I ftohti i kushton Italisė 1,5 mld euro
Koha e keqe ka kushtuar deri tani pėr Italinė tė paktėn 1,5 miliardė euro brenda sistemit prodhues nga dėmet e shkaktuara dhe nga pezullimi i aktiviteteve nė sektorin bujqėsor, industrial dhe atė tė shėrbimeve, pėrfshirė kėtu edhe ato publike. Sipas parashikimeve tė konfederatės italiane tė bujqėsisė, vetėm nė dhjetė ditėt e para tė shkurtit ėshtė djegur 0,1% e PBB tė realizuar nga vendi nė njė vit. Agroushqimoret kanė qenė sektorėt mė tė prekur nga dėmet e shkaktuara nga dėbora dhe i ftohti me rreth 0,5 miliardė euro nė tė gjithė sistemin, bujqėsi, industri ushqimore, shpėrndarje, transport etj. Por sipas konfederatės italiane ka pasur dėme tė mėdha edhe nga sektorė tė tjerė mė humbje shumė tė mėdha kryesisht nė zonat mė tė prekura nga koha e keqe. Nė kėtė situatė konfederata ėshtė e shqetėsuar pėr situatėn e rėndė tė bujqėsisė e cila ka konseguenca tė mėdha ekonomike pėr qindra milionė euro. Bllokimi i mjeteve tė transportit, pakalueshmėria e rrugėve si dhe vėshtirėsitė e mėdha pėr tė arritur nė ndėrmarrjet bujqėsore kanė shkaktuar uljen me 40% tė shpėrndarjes sė produkteve ushqimore tė freskėta, si fruta- perime, mish, qumėsht dhe vezė, nga fushat deri nė tregjet e shumicės. Rreth 200 mijė ton malle ka shkuar dėm apo kanė mbetur nė strukturat e fermerėve. Por i ftohti dhe dėbora e madhe kanė dėmtuar me 1/3 edhe tė mbjellat. Nėse situata nuk do tė kthehet drejt normalitetitm, konfederata e bujqėsisė italiane njofton se do tė ketė shkatėrrime pėr sistemin bujqėsor dhe ushqimor kombėtar. Pėr shkak tė situatės aktualisht rezultojnė tė bllokuara 5000 biznese tė shtrira nė tė gjithė territorin.
ABC
Krijoni Kontakt