Gjenden edhe dy trupa të pajetë, shkon në 9 numri i të vdekurve
(I Plotësuar) - Lajmet e fundit që vinë nga Restelica bëjnë të ditur se ekipet e shpëtimit kan gjetur edhe dy trupa të pa jetë nga tre persona sa ishin të ngujuar në borë, duke quar numrin në 9 të vdekur. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet edhe për një të ngujuar.
Po vazhdon me intensitet të lartë kërkimi edhe për 3 persona të ngujuar pas Ortekut. Nga raportimet e fundit bëhet e ditur se përkundër pastrimeve të mëdha të borës ende nuk janë gjetur gjurmë nga 3 të ngujuarit.
Përveç numrit të madh të prestarëve të FKS-së në kërkimet që nga mëngjesi janë bashkangjitur vullnetarisht edhe shumë qytetarë të cilët po kërkojnë edhe 3 të ngujuarit. Mësohet se bëhet fjalë për një burrë, grua dhe një fëmijë.
Vazhdon kërkimi i tre të ngujuarve
Ndërkohë zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri Hashim Thaqi në orën 11: 30 do të vizitoj Fshatin Restelicë.
Rreth orës 8:00 të mëngjesit njësitet e FSK-së kanë rinisur kërkimet edhe për 3 të ngujuarit të tjerë nga orteku i djeshëm që ka goditur fshatin Restelicë të Dragashit. Por fryma të mëdha po vështirojnë shkuarjen deri të vendi i ngjarjes. Kërkimet ishin ndërprerë rreth orës 03:00 të mëngjes për shkak të motit të keq ndërsa ato tashmë kanë riflliuar.
Në Restelicë të Dragashit, Shtatë të vdekur nga orteku i borës
Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit deklaroi se të gjitha viktimat janë të familjes Reka.
Më herët ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin personin e parë me shenja jete nga dy shtëpitë e mbuluara prej ortekut të borës.
Deputeti Hamza Balje ka konfirmuar nxjerrjen e një fëmije nga njëra shtëpi në Restelicë dhe ka shtuar se ekipet e FSK-së po punojnë vazhdimisht në përpjekje për të nxjerrë edhe të mbijetuarit e tjerë të tragjedisë.
* * * * * *
Policia e Kosovës konfirmoi edhe viktimën e tretë nga orteku që ka goditur disa shtëpi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Informacionet më të fundit nga komuna e Dragashit bëjnë me dije se ekipet që po ballafaqohen për t’i shpëtuar të mbuluarit nga bora në Restelicë, kanë nxjerrë dy persona pa shenja jete, ndërkohë që po punohet për t’i shpëtuar familjarët e tjerë që gjenden nën ortekun e borës. Shefi i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, e ka konfirmuar për radion lokale ngjarjen tragjike në Restelicë, duke dhënë edhe bilancin e aksionit për shpëtim, deri në këtë orë. “Bëhet fjalë për ngërthimin e dy shtëpive të banuara nga një ortek i madh bore, ndërkohë që shtëpitë tjera, në të cilat nuk kishte banorë, nuk paraqesin urgjencë për intervenim. Deri më tani, janë nxjerrë dy kufoma, një mashkull dhe një femër, ndërkohë që dyshohet se brenda këtyre shtëpive ndodhen gjithsejtë 11 persona”, tha Zogaj.
bota sot
Krijoni Kontakt