TIRANE - Pjesa mė e madhe e Shqipėrisė vijon tė jetė nėn borė, por nė veri trashėsia e dėborės vijon tė sjellė probleme nė qarkullim dhe si pasojė emergjenca tė shumta shėndetėsore. Prej 15 ditėsh, tė izoluara mbeten dhjetėra fshatra nė veri tė vendit, kryesisht nė Tropojė, Has, Pukė, Kukės, Malėsi e Madhe, Dibėr dhe Mirditė.
Helikopterėt nisėn ditėn e djeshme operacionet pėr dėrgimin e ndihmave ushqimore nė zonat e izoluara nė veri tė vendit. Por pilotėt e Regjimentit tė Farkės ishte e pamundur ulja e helikopterit nė kėto zona dhe e vetmja mėnyrė pėr tu ardhur nė ndihmė personave tė izoluar ishte hedhja e ndihmave nga ajri.
Aksi Pukė-Shkodėr ėshtė hapur nė njė korsi dhe kalohet me zinxhirė por me mjaft vėshtirėsi. Pavarėsisht punės sė borėpastruesve gjatė ditės se djeshme dhe gjatė natės, asnjė prej segmenteve nuk ėshtė hapur pėr shkak tė trashėsisė sė madhe tė borės dhe akullit.
Nė Pukė raportohet se ka mungesė tė ujit tė pijshėm prej disa ditėsh. Edhe nė Kukės vijon e njėjta situatė, ku tė gjitha komunat janė tė izoluara.
Ndėrkohė emergjencat shėndetėsore vijojnė tė shtohen. Nė komunėn Malzi tė Kukėsit, ku njė grua shtatzėnė ėshtė gati tė lindė foshnjėn e saj, ndėrsa sipas krerėve vendore pritet dėrgimi me helikopter drejt Tiranės. Ndėrkohė ka patur dhe raste tė tjera emergjencash shėndetėsore, por qė janė zgjidhur mes banorėve.
Ndėrsa nė Valbonė tė Tropojės vijon mungesa e energjisė elektrike prej 5 ditėsh tashmė. Nė Malėsinė e Madhe, gjendja nė Vermosh dhe Dukagjin mbetet e njėjtė, me qindra banorė tė izoluar nė mes tė dėborės, ku trashėsia arrin dhe deri nė 3 metra.
Nė Dibėr situata vijon tė pėrkeqėsohet, pasi kanė filluar reshjet e borės dhe temperaturat kanė rėnė deri nė minus 16 gradė celsius.
Krerėt e komunave bėjnė apel pėr rezerva ushqimore. Nė Mirditė komuna Selit, Fan dhe fshatrat pėrreth janė tė izoluara, ndėrsa disa akse janė tė kalueshme pjesėrisht me zinxhirė. Mėsimi ėshtė i pezulluar qė prej datės 1 shkurt. Nė Rrėshen temperatura minimale e regjistruar mėngjesin e sotėm ėshtė minus 7 grade.
Probleme dhe nė Librazhd, ku raportohet se disa komuna nuk kanė asnjė komunikim me pjesėn tjetėr, pasi rrugėt janė tėrėsisht tė bllokuara nga bora. Reshje bore dhe nė qarkun e Korēės, ku ende nuk ka probleme nė akset nacionale, ndėrsa ėshtė i bllokuar aksi Korēė-Dardhė prej 6 ditėsh. Korēė-Voskopojė kalohet me zinxhirė.
Situata mė e rėnduar paraqitet nė komunėn e Lekasit, e cila ėshtė e izoluar prej 3 javėsh.Reshjet e borės kanė vijuar gjatė natės dhe nė Gjirokastėr, Tepelenė dhe Pėrmet, duke izoluar komunat mė tė thella malore. Akset drejt kėtyre komunave janė tė kalueshme vetėm me zinxhirė. Po kėshtu dhe aksi Qafė Muzine-Jorgucat dhe Qafa e Llogorasė pėr shkak tė reshjeve tė borės.
MPPT informon pėr akset rrugore nė vend
Rrethi Peshkopi
Rr.Ura e Topojanit Peshkopi (Qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirė deri nė Maqellarė, nė vazhdim me dy kalime me vėshtirėsi me zinxhirė deri nė Peshkopi)
Rr.Maqellarė Bllatė (E kalueshme me zinxhirė, me dy kalime
Rr.Peshkopi-Muhur- Qafė Draj- Deri nė Zall-Dardhė me njė kalim me zinxhirė, pjesa deri nė Draj Reē e bllokuar.)
Rrethi Bulqizė
Rr.Qafė Bualli - Ura e Topojanit (me njė kalim me zinxhirė)
Rr.Bulqizė (U.Cerenecit) Steblevė (E bllokuar, po punohet kanė arritur deri nė Ziēisht me zinxhirė.)
Rr.Qafė Bualli - Krastė (Me njė kalim me zinxhirė.)
Rrethi Mat
Rr.Skuraj - Burrel - Qafė Bualli (Deri nė Qafė tė Buallit, pa zinxhirė, pjesa nė vazhdim me zinxhirė.)
Rr.K/Rrugė Kombėtare Ulėz (Qarkullimi kryhet pa zinxhirė, pa probleme)
Rrethi Vlorė
Rr.Vlorė Borsh (Nė Qafėn e Llogarasė rruga e kalueshme me zinxhirė.)
Rrethi Gjirokastėr
Rr.K/Jorgucat Muzinė (qarkullimi me zinxhirė)
Rrethi Korēė
Rr.Libonik - Lozhanė Grabovė (deri nė Lozhan pjesėrisht me zinxhirė pjesa nė vazhdim pa probleme.)
Rr.K/Boboshticė Dardhė (nga km (4 - 13) me zinxhirė nga km (13 - 14) i bllokuar.)
Rr.K/Zėmblak - Goricė Doganė (me pėrjashtim tė Qafės sė Zvezdės (2 km) qarkullim me zinxhirė, pjesa tjetėr pa zinxhirė.)
Rr.Korēė Voskopojė (deri nė Gjenomadh pa zinxhirė, pjesa tjetėr me zinxhirė (8 km) me njė kalim me xhepa ndėrrimi)
Rrethi Pogradecit S'ka probleme
Rrethi Kolonjė
Rr. Qafė Qarri - Ersekė Leskovik (Qarkullohet me zinxhirė vetėm 5 km nė Qafė Qarri dhe nė njė seg. nė Gėrmenj 6 km, pjesa tjetėr pa probleme.)
Rrethi Kukės
Rr.Kukės - Qafė Shllak (Deri nė ShėnMėri ėshtė hapur qarkullimi me zinxhirė, po punohet pėr hapjen e rrugės drejt Qafė Shllak.)
Rr.Kukės - Krumė (qarkullimi me zinxhirė.)
Rr.Kukės - Draj Reē (Peshkopi) (deri nė K/Domaj ėshtė hapur, qarkullimi pjesėrisht me zinxhirė, pjesa deri nė Draj Reē e bllokuar po punohet pėr hapjen e rrugės.)
Rr.Kukės Shishtavec (deri nė Topojan qarkullimi me zinxhirė, pjesa tjetėr e bllokuar. Trashėsia e borės 2.2 m.)
Rrethi Has
Rr.Krumė - Qafė Prush (qarkullimi me zinxhirė)
Rr.Kam Krumė (qarkullimi me zinxhirė)
Rrethi Tropojė
Rr.B.Curri - Kam (e bllokuar nė Qafė Luzhė, po punohet pėr hapjen e rrugės.)
Rr.B.Curri - Fierzė (e kalueshme me zinxhirė.)
Rr.B.Curri - Sopot - Qafė Morinė (e kalueshme lirisht me zinxhirė)
Dalje Tuneli Kalimash - dogana Morinė (e kalueshme pjesėrisht me zinxhirė (80 % pa zinxhirė dhe 20 % me zinxhirė)
Rrethi Shkodėr
Rr.D/Laē - Koman (qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirė.)
Rr.Ura e Bunės - Shirokė (e kalueshme me nje korsi pasi punohet per Ujėsjellės kanalizimet pa zinxhirė)
Rrethi Malėsi e Madhe
Rr.K/Shkodėr - Hani Hotit (Aksi nė ndėrtim, e kalueshme pa zinxhirė)
Rr.K/Dedaj Razėm (e kalueshme me zinxhirė.)
Rr.K/Koplik Bogė (e kalueshme me zinxhirė.)
Rrethi Pukė
Rr.Q/Qelė Pukė (Rruga e kalueshme me zinxhirė.)
Pukė - F.Arrėz - Qafė Mali (Pukė deri nė Komunėn Rrape e bllokuar (punohet me nje fadromė dhe njė traktor me zinxhirė), pjesa deri nė Fushė Arrėz qarkullimi me zinxhirė, pastaj deri tek klubi "Bora" + 2 km e hapur me zinxhirė po punohet pėr hapjen e pjesės tjetėr.)
Rr.Qafė Mali - Qafė Shllak (Rruga ėshtė e bllokuar nga orteqet, po punohet pėr hapjen me mjete tė rėnda me zinxhirė.)
Rr. Qafė Mali Fierzė (Rruga ėshtė e bllokuar nga orteqet, po punohet pėr hapjen me mjete tė rėnda me zinxhirė.)
Rr.K/Hadroj - Q.Bene (E kalueshme me zinxhirė.)
Rrethi Lezhė
Rr.Laē Skurraj (pa probleme)
K/Milot - Hyrje Tuneli Thirrė (Milot - Rrėshen qarkullimi pa zinxhirė, Rrėshen - Kalimash pjesėrisht me zinxhirė.)
Rrethi Elbasan
Rr.Elbasan - Kaēolitė (Krrabė) (Qarkullimi nga km 29 pėr nė Elbasan kryhet pa zinxhirė. )
Fushė Labinot - Monument Bizė (Rruga e kalueshme deri nė Fushė Reps, pjesa tjetėr deri nė Kollogjesh e bllokuar, po punohet per hapjen e rrugės.)
Rrethi Librazhd
Rr.Xibrakė - Qafė Thanė (pa probleme)
Rr.Librazhd - Steblevė (E gjithė rruga ėshtė hapur deri nė Fushė Studė, pjesa deri nė Steblevė e bllokuar, po punohet.)
Rrethi Gramsh (S'ka probleme)
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt