Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Prof.Dr. Reshat Nexhipi

    NJERIU I NDJEKUR 50 VJET NGA UDBA JUGOSLLAVE

    Ky konstatim fare qartė dėshmohet nga Dosja e tij prej rreth 500 faqesh, e shkruar nga “Udba” komuniste e Manastirit, por e diktuar nga kėlyshėt e saj, tė njohur nė popull si “kodoshė”, emrat e tė cilėve profesori nė fjalė nuk do t’i publikojė, pėr hatėr, siē thotė ai, tė fėmijėve tė tyre dhe unitetit kombėtar.


    Shkruan: Afrim Selimi

    Para se tė kalojmė te Dosja, pėr tė argumentuar atė qė qėndron nė titull, duhet apostrofuar disa momente mė shqetėsuese nga jeta e prof. dr. Reshat Nexhipit: konfiskimi i mallit dhe shtėpisė, internimi i familjes sė tij, nė v. 1950 nė Maqedoninė Lindore, kur ai ka qenė 11 vjeēar, shpallja pėr tepricė teknologjike nė v. 1981 nga ana e Universitetit tė Manastirit, status ky qė zgjati 20 vjet deri nė pensionimin e parakohshėm dhe djegia e shtėpisė sė tij gjer nė themel nga ana e huliganėve, duke i zhdukur edhe tėrė librat dhe dhjetra dorėshkrime tė gatshme pėr botim, tė grumbulluara dhe tė shkruara me sakrifica tė mėdha dekada me radhė.

    Tė kalojmė tani nė disa pjesė tė Dosjes. Nė dokumentin nr. 445/360, tė datės 28. 06. 1979, veē tjerash, organet kompetent tė Punėve tė Brendshme tė Manastirit, sjellin vendim pėr bastisje sekrete tė shtėpisė sė Reshat Nexhipit. Nė dokumentin nr. 546, tė 12. 07. 1990, thuhet: “Reshat Nexhipi ėshtė nacionalist i cili nė Manastir, Resnjė (Prespė) dhe mė gjerė pėrhap veprimtari irredentiste”, ndėrsa nė dokumentin nr. 172, tė 23. 05. 1991, pėr tė arsyetuar ndjekjet e mėtejshme ndaj Reshat Nexhipit, theksohet se babai dhe xhaxhai i tij ishin “pjesėmarrės mė aktivė nė bandat balliste, kurse i ati nė Gjermani ishte anėtar i Organizatės Ekstreme “4000 Shqiptarė”. Nė dokumentin nr. 78, tė 20. 06. 1991, sillet vendim pėr pėrgjimin e telefonit tė Reshat Nexhipit, me pretekst se ai, citoj: “Ka njė rrjetė tė gjerė separatistėsh nė Kosovė dhe pėrjashta vendit, kėshtu qė pėrmes telefonit mund tė zbulojmė shumė momente nga veprimtaria e tij separatiste”. Nė dokumentin nr. 292, tė 21.11.1991, thuhet se Reshat Nexhipi ėshtė organizator pėr themelimin e ShKShA. “Bashkimi”, nė Manastir dhe se duhet pėrcjellė puna e tij nė atė shoqėri, ndėrsa nė dokumentin nr. 1083 tė 16. 11. 1993, shtohet se Reshat Nexhipi lot rolin kryesor nė regjionin e Manastirit nė drejtim tė shkatėrrimit me forcė tė rendit kushtetues tė Maqedonisė, duke dhėnė instruksione, mendime, konstatime, etj., nė funksion tė planeve tė veta antiqeveritare. Dhe, fare nė fund, nė dokumentin nr. 628, tė 29. 11. 1995, sillet vendimi qė Reshat Nexhipi tė thirret nė bisedė informative, pėr shkak se ai qenka iniciatori pėr hapjen e gjimnazit shqip nė Manastir, pėr themelimin e Degės sė parė njėnacionale tė PPD-sė nė kėtė qytet, pėr organizimin e Referendumit pėr autonomi tokėsore, politike dhe kulturore... organizator pėr bojkotimin e regjistrimit tė popullsisė, pėrkrahės i pakompromis i themelimit tė Universitetit tė Tetovės, etj. Dhe jo vetėm qė silleshin vendime por ato edhe zbatoheshin. Kėshtu, nė “Flakėn” e 17 dhjetorit, 1994, thuhet se R. N. ishte thirrur nė bisedė informative dhe ishte mbajtur 4 orė nė polici.

    Prof.Dr. Reshat Nexhipi

    Lidhur me shqetėsimet dhe peripecitė e Reshat Nexhipit, po prezantojmė edhe shėnimin e shtypit maqedonas, gjegjėsisht i gazetės “Bitollski Vesnik”, (Gazeta e Manastirit), e cila mė 29 janar 1992, Reshat Nexhipin e krahason me Eduard Kardelin, sepse, “derisa ai nė heshtje vepronte pėr sllovenėt, ky i dyti kėtė punė e bėnte pėr shqiptarėt”. Shqetėsime tė mėdha Reshat Nexhipi ka pėsuar edhe me magjistraturėn dhe doktoratėn tė cilat, pėr shkak tė pengesave tė ndryshme nė arkivat e shtetit si dhe veprimtarisė tė disa kodoshėve, zgjatėn plot 12 vjet.

    Duhet thėnė se tėra kėto shqetėsime kishin pėr qėllim qė tė detyrojnė tė vetmin intelektual shqiptar me dy tituj shkencor, tė braktisė vendlindjen e Alfabetit, sepse ai vazhdimisht polemizonte me autorė maqedonas pėr ēėshtje kombėtare, sidomos pėr historinė e Manastirit, duke theksuar se banorė mė tė vjetėr tė kėsaj ane ishin stėrgjyshet e shqiptarėve, Pellazgėt e para 120 shekujve tė kaluara dhe ilirėt e para disa mijė vjetėve, kurse sllavėt maqedonas ardhacakė tė shekullit VI tė erės sonė, etj. Kėto konstatime Reshat Nexhipi i ka theksuar, pėrveē tė tjerave edhe nė kėto polemika:

    1. Aleksandar Makedonski im pripaѓa na Albancite. (Leka i Madh i takon shqiptarėve), Fokus, nr. 38, 08.03.1996.

    2. Bez poznavave na albanskiot jazik i pismo ne mo`e da se razbere Stara Makedonija. (Pa njohjen e alfabetit dhe gjuhės shqipe nuk mund tė kuptohet historia e Maqedonisė sė Vjetėr). Fokus, nr. 41, 1996.

    3. Albancite ne se emigranti vo Bitola, tuku najzaslu`ni za nejzinoto sozdavawe i afirmacija. (Shqiptarėt nuk janė emigrantė nė Manastir, por mė tė merituarit pėr formimin dhe afirmimin e kėtij qyteti). Nova Makedonija, 19 qershor, 2000.

    4. Tome ^ukalka “~uka” vo prazno. (Tome Ēukallka “troket” nė bosh). Nova Makedonija, 22 korrik, 2000. (Ky krijues maqedon, veē tjerash tentoi tė mohonte origjinėn shqiptare tė familjes Qiriaze)

    5. Akademikot Kaplan Burovi] ostavi crna damka vo Bitola. (Akademiku Kapllan Buroviqi la njė njollė tė zezė nė Manastir). Bitollski Vesnik, 9 nėndor, 2005. (Ky akademik tentoi tė demantojė origjinėn ilire tė shqiptarėve)

    Polemika tė ashpra, Reshat Nexhipi, ka pasur edhe lidhur me emrin e Maqedonisė, duke sugjeruar se, mė i pėrshtatshėm pėr maqedonasit dhe tė tjerėt do tė ishte emri Sllovenska Makedonija, ndėrsa pėr shqiptarėt emri Emadhia, qė ishte emri i parė i Maqedonisė tė Vjetėr dhe qė ka kuptim shqip, e madhe, ose emri i pėrbashkėt Maqedonia Sllavo-Ilire, etj.


    Manastiri

    Reshat Nexhipi tėra kėto shqetėsime i pėrballoi, sepse, siē thotė nė njė intervistė tė tij, “Kur dihet qėllimi nuk duhet humbur durimi”. Ky durim dhe shpresė bėnin qė ai mos e ndėrpresė veprimtarinė e tij kombėtare, publicistike dhe shkencore. Ja vetėm disa citate nga shtypi i pėrditshėm nė lidhje me kėtė: Nė “Flakėn” e 31 tetorit, 1993, qėndron shkrimi me titull “Ē’tregoi simpoziumi 100 vjet VMRO dhe 90 vjet nga Kryengritja e Ilindenit”, ku thuhet: “... Historianėt maqedonas nė atė moment menduan se nė mesin e tyre nuk gjendet asnjė shqiptar, por aty u gjend historiani i njohur shqiptar, i cili nuk mundi t’i durojė dhe tė pajtohet me tė pavėrtetat historike, reagoi nė mėnyrė siē i ka hije njė shkencėtari tė civilizuar dhe i armatosur me dije deri nė dhėmbė. E ai ishte dr. Reshat Nexhipi... Paraqitja e tij nė foltore dhe prezantimi i argumenteve historike tronditi mė sė shumti Vlladimir Gollubovskin, por edhe shkencėtarėt maqedonas tė cilėt, duke mos qenė nė gjendje qė t’i kundėrvihen kėtij shqiptari tė vetėm me kundėrargumente nuk dinin si tė vepronin kėshtu qė tė gjitha gjasat ishin qė replikat e tė gjithėve kundėr njėrit tė shndėrrohen nė incident, por, falė gjakftohtėsisė dhe menēurisė sė drejtorit tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, dr. Ksente Bogoev, nuk ndodhi gjė, sepse ai me fjalė tė zgjedhura e pėrmbylli Simpoziumin, kurse drejtoresha e Arkivit historik tė Krushevės, zonja Viktorija Peti (me tė cilėn polemizonte Reshat Nexhipi) u zhduk sikur e gėlltiti dheu i zi”. Ndėrsa nė “Flakėn” e 30 gushtit, 1994, lexojmė: “... Qė tė flitet pėr personalitetin e dr. Reshat Nexhipit dhe pėr pėrcaktimet ideologjike dhe patriotike tė tij, duhet njė menēuri e pėrsosur... Ai ėshtė viktimė e parė dhe e fundit nė kėtė pjesė tė Maqedonisė, pas ngjarjeve tė Kosovės. Fundosja e anijes sė tij fillon qysh nė vitin 1981, kur pėr shkaqe politike u suspendua nga detyra e ligjėruesit tė historisė kombėtare nė Akademinė Pedagogjike tė Manastirit... Kontributin e dr. Reshat Nexhipit edhe gjatė periudhės komuniste edhe gjatė asaj post komuniste mund ta vlerėsojnė vetėm njohės tė mirė tė shkencės... Gjatė 4 viteve pluraliste aktivitetet e dr. Reshat Nexhipit ringjallėn Manastirin nga tė “vdekurit”. Me nismėn e tij u themelua SHKASH Bashkimi, e cila ngriti moralin kombėtar nė mesin, jo vetėm tė manastirasve por edhe nė mesin e presparėve... Ju lutem lexoni gazetėn “Dello” nr. 55 tė kėtij viti dhe do tė shihni se ēfarė shkruan pėr dr. Reshat Nexhipin nė lidhje me vendosjen e kryqit nė Sahat Kullėn e Manastirit”.

    Veprimtarinė kombėtare, publicistike dhe shkencore tė Reshat Nexhipit e kanė ēmuar mjaft publicistė shqiptarė. Kėshtu, nė “Flakėn” e 5 shkurtit, 2003, fjala vjen, qėndron artikulli me titull “Kompliment publik pėr prof. dr. Reshat Nexhipin”, dhe mė pas shtohet: “E kam tė qartė se kėto pak fjalė qė do t’i them pėr z. Reshat Nexhipin janė shumė simbolike nė krahasim me veprėn e Tij profesionale-historike, publicistike dhe mbi tė gjitha patriotike, por nuk munda qė t’i kundėrvihem ndėrgjegjes sime dhe mos shkruaj kėto pak fjalė nė letėr pėr kontributin e madh tė kėtij veprimtari tė kombit tonė. Historianin dhe analistin e shquar shqiptar, zotėri Reshat Nexhipin e njoh nga pranishmėria e tij nė mjetet e informimit, tė shkruara dhe elektronike. Kam bindjen se opusi i tij publicistik ėshtė shumė i pasur dhe i dokumentuar me ndriēimin e faktologjive historike. Ky zotėri, qė moti i ėshtė rrekur me pėrkushtim ēėshtjes kombėtare shqiptare pa hamendje dhe droje pėr pasojat nga regjimi komunist, i cili personat e kėtillė gjithmonė i ka pasur nė shėnjestėr. Dorėn nė zemėr, rrallė kush bėn sakrifica tė kėtilla... ai ka shfrytėzuar ēdo rast, aq sa ka pasur hapėsirė, qoftė nė shtyp, radio, televizion ose nė tubime shkencore, politike, publike, etj., ku ka bėrė pėrpjekje pa kurrfarė hezitimi pėr ndriēimin e tė sė vėrtetės historike si dhe tė problemeve preokupuese nga jeta e pėrditshme e shqiptarėve nė trojet e tyre shekullore. Si nė shumė raste, edhe nė “Flakėn” e 15 janarit, 2003, R. Nexhipi paraqet dėshmi tė shkruara nė mediat nė gjuhėn maqedonase, por edhe nga deklaratat e studiuesve tė huaj, tė cilėt kanė njohuri tė bazuara nė fakte se nė Maqedoni jetojnė 40 % shqiptarė ose 55 % tė banorėve nė Maqedoni janė tė religjionit islam... Z. Reshat Nexhipi nė kėtė mėnyrė iu apelon zyrtarėve kompetent qė ta ndriēojnė kėtė tė vėrtetė. Mendoj se ka nevojė qė shumėēka tė mėsohet nga mesazhet universale tė z. Reshat Nexhipit i cili sugjeron qė tė mos bėhen gabime strategjike nė dėm tė popullit tė shumėvuajtur shqiptar, e veēanėrisht shpreh domosdoshmėrinė e flakjes sė ndjenjave karrieriste dhe interesave personale ose grupore burokratike. Mendimet e kėtij studiuesi duhet tė kenė konsideratė, veēanėrisht nga pėrfaqėsuesit tanė politik (pa ngjyra partiake) nė vendimmarrjet me peshė strategjike pėr kombin tonė... I vetėdijshėm se kontributi i z. Reshat Nexhipit meriton njė analizė dhe qasje mė tė thukėt, por le tė jetė ky shkrim njė apel: - Patriotėt t’i respektojmė edhe sa janė gjallė! Ju lumtė zotėri Reshat pėr kontributin qė keni dhėnė dhe jepni nė favor tė interesit mbarėkombėtar shqiptar”.

    Mos harrojmė se Reshat Nexhipi ėshtė autor i nja rreth 300 shkrimeve nga sfera e historisė, dhjetra fejtone, po aq intervistave dhe polemikave me autorė maqedonas etj., me gjithsejtė rreth 4000 faqe, qė do tė thotė rreth 20 libra tė formatit mesatar, prandaj edhe jo rastėsisht Komisioni recensues pranė UEJL, i pėrbėrė edhe prej pėrfaqėsuesit tė Evropės i caktoi titullin mė tė lartė universitar - profesor ordinar, kurse Shoqata e Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni e propozoi pėr kandidat tė mundshėm pėr akademik, por pėrmes reagimit nė “Faktin” e 10 dhjetorit, 2004, e refuzoi propozimin, me arsyetimin se nuk do tė jetė anėtar i njė institucioni nė tė cilin qėndrojnė disa njerėz tė padėshirueshėm, me pikėpamje albanofoe etj.

    Meqė ky vit ėshtė edhe 70-vjetori i lindjes prof. dr. Reshat Nexhipit, ky historian ka pėrgatitur pėr botim 6 libra tė formatit mesatar, me kėta tituj:

    1. Manastiri nėpėr shekuj, me theks tė veēantė nė Kongresin e Alfabetit (Me rastin e 100-vjetorit).
    2. Nė kėrkim tė gjenezės shqiptare, 12.000 vite tė vjetėr.
    3. Ē’kanė bėrė shqiptarėt pėr popujt e tjerė tė botės.
    4. Vende jashtė Shqipėrisė me elemente iliro-shqiptare.
    5. Kush ē’ka thėnė pėr shqiptarėt dhe stėrgjyshėrit e tyre – pellazgėt dhe ilirėt.
    6. Miqtė dhe armiqtė e popullit shqiptar nė tė kaluarėn dhe sot, me theks tė posaēėm, lidhur me Pavarėsinė e Kosovės.

    Autori i kėtij artikulli ka bėrė pėrgatitjen kompjuterike tė 6 titujve tė sipėrm, por cilat nga kėto vepra do tė ketė fat tė dalė nė dritė, kuptohet nga se varet.

    Printuar mė: 11 02 2012 / 10:32 | MATERIALI ĖSHTĖ MARRĖ NGA PORTALI DERVINA.COM
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    » Intervistė me prof. dr. Reshat Nexhipin,

    » Intervistė me prof. dr. Reshat Nexhipin, me rastin e 99-vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit
    Postuar mė datėn: 2007-11-15 16:54:29 nga admin1 :: Kategoria: Intervista
    Dervina


    Kontributi i Skėnderbeut dhe Ali Pashė Tepelenės pėr shndėrrimin e Manastirit nė qendėr vilajeti dhe nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar



    Nga: Afrim SELIMI

    Qysh nė fillim duhet tė them se kėtė bisedė e kam titulluar nė kėtė mėnyrė, pa u konsultuar me bashkėbiseduesin nė fjalė, prandaj kėrkoj falje prej tij, nėse ky titull i duket si i paqėlluar. Veprova kėshtu, jo vetėm pėr tė bėrė kėtė bisedė sa mė atraktive pėr lexuesit, por duke u bazuar edhe nė njė fejton tė tij kushtuar Kongresit tė Manastirit, nė tė cilin pėrmenden edhe dy kolosėt e prezantuar nė titull. Prandaj edhe bisedėn e fillova pikėrisht me kėta tė dy.

    A.S.: Z. Reshat, ēfarė lidhje ka Skėnderbeu me Alfabetin e Manastirit?

    R.N.: Kjo pyetje, nė shikim tė parė, duket si absurde, por ėshtė tepėr e qėlluar nga ana Juaj. Ja pse: Kongresi i parė i Manastirit nuk do tė ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendėr vilajeti, e, pėr kėtė, nė mėnyrė indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarėve, duke filluar nga koha e Skėnderbeut. Pushtuesit osmanė, me tė shkelur nė Manastir, shqetėsime tė mėdha patėn pikėrisht nga rezistenca nė fjalė, nė krye me heroin ynė kombėtar. Ky, pėrveē asaj qė ka dashur Manastiri, themeluar nga stėrgjyshėrit e tij – Linkestėt, mos mbetet nė duart e osmanėve, deshėn tė hakmerren edhe pėr helmimin e vėllezėrve tė vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetėdijshėm qė me forcė nuk do mund tė pėrballojė dot Skėnderbenė, trimėrinė e tė cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetėsojė pėrmes islamizimit tė shqiptarėve. Pėr ta kryer kėtė, patjetėr duhej tė ngrihen objekte fetare islame nė Manastir. Prandaj, nuk ishte gjė e rastit qė xhamia e parė nė Ballkan u ngrit pikėrisht nė kėtė qytet dhe atė, me iniciativėn e njė komandanti tė shquar turk i cili posa ishte kthyer nga njė betejė e pasuksesshme me shqiptarėt e Skėnderbeut, vetėm disa vjet pas vdekjes tė kėtij tė fundit. Pas xhamisė tė parė, filluan tė ngrihen edhe tė tjera, numri i tė cilave, nė fund, mbėrriti nė 72, gjė qė e shndėrroi Manastirin nė qendėr mė tė rėndėsishme dhe mė atraktive fetare nė Ballkan. Pėr kėtė pra, nė mėnyrė indirekte, ka kontribuar edhe Skėnderbeu dhe rezistenca shqiptare nė pėrgjithėsi.

    A.S.: Nga kjo qė thatė del se shqiptarėt rezistuan kundėr pushtuesve osmanė mė tepėr se ēdo popull tjetėr qė jetonte nė Manastir nė atė kohė. Pse?

    R.N.: Historia ka dėshmuar se ai qė rruan pragun e shtėpisė sė tij, reziston mė tepėr nga mysafiri. Nėse kėtė shtėpi rastėsisht e pėrfshin zjarri, mysafiri do dalė prej saj, pėr tė shpėtuar jetėn, kurse i zoti qėndron deri nė fund dhe bėn ēmos pėr ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetėn. Ose, pėr ta elaboruar mė mirė pėrgjigjen e pyetjes Tuaj, do shėrbehem me njė shembull mjaft tė thjeshtė, por me plot kuptim. Nėse njė fėmijė mban nė dorė para tė veta, vėshtirė ėshtė qė t’ia marrish, e nėse ato para i ka tė vjedhura, menjėherė ti jep dhe ia mbath kėmbėve, sepse si ka fituar me djersė. Besoj se u kuptuam.

    A.S.: Ti kthehemi Skėnderbeut. Manastiri, pėrveē qendėr fetare, siē thatė Ju, mė vonė, u bė edhe qendėr ushtarake, sa rezistenca e Skėnderbeut dhe e shqiptarėve pas vdekjes sė tij, kontribuoi nė kėtė drejtim?

    R.N.: Kontributi ėshtė shumė i madh. Sepse, edhe pse njė pjesė e madhe e shqiptarėve, pėr ti shpėtuar asimilimit tė egėr sllav, pėrqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kėshtu qė, rezistenca shqiptare nuk u ndėrpre. Kjo e detyroi sulltanin tė sjellė forca tė mėdha ushtarake, pėr nevojat e tė cilėve u ngritėn objekte tė ndryshme ekonomike etj, nė Manastir, tė cilat kėtij qyteti ia ndryshuan krejtėsisht tiparet ose fizionominė, duke e shndėrruar nė qendėr vilajeti dhe nė qytet konsujsh, gjė qė, mundėsoi qė Manastiri tė shndėrrohet edhe nė Qendėr tė Lėvizjes Mbarėkombėtare Shqiptare, me vepra tė shumta atdhetare, siē ėshtė edhe Kongresi i Alfabetit.

    A.S.: Nė kėtė drejtim, siē thuhet nė titullin e kėsaj bisede, ka kontribuar edhe Ali Pashė Tepelena. Si?

    R.N.: Edhe ky, si kundėr Skėnderbeu, pėrveē qė ka dashur Manastiri, si vatėr e vjetėr ilire, mos mbetet nėn turqit, hakmerrej edhe pėr vrasjen e vjehrrit tė tij, Kapllan Pashės, tė cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenė kokėn dhe e lanė nė atė gjendje tė mjerueshme disa ditė me radhė nė njė shesh tė Manastirit.

    A.S.: Nė njė shkrimin Tuaj, kushtuar Ali Pashė Tepelenės, qėndron konstatimi se kontributi i kėtij vigani tė madh shqiptar nė lidhje me ēėshtjen e posa pėrmendur, lidhet edhe me vllehtė. Pse?

    R.N.: Po, ashtu ėshtė. Ali Pashė Tepelena, dogji Voskopojėn dhe disa vende tė tjera, jo pėr ti plaēkitur, siē thonė kundėrshtarėt e tij, por pėr t’ia shkulur rrėnjėt e propagandės greke. Kjo djegie bėri qė shumė familje vllahe nga ato vende, tė shpėrngulen nė Maqedoni, pra edhe nė Manastir. Kėta vllahė, njihnin nga disa gjuhė dhe zanate dhe si tė tillė i dhanė impuls tė veēantė zhvillimit ekonomik, gjegjėsisht tregtisė dhe zejtarisė, gjė qė edhe mė tepėr i hapi rrugė Manastirit pėr t’u shndėrruar nė qendėr vilajeti, pa tė cilin nuk do tė mbahej dot Kongresi i Alfabetit.

    A.S.: A mund ta elaboroni kėtė mė detajisht?

    R.N.: Manastiri si qendėr e rėndėsishme ekonomike, u mundėsoi disa familjeve shqiptare, tė pasurohen dhe njė pjesė tė pasurisė ta shfrytėzojnė nė dobi tė veprave kombėtare, siē ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them kėtė, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditė dhe kėrkonte shpenzime tė mėdha, tė cilat rranė kryesisht nė kurriz tė familjeve tė pasura, siē ishin ajo e Gėrmenjve, nė hotelin e tė cilėve – “Liria”, u mbajt kongresi nė fjalė, si dhe ajo e Qiriazėve, familja mė patriotike nė mbarė kombin shqiptar dhe nė tė gjitha epokat pas asaj tė Frashėllinjėve, prej tė cilės fitoi frymėzimin e saj kombėtar dhe atdhetar.

    A.S.: Kėsaj familje, gjegjėsisht, rolit tė saj nė Kongresin e Alfabetit, Ju i keni kushtuar edhe njė fejton tė veēantė. Prandaj, do tė ishte mirė sikur tė na thoshit diēka mė tepėr pėr tė.

    R.N.: Kjo familje pėrbėhej prej 5 anėtarėve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili mė patriot se tjetri. Pėr kėtė ka kontribuar, siē thamė, familja e Frashėllinjėve, posaēėrisht bilbili i gjuhės shqipe - Naim Frashėri. Ky, veē tjerash, i ka mundėsuar Sevasti Qiriazit, tė kryejė me sukses dhe nė kohė fakultetin e mėsuesisė nė Stamboll dhe gjatė ceremonisė sė diplomimit, i dha porosi tė tilla kombėtare, tė cilat ajo i respektoi dhe i realizoi nė maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhė dhe si tė tilla ishin femrat mė tė emancipuara nė Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femėr nė botė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919-1920. Librat e Naim Frashėrit ishin pasuria mė e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymėzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjė qė shihet edhe nė vjershat e tij, siē ishte edhe strofa nė vijim:

    Do punoj pėr mėmėdhenė
    Gjithė jetėn sa tė roj,
    Do ti zgjoj edhe ata qė flenė,
    Kėshtu jetėn ta mbaroj.

    Patriotizmi i Naim Frashėrit kishte frymėzuar edhe nėnėn e Qiriazėve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepėr nė shkollimin e fėmijėve tė saj dhe e cila nuk lejonte qė nė shtėpinė e saj tė flitet gjuhė tjetėr pėrveē shqipes, kėshtu qė aty hynin e dilnin vetėm patriotė tė shquar, posaēėrisht para, gjatė dhe pas Kongresit tė Manastirit. Nė shtėpinė e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta qė kishin tė bėjnė, jo vetėm me Alfabetin, por edhe me ēėshtjen e ēlirimit tė vendit nga sundimi 5 shekullor osman. Kėtė pėrgjigje tė pyetjes tuaj, lidhur me Qiriazėt, e zgjata njė ēik mė tepėr pėr tė konstatuar se pa kėtė familje Manastiri nuk do tė bėhej dot qendra e Lėvizjes Kombėtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar.

    A.S.: Nė oborrin e kėsaj familje, sa kam lexuar nga shkrimet tuaja, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare...

    R.N.: Po, ashtu ėshtė. Pėr ngritjen e saj u vendos nė Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjė dolėn 300 tituj tė shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve tė ndryshme shkencore etj., nė 13 gjuhė tė botės tė cilat disperzoheshin nė tė katėr anėt e rruzullit tokėsor, gjė qė ēėshtjen shqiptare e afirmoi tepėr nė tėrė anėt e Globit dhe hapi rrugėn drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pikėrisht kėtu qėndron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit tė Alfabetit, nė tė cilin, siē thashė, ra vendimi pėr ngritjen e Institucionit nė fjalė.

    A.S.: Kur jemi te Pavarėsia, Ju, njė fejtonin tuaj e keni titulluar si “Kongresi i Manastirit – urrė midis Lidhjes sė Prizrenit dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė”, Ju lutem tė thoni diēka rreth kėtij konstatimi.

    R.N.: Sa i takon Lidhjes sė Prizrenit, atje u aktualizua nevoja e aprovimit tė Alfabetit tė pėrbashkėt. Prandaj, jo rastėsisht, vetėm disa muaj pas kėsaj, gjegjėsisht gjatė vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashėrit, sepse ky me duart e veta i krijoi germat e atij Alfabeti, i cili u vlerėsua lart nė Kongresin e Manastirit. Ndėrsa, lidhje e Kongresit me Pavarėsinė e Shqipėrisė qėndron nė faktin qė para kėtij kongresi, shqiptarėt pėrdornin alfabete tė ndryshme, tė cilat, jo vetėm qė pengonin komunikimin normal midis tyre, pėrmes letrave, por shkaktonin edhe grindje, sepse bihej nėn ndikim tė vendeve nga tė cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit tė Manastirit, pengesat nė fjalė si dhe grindjet, morėn fund, gjė qė hapi rrugėn e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e cila u realizua nė tė njėjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit.

    A.S.: Z. Reshat, edhe njė pyetje. Si ishte atmosfera para objektit tė Alfabetit ditėn e fillimit?

    R.N.: Ishte 14 nėntori 1908. Dėbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtėpive tė Manastirit. Megjithėkėtė, qysh nė orėt e para tė mėngjesit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarė e tė tjerė, tė cilėt tė ftohtin e pėrballonin pėrmes kėngėve dhe valleve kombėtare, gjė qė krijonte pėrshtypjen sikur aty bėhet ndonjė dasmė e madhe shqiptare. Para objektit, nė tė dy anėt e Dragorit, ishin mbledhur edhe mė tepėr se 100 nxėnės shqiptarė tė cilėt mėsonin nė shkollat e mesme, sidomos nė Gjimnazin turk tė Manastirit qė ndodhej pranė objektit tė Kongresit. Nė atė gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorė shqiptarė, midis tė cilėve edhe Bajo Topulli, zėvendės drejtor i atij institucioni arsimor. Kėngėt dhe vallet pushuan nė momentin kur filluan tė vijnė kongresmenėt tė cilėt ishin ajka e kombit tė atėhershėm shqiptar, siē ishin: Mitat Frashėri – kryetar i kongresit, kurse mė vonė edhe i Ballit Kombėtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhėndėr i Naim Frashėrit, etj. Pėrqafimet dhe lotėt nga gėzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti qė midis kongresmenėve kishte myslimanė, tė krishterė, sinitė, bektashinj, ortodoksė, katolikė, protestantė, toskė, gegė, ēamėr, labėr, etj. Prandaj edhe para objektit ishin tė pranishėm njerėz pothuajse tė tėra konfesioneve nė fjalė. Pas kėsaj ceremonie madhėshtore, njerėzit u kthyen nėpėr shtėpitė e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesėmarrėsit e Kongresit hynė nė sallėn e madhe, e cila sot nuk ekziston mė dhe pas disa mbledhjeve tė njėpasnjėshme, aprovuan Alfabetin. Kėshtu qė, kongresmenėt, tė shprehem nė mėnyrė figurative, luajtėn rolin e krushqve tė cilėt nga ky objekt, gjegjėsisht nga Manastiri, morėn “nusen” mė tė mirė e cila rreth njė shekull po i shėrben dhe sa tė jetė bota do t’i shėrbejė tėrė shqiptarėve kudo qė kanė jetuar dhe do jetojnė pas kėtej.

    A.S.: Nė njė shkrimin tuaj, konstatoni se pa Hyrijetin nuk do tė ndodhte Kongresi i Manastirit. Mirėpo, ky Hyrijet vlente edhe pėr popujt e tjerė qė jetonin nė kėtė qytet. Sa e di unė, kėta popuj nuk bėnė ndonjė vepėr tė rėndėsishme nė Manastir. Pse?

    R.N.: Shikoni. Revolucionin xhonturk qė solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga nė Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij - Nijazi Be Resnja mė 1908 nė Manastir. Pra, pa shqiptarėt, nuk do tė ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit tė cilėt u kapardisėn nė krye tė shtetit, ishin tė vetėdijshėm pėr kėtė, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrė qė tė pengonin Kongresin e Alfabetit, edhe pse ky ishte nė dėm tė Perandorisė osmane, sepse zėvendėsoi alfabetin e mėparshėm, turko-arab, dhe krijoi kushte pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, gjegjėsisht pėr ndarjen e kėtij shteti nga Turqia.

    A.S.: Nga kjo qė thatė gjer tani, del pėrfundimi se historia e Manastirit ėshtė e pasur me plot ngjarje tė lavdishme pėr popullin shqiptar. Por, ēka mbetur sot nga kjo histori nė kėtė qytet?

    R.N.: Asgjė. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepėr emrin e kėtij qyteti dhe sikur tė ishte vepėr e ndonjė maqedonasi, kushedi se ēfarė pėrmendore do tė vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjėrit nga 5 anėtarėt e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjė nuk e ka marrė, tė paktėn ndonjė rrugicė e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi ėshtė nė ditė tė hallit, gabim ky qė duhet tė korrigjohet, sidomos tani kur po bėhen pėrgatitje pėr manifestimin e 100-vjetorit. Ajo qė ka mbetur si gjurmė, tė cilėn autoritetet albanofobe s’kanė mundur ta zhdukin, ėshtė emri i fushės sė Pellagonisė, qė kujton Pellazgėt e para 12.000 viteve tė kaluara, si dhe Heraklea Linkesits, qė kujton fiset ilire – Linkestėt, emri i lumit Dragor, qė ka tė bėj me fjalėn shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitola, qė ka tė bėjė me fjalėn shqipe i butė. Sikur kėto sqarime ti dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndėrronin emrin.

    A.S.: Zakonisht, ēdo gazetar, i bėn pyetjen bashkėbiseduesit pėr punėn e tij aktuale. Kjo pyetje vlen edhe pėr Ju z. Reshat.

    R.N.: Jam pothuajse nė pėrfundim tė dorėshkrimit me titull “Ē’kanė bėrė shqiptarėt dhe stėrgjyshėrit e tyre – Pellazgėt dhe Ilirėt pėr popujt e tjerė tė botės”. Por, qė tė dalė nė dritė ky dorėshkrim relativisht mjaft voluminoz, kėrkon shpenzime, tė cilat unė nuk i posedoj, kurse rolin e lypsarit nuk e bėj dot.

    A.S. Ju faleminderit dhe Ju dėshiroj suksese pėr daljen sa mė shpejt nė dritė tė kėtij dorėshkrimi me vlera tė pallogaritshme kombėtare.

    R.N. Ju faleminderit edhe Ju pėr kėtė bisedė.

    Autori i kėsaj bisede ėshtė kryetar i Shoqatės Shqiptare.
    “DORA” - Manastir
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #3
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Zeri i alfabetit 2006 Manastir (Reshat Nexhipi) 3








    Zeri i alfabetit 2006 Manastir (Reshat Nexhipi) 4










    Zeri i alfabetit 2006 Manastir (Reshat Nexhipi) 5
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •