TIRANĖ- Kryeminisitri i vendit Sali Berisha, duke shprehur shqetėsim pėr shkak tė gjendjes emergjente qė paraqitet nė zonat verilindore dhe juglindore tė vendit shpalli gjendjen e fatkeqesisė nė zonat e bllokuara
Shpall gjendjen e emergjencės sė fatkeqėsisė natyrore nė Shkodėr, Kukės, Dibėr, Korcė dhe rrethin e Librazhdit. Por, ēdo lokalitet do e ndihmojmė, por kėto janė mė problematiket,- deklaroi Berisha.
Bora me mbi 2.5 metėr lartėsi pėrbėn njė problem real tė lėvizjes, furnizimit me ushqime, ndaj dhe duke shpallur gjendjen e fatkeqėsisė natyrore nė kėto zona nėnkupton ndėrmarrjen e pėrgjegjėsive pėr hapjen e rrugėve nė tė gjitha komunat e izoluara si kusht i tė gjitha kushteve pėr shpėtimin e banorėve tė kėrcėnuar. Problem janė orteqet por edhe catitė, ndaj nė emer tė qeverisė duke shprehur solidaritetin mė tė madh banorėve me zona me probleme tė mėdha, ju bėj thirrje nė mėnyrė tė programuar se dp bėjnė gjithcka pėr tė parandaluar ēdo kėrcėnim dhe humbje jete, duke shmangur rreziqet mė eminente. Dhe njė nga rreziqet janė shembja e cative nga sasitė e mėdha tė dėborės,- shpalli kryeministri Berisha.
Kryeministri gjatė fjalės sė mbajtur nė mbledhjen jashtė radhe tė qeverisė pėr shkak tė situatės sė krijuar nė vend, deklaroi se qeveria po pėrballon me sukses agresivitetin e motit.
E mblodha qeverinė pėr shkak tė gjendjes sė krijuar. Nga dje deri mė sot ortoqet kanė bllokuar rrugė kombėtare, si Bajram Curri -Fierzė, Krumė-Kukės dhe rrugė tė tjera, pėr tė cilat ministri do informojė.Qeveria mendoj se ngriti nė kohė komitetin dhe e trajtoi problemin nė tė njėjtin standard tė njė emergjence civile. Gjatė javės qė kaloi ka patur angazhim total tė qeverie vendore, kėshilla sė kryepleqve nė qarqe. Njė angazhim total tė komiteti tė emergjencave civile tė kryesuar nga ministri Nishani, tė forcave tė armatosura tė ministrisė sė Shėndetėsisė, pra situata me gjithė agresivitetin e saj ėshtė pėrballuar- deklaroi Berisha.
Shefi i qeverisė bėri thirrje pėr dhėnien e fondeve pėr ēdo komunė pėr hapjen e akseve rrugore tė bllokuara.
Fonde pėr ēdo komunė qė do kontraktojnė mjete pėr hapjen e rrugėve,- nėnvizoi Berisha.
Kryeministri Berisha akuzoi kreun e opozitės Edi Rama se po tenton tė pėrfitojė nga fatkeqėsia natyrore qė ka mbėrthyer vendin.
Ata qė nga strofulla e tyre fėrkojnė duart dhe gėzojnė duke vjellė vrer nga mėngjesi deri nė darkė me shpresėn qė mund tė qėmtojnė vota mbi mundimin dhe sakrificėn e qytetarėve shqiptarė e krijuar nja njė situatė natyrore e paparė, 45 vjetėt e fundit dėshmojnė se jetojnė nė shpellėn e primitivizmint tė tyre,- u shpreh Berisha.
MINISTRI NISHANI: STRUKTURA NĖ GATISHMĖRI
Ministri Nishani paraqiti masat qė ka marrė ministria nga data 7 shkurt me ngritjen e Shtabit tė Emergjencave pėr pėrballimin e reshjeve tė dėborės nė qarqet e prekura nga bora dhe ngritjen e shtabeve tė prefekturave. Ndėr masat kryesore, Nishani renditi miratimin e planit konkret pėr pėrballimin e situatės, ku prioritet mbetet dhėnia e asistencės profesionale pėr emergjencat shėndetėsore.
"Pėr kėtė qėllim, ministria e Shėndetėsisė ka pasur nė dispozicion ekipin e helikoperėve tė saj me tė cilėt janė organizuar rreth 38 fluturime nė Tropojė, Has, Kukės, Malėsi e Madhe ku janė shpėtuar jetė tė disa fėmijėve dhe disa nėnave nė lindje", tha ministri Nishani.
Ai pėrmendi rolin qė po luajnė nė dhėnien e ndihmės sė shpejtė nga ministria e Mbrojtjes me angazhimin e ekipeve tė regjimentit tė Farkės nė ofrimin e emergjencės me ushqime nė disa fshtra tė Kukėsit, Peshkopisė dhe nė lėvizjen e akseve kryesore nacionale. Nishani tha se nė ndihmė tė zonave tė mbuluara nga bora qė ka arritur nė lartėsi tė mėdha, Drejtoria e Rrugėve ka vėnė 46 borėpastruese duke mbajtur hapur akset nacionale dhe nė tėrėsi edhe ato rurale nė komunat mė tė thella. Nė ministrinė e Brendshme situata po mbahet nėn monitorim dhe kontaktet po menaxhohen nga salla e Emergjencės civile me shėrbim 24 orė, me linja telefonike nė komunikim direkt me shtabet e prefekturave si dhe direkt me komunat.
MINISTRI VASILI: SKA PASUR MUNGESĖ MEDIKAMENTE
Ministri i Shendetėsisė, Petrit Vasili prezantoi nė mbledhjen e Qeverisė sot nė mbrėmje masat pėr pėrballimin e ēdo situate nė mbrojtje tė jetės sė banorėve nė zonat e thella malore tė prekura nga bora e ditėve tė fundit.
"Nuk ka asnjė rast vdekje pėr shkaqe shėndetėsore, kemi transportuar barnat e nevojshme, personeli po qėndron non stop me shėrbimin shendetėsor, ndėrsa kemi ngritur shtabet shėndetėsore pėr zonat e prekura", tha Vasili. Ai paraqiti punėn qė po bėhet nė ēdo prefekturė tė prekur nga vėshtirėsitė e borės, ku shtabet e shėrbimit shendetėsor po punojnė pėr tė siguruar ndihmė nė kohė minimale dhe pa vonesė. Ministria e Shėndetėsisė ka pasur nė dispozicion ekipin e helikoperėve tė saj me tė cilėt janė organizuar rreth 38 fluturime nė Tropojė, Has, Kukės, Malėsi e Madhe ku janė shpėtuar jetė tė disa fėmijėve dhe disa nėnave nė lindje.
"Nė zonat e prekura, nė funksion tė plotė janė personelet shendetėsore, ndėrsa kemi aplikuar ndihmėn ambulatore shtėpi mė shtėpi. Situata po ndiqet online nga tė gjitha strukturat e shėndetėsisė", tha ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili.
OLLDASHI: AKSET PA PROBLEME
Ministri i Transportit dhe Rrugėve Sokol Olladashi bėri njė pasqyrė tė akseve rrugore nė vend deri nė orėn 19:00. Fieri pa probleme, Skrapari pa probleme, nė akset Gjirokastėr, Tepelene-Pėrmet pa probleme. Me probleme rruga nė Korcė, ku duhen zinxhirė. Rruga e Boboshticės.
Kukės gjendja e vėshtirė pėr shkak tė reshjeve tė borės pa ndėrprerje, Kukės Qafė-Shllak me probleme....-deklaroi Olldashi.
(el.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt