Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Londër, arrestohen 5 gazetarë të “The Sun”

    Londër, arrestohen 5 gazetarë të “The Sun”

    11/02/2012 17:10


    Policia britanike ka arrestuar pesë gazetarë të së përditshmes “The Sun” në kuadër të një hetimi mbi rryshfete të dhënë agjentëve të policisë në këmbim të informacioneve.

    Gazetarët, sipas mediave britanike, ja emra të mirënjohur të gazetës dhe mes tyre është edhe nëndrejtori Geoff Webster.

    Ata janë arrestuar në kuadër të çështjes “Elveden”, që muajin e kaluar përfshiu edhe katër persona të tjerë të “News Coorporation” dhe një polic.

    Në operacionin e sotëm, të njëjtat burime saktësojnë se, është arrestuar edhe një tjetër agjent i policisë, si dhe një punonjës i Ministrisë së Drejtësisë.

    Operacioni në fjalë është pjesë e operacionit të mëparshëm të koduar me emrin “Weeting”, që zbuloi skandalin e përgjimeve nga “News of the World”.

    Për të gjithë të arrestuarit rëndojnë akuza që shkojnë nga korrupsioni me qëllim favorizimi deri tek sjellja jokorrekte dhe komploti.

    Hetuesit kanë kontrolluar edhe banesat e personave në fjalë, si dhe zyrat e kompanisë News International në Ueping, në lindje të Londrës.

    Drejtori i “The Sun”, Dominic Mohan u shpreh i shokuar nga lajmi për arrestimin e reporterëve, por theksoi se është i vendosur për të shpëtuar gazetën në këto momente të vështira.

    “Kam një personel të shkëlqyer dhe kemi për detyrë t’u shërbejmë lexuesve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Angazhimi ynë shkon për publikimin e edicionit të së hënës”, deklaroi Mohan.


    top-channel

  2. #2
    Imagjinojeni po te shtrihen hetime te tilla ne Shqiperi?

    Ky eshte shteti ligjor, qe ti fut te dy kembet ne nje kepuce. Mbi ligjin nuk mund te ngrihet askush.

    Me siguri qe Mero Bazes, Mustafa Nanos dhe Andrea Stefanit nuk do ju pelqeje dhe do te mbledhin firmat per te derguar nje peticion ne Londer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-02-2012 më 18:31

  3. #3
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Shtet leshi. Keto media kishin vite qe jo vetem shkembenin info , por edhe pergjonin telefonatat e njerezve te rendesishem e me fame per te mbushur gazetat e tyre me lajme bombastike.
    Gazeta news international , e cila esht e murdokut u gjeten fakte te cilat tregonin qarte se pergjimet beheshin me urdher nga lart , nga vet murdoku dhe djali i tij.
    U denuan gje ata? Lesh , asnjeri. E pse jo?
    Sepse keta jane peshq aq te medhenj sa i hane kokat edhe politikaneve me fuqine e tyre mediatike qe kane. Murdoku , me sun e world news mbahej si sponsorizues i labour party para election . Afer zgjedhjeve nderruan ane e sponsorizuan konservativen si parti e ata fituan si perfundim?
    Pse e drodhi bishtin murdoku momentin e fundit?
    Sepse premtimet e kamerunit ishin me te medhaja se te brownit.

    E mbas shume e shume seanca gjyqesh , denuan nja ca peshq te vegjel te gazetave , e murdoku bashke me familjen e tij u la i qete , edhe pse djali si perfundim e pranoi se ishte me dijeni te phone-hacking scandal.

    Kur thua per shtet ligjor ne vendet perendimore , te hapen zorret ndonjehere. Nuk ka me qeverira e ligje shteterore . Ato ekzistojne vetem per njerezit e rendomte. Shtetet udheqihen nga korporata nowdays.
    Sad but true , epo ja qe ky eshte realiteti i sotem.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ato jane gazetare apo sherbimi sekret?
    Edhe ashtu nuk behet te pergjosh telefonata,
    jo vetem eshte e kunderligjshme per gazetare por
    eshte shume gje e ulet creepy.
    Eshte edhe budallik pasi ti si gazetar boton
    material te nje dialogu telefonate private.
    Atehere si do mendoje ai qe ka ber telefonaten
    kur te shohe biseden e tij telefonike ne gazete?
    Do mendoje qe dikush pergjon linjen dhe do lajmeroje
    per te nisur hetime,kush pergjon.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Sistemi i drejtesise angleze eshte i admirueshem. Anglezet mund te kene me qindra te keqia por ne vendin e tyre drejtesia i sherben drejtesise. Dhe kjo eshte shenje kulture dhe civilizimi.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •