Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mashtruarëve?

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

    Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mashtruarëve?

    "E vërteta nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta" - M. Klaudius

    Ja, na erdhi sërish, edhe sivjet, 14 shkurti - Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarëve…!
    Shtypi, radiot e ndryshme, televizionet lokale, kombëtare, ndërkombëtare, miliona faqe nëpër internet po e përhapin këtë të "vërtetë"…
    E vërteta, siç thoshte Klaudiusi, nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta.

    E vërteta rreth Ditës së Shën Valentinit

    Festa, Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarve, edhe pse ka emër e ngjyra kristiane, ajo është një festë më e vjetër, me prejardhje, me rrënjë pagane…
    Ka filluar të kremtohet në Rromën e lashtë, në Perandorinë Romake… Në atë kohë nuk ishte festë kristiane, por kremtohej si një festë pagane…
    Kremtohej si një festë pagane me 14-15 shkurt, me përkushtim, në përkujtim, me shumë nderim, ndaj hyjneshës Juno…
    Juno ishte hyjneshë – mbretëreshë…Mbretëreshë hyjnore, mbretëreshë qiellore, ishte hyjneshë e mirësisë dhe kjo ditë quhej: "Dita e pjellshmërisë"…
    "Dita e pjellshmërisë" në Perandorinë Romake me shekuj është kremtuar si një festë pagane, por kur Perandoria Romake e pranoj Krishterimin, atëherë kjo festë pagane u shndërrue në festë kristiane, Dita e Shën Valentinit, pra tashmë me një emër të ri , por që s'ka lidhje me dashuri…

    Kush ishte Shën Valentini?

    Shën Valentini ishte gjithkushi, por në të vërtetë ai ishte askushi…!
    Shën Valentini nuk është një person i dëshmuar historik, por është një personash i krijuar mitik…
    Sipas librit monumental: "Hollmark Historical Collection" së paku janë tetë Shën Valentina…
    Kurse, sipas Enciklopedisë Katolike (Catholic Encyclopedia) së paku janë tre Shën Valentina, të tretë të ndryeshëm, të tretë martirë, të cilët përmendën në disa shënime, ku shkruan se janë ekzekutuar në të njëjten ditë: me 14 shkurt 269…!
    Prej tre Shën Valentinëve, sipas Enciklopedisë Katolike, i pari përshkruhet si një prift me shërbim në Rromë, tjetri si një ipeshkëv i qytetit Interamna, sot ky qytet njihet me emrin Terni, Itali, kurse i treti është Shën Valentini në Afrikë, i cili u ekzekutue, sikur dy të parët, në të njëjtën ditë, por në vende të ndryshme…
    Këto shënime, sipas Enciklopedisë Katolike, nuk kanë asnjë vlerë historike…
    Meqë këto personazhe janë të imagjinuara, të sajuara, janë mitike, pra, nuk kanë vlera të dëshmuara historike, për këtë arsye, Kisha Katolike e ka largue Ditën e Shën Valentinit nga Kalendari Zyrtar Kishtar …

    Kush e krijojë mitin për Ditën e Shën Valentinit, si Dita e të dashuruarve?

    Deri në shekullin e XIV-të, Dita e Shën Valentinit kremtohej në Evropë si një festë kristiane, me rrënjë pagane, që nuk kishte asnjë lidhje, siç ka sot, në shekullin e ri, me dashuri…
    Por, nga shekulli i XIV-të kësaj feste iu shtue edhe një risi, për t'i dhënë pakëz gjallëri, atë e lidhën me dashuri…!
    Ndërtuesi i këtij miti të ri, i cili e lidhi këtë festë me dashuri ishte Geoffrey Chaucer.

    Kush ishte Geoffrey Chaucer?

    Geoffrey Chaucer (1343-1400) ishte shkrimtari, diplomati, filozofi, poeti anglez, ai i cili njihet e pranohet në Angli si Babai i Letërsisë Angleze…
    Në kohët e lashta, popujt evropianë, kur ishin paganë, besonin në shumë mite, përralla…Evropianët besonin se në fund të javës së dytë, të muajit të dytë, që është mesi i muajit shkurt, zogjët, shpezët, fillojnë të çiftohen…
    Filozofi, diplomati, shkrimtari, poeti anglez Geoffrey Chauver, Babai i Letërsisë Angleze, ishte ai cili i njihte shumë mirë mitet e lashta, është i pari që këto mite i shrytëzoj si brum letrar në veprat e tij, në veçanti në poezi… "Kur zogjët, shpezët, çiftohen – pse të mos çiftohen edhe njerëzit, gjithë kjo rini, me dashuri…"

    Dita e të dashuruarëve apo Dita e të mashtruarëve?

    Mendoni mirë për këtë ditë. A është kjo ditë: Ditë e të dashuruarëve apo ditë e të mashtruarëve? Ajo çka mendojmë ne ndikon te vetë pikëpamjet tona dhe të trajtimit që u bëjmë ne të tjerëve dhe botës. Bota ka një sundues. Kush e sundon botën? Siç thoshte Aristofani, dashuria për përfitime sundon tërë botën…
    Pra, edhe kjo festë, Dita e Shën Valentinit, është një ditë e përfitimit, është një ditë e mashtrimit…!
    Kjo nuk një ditë dashurie e dashuruesve, por kjo është një ditë mashtrimi e mashtruesve…!
    Besimtarët e tri besimeve monoteiste, të cilët besojnë në një Zot, hebrenjtë, krishterët dhe muslimanët, kanë njohuri të mjaftueshme nga Burimi, për të mos u lëkundur nga mashtrimi…
    Mashtrimi vjen nga dreqi, shejtani, këtë e dëshmon Bibla, e dëshmon Kur'ani…
    Dashuria nuk është krijesë njerëzore…
    Dashuria është Dhuratë Hyjnore…

    Rumiu shprehet kështu:

    "Mendja s'ka fuqi
    M'u shpreh për dashuri.
    Vetëm Dashurisë
    I është dhuruar
    Të vërtetën e saj
    Për t'a zbuluar… "

    Në Bibël shkruan: "Zoti është Dashuri" (Bibla, 1 Gjoni,4:16)
    Po, këtë të vërtetë, Zoti, në Kur'ani, na rikujton:
    "Vërtetë, Zoti është shumë i dashur" (Kur'an, 11:90)
    Dhe më në fund, në mes të këtij pshtjellimi kulturor botëror, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, ne, në veçanti, si shqiptarë, kemi nevojë për aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike… Pa këtë aftësi, ne besojmë lehtë, mashtrohemi shpejt…!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ketu ne amerike e quajne thjesht nje fest reklamuese edhe per njerezit qe te shpenzojne me shume. per mendimin tim eshte feste e bukur ia vlen qe festohet. and i love gifts .
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    ZANAFILLA E “FESTËS” SË SHËN VALENTINIT

    Shkruan:

    SHEVKI SH. VOCA

    Tentativa për të shënuar ditën e saktë të së ashtuquajturës Shën Valentini apo Dita e të dashuruarve as deri më tani nuk u arrit që të jetë e saktë. Kjo festë ndërlidhet me ngjarje dhe rituale të ndryshme, të cilat nuk kanë mbështetje të sakta në faktet historike.

    Nga njëra prej teorive mësojmë se origjina e kësaj “feste” rrjedh që moti nga koha e një festimi pagan te Romakët e vjetër të cilët organizoheshin për nder të hyjneshës Junone (hyjnesha e femrave dhe e martesës) dhe të solemnitetit të Luperkosë që mbahej një ditë mbas sajë (15 shkurt). Sipas traditës romake Luperko ishte një zot i cili i mbikëqyrte tufat e bagëtive dhe i mbronte ato nga sulmet e ujqërve. Ndërkaq që papa Galasio në vitin 496 e anuloi festën pagane të Luperkos dhe ajo u zëvendësua me atë të Shën Valentinit.



    Shumë variante të një legjende

    Në kuadër të këtij solemniteti ekzistonin rituale të veçanta njëra prej së cilave shpjegohet në këtë mënyrë: emrat e vajzave të reja shkruheshin nëpër skeda të posaçme (copëza të letrave SH. V.) të cilat pastaj futeshin në një kavanoz të thellë prej së cilës më pas të rinjtë nxirrnin nga një skedë në të cilën gjendej e shkruar emri i së dashurës së tyre të ardhshëm.

    Edhe pse shumë kush beson se kjo është burimi kryesor i kësaj feste, e cila edhe në ditët e sotme kremtohet, megjithatë për Ditën e të dashuruarve shpesh ndërlidhet edhe një legjendë tjetër, e cila daton që nga shekulli i tretë i erës sonë, aktori kryesor i së cilës është prifti romak i quajtur Valentin.

    Madje edhe rreth kësaj legjende ekzistojnë më shumë variante, por parimisht është pranuar ajo më romantikja, në të cilën Shën Valentini më 14 shkurt 269,( ka vende ku figuron edhe viti 270, Sh. V.) të erës së re u ekzekutua, nga perandori romak Klaudi II, për arsye se kishte kurorëzuar një çift të dashuruar.

    Nëpër shkrimet historike mund të hasim se në atë kohë kishin ekzistuar edhe disa Valentinë dhe numri i tyre sillej prej dy, tre, pesë, e deri në tetë, dhe se nuk ka të dhëna të mjaftueshme të cilat kishin me dëshmuar se kjo nuk është vetëm një legjendë. Kjo, ishte njëra nga arsyet pse në vitin 1969 u bë revidimi i kalendarit katolik me të cilën ajo u fshi nga ky kalendar dhe u shpall si ditë e një feste jo të obliguar. Ndërkaq që ajo vazhdoi të shënohej apo të mbahej vetëm nëpër disa kalendarë partikularë.



    Urdhri për ekzekutimin e Shën Valentinit

    Perandori Romak, Klaudio II, në histori i njohur me emrin Mark Aureli, ishte nga Iliria, i lindur në vitin 214, vdes më 270, ndërsa si perandor Romak sundoi dy vjet, 268-270, ishte një ushtarak i shquar i njohur edhe me nofkën Gotiku, sepse kishte shpartalluar Gotët në Trakë. Ai kishte vërejt se në radhët e ushtrisë së tij, ata ushtarë të cilët ishin të martuar dhe kishin fëmijë ishin më të dobët nga ata të pamartuarit, me ç’rast kishte lëshuar një urdhër me të cilin ndalohej martesa e ushtarëve të rinj të cilët do të ishin luftëtarë potencialë të tij. Prifti i quajtur Valentin, duke i parë këto veprime të pavend të Klaudit II, që u bënte rinis ushtarake (të pa martuarve) ai vendosi që në fshehtësi të vazhdojë të bëjë kurorëzimin e të rinjve të dashuruar. Mirëpo, pasi që këto aktivitete dhe veprime të këtij prifti fatkeq u zbuluan, atëherë Klaudiu II urdhëroi që prifti të dënohet me prerjen e kokës. Ky ekzekutim ndodhi më 14 shkurt 269 (diku tjetër siç thamë edhe më herët figuron vit 270) të erës së re. Legjenda thotë se Valentini pak para ekzekutimit i kishte dërguar një vajze të verbuar të një gardiani të burgut një letër-porosi, e cila kishte një ngjyrë safiri të verdhë, në të cilën shkruante: “Nga Valentini juaj, në shenjë nderimi dhe ngrohtësie të shprehur ndaj tij. “Me këtë rast sipas legjendës ndodhi mrekullia, vajzës iu kthye shikimi. Konsiderohet se prej asaj kohe e ka prejardhjen tradita e cila mbeti e njohur në mesin e meshkujve që femrave t’u shkruajnë porosi me fjalë të ëmbla.

    Megjithatë, ndoshta prejardhja e kësaj “feste” është e mbuluar me një vel të fshehur, por kjo nuk e pengon njerëzimin që ata të besojnë se Valentini ishte një hero, një figurë i rëndësishëm, e para se gjithash, një figurë romantike.

    Historianët thonë se legjenda për Shën Valentinin ndoshta edhe do të ishte larguar nga kujtesa njerëzore sikur mos të paraqitej disa shekuj më vonën në Angli një grua e cila kishte pa rastin e përfitimit nga kjo, baza e së cilës ishte një tregim i ngjashëm me at të prejardhjes angleze. Sepse historia angleze e ka traditën e veçantë të festimit të 14 shkurtit si dita e të dashuruarve, e cila me siguri nuk ndërlidhet me priftin romak, por që besohet se ka lidhje me shumëzimin e zogjve dhe vjershave, të shekullit XIV.

    Pa nevojë të thellimit në lidhje me legjendën e zogjve mjafton të theksojmë se ky tregim arriti të kalojë përtej oqeanit në kontinentin e ri, në të cilën kjo festë e filloi një histori të re moderne.



    Dita e të Dashuruarve në Amerikë

    Fillimi masiv i përkujtimit të kësaj dite në Amerikë lidhet me vitin 1847, kur një amerikanes të quajtur Ester Haullend në këtë vit për ditën e të dashuruarve i arriti nga Anglia një dhuratë e punuar me dorë, e cila dallohej për zbukurimin dhe dekorimin e saj të mrekullueshëm.

    Me këtë rast, z. Haullandit i lindi ideja që edhe ajo të merrej me punimin e urimeve të ngjashme të dekoruara dhe të zbukuruara, nga të cilat ajo do të përfitonte duke i shitur në librarin e babait të vet. Ndërsa në vitin 1879 u themelua kompania e parë për prodhimin e këtij lloji të urimeve të dekoruara dhe të zbukuruara dhe që nga ajo kohë për çdo vjet numri urimeve të prodhuara dhe të dërguara shkonte gjithnjë duke u shtuar, dhe kjo nuk ka të ndalur as sot e kësaj dite.

    Në shumë vende shkruan se kjo mënyrë e kremtimit për të cilën tani njerëzit (lexo rinia) përgatiten në përkujtimin e kësaj dite rrjedh nga kultura amerikane, ndërsa në tërë botën u përhap si pasojë e një kulture masive dhe të procesit të globalizmit. Po thua se nuk ka kontinent dhe vend në të cilën nuk përkujtohet kjo ditë. Kjo tashmë po kremtohet si një “festë” që nuk ka komb dhe nuk njeh kufij.

    Është numri i madh i atyre që nuk i njohin themelet e historisë së saj, por si duket edhe nuk brengosen fort për të njohur. Shumicës i mjafton të dinë se ajo është Dita e të dashuruarve e cila nxit në ndjenjat më të mira në botë që ta pranojnë dhe festojnë me të dashurit e tyre.

    Në fillim tërheqja e vëmendjes për këtë ditë më tepër koncentrohej në blerjen e gjësendeve urues që ishin të punuara me dorë, si dhe duke thur vargje romantike. Në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar amerikanët për Ditën e të dashuruarve u kapluan nga ethet e blerjes së trëndafilave dhe të çokollatave, ndërsa më vonë kjo u hyri në punë edhe argjendarëve të cilët me një marketing të organizuar mirë arritën ta bindin masën se vetëm trëndafilat dhe çokollatat nuk mjaftojnë.

    Viteve të fundit vërehen interesime të mëdha për profit në garat që bëjnë hotelet dhe agjencitë e ndryshme turistike të cilët ofrojnë aranzhime speciale për këtë ditë, pastaj parfumeritë, lokalet e njohura të ëmbëlsirave etj.

    Në fund vlen të theksojmë se anketimet, apo siç po i thonë edhe sondazhet, tregojnë se “Festa” e Shën Valentinit apo me emër më popullarizues Dita e të dashuruarve më së shumti kremtohet nga të rinjtë e moshës 17 deri 25-vjeçar, ndërkaq një rëndësi të veçantë për të tregojnë edhe çiftët e rinj, të cilët pothuajse ia japin statutin e njëjtë me atë të datës së lindjes.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Nom qe ra shen valentini se shqiptaret kurr nuk dishin me dashuru e kem ka koritemi
    Shqiptaret jan injorant konsumojne gjithcka cka vjen nga evropianet e "civilizuar kulturuar" :P
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mashtruarëve?

    Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarve apo e të mashtruarve?.


    ”E vërteta nuk drejtohet nga ne,

    por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta”

    - M. Klaudius


    Ja, na erdhi sërish, edhe sivjet, 14 shkurti - Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarve…!

    Shtypi, radiot e ndryshme, televizionet lokale, kombëtare, ndërkombëtare, miliona faqe nëpër internet po e përhapin këtë të “vërtetë”…

    E vërteta, siç thoshte Klaudiusi, nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta.



    E vërteta rreth Ditës së Shën Valentinit



    Festa, Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarve, edhe pse ka emër e ngjyra kristiane, ajo është një festë më e vjetër, me prejardhje, me rrënjë pagane…

    Ka filluar të kremtohet në Romën e lashtë, në Perandorinë Romake… Në atë kohë nuk ishte festë kristiane, por kremtohej si një festë pagane…

    Kremtohej si një festë pagane me 14-15 shkurt, me përkushtim, në përkujtim, me shumë nderim, ndaj hyjneshës Juno…

    Juno ishte hyjneshë – mbretëreshë…Mbretëreshë hyjnore, mbretëreshë qiellore, ishte hyjneshë e mirësisë dhe kjo ditë quhej: ”Dita e pjellshmërisë”…

    “Dita e pjellshmërisë” në Perandorinë Romake me shekuj është kremtuar si një festë pagane, por kur Perandoria Romake e pranoj Krishterimin, atëherë kjo festë pagane u shndërrue në festë kristiane, Dita e Shën Valentinit, pra tashmë me një emër të ri, por që s’ka lidhje me dashuri…



    Kush ishte Shën Valentini?




    Shën Valentini ishte gjithkushi, por në të vërtetë ai ishte askushi…!

    Shën Valentini nuk është një person i dëshmuar historik, por është një personash i krijuar mitik…

    Sipas librit monumental: ”Hollmark Historical Collection” së paku janë tetë Shën Valentina…

    Kurse, sipas Enciklopedisë Katolike (Catholic Encyclopedia) së paku janë tre Shën Valentina, të tretë të ndryshëm, të tretë martirë, të cilët përmendën në disa shënime, ku shkruan se janë ekzekutuar në të njëjtën ditë: me 14 shkurt 269…!

    Prej tre Shën Valentinëve, sipas Enciklopedisë Katolike, i pari përshkruhet si një prift me shërbim në Rromë, tjetri si një ipeshkëv i qytetit Interamna, sot ky qytet njihet me emrin Terni, Itali, kurse i treti është Shën Valentini në Afrikë, i cili u ekzekutue, sikur dy të parët, në të njëjtën ditë, por në vende të ndryshme…

    Këto shënime, sipas Enciklopedisë Katolike, nuk kanë asnjë vlerë historike…

    Meqë këto personazhe janë të imagjinuara, të sajuara, janë mitike, pra, nuk kanë vlera të dëshmuara historike, për këtë arsye, Kisha Katolike e ka largue Ditën e Shën Valentinit nga Kalendari Zyrtar Kishtar …



    Kush e krijojë mitin për Ditën e Shën Valentinit, si Dita e të dashuruarve?




    Deri në shekullin e XIV-të, Dita e Shën Valentinit kremtohej në Evropë si një festë kristiane, me rrënjë pagane, që nuk kishte asnjë lidhje, siç ka sot, në shekullin e ri, me dashuri…

    Por, nga shekulli i XIV-të kësaj feste iu shtue edhe një risi, për t’i dhënë pakëz gjallëri, atë e lidhën me dashuri…!

    Ndërtuesi i këtij miti të ri, i cili e lidhi këtë festë me dashuri ishte Geoffrey Chaucer.


    Kush ishte Geoffrey Chaucer?



    Geoffrey Chaucer (1343-1400) ishte shkrimtari, diplomati, filozofi, poeti anglez, ai i cili njihet e pranohet në Angli si Babai i Letërsisë Angleze…

    Në kohët e lashta, popujt evropianë, kur ishin paganë, besonin në shumë mite, përralla…Evropianët besonin se në fund të javës së dytë, të muajit të dytë, që është mesi i muajit shkurt, zogjtë, shpezët, fillojnë të çiftohen…

    Filozofi, diplomati, shkrimtari, poeti anglez Geoffrey Chauver, Babai i Letërsisë Angleze, ishte ai cili i njihte shumë mirë mitet e lashta, është i pari që këto mite i shfrytëzoj si brum letrar në veprat e tij, në veçanti në poezi… “Kur zogjtë, shpezët, çiftohen – pse të mos çiftohen edhe njerëzit, gjithë kjo rini, me dashuri…”



    Dita e të dashuruarve apo

    Dita e të mashtruarve ?


    Mendoni mirë për këtë ditë. A është kjo ditë: Ditë e të dashuruarve apo ditë e të mashtruarve? Ajo çka mendojmë ne ndikon te vetë pikëpamjet tona dhe të trajtimit që u bëjmë ne të tjerëve dhe botës. Bota ka një sundues. Kush e sundon botën? Siç thoshte Aristofani, dashuria për përfitime sundon tërë botën…

    Pra, edhe kjo festë, Dita e Shën Valentinit, është një ditë e përfitimit, është një ditë e mashtrimit…!

    Kjo nuk është një ditë dashurie e dashuruesve, por kjo është një ditë mashtrimi e mashtruesve…!

    Besimtarët e tri besimeve monoteiste, të cilët besojnë në një Zot, hebrenjtë, krishterët dhe muslimanët, kanë njohuri të mjaftueshme nga Burimi, për të mos u lëkundur nga mashtrimi…

    Mashtrimi vjen nga dreqi, shejtani, këtë e dëshmon Bibla, e dëshmon Kur’ani…

    Dashuria nuk është krijesë njerëzore…

    Dashuria është Dhuratë Hyjnore…



    Rumiu shprehet kështu:


    “Mendja s’ka fuqi

    M’u shpreh për dashuri.

    Vetëm Dashurisë

    I është dhuruar

    Të vërtetën e saj
    Për t‘a zbuluar… “



    Në Bibël shkruan:

    ”Zoti është Dashuri”

    (Bibla, 1 Gjoni, 4:16)



    Po, këtë të vërtetë, Zoti, në Kur’an, na rikujton:

    ”Vërtetë, Zoti është shumë i dashur”

    (Kur’an, 11:90)



    Dhe më në fund, në mes të këtij pështjellimi kulturor botëror, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, ne, në veçanti, si shqiptarë, kemi nevojë për aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike… Pa këtë aftësi, ne besojmë lehtë, mashtrohemi shpejt…!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •