]Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se pret që në të ardhmen edhe Kosova të fitojë liberalizimin e vizave,[/COLOR] në mënyrë që qytetarët e vendit tonë të gëzojnë këtë të drejtë sikur qytetarët e vendeve tjera të Ballkanit.
“Ndjej një dashuri të veçantë për vendet e Evropës jug-lindore, për shtetet e rajonit, e dua Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe dua të theksoj se këtu ka një rini të talentuar dhe kjo kontribuon për plotësimin e arritjeve për integrim në Bashkimin Evropian”.
“Liberalizimi i vizave është një nga vlerat kryesore të BE-së, prandaj, presim që në të ardhmen edhe Kosova të fitojë liberalizimin e vizave që dhe qytetarët e këtij shteti të gëzojnë këtë të drejtë si një nga vlerat kryesore të BE-së”, ka deklaruar Fajon në një takim me kryetarin e Tetovës, Sadi Bexheti, me ç’rast ajo është shpallur “Qytetare Nderi të Tetovës”.
Sipas saj, liberalizimi i vizave është puna e parë që është bërë në drejtim të integrimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit në BE.
Ka ardh koha ta gezojm edhe ne liberalizimin

Krijoni Kontakt