
Postuar më parë nga
Gi de Masha
Jul Cezari thuhet se është i pari i cili në shkresat e veta përdori kode të fshehura, ashtu që edhe nëse ”postieri” a ”korieri” do të hapte letrën nuk do të kuptonte asgjë.
Për ndihmesë po jau jap edhe alfabetin.
Kur të specializohemi pak, do të shkruajmë direkt me kodet e Cezarit!
Meqë alfabeti latin nuk ka shkronja të dyfishta, siç kemi ne në gjuhën shqipe, kam bërë një përshtatje, përshtatje kjo edhe për ta gjetur kodin e Cezarit. Shkronjat e dyfishta të gjuhës sonë: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh si dhe shkronjat e thjeshta “ç” e “ë”, për t’u dalluar në shkrim do t’u prapangjitet një “+”: d+, g+, l+, n+, r+, s+, t+, x+, z+; ndërkaq shkronja ”ç” do të jetë si “c+” dhe shkronja “ë” si e+
Sqarim: duke dhënë sqarimin për këto shkronja, ju duke ndjekur një logjikë do ta gjeni edhe çelësin e këtij kodi.
Shkronja D, sipas kodit të cezari është G
G sipas kodit është J ( Gj = J+ )
L = O ( Ll = O+)
N = Q.... ( Nj = Q+)
C = F ( Ç = F+)
E = H ( Ë = H+)
Tani nuk e keni të vështirë
Fillojmë pra:
Nëse sipas këtij kodi fjala KLASA do të dukej kështu NODVD, si do të dukej fjala FORUMI
Sukses!
Krijoni Kontakt