pergjegjesi dhe nga lufta kunder armiqve tuaj te cilet ju rrethojne nga te gjitha anet!Muslimani i cili merret me shkence i eshte urdheruar qe ti vleresoj gjerat,t'i jape perparesi asaj qe eshte me me rendesi dhe me urgjente.Ekzistojne detyra te rrepta me te cilat eshte i obliguar c'do individ,pastaj detyrimet e nje grupi dhe cilado prej tyre t'i kryej ato obligime,nga te tjeret bie obligueshmeria.Ne c'do kohe ekzistojne gjera te cilat jane te obligueshme dhe jo te obligueshme mirepo eshte mire te kryhen,etj.
Te gjithe e dine se te gjitha rregullat kane vendin e caktuar dhe shkallen e rendesise ne dhenien e perparesise.Nese shohim se dikush po e prish rendin e ketyre rregullave te caktuara dhe e ngurte ate do qe duhet t'a prologoje,ose e prologon ate qe duhet te ngutet,eshte e obligueshme qe t'ia terheqim verejtjen qe te mos beje ashtu ndersa obligimi i tij eshte qe te pranoje keshilla dhe te ndryshoje veprimet e tij!Feja eshte keshille!Hafiz ibn Haxheri thote:"Disa te medhenj kane thene:"Ke e preokupon farzi dhe e le nafilen,ai ka arsyetim,ndersa ke e preokupon nafilja dhe e le farzin,ai ka mashtruar vetveten".
O politikane,o shkrimetar e mendimtar,me te vertete eshte duke u mbushur mozaiku rreth betejes se madhe te Armagedonit,te cilin e quajne keshtu te krishteret dhe hebrenjte ne librat e tyre te shenjte,dhe per te cilen Muhamedi s.a.v.s. ka thene:"Romaket me ju do te vendosin marreveshje paqesore,dhe do te luftoni bashke me ta kunder armikut te perbashket.Do te fitoni dhe do te siguroni placka te luftes dhe siguri
'.Per kete beteje te madhe te permasave boterore e cila do te jete shume shkaterrimtare,po behen pergatitje te medha."Me siguri se po behen pergotitjet per nje beteje ne Lindjen e Afert,rreth vendeve te rendesishme strategjike.Nuk eshte plotesisht e qarte se cila eshte ajo ane e kundert te ciles do te luftojne dhe e cila do te perjetoje disfate te plote".
Dr. Mustafa Mahmud thote:"Pergatituni!Izraeli me nguti eshte duke u ngritur rreth zenitit,pas te cilit do te filloje renia e tij.Edhe kater vjet kane mbetur nga jeta e tij,ndersa e mundshme eshte qe ajo te jete me heret ose me vone.Allahu e di me se miri".
Muhamedi s.a.v.s. na ka lajmeruar,ndersa eshte vertetuar se ai e thote vetem te verteten,ne trasmetimet e besueshme per nje beteje te madhe strategjike.Ajo do te jete lufte e aleateve (pra boterore)uslimaneve dhe romakeve (krishtereve) ne njeren ane,kunder nje fuqie tjeter.Dote fitojme ne te ,mirepo nuk e dime se cila eshte ajo ane e cila do te luftoje kunder nesh dhe e cila do te perjetoje disfate te pashmangshme.Ndosht a eshte blloku komunist,gjegjesisht ushtria ruse,kineze dhe aleateve te tyre.Ndoshta ajo eshte ushtri e shiiteve (Iran,Irak dhe aleatet e tyre).Ndoshta te gjithe ata do te jene ne nje tabor qe do te pesoje disfate.Por,Allahu e di me se miri se c'ka do te ndodhe.
Mirepo Muhamedi s.a.v.s. ne tregon ne dicka qe do te ndodhe pas asaj beteje te madhe,e te cilen pak njerez e dine.Kjo i jep ketij libri rendesi te vecante dhe e rradhit ate ne burime te rendesishme shkencore per ekspertet te cilet mirren me gjendje politike dhe ushtarake,si dhe me vezhgimin e gjendjes se sotme ne bote.Ne te vertete,behet fjale se romaket duke u kthyer nga ajo beteje,do te tradhetijne muslimanet,qe do te jete shkas per nje beteje te pergjakshme dhe lufte te ashper ndermjet nesh dhe atyre.Ajo do te jete beteje e ashper ne te cilen syte do te skuqen,armet do te tingellojne dhe do te shpertheje nje lufte e rende.Kuajt do te vrapojne duke shkelur neper gjakun e te vrareve.Ajo do te jete nje lufte e tmerrshme!
Ne kaptinen e trete do te permendim detajet e ketyre perleshjeve,ne baze te asaj qe na ka thene Muhamedi s.a.v.s. Kerkojme prej Allahut shpetim nga te gjitha sprovat e dukshme dhe te padukshme.
Kuptimi gjuhesor dhe domethenia e shenjave te fundit te botes si dhe veretjet e vecanta.
Me shenjat e vogla te fundit te botes nenkuptojme ngjarjet per te cilat na ka lajmeruar Muhamedi a.s.Ato do te ndodhin para fundit te botes dhe do te tregojne ndodhine e shpejete te shenjave te medha apo vete fillimi i tyre.Shprehja "shenjat e dites se fundit" eshte marre nga teksti kuranor dhe nga hadithi.
Allahu thote ne kuran
"Po ata a presin tjeter , pervec kijametit i cili do tu vije befas, e parashenjat e tij tashme kane ardhur (Muhamed 18)
Muhamedi a.s ne nje hadith, ne pyetjen e Xhibrilit per fillimin e fundit te botes u pergjigj duke thene:
"I pyeturi nuk di me shume sesa pyetesi" Xhibrili tha: "Me njofto per parashenjat e tij?" Muhamedi a.s u pergjigj: "Kur roberesha te linde zonjen e saj, kur te shohesh kembezbathurit, barijte e varfer duke garuar ne ndertimin e shtepive."
Kuptimi i shprehjes "shenjat e vogla" eshte se pas paraqitjes se tyre vjen koha e shenjave te medha te Kijametit, te cilet do te paralajmerojne ardhjen e shpejte te dites se Kijametit.Ne te kunderten, nuk do te kishte kuptim qe quajme shenja te vogla, nese ato me paraqitjen e tyre nuk do te paralajmeronin ardhjen e shenjave te medha.
Disa dijetare islam jane perpjekur te permbledhin te gjitha shenjat e permendura neper hadithe dhe kane verejtur mbi 90 shenja te vogla.Te tjeret kane permbledhur numer dhe me te madh, ndersa te tjeret me pak sesa permendem, per shkak te dallimeve ne pranimin e autocintetit te disa transmetimeve te caktuara por sidoqofte, dallimi nuk eshte i madh.
Para se te fillojme te paraqesim shenjat e vogla, deshiroj te tregoj disa gjera.
1)Te gjithe shenjat e vogla te kijametit kane ndodhur per te cilen do te flasim ne pjesen e dyte te materialit tone, sakte ashtu sic ka lajmeruar Muhamedi a.s.
2)Realizimi i gnjarjeve per te cilat na ka lajmeruar i derguari yne, duhet te forcoje besimin ne autencitetin me te cilin ai erdhi.Muhamedi a.s na ka njoftuar per keto ngjarje, njohja e te cileve ne ate ate kohe ka qene jashtenatyrore(gajb) sepse ai eshte i ruajtur dhe se "Ai nuk flet nga mendja e tij"(Nexhm 3)
3)Disa njerez gabimisht i fusin ne shenja te vogla ngjarjet te cilat do te ndodhin pas paraqitjes se shenjave te medha si psh: Lufta e muslimaneve kunder cifuteve, ashtu qe ata do te fshehen pas gureve e drunjve, dhe guri dhe druri do te thone .O Musliman o rob i Zotit, ja cifuti eshte pas meje.Eja dhe mbyte"(Buhariu-Muslimi)
Kjo do te ndodhe pas paraqitjes se Mehdiut, pas paraqitjes se Dexhallit, pas zbritjes se Isait a.s i cili do ta mbyse Dexhallin dhe do ti mund pasuesit e tij cifute.Gjate asaj beteje cifutet do te fshihen pas gureve dhe drunjeve, mirepo ato do te flasin me lejen e Allahut e cila nuk do te jete cudi sepse ajo eshte koha e ngjarjeve te fundit shume te cuditshme.
-Lufta e muslimaneve kunder turqve.Muhamedi a.s thote:"Nuk do te vije kijameti derisa te mos vije deri te lufta ndermjet muslimaneve dhe turqve, njerez me sy te vegjel, fytyre te kuqe, hunde te destuar dhe fytyre te rrubullaket e te gjere.(Tran Buhariu dhe muslimi) {Ndersa me popull turk ne hadith nenkuptohen kinezet dhe ruset}
-Terheqja e lumit Eufrat e cila pas vetes do te le nje koder me ar pas te cilit njerzit do te luftojne.Kjo do te ndodhe ne kohen e Mehdiut, per te cilen Buhariu e thekson kete hadith ne kaptinen e paraqitjes se zjarrit.Ibn Maxhe ne nje hadith te ngjashem e permend ne kaptinen per Mehdiun, per te cilin Ibn Haxheri thote "kjo tregon se kjo beteje do te ndodhe ne kohen e Mehdit."(Fethul Bari)
-Biseda ndermjet njerezve dhe kafsheve, pastaj bisedat e njerzve me xhufken e kamxhikut te tij.Kjo do te ndodhe pas fillimit te shenjave te medha te Kijametit.
-Shkatarrimi i Qabes nga ana e nje Etiopiani kembe shkurter.Kjo do te ndodhe pas vdekjes se Isait a.s sepse sic dihet Isa a.s do te kryeje haxhin.Muhamedi a.s thote: "Pasha Ate ne doren e te cilit eshte shpirti im, Isai i biri i Merjemes nga lugina e fexh-xhur-Reuha do te filloje kryerjen e Haxhit ose umres, apo dhe njerit dhe tjetrit" (Muslimi dhe Ahmedi dhe Albani ne permbledhjen e tij me nr 2457)
Kthimi i gjelberimit dhe i lumenjve ne Gadishullin Arabik.
Keto ngjarje do te ndodhin pas zbritjes se Isait a.s dhe per kete duhet te kemi vemendjen.
Shenjat me te rendesishme te vogla te Kijametit
Ne kete shkrim do te permendim shenjat e vogla me te rendesishme pa ndonje koment te vecante, vetem se aty ku eshte e patjetersueshme.Per secilen shenje te permendur, do te permendim hadithin autentik net e cilin ai permendet.Salavati dhe salami qofshin mbi Pejgamberin tone dhe familjen e tij!
Vijon.....
Krijoni Kontakt