Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Demaçi: Qosja nëse ka tokë, mund t’ja jap Serbisë

    Bota Sot

    Me deklarimin e akademikut Rexhep Qosja, që veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë, e Lugina e Preshevës, Kosovës, nuk pajtohet veprimtari Adem Demaçi. Ai madje thotë se, “Serbia e Qosja mund të këqyren kah dielli”.
    “Po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borxh tokat tona deri në Nish. Kosova jo që nuk do t’ia jap Veriun, por sikur Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të Kosovës”, citohet të ketë thënë Demaçi për “Presheva Jonë”.
    “Rexhep Qosja nëse ka dikund naj copë tokë, naj truell të vetin, mund t’ja jap Serbisë”, shton ai.
    “Por, ne ja bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë për t’ia dhënë falë Serbisë”.
    Demaçi thotë se Lugina e Preshevës sot është pjesë e “Serbisë së madhe”, sepse Serbia me luftë, dhunë e presion e ka tkurrur Kosovën për çdo 20-30 vjet, “duke e shtyrë gurin e mezhdës prej Nishi, tek Molla e Kuçe”.
    “Ngushto e ngushto deri në Leskoc, shtyje e shtyje deri në Vranjë, e sot e ka prurë gurin me sukses deri në Medvegjë dhe dëshiron t’i mbajë sot me zor edhe Preshevën e edhe Bujanocin e banuar me shumicë shqiptare”, thotë Demaçi, sipas të cilit Serbia kurdoherë shqiptarëve do t’ua kthej tokat e veta
    “Nëse ky serbi mundet me i mbajtur me zor, t’i mbajë! Kosovën a mundi ta mbante?”.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Boll tullusum e kam demaqin veq ksaj radhe ja kish pikat qosiqit

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Ellis: Ekziston rreziku nga ndarja e Kosovës

    Me gjendjen e tanishme në veri, ekziston rrezik i theksuar për ndarjen e Kosovës, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mark Ellis, analist ndërkombëtar, njëherësh, drejtor i Asociacionit Ndërkombëtar të Avokatëve.

    “..fakt është se kur shikoni shumicën e serbëve në pjesën veriore, ata thjesht refuzojnë qeverisjen e Prishtinës. Ata qeverisin vetë...Mendoj se kjo është problematike dhe nuk është një përqindje e vogël, por një masë dominuese e serbëve në veri...”, tha Ellis.

    Sipas mendimit të këtij analisti do të duhen gjenerata për t’i zgjidhur tërësisht problemet në veri. “Nuk mendoj se ndarja është hequr nga tryeza. Unë do të preferoja që të ketë një unitet social, por historia e rajonit sugjeron se kjo është vështirë e arritshme”.

    I pyetur se si të shmanget një gjë e tillë, Ellis ka thënë se ky është një proces shumë i vështirë për t’u tejkaluar, një histori shumë e vështirë për t’u tejkaluar.

    “Merr kohë dhe investime. Duhet bërë hapa të vogël në përpjekje për të gjetur mënyrat për të bashkëpunuar. Është një beteje e vështirë dhe e madhe për shkak të ndasive brenda vendit dhe komuniteteve. Nëse më pyetni se a do të ketë sukses në plan afatshkurtër do të them jo”.

    “Por, megjithatë, unë mbetem optimist dhe gjithnjë besoj në aftësinë e njerëzve që eventualisht të gjejnë format për t’u bashkuar duke u bazuar në respekt dhe humanizëm. Historia e rajonit tregon se ky nuk do të jetë një proces i lehtë, por mendoj ia vlen përpjekja”, ka thënë ai.

    Ellis është i bindur qe Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen ndërkombëtare mirëpo shton se ajo duhet t’i ndihmojë vetes duke treguar se po adapton dhe përqafon parimet demokratike dhe t’i tregojë botës se mund të jetë anëtare produktive dhe aktive e komunitetit ndërkombëtar.

    I pyetur nëse Kosova po e ndihmon veten, Ellis ka thënë se ka probleme dhe kjo mund të shihet në rolin e gjyqësorit, që është si udhëzues në lëvizjen drejt një shoqërie më demokratike, më të sigurt, të një ambienti të orientuar nga tregu.

    “Kosova po ecën në tranzicionin e njëjtë sikurse shtetet tjera në rajon. Mendoj se ka disa shenja shpresëdhënëse në lidhje me këtë, por ka probleme tepër të mëdha në Kosovë sa i përket korrupsionit, ndërhyrjeve politike në të gjitha nivelet”, tha ai. /Zëri/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...rja-e-kosoves/

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Konsensusi serb”, lojë për ndarje të Kosovës


    Elita politike e Serbisë e ka humbur lidhjen me qytetarët e rëndomtë serbë të cilëve moti nuk ua ndien për Kosovën, ka thënë Johanna Deimel, eksperte gjermane për Ballkanin Perëndimor.

    Rezultatet e hulumtimit të opinionit tregojnë se Kosova për serbët nuk është më prioritet”, ka thënë ajo për “Danas”.

    Njerëzit janë më realiste dhe do të pranojnë, ose veç kanë pranuar se Kosova është e humbur. Kosova në fakt është një barrë e madhe që bllokon politikën serbe në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Kam frikë se ‘konsensus kombëtar’ është lojë për të hedhur hi syve në mënyrë që nga bashkësia ndërkombëtare të kërkohet ndarja e Kosovës”, ka thënë ajo raporton Telegrafi.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...je-te-kosoves/

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Krasniqi: Koalicion i gjerë për bisedime

    Nëse Serbia kërkon autonomi për serbët e Kosovës, duhet të përgatitet për autonominë e shqiptarëve në Serbi”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai kërkon unitet brenda partive politike para se të hyhet në bisedimet e reja me Serbinë....

    RTK


Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •