Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Berisha: Shpall gjendjen e fatkeqesisė natyrore nė zonat e bllokuara nga bora




    TIRANĖ- Kryeminisitri i vendit Sali Berisha, duke shprehur shqetėsim pėr shkak tė gjendjes emergjente qė paraqitet nė zonat verilindore dhe juglindore tė vendit shpalli gjendjen e fatkeqesisė nė zonat e bllokuara

    “Shpall gjendjen e emergjencės sė fatkeqėsisė natyrore nė Shkodėr, Kukės, Dibėr, Korcė dhe rrethin e Librazhdit. Por, ēdo lokalitet do e ndihmojmė, por kėto janė mė problematiket”,- deklaroi Berisha.

    “Bora me mbi 2.5 metėr lartėsi pėrbėn njė problem real tė lėvizjes, furnizimit me ushqime, ndaj dhe duke shpallur gjendjen e fatkeqėsisė natyrore nė kėto zona nėnkupton ndėrmarrjen e pėrgjegjėsive pėr hapjen e rrugėve nė tė gjitha komunat e izoluara si kusht i tė gjitha kushteve pėr shpėtimin e banorėve tė kėrcėnuar. Problem janė orteqet por edhe catitė, ndaj nė emer tė qeverisė duke shprehur solidaritetin mė tė madh banorėve me zona me probleme tė mėdha, ju bėj thirrje nė mėnyrė tė programuar se dp bėjnė gjithcka pėr tė parandaluar ēdo kėrcėnim dhe humbje jete, duke shmangur rreziqet mė eminente. Dhe njė nga rreziqet janė shembja e cative nga sasitė e mėdha tė dėborės,- shpalli kryeministri Berisha.

    Kryeministri gjatė fjalės sė mbajtur nė mbledhjen jashtė radhe tė qeverisė pėr shkak tė situatės sė krijuar nė vend, deklaroi se qeveria po pėrballon me sukses agresivitetin e motit.

    “E mblodha qeverinė pėr shkak tė gjendjes sė krijuar. Nga dje deri mė sot ortoqet kanė bllokuar rrugė kombėtare, si Bajram Curri -Fierzė, Krumė-Kukės dhe rrugė tė tjera, pėr tė cilat ministri do informojė.Qeveria mendoj se ngriti nė kohė komitetin dhe e trajtoi problemin nė tė njėjtin standard tė njė emergjence civile. Gjatė javės qė kaloi ka patur angazhim total tė qeverie vendore, kėshilla sė kryepleqve nė qarqe. Njė angazhim total tė komiteti tė emergjencave civile tė kryesuar nga ministri Nishani, tė forcave tė armatosura tė ministrisė sė Shėndetėsisė, pra situata me gjithė agresivitetin e saj ėshtė pėrballuar”- deklaroi Berisha.

    Shefi i qeverisė bėri thirrje pėr dhėnien e fondeve pėr ēdo komunė pėr hapjen e akseve rrugore tė bllokuara.
    “Fonde pėr ēdo komunė qė do kontraktojnė mjete pėr hapjen e rrugėve”,- nėnvizoi Berisha.

    Kryeministri Berisha akuzoi kreun e opozitės Edi Rama se po tenton tė pėrfitojė nga fatkeqėsia natyrore qė ka mbėrthyer vendin.
    “Ata qė nga strofulla e tyre fėrkojnė duart dhe gėzojnė duke vjellė vrer nga mėngjesi deri nė darkė me shpresėn qė mund tė qėmtojnė vota mbi mundimin dhe sakrificėn e qytetarėve shqiptarė e krijuar nja njė situatė natyrore e paparė, 45 vjetėt e fundit dėshmojnė se jetojnė nė shpellėn e primitivizmint tė tyre”,- u shpreh Berisha.

    MINISTRI NISHANI: STRUKTURA NĖ GATISHMĖRI
    Ministri Nishani paraqiti masat qė ka marrė ministria nga data 7 shkurt me ngritjen e Shtabit tė Emergjencave pėr pėrballimin e reshjeve tė dėborės nė qarqet e prekura nga bora dhe ngritjen e shtabeve tė prefekturave. Ndėr masat kryesore, Nishani renditi miratimin e planit konkret pėr pėrballimin e situatės, ku prioritet mbetet dhėnia e asistencės profesionale pėr emergjencat shėndetėsore.

    "Pėr kėtė qėllim, ministria e Shėndetėsisė ka pasur nė dispozicion ekipin e helikoperėve tė saj me tė cilėt janė organizuar rreth 38 fluturime nė Tropojė, Has, Kukės, Malėsi e Madhe ku janė shpėtuar jetė tė disa fėmijėve dhe disa nėnave nė lindje", tha ministri Nishani.

    Ai pėrmendi rolin qė po luajnė nė dhėnien e ndihmės sė shpejtė nga ministria e Mbrojtjes me angazhimin e ekipeve tė regjimentit tė Farkės nė ofrimin e emergjencės me ushqime nė disa fshtra tė Kukėsit, Peshkopisė dhe nė lėvizjen e akseve kryesore nacionale. Nishani tha se nė ndihmė tė zonave tė mbuluara nga bora qė ka arritur nė lartėsi tė mėdha, Drejtoria e Rrugėve ka vėnė 46 borėpastruese duke mbajtur hapur akset nacionale dhe nė tėrėsi edhe ato rurale nė komunat mė tė thella. Nė ministrinė e Brendshme situata po mbahet nėn monitorim dhe kontaktet po menaxhohen nga salla e Emergjencės civile me shėrbim 24 orė, me linja telefonike nė komunikim direkt me shtabet e prefekturave si dhe direkt me komunat.

    MINISTRI VASILI: SKA PASUR MUNGESĖ MEDIKAMENTE
    Ministri i Shendetėsisė, Petrit Vasili prezantoi nė mbledhjen e Qeverisė sot nė mbrėmje masat pėr pėrballimin e ēdo situate nė mbrojtje tė jetės sė banorėve nė zonat e thella malore tė prekura nga bora e ditėve tė fundit.
    "Nuk ka asnjė rast vdekje pėr shkaqe shėndetėsore, kemi transportuar barnat e nevojshme, personeli po qėndron non stop me shėrbimin shendetėsor, ndėrsa kemi ngritur shtabet shėndetėsore pėr zonat e prekura", tha Vasili. Ai paraqiti punėn qė po bėhet nė ēdo prefekturė tė prekur nga vėshtirėsitė e borės, ku shtabet e shėrbimit shendetėsor po punojnė pėr tė siguruar ndihmė nė kohė minimale dhe pa vonesė. Ministria e Shėndetėsisė ka pasur nė dispozicion ekipin e helikoperėve tė saj me tė cilėt janė organizuar rreth 38 fluturime nė Tropojė, Has, Kukės, Malėsi e Madhe ku janė shpėtuar jetė tė disa fėmijėve dhe disa nėnave nė lindje.
    "Nė zonat e prekura, nė funksion tė plotė janė personelet shendetėsore, ndėrsa kemi aplikuar ndihmėn ambulatore shtėpi mė shtėpi. Situata po ndiqet online nga tė gjitha strukturat e shėndetėsisė", tha ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili.

    OLLDASHI: AKSET PA PROBLEME
    Ministri i Transportit dhe Rrugėve Sokol Olladashi bėri njė pasqyrė tė akseve rrugore nė vend deri nė orėn 19:00. “Fieri pa probleme, Skrapari pa probleme, nė akset Gjirokastėr, Tepelene-Pėrmet pa probleme. Me probleme rruga nė Korcė, ku duhen zinxhirė. Rruga e Boboshticės.
    Kukės gjendja e vėshtirė pėr shkak tė reshjeve tė borės pa ndėrprerje, Kukės Qafė-Shllak me probleme....”-deklaroi Olldashi.
    (el.me/BalkanWeb)

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Tirane: Debora e madhe, qeveria shpall gjendjen e fatkeqėsive natyrore



    Berisha shpall gjendjen e fatkeqėsive natyrore
    Bota Sot

    Kryeministri, Sali Berisha shpalli gjendjen e fatkeqėsisė natyrore nė Shkodėr, Kukės Dibėr, Korcė dhe Librazhd.
    Kryeministri gjatė fjalės sė tij nė mbledhjen e qeverisė foli pėr gjendjen e vėshtirė qė ka pėrfshirė vendin. Ai kėrkoi nga ministrat pėrkatės marrjen e masave dhe pėrgatitjen pėr rėndimin e situatės.
    “Gjysma e territorit tė vendit e mbuluar me sasi tė mėdha bore. Do bėjmė gjithēka pėr tė shpėtuar jetėt dhe pasuritė e qytetarėve. U bėj thirrje banorėve tė shamangin nė maksimumin e mundshėm udhėtimet, pasi ndihma jo nė ēdo moment mund tė arrijė nė kohėn e duhur. Nuk ka asgjė pėr t’u pėrfshirė nga paniku, por duhet urtėsi dhe maturi. Deri tani gjendja ėshtė pėrballuar me sukses”, tha Berisha.
    Ndėrsa Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani bėri njė pėrmbledhje tė situatės dhe masat qė janė marrė pėr pėrballimin e saj.



    “Kemi vėnė nė gadishėmri tė plotė regjimentin e helikopterėvė. E kemi mbajtur nėn kontroll situatėn nė shkolla nė tė gjithė vendin.
    Janė mbajtur kontakte me sallėn operative dhe Shtabin e Emergjencave Civile. Janė rreth 100 forca pune, qė punojnė me tre turne pėr tė dėrguar ndihma nė Veri dhe Jug-Lindje”, tha Nishani.
    Ministrat Vasili, Ruli, Olldashi dhe Ksera bėnė me dije masat qė kanė marrė ministritė qė ata drejtojnė dhe koordinimet mes tyre pėr stabilizimin e situatės. Ndėrsa Minsitri i Arsimit, Tafaj bėri me dije qė nė katėr qarqe tė vendit janė mbyllur shkollat.
    Mė herėt kryeminstri Berisha ishte nė qytetin e Kukėsit, ku ndoqi nga afėr situatėn e krijuar.
    Bashkia e Tiranės, 100 mijė euro pėr zonat e bllokuara
    Bashkia e Tiranės ofron 100 mijė euro pėr banorėt e zonave tė bllokuara nga reshjet e borės. Fondi prej 100 mijė eurosh i Bashkisė sė Tiranės i jepet Shtabit tė Emergjencave Civile.
    Bashkia e Tiranės, gjithashtu ofron edhe kapacitete njerėzore pėr pėrballimin e situates nė kėto zona.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #3
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Rama: Qeveria s’ka fuqi, arka e shtetit bosh
    Panorama

    Kreu i PS akuzon nė Twitter Kryeministrin gjatė takimeve nė Kukės

    “Askush s’ėshtė ndihmuar me fonde, shteti ėshtė rrėnuar nė moral”

    Kreu i PS, Rama

    Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, akuzoi dje qeverinė dhe Kryeministrin Berisha gjatė kohės qė ai zhvillonte takime nė qytetin e Kukės nė Shtabin e Emergjencave. Me mesazhe tė njėpasnjėshme tė publikuara nė adresėn e tij nė rrjetin social Twitter, Rama kundėrshtoi premtimet dhe angazhimet e qeverisė pėr t’iu gjendur sa mė pranė banorėve tė zonave tė bllokuara tė vendit. Sipas Ramės, nė Veri nuk ka shkuar asnjė ndihmė, ndėrsa shteti fsheh ‘ngricat’ ekonomike. “Deklarimet e Kryeministrit nė Veri pėr fonde pėr banorėt, kopje e premtimeve pėr Shkodrėn e pėrmbytur: Askush s’ėshtė ndihmuar me fonde ende sot!”, u shpreh Rama nė reagimin e tij tė parė nė Twitter ndaj deklaratave tė Kryeministrit. Nė vijim, kreu i opozitės akuzoi emergjencat civile si inekzistente. “Kjo qeveri s’ka asnjė fuqi pėr tė pėrballuar emergjenca, arka e shtetit ėshtė bosh, kurse shteti ėshtė rrėnuar nė moral e nė profesionalizėm!”, u shpreh Rama nė rrjetin social, nė tė cilin reagon pas ēdo zhvillimi politik dhe social nė vend. Pėr kreun e PS, dėbora nė Veri ka gjunjėzuar shtetin, duke e cilėsuar njė dėshtim tė qeverisė aktuale. “Kryeministri mund tė gėnjejė pėr ngricėn qė ka bllokuar ekonominė, por s’mund tė fshehė dot dėborėn qė ka bllokuar Veriun e gjunjėzuar tėrėsisht shtetin”, shprehet Rama. Gjatė takimeve tė zhvilluara dje paradite nė qytetin e Kukėsit, Kryeministri Berisha premtoi se “qeveria ėshtė e vendosur tė angazhojė tė gjitha mundėsitė, tė gjitha fondet, pėr tė mbėshtetur e ndihmuar kėto familje, por tė jemi realistė, kushtet e motit punojnė shumė kundėr nesh, punojnė shumė kundėr fluturimeve me mjete ajrore, punojnė shumė kundėr hapjes sė akseve rrugore, sepse i mbyllin ato me shpejtėsi”. Kryesocialisti e cilėsoi kėtė angazhim tė Kryeministrit propagandistik dhe mediatik. Nė mesazhin e tij tė fundit nė Twitter, Rama shkruan se “asnjė ndihmė s’ka shkuar nė Veri prej dy javėsh dhe ndihmat qė mund tė shkojnė nga sot do jenė thjesht mediatike, sepse shteti ka rėnė!”.



    Bashkia e Tiranės jep 100 mijė euro pėr Veriun

    Bashkia e Tiranės ka akorduar dje njė shumė prej 100 mijė eurosh pėr t’u ardhur nė ndihmė banorėve tė zonave tė prekura nga reshjet e shumta tė dėborės. Nė tė njėjtėn kohė, kjo Bashki ka vėnė nė dispozicion tė Shtabit tė Emergjencės Civile tė gjitha burimet e saj njerėzore. “Pėr t’u ardhur nė ndihmė banorėve tė zonave tė bllokuara nga dėbora, Bashkia e Tiranės ofron njė ndihmė financiare prej 100 mijė eurosh. Fondi do t’i vihet nė dispozicion Shtabit tė Emergjencave Civile. Bashkia e Tiranės vė nė dispozicion tė Shtabit tė Emergjencave Civile edhe burimet e saj njerėzore”, thuhet nė njoftimin e shtypit tė Bashkisė sė Tiranės. Bashkia e kryeqytetit ėshtė e para njėsi vendore, e cila ka akorduar njė shumė si ndihmė financiare pėr t’u ardhur nė ndihmė banorėve tė zonave tė prekura nga reshjet e shumta tė dėborės, qė i kanė bllokuar ato prej disa ditėsh.
    Ministria: Numra telefoni pėr emergjencat
    “Monitorimi dhe komunikimi me tė gjitha rajonet nė vėshtirėsi kryhet nėpėrmjet kryetarėve tė komunave me pikat e kontaktit nė ēdo shtab prefekture dhe me shtabin qendror tė emergjencave nė numrat: 2233106, 2233090 dhe 0694110198”. Kėshtu njoftoi dje Ministria e Brendshme, duke shtuar se Shtabi Qendror i Emergjencės Civile dhe shtabet rajonale nė prefektura po vijojnė organizimin dhe drejtimin e operacioneve tė ndihmės nė tė gjithė territorin e zonave nė vėshtirėsi nė vendin tonė. Nėpėrmjet angazhimit tė 49 borėpastrueseve, 40 fadromave dhe disa mjeteve me zinxhirė tė ushtrisė ėshtė bėrė e mundur mbajtja hapur pėr komunikim e tė gjitha akseve kombėtare, si dhe pjesa kryesore e rrugėve rurale. Ekipi i helikopterėve tė Ministrisė sė Shėndetėsisė ka realizuar 38 fluturime pėr transportin e emergjencave shėndetėsore nė rrethet Tropojė, Malėsi e Madhe dhe Kukės.
    Dėbora dy metra, Kukėsi dhe Mirdita tė bllokuara
    Situatė problematike paraqitet nė Kukės, nė Mirditė, Korēė, Gjirokastėr, si dhe nė Vlorė nė pjesėn e Llogorasė. Trashėsia e dėborės nga reshjet e vazhdueshme nė qytetin e Kukėsit arrin nė 1.2 m, nė Krumė 1.3 m dhe nė Bajram Curri 2.2 m. Tė gjitha rrugėt rurale janė bllokuar. Edhe rrugėt nacionale thuajse janė tė pakalueshme, pėrveē “Autostradės sė Kombit”, e cila kalohet me vėshtirėsi me zinxhirė. Nga tė gjitha zonat e qarkut janė lajmėruar emergjenca shėndetėsore, mungesa ushqimesh, bllokime dhe rrezik ortekėsh. Sipas njoftimit tė dhėnė nga Policia e Shtetit, aksi Rubik–Kalimash ėshtė i kalueshėm me zinxhirė me njė kalim. Madje, policia u kėrkon drejtuesve tė tonazheve tė rėnda tė mos marrin udhėtime nė kėtė aks, derisa tė normalizohet situata. Edhe zonat e thella nga Rrėsheni nė drejtim tė Lurės janė tė pakalueshme. Problematike janė edhe disa zona tė Librazhdit. Nė Korēė, aksi Kapshticė-Korēė-Qafė/Thanė ėshtė i kalueshėm me zinxhirė. Ndėrsa zonat turistike nė Boboshticė, Dardhė, Voskopojė janė tė pakalueshme. Edhe nė Gjirokastėr, moti ka shkaktuar probleme. Vėshtirėsi nė qarkullim paraqiten dhe nė aksin Vlorė–Llogora, ku lėvizja kryhet me zinxhirė.
    Orteku rrafshon shtėpinė, shpėtojnė 7 veta
    Situatė e rėndė edhe nė Dibėr, banorėt nė panik nga ortekėt. Kryekomunarėt: Jemi pa bukė e ilaēe
    Ngjarja nė Vermosh, fshatrat e Shkodrės e Pukės tė izoluara

    Makina e bllokuar dje nė Dibėr
    Dhjetėra fshatra nė veri dhe juglindje tė vendit vijojnė tė mbeten tė bllokuara, pėr shkak tė dėborės dhe temperaturave disa gradė nėn zero. Drejtuesit vendorė tė zonave tė thella raportojnė situatė mjaft emergjente.Veē izolimit, errėsirės e urisė, fshatrat ku trashėsia e dėborės i ka kaluar dy metra, japin alarmin se janė tė rrezikuar nga ortekėt. Nė rrethin e Shkodrės, situata mė problematike paraqitet nė komunat e Dukagjinit. Ndėrkaq, rreziku mė i madh i banorėve tė zonave tė izoluara janė ortekėt. Orteku i fundit ishte paraditen e djeshme nė Vermosh, nga i cili ėshtė shembur banesa e Ndue Kolvushaj. Fatmirėsisht, 7 familjarėt arritėn tė dilnin nė kohė dhe tė largoheshin, por tashmė ata kanė mbetur nė qiell tė hapur. Nė Pukė, dėbora brenda nė qytet arrin afro 2 metra, ndėrsa pesha e rėndė po rrezikon shembjen e ēative. Kryetari i Bashkisė, Beqir Arifaj, ka ngritur grupe pune me efektivė tė PMNZSH-sė pėr pastrimin e banesave tė rrezikuara. Ortekėt po shkaktojnė bllokimin e akseve nacionale rrugore, kryesisht tė rrethit tė Pukės, ku nė shumė vende bora ka arritur deri nė 3 metra. Tė vdekur qė mezi varrosen, tė gjitha komunat e izoluara, tė sėmurė qė transportohen me krahė drejt Peshkopisė e Bulqizės, shtėpi qė rrezikohen tė shemben, frikė nga ortekėt qė mund tė nisin. Kjo ėshtė situata nė qarkun e Dibrės, ku mijėra banorė janė tė izoluar. Kryetarėt e 14 komunave tė Dibrės, 7 tė Bulqizės dhe 2 tė Matit raportojnė se situata vazhdon tė pėrkeqėsohet. Kryetari i komunės Kala e Dodės, Bajram Himallari, tha se “tė gjithė fshatrat kanė probleme, por Radomira dhe Shullani janė mė keq, pasi rezervat ushqimore po mbarojnė. Nuk kemi shėrbim shėndetėsor dhe as ilaēe”. Disa familje pėr tė mbajtur frymėn gjallė po ziejnė misėr. Xhemal Delishi, kryetar i komunės Selishtė nė Dibėr, raportoi gjithashtu situatė kritike nė kėtė rajon. Kryekomunari i Zall-Dardhės, Njazi Cani, tha se 1343 banorėt e 9 fshatrave janė nė gjendje tė rėndė, pasi trashėsia e borės nė disa zona ėshtė mbi 2 metra. “Njė banesė nė Lugje ėshtė shembur, ndėrkohė qė ēatitė e banesave tė tjera vihen nė rrezik. Ndėrsa kryetari i Fushė-Bulqizės raportoi se “kėrkuam njė mjet borėpastrues, pasi kishim njė rast vdekjeje. “Ėshtė ngritur i gjithė fshati nė kėmbė pėr tė mundėsuar varrimin e tij. Kėshtu ka ndodhur edhe nė Zerqan, ku njė i vdekur ka qėndruar dy ditė pa u varrosur”, tha ai. Banorėt e Kastriotit i kanė ardhur nė ndihmė njė gruaje shtatzėnė, duke e transportuar drejt maternitetit tė Peshkopisė. Disa fshatrave tė komunave tė izoluara u mungon energjia elektrike, ndėrsa nė disa tė tjera telefonia celulare, pasi antenat janė jashtė funksionit pėr shkaqe tė ndryshme.
    PESHKOPI
    Burrat e fshatit Vrenj nė Dibėr kanė udhėtuar 5 orė mė kėmbė, pėr t’i shpėtuar jetėn njė 27-vjeēareje shtatzėnė. Ata kanė pėrshkuar disa kilometra rrugė me rreth 1.5 metra borė pėr ta transportuar me barelė nė spitalin e Peshkopisė gruan qė rrezikonte jetėn e saj dhe tė fėmijės. Fatmirėsisht, ata mbėrritėn nė kohė dhe 27- vjeēarja lindi fėmijėn pa probleme. Burime spitalore bėnė tė ditur se nėna e re dhe foshnja gėzojnė shėndet tė mirė.
    KUKES
    Njė grua nė fshatin Pistė tė komunės Malizi rrezikon jetėn e saj dhe tė bebes qė pret tė lindė. Tė afėrm tė saj nė Kukės kanė dhėnė alarmin, pasi sipas tyre shtėpia ku ndodhet Valentina Tahiri bashkė me familjarėt e saj po shembet. Fėmijėt e vegjėl janė tė sėmurė, ndėrkohė qė ata s’kanė as ushqime. Njė tjetėr grua nė lindje e sipėr ėshtė transportuar me shumė vėshtirėsi nė spitalin e Kukėsit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #4
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Fole keq ne mort, o mik!
    Nga Frrok Cupi

    Kryetari i qeverise, qe ne fakt eshte edhe kryetar i shtetit, dje shpalli shtetin ne gjendje te Jashtezakonshme. Do te thote se cdo njeri ne dobi te njerezve ne rrezik, ne dobi te atyre qe mund te vdesin! Ne Veri thone mos fol se bie orteku. Po fole orteku merr jete njerezish. Por po fole keq, jetet e njerezve hidhen ne ferr. Udheheqesit e Partise Socialiste po i dergojne njerezit ne ferr, sepse po flasin fjale te renda. Fjale te renda ne mort.

    Moti tani eshte si morti, po vdesin njerez nen peshen e dimrit. Ne qofte se dikush vjen e thote se “me keq do te behet”, atehere edhe te gjallet nuk kane me shprese; ne qofte se nuk do te ndodhte kjo, njerezit mund te kishin nje dritare jete. Bora e ngrica, ardhur prej natyres, kane rrethuar njerezit, sidomos ne Veri. Njerezit shikojne nga qielli: o lajm i mire, o lajm vdekjeje! Dje kryetari i Partise Socialiste (ish-komuniste) leshoi lajmin se “nuk ka shtet”. Lajmi shkoi te njerezit para se te shkonte lajmi se mund te jetojme. Aty ku ka mort per te vdekurit natyrore, aty njerezit menduan se po varroseshin te gjalle. Helikopteret do te vijne me vone, edhe vete kryeministri i Republikes po udhetonte mes akullit drejt njerezve te bllokuar; ndersa lajmi i zi i kryetarit te PS erdhi me shpejt. Ne mort lajmi i keq shkaterron shpirtin. Shkaterrimi i shpirtit njerezor eshte qellimi i vete kryetarit dhe endurazhit te Partise Socialiste (ish-komuniste).

    Ne Europe kane vdekur 500. Dje ne Shqiperi vdiq njeriu i pare nga dimri, por realisht i pari nga dimri. Bash dje priten te dergojne fjalen e rende ne dite morti. Dite morti quhet cdo dite qe kalon kete tmerr dimeror te pashoq.

    Djemte e “Bllokut”, ku ben pjese edhe kryetari i Partise Socialiste, rrine prane oxhaqeve me zjarr dhe miliona te vjedhur nga populli dhe i dergojne fjale popullit ne mort: “Aty do te vdisni, nuk keni shtet!”.

    Po, a flitet keq ne diten e mortit, valle? A flitet rende ne dite te keqe?

    Partite e Opozites, sidomos ne krye te saj, sa nisi bllokimi njerezor prej dimrit shume te ashper qe sundoi gjithe Europen Qendrore, bash ne ate moment leshuan fjalet e renda. “Na mbyti krimi!- tha kryetari i PS... Po na vjen uria! - tha perseri!... “ Ka dy dite qe del ne publik e leshon fjale tmerruese...

    Prape pyetja: A flitet diten e keqe?

    Kjo nuk eshte shkruar as ne kodet zakonore, as ne kodet qytetare, flitet apo nuk flitet? Sepse as mund te shkruhet, madje as mund te sillet ndermend qe dikush te leshoje fjalen e keqe diten e keqe. Nje gje qe nuk mund te ekzistoje njerezisht, asnje ligj njerezor nuk mund ta ndaloje as ta lejoje. Fjala e keqe diten e keqe eshte jashte mendjeje, jashte planetit ku jetojne njerez.

    Ate qe do te bente fjala e keqe nuk e ben dot as dimri me i eger. Kur u ngriten helikopteret per te derguar ndihmat e emergjences per njerezit e bllokuar pertej Kaptines se Martaneshit, mes Librazhdit e Dibres dhe ne malet e Vermoshit, secili prej atyre njerezve qe po niseshin e dinte se para helikopterit atje ka mberritur fjala e keqe e kryetarit te PS. Fjala iu kishte derguar njerezve te izoluar nje lajm me te rende se izolimin: Tmerrin nga frika e krimit dhe e urise. A mund ta mendoni sa keq “i priten krahet” nje njeriu qe nuk mund te dale as ne dere te shtepise i rrethuar nga dimri, kur nje ze i vjen nga politika: “Aty do te vdesesh, edhe po u shkri bora!”. A mund ta mendoni sa keq ndihet njeriu me femije e prinder ne vater, kur nga kryeqyteti vjen fjala me e keqe se moti dhe kete e degjojne i madhi e i vogli!? Ky njeri qe edhe mund te kuptoje sado pak se fjala e keqe eshte “ne ere”, nuk ka si ua thote prindit e femijes qe e rrethojne... A mund te thote burri se disa burra ne qender genjejne per qejf. Se po ta thote kete, atehere femija do te marre mesim te keq; por edhe prindi qe eshte kthyer ne femije nuk mund t’i besoje me birit kryefamiljar.

    Mandej gjithe vendi, Shqiperia, qe kishte demet me te pakta nga dimri i eger qe e coi Europen ne panik, valle si e perjeton “te zezen” qe fryn nga kryeqyteti diten me te akullt te vitit? Ne Kukes nje nene lindi dy binjake ne ato kushte te egra kur spitali kishte shkuar nje jete larg; dhe, te degjoje nena se “Partia po thote se vjen kiameti”, valle c’femije po sillte ne jete. Pse i sillte? - behet pyetja qe vjen nga makabriteti i fjales se keqe qe vjen nga qendra. Ndersa ne Shishtavec te pertej Gjallices, njeriun qe nderroi jete natyralist, e percollen si ne legjenda mes “mureve” te bores. Por fjala e ardhur nga qendra se “me keq do ta keni”, i ben te gjallet ta quajne me fat njeriun qe nderroi jete “ne prag te te keqes me te madhe”.

    Pse ndodh kjo cudi e pandodhshme? Kryetari i nje partie opozitare (me e madhja ne opozite) qe tenton te marre pushtetin nje dite e me pare, diten me te veshtire te njerezve leshon lajme ogurzeza. Aq te renda sa iu keput krahet te gjithe njerezve qe po luftojne me dimrin. Aq te renda sa duket se dita eshte zgjedhur per te renduar sa me shume shpirtin njerezor. Po, a nuk kishte dite tjeter qe kryetari i Partise Socialiste (ish-komuniste) te vinte ne koke futen e zeze e te bertiste: “Ku ku! Per ne, na gjeti e keqja!”.

    Lajmin e zi e zgjedh njeriu i keq, me i keqi mes njerezve, bash diten e keqe. E dini arsyen? Sepse dite tjeter lajmi i zi dhe fjala e keqe fluturojne ne ajer. Fluturojne, sepse nuk besohen. Te pavertetat kane nevoje per mort. “Ra ky mort e po shihemi!”, thote elegjia me e trishte e nje kombi. Po valle pse ne kete epoke moderne? Aq me keq kur fjala nuk eshte as e vertete, as reale... Derisa te shkrihet bora ky njeri nuk pret, se atehere nuk i ka takat e keqja.

    Fjala e rendon te keqen dhe barren e dimrit. Kam ne sy akoma komandantin e repartit qe kishte shkuar te shpetonte disa femije shkolle te bllokuar nga orteku ne Brezovice te Prizrenit afer Kukesit. Komandanti iu tha femijeve me ze te ulet e te prere: “Mos flisni, asnje fjale... se bora shembet nga fjala!”. Pa mendoni kur dikush nga Tirana leshon fjalen e zeze e te rende... vete dimri behet me i rende.
    Koha Jone
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #5
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Injoranti dhe narkomani nuk behet ndonjehere njeri.Ne kete kohe te keqe dhe dimer te madh ky skizofren gjen mundesine dhe kritikon qeverine se s'ka leke ?! Turpi i kombit ka nje emer dhe ky eshte edvin kristaq skizofren rama.

  6. #6
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Publikuar mė: 12 Shkurt, 2012 Politikė | nga AMA-News
    Berisha shpall gjendjen e fatkeqėsisė natyrore: Kjo situatė s’ėshtė parė prej 35-40 vitesh! Rama po vjell vrer e po fėrkon duart


    Kryeministri Sali Berisha mblodhi pak minuta mė parė qeverinė me qėllim pėr tė ju pėrgjigjur situatės sė krijuar pas reshjeve tė borės nė verilindje dhe juglindje tė vendit. Kreu i qeverisė tha se ėshtė shpallur gjendja e fatkeqėsisė natyrore nė zonat e prekura nga reshjet e borės dhe bllokimi i rrugėve. Ai tha se agresiviteti i natyrės prej mėse njė jave ka marrė pėrgjigje me veprime tė ngjashme me kushtet e emergjencės.
    “Reshjet nė ndonjė rreth arrijnė edhe nė 2 deri nė 2.5 metra. Reshje qė vazhdojnė me intensitet tė madhe dhe tė pandėrprerė nė Qarqet e Shkodrės, Kukėsit, Peshkopisė, Elbasanit, Korēės por nė mėnyrė tė veēantė janė tė mėdha nė Qarqet Shkodėr, Kukės e Peshkopi”, tha kryeministri.
    Sipas tij nga dje nė drekė deri sot orteqet dhe reshjet kanė bllokuar edhe rrugėt kombėtare siē ėshtė rruga Bajram Curri-Fierzė, Krumė-Kukės e rrugė tė tjera pėr tė cilat ministri do informojė me mė hollėsi.
    “Qeveria ngriti nė kohė komitetin qeveritar dhe e trajtoi problemin me tė njėjtėn standard tė njė emergjence civile. Gjatė javės qė po kalon ka pasur angazhim total tė qeverisjeve vendore, kėshillave, kryepleqve, qarqeve, kryetarėve tė bashkive, njė angazhim total tė komitetit tė emergjencave civile tė kryesuar nga zoti Nishani dhe forcave tė armatosura e policisė sė shtetit”, theksoi Berisha.
    Situata tha ai megjithė agresivitetin e saj nė tėrėsi ėshtė pėrballuar. “Dje ka qenė viktima e parė e lidhur direkt me hipoteminė, dy punonjės tė njė kompanie telefonike private janė nisur pardje pėr tė rivendosur antenat nė njė maje mjaft tė lartė dhe kanė mbetur nė borė. Mbi 100 forca nga ora 9 e mėngjesit tė djeshėm deri vonė nė darkė u angazhuan nė shpėtimin e tyre. Ata u gjetėn dhe njėri prej tyre duket se po e kalon por tjetri megjithė ndihmėn serioze mjekėsore ndėrroi jetėn”, u shpreh Berisha.
    Kryeministri tha se nė emėr tė qeverisė, duke u shprehur solidaritetin mė tė madh banorėve tė zonave me reshje tė mėdha dėbore, qeverive vendore bėn thirrje qė nė mėnyrė tė programuar tė bėhet gjithēka pėr tė parandaluar ēdo kėrcėnim dhe humbje jete tė qytetarėve nė komunitetet e tyre.
    “Njė nga rreziqet mė eminente nė kėto raste janė shembja e ēative nga sasitė e mėdha tė dėborės. Sigurisht nuk po them asgjė tė re pėr banorėt e kėtyre zonave por po e theksoj sepse ka jo pak familje tė cilat vet nuk kanė mundėsi tė kryejnė shėrbimet e duhura nė kėto rrethana. Ndaj ėshtė nė tagrin dhe dinjitetin e qeverisjeve vendore tė asistojnė. Bora me 2 metra, 1.5 pėrbėn bllokim real tė lėvizjes dhe problem serioz tė furnizimit ndaj dhe duke shpallur gjendjen e fatkeqėsisė natyrore nė kėto zona ne japim mundėsi pėr marrjen e masave mė tė shpejta pėr hapjen e tė gjitha rrugėve tė komunave dhe fshatrave tė zonave ku ka reshje tė mėdha”, tha Berisha.

    Duke replikuar me deklaratat e opozitės dhe kritikat e bėra ndaj qeverisė ai tha se “nė kėtė pėrpjekje njerėzit e qytetėruar janė tė bashkuar ndėrsa ata qė nga strofulla e tyre fėrkojnė duart dhe gėzojnė duke vjell vrer nga mėngjesi deri nė darkė me shpresėn se do mund tė qėmtojnė vota mbi mundimin dhe sakrificėn e qytetarėve shqiptarė tė krijuar nga njė situatė natyrore e paparė tė paktėn 35-40 vitet e fundit dėshmojnė se rendin jo nė dėborė por nė kėnetėn e primitivizmit tė tyre. Ndaj dhe u them sonte se sigurisht qė ėshtė njė situatė jo e lehtė pasi pothuajse gjysma e territorit tė vendit ėshtė e rrethuar, e mbuluar nga sasi tė mėdha dėbore, temperatura tė ulta, por ne do bėjmė gjithēka ti kapėrcejmė. Do bėjmė gjithēka qė qytetarėt shqiptarė tė dalin e tė mbrojmė jetėt e tyre nė rradhė tė parė”./lajmifundit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    e paska zgjidh problemin

    e me ushtrin dhe leket e kujt

    do ndihmoje ky ne zonat e bllokuara

    ushtria eshte bere si lecke

    dhe arkat jane bosh

    do i fusi ca premtime koti

    mos premton se do vrasi deboren si vrau me 21 janre

    hajde rrote hajde


    ka nja 1 muaj qe thuhej do kete bore e ngrica ne gjithe evropen

    ky zgjohet nga gjumi kur bora shkon ne 2 metra

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    E zgjidhi situaten emergjente kryeministri jone me keto "keshillat" prej mjeku adhamudhian ...

    Berisha: Urgjencė, pastrimi i borės nga catitė e shtėpive

    TIRANE

    Kryeministri Sali Berisha ka bėrė thirrje sot qė banorėt e zonave tė mbuluara nga reshjet e dėborės tė pastrojnė catitė e shtėpive.

    “Ky ėshtė rrezik evident. Ėshtė urgjencė, ėshtė njė problem qė duhet evituar. Mesazhi im pėr banorėt e kėtyre zonave tė konsiderojnė pėrparėsi absolute pastrimin e cative nga bora qė banesat tė mos shemben, tė jenė tė sigurta”, tha Berisha nė mbledhjen e grupit tė Partisė Demokratike.

    Sipas kreut tė qeverisė njė dimėr kaq i ashpėr ka ndodhur rreth 27 vite mė parė, nė vitin 1985.

    “Ata qė e njohin dimrin, qė e njohin borėn qė kanė parė situata tė tilla e dinė mė shumė se kurrė se sot nevojitet solidaritet kolektiv”.

    balkanweb

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Emergjencat, vdes nė helikopter 85-vjecari nga Puka




    TIRANE - Pjesa mė e madhe e Shqipėrisė vijon tė jetė nėn borė, por nė veri trashėsia e borės vijon tė sjellė probleme nė qarkullim dhe si pasojė emergjenca tė shumta si nevojat pėr mjek dhe mami. Prej 14 ditėsh, banorė tė Pukės, Dibrės, Kukėsit, zona tė Shkodrės, Hasit e Tropojės janė ngujuar nga bora.
    Bora ka shkaktuar avari nė rrjetin e energjisė elektrike, ndėrsa uji i pijshėm mungon prej disa ditėsh pėr shkak tė ngrirjes sė tubacioneve nga temperaturat e ulėta, kurse shkollat janė mbyllur deri nė njė urdhėr tė dytė.
    Nė Pukė trashėsia e borės ėshtė shėnuar mbi 2 metėr kurse temperatura -10, nė Kukės temperatura mė e ulėt ėshtė regjistruar -8 gradė celsius ndėrsa dėbora nė qytet regjistron 1.5 m.
    Dukagjini dhe Vermoshi prej ditėsh nuk komunikojnė me zonat e tjera ndėrsa nė Malėsinė e Madhe, reshjet e borės kanė arritur 3 metėr.
    Pėrveē akseve rrugore qė lidhin komunat e kėtyre rretheve me qendrat urbane, janė tė bllokuara akset nacionale, Kukės-Peshkopi, Kukės-Tropojė, Librazhd-Dibėr e disa segmente tė tjera.
    Bora ka shkaktuar probleme dhe nė jug e juglindje tė vendit ku komuna Frashėr ėshtė bllokuar, Dardha prej 5 ditėsh vijon tė qėndrojė e izoluar, kurse fshatrat Novoselė, Lekas e Clirimi, Velcan, Proptisht e Trebinjė.
    Dy ditė mė parė qeveria shpalli emergjencėn e fatkeqėsisė natyrore, ndėrsa gjatė ditės sė djeshme kryeministri u bėri thirrje banorėve tė pastrojnė ēatitė e shtėpive pasi rreziku ėshtė evident.
    Sot ne Bulqizė raportohet se 6 banesave u janė dėmtuar ēatitė, por fatmirėsisht nuk ka pasur tė lėnduar.

    Kryeplaku i Drenovicės: Nuk kemi ushqime
    120 banorė nė fshatin Drenovicė tė Komunės Lunik nė Librazhd, ndodhen totalisht tė izoluar, ndėrkohė qė tė paktėn 4 familje vuajnė nga uria prej disa ditėsh. Kryeplaku i Drenovicės, nė Librazhd Belul Sollaku bėn apel NEWS24 se tashmė rreth 120 familje nuk kanė mė rezerva ushqimore.
    “Nuk kemi ku tė marrim asnjė lloj furnizimi. Ujė tė pishėm kemi drita nga 7 ditė jo. Rreth 120 banorė kanė pėrfunduar rezervat ushqimore”,- deklaroi Sollaku.

    Pukė, vdes njė 85-vjeēar teksa transportohej me helikopter
    Njė 85-vjecar nga Puka ka vdekur pasditen e sotme teksa transportohej me helikopter pas pėrkeqėsimit tė gjendjes sė tij shėndetėsore, shkaqet e tė cilės nuk dihen ende.
    Viktima Zyber Furriku, 85 vjeē jetonte nė fshatin Meēe tė komunės Rrape. Pas pėrkeqėsimit tė gjendjes sė tij shėndetėsore ėshtė kėrkuar ndihma e helikopterėve pėr tė ndėrhyrė, tė cilėt i erdhėn menjėherė nė ndihmė pavarėsisht vėshtirėsive, por pa mundur ta sjellin atė tė gjallė nė spitalin e Pukės. Nuk dihet ende shkaku i pėrkeqėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė tė moshurit.

    Pukė, familja Jaku nė gjendje tė mirė
    Banorėt e fshatit Shkozė nė Pukė raportuan pėr shembjen e njė banese, qė sipas tyre i pėrket shtetasit Pjetėr Jaku, por me tė arritur atje 20 banorėt mėsuan se familjarėt ishin nė gjende tė mirė shėndetėsore dhe se ishte shembur njė pjesė e stallės sė bagėtive, tė familjes Jaku.

    Tarraca e stallės ėshtė shembur pjesėrisht pėr shkak tė dėborės sė dendur, ndėrsa mėsohet se familjes Jaku po i mbaronin rezervat ushqimore.

    Haxhinasto nė Pukė, Nishani nė Librazhd
    Raportohet se zv. kryeministri njėherėsh ministri i Jashtėm Edmond Haxhinasto ka vizituar sot qytetin e Pukės, pėr tė takuar atje strukturat vendore si dhe pėr tė parė nga afėr situatėn e krijuar nga reshjet e dendura tė borės.
    Haxhinasto ka kėshilluar kėto struktura t’i vinė me ēdo kusht nė ndihmė banorėve tė zonave tė izoluara.

    Ndėrkohė qė ministri i Brendshėm, Bujar Nishani ka shkuar sot nė Librazhd. Nė takimin me forcat e shtabit tė emergjencės civile, Nishani ėshtė siguruar pėr marrjen e tė gjitha masave, pėr t’ju ardhur nė ndihmė banorėve tė zonave tė izoluara. Nishani ka kėrkuar nga ky shtab zbatimin e tė gjitha masave me qėllim pėrballimin e kėsaj situate tė krijaur nga reshjet e dendura tė borės.

    “Pėr kėtė situatė duhet tė ndėrgjegjėsohen qytetarėt. Kėtė mė mirė se mund ta bėjnė kryetarėt e komunave, fshatrave, kėshilltarėt e komunave, nuk mund ta bėjė askush tjetėr. Ministria e Brendshme bėri tė mundur lėvrimin e njė fondi emergjent, i cili ėshtė i destinuar vetėm pėr kontraktimin e mjeteve lokale pėr hapjen e rrugėve qė janė nė menaxhim nga komunat”, tha Nishani.

    Bulqizė, 12-vjeēarja nė gjendje tė rėndė dėrgohet nė Maqedoni
    Policia kufitare dhe ajo e Dibrės kanė bėrė tė mundur transportimin nė Maqedoni tė 12-vjeēares Adelina Manaj, e cila qėndroi e bllokuar pėr disa orė nė komunėn Trebishtė tė Bulqizės, nė gjendje tė rėndė pėr jetėn.

    Familjarėt e vajzės kėrkuan ndihmė pėr transportimin e saj me helikopter, pasi e kishin tė pamundur dėrgimin e saj nė spital, pėr shkak tė rrugėve tė bllokuara nga dėbora qė ka arritur deri nė 3 metra.

    Kreu i komunės, Razi Rama bėri tė ditur se vajza Adelina Manaj ishte me temperaturė tepėr tė lartė dhe nė gjendje kritike pėr jetėn. Njė mjek u pėrpoq tė udhėzonte pėr disa orė familjarėt me telefon, por gjendja e vajzės vijoi tė pėrkeqėsohej pėr shkak edhe tė mungesės sė medikamenteve.

    Autokolona ushtarake drejt Kukėsit
    Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Forcave tė Armatosura kanė nisur drejt Qarkut tė Kukėsit njė autokolonė ushtarake, ku pėrfshihen forca dhe mjete ushtarake qė do t’u vijnė nė ndihmė banorėve nė zonat e bllokura. Autokolona do tė ketė si bazė aeroportin e Kukėsit. Zv.shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė armatosura, gjeneral brigade Sandėr Lleshi, bėri tė ditur se krijimi i kėsaj baze do tė shkurtojė distancėn pėr tu ardhur nė ndihmė banorėve si nė asistencėn mjekėsore, ashtu dhe nė shpėrndarjen e ndihmave ushqimore. Gjithashtu mejtet dhe forcat ushtarake do tė angazhohen maksimalisht pėr zhbllokimin e akseve tė bllokuara nga bora.

    Helikopterė drejt zonave tė bllokuara nga dėbora
    Pas njė ndėrprerjeje dy ditore, pėr shkak tė reshjeve tė dendura tė dėborės dhe erėrave tė forta, helikopterėt e ushtrisė kanė fluturuar sot nė drejtim tė zonave tė izoluara, duke vazhduar me operacionet e ndihmės pėr banorėt e kėtyre zonave.
    Nė qytetin e Pukės kanė shkuar dy helikopterė, tė cilėt kanė dėrguar pako me ushqime dhe medikamente ndėrsa pritet qė nė orėt nė vazhdim tė ketė fluturime tė tjera nė zonat e izoluara nga dėbora. Helikopterė edhe nė Tropojė.
    Zėdhėnėsi i ministrisė sė Brendshme Fatmir Konja tha se me nisjen ndihmave nga ajeri ėshtė bėrė i mundur dėrgimi i ushqimeve dhe medikamenteve. “Janė dėrguar 200 pako ushqimore nė Pukė dhe Tropojė. Njėri prej helikopterėve tė Forcave tė Armatosura do tė marrė nė kthim edhe 4 persona tė bllokuar nė Malzi komuna Fierzė. Ndėrkohė nė prefekturėn Shkodėr po dėrgohen rreth 500 pako ushqimore”, tha Konja.
    Po sot helikopterė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė kanė mundur tė kryejnė 4 fluturime pėr emergjenca shėndetėsore, nė Rrėshen, Vermosh, Pukė dhe Kalaja e Dodės, ndėrsa parashikohet edhe njė ndėrhyrje nė Tropojė.

    URGJENCAT ME GRATE SHTATZENA
    Pėrkeqėsimi i motit dhe bllokimi i rrugėve nga dėbora e madhe ka pasuar me shtimin e rasteve tė urgjencave mjekėsore, kryesisht tė grave shtatzėna.
    Vetėm gjatė ditės sė djeshme janė shėnuar 5 raste tė tilla. Burime zyrtare nga Prefektura e Dibrės, bėjnė me dije se pėr shkak tė ftohtit tė madh njė 22-vjeēare ka humbur fėmijėn e saj, ndėrsa ėshtė transportuar pėr nė spital, pasi rrezikonte tė humbte jetėn nga hemorragjia.
    Rasti i dytė ėshtė shėnuar po nė rrethin e Dibrės, kurse tri rastet e tjera nė Qarkun e Kukėsit. Nisur nga situata e krijuar, ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili urdhėroi marrjen e informacionit pėr moshėn, gjendjen dhe lokalizimin e grave shtatėzėna. Ai kėrkoi marrjen e masave urgjente pėr disponibilitetin e personelit, mjek, mami dhe transportin sa mė tė shpejtė tė grave shtatėzėna (7 muaj e sipėr) nė spitalin e rrethit mė tė afėrt pėr t’i mbajtur nėn kujdes dhe monitorim tė vazhdueshėm.

    Dibėr, mbetet e bllokuara njė grua shtatzėnė nė Kalanė e Dodės
    Njė 24-vjeēare shtatzėnė ne gjendje te rende shendetesore ka mbetur me shume se 24 ore e bllokuar nė Kalanė e Dodės qė prej mbrėmjes sė djeshme. Ka qenė ora 11:00 e paradites kur u njoftua se 24 –vjecarja shtatzėnė po transportohej drejt Tiranės me helikopter. Pas disa 2 tentativash, mė nė fund pilotėt arritėn tė ulnin helikopterin nė fshatin Ujmire tė Kalasė sė Dodės pėr tė marrė nėnėn e re qė rrezikonte jetėn e saj dhe tė fėmijės.
    Gruaja u transportua mbreme me barrelė nga disa burra nga Shullani nė Kalanė e Dodės, por pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė motit nuk mundi tė vazhdonte rrugėn pėr nė spital. Mėsohet se 24-vjeēarja, nė muajin e 6-tė tė shtatzėnisė, ishtė strehuar nė njė familje nė fshatin Ujmir, ku trashėsia e dėborės arrin deri nė 2.5 metra. Njė helikopter i Ministrisė sė Shėndetėsisė tentoi disa herė tė ulej nė fshatin Ujmir, pėr tė bėrė tė mundur dėrgimin e 24-vjeēares nė spital, por ishte e pamundur per shkak te stuhive te bores. TVNews24 meson se gjendja e saj dhe e femijes eshte serioze. Vetem rreth mesdites u mundesua transporti i gruas drejt Tiranes me helikopter.
    Ndėrkohė edhe nė zona tė tjera janė konstatuar emergjenca tė tjera shėndetėsore. Aktualisht raportohet pėr njė tė sėmurė rėndė nė Qelėz tė Pukės dhe njė nė Fierzė.

    Shtatzėna humb fėmijėn
    Tre ditė mė parė, njė 22-vjeēare (shtatzėnė 4 muajshe) nga zona e Sllovės nė Dibėr, humbi fėmijėn e saj tė parė. Pėr shkak tė bllokimit tė rrugėve, gruaja ka bėrė abort tė pavullnetshėm nė shtėpi. Me gjithė kujdesin e familjarėve, gjendja shėndetėsore e tė resė ėshtė pėrkeqėsuar. Ndėrsa, gruaja rrezikonte jetėn nga hemorragjia, familjarėt e saj kanė dhėnė alarmin. Rreth 70 burra tė fshatit Kall e kanė transportuar 22-vjeēaren me barelė, duke ēarė pėr mė shumė se 5 orė dėborėn qė arrin mbi 2 metra. Ajo ėshtė dėrguar nė Spitalin Rajonal tė Peshkopisė, ku po merr ndihmėn mjekėsore. Po dje, njė 24-vjeēare shtatzėnė mbeti e bllokuar pėr orė tė tėra nė rrugė. Burime nga Prefektura e Dibrės bėnė me dije se rreth orės 17:27, banorė tė zonės sė Kalasė sė Dodės kanė transportuar njė grua shtatzėnė 6 muajshe pėr nė spital. Dėbora e madhe si dhe gjendja e rėnduar e 24-vjeēares ka bllokuar banorėt nė mes tė rrugės. Mėsohet se ata dhe shtatzėna pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė shkuar nė destinacion, janė detyruar tė ndalin nė fshatin mė tė afėrm.

    Dy gra shtatzėna kanė rrezikuar tė vdesin rrugės nė rrethin e Kukėsit. 38-vjeēarja Pranvera Dokuzi, shtatzėnė 7 muajshe, dje u transportua me barelė nga fshati Lusėn deri nė vendin e quajtur Qafa e Kolosjanit. Pas 6 orėsh udhėtim nė borė, gruaja ėshtė transportuar me njė makinė ushtrie pėr nė Spitalin Rajonal tė Kukėsit. Ndėrsa, njė grua shtatzėnė nė prag tė lindjes nė fshatin Pistė tė Komunės Malzi nė Kukės ėshtė nė gjendje tė rėnduar shėndetėsore. Tė afėrm tė Valentina Tahirajt kanė kėrkuar ndihmėn e vendorėve, duke u shprehur se nuk mund ta transportojnė dot nė spital, pasi bora arrin mbi dy metra. Mbrėmė, njė helikopter i Ministrisė sė Shėndetėsisė transportoi njė 33-vjeēare shtatzėnė nga Lekbibaj i Tropojės nė Maternitetin e Ri nė Tiranė.
    (d.b/er.nu/ma.ar/el.me/BalkanWeb)

  10. #10
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Bora mbulon Shqiperine.

    mund ta quajm kronike e zeze apo e bardhe?

    shume banore po vdesin urije dhe nuk e hapi ndonje moderator nje teme sensibilizimi.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •