Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Nano per mediat Kesh te ule ēmimet

    TIRANE

    LAJMI

    Mediat elektronike dhe ato tė shkruara, familjet nė nevojė dhe njė katergori e caktuar biznesesh do tė pėrfitojnė ulje tė ēmimit tė energjisė elektrike. Kjo ėshtė kėrkesa e bėrė nga kryeministri Nano gjatė mbledhjes sė djeshme tė Komitetit Ndėrministror tė Energjetikės.

    Nano i kėrkon KESH-it qė ta ulė ēmimin e dritave pėr televizionet dhe gazetat. Njė grup i posaēėm, i pėrbėrė nga ekspertė tė energjetikės dhe pėrfaqėsues tė medias, do ta shqyrtojė kėrkesėn e kreut tė qeverisė shqiptare. "Do tė ngrihet njė grup pune, i cili do tė shikojė mundėsinė pėr uljen e ēmimit tė energjisė elektrike pėr median elektronike dhe atė tė shkruar", ka sqaruar drejtori i pėrgjithshėm i Korporatės, Andis Harasani. Nga njė lehtėsi e tillė do tė pėrfitojnė edhe familjet nė nevojė, si dhe njė kategori e caktuar biznesesh.

    Gjatė mbledhjes sė djeshme tė Komitetit Ndėrministror tė Energjetikės, ku u parashtrua edhe propozimi nė fjalė, Nano kėrkoi gjithashtu qė kjo ndėrhyrje tė pėrfundojė brenda datės 31 mars dhe tė realizohet nėpėrmjet njė programi veprimesh qė pėrfshin edhe vendimarrjen pėrkatėse. "Veproni brenda skemave tė identifikuara, sidomos pėr njė kategori tė caktuar biznesesh qė duhen stimuluar, veēoj kėtu mediat elektronike dhe ato tė shkruara", ėshtė shprehur kryeministri, duke shtuar se kjo kėrkesė bėhet nė kuadrin e reformės pėr ēmimin e energjisė elektrike. Sipas tij, duhen nxitur tė gjithė mekanizmat qė pėrshpejtojnė kėtė reformė.

    Gjatė mbledhjes sė djeshme tė Komitetit u diskutua edhe pajisja e konsumatorėve me matės tė energjisė elektrike. Aktualisht nė tė gjithė vendin janė 332 mijė konumatorė qė e paguajnė faturėn e dritave aforfe, nga tė cilėt, 226 mijė janė konsumatorė familjarė dhe 26 mijė jofamiljarė. Por, pavarėsisht nga numri i lartė i tyre, drejtuesit e energjetikės kanė premtuar vendosjen e sahatėve te tė gjithė kėta konsumatorė brenda vitit 2003. Me prioritet do tė shihen konsumatorėt jofamiljarė, tė cilėt zėnė edhe peshėn mė tė madhe nė konsumin e energjisė sė papaguar. Pajisja me matės do tė realizohet jo vetėm me financimet e huaja, por edhe me fondet e Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare, tė cilat janė parashikuar pėr investime.
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nano fillon te "reformoje" tarifat e Kesh-it ne nje periudhe delikate qe po kalon parlamenti dhe partia e tij perpara zgjedhjeve lokale.
    Me kete rast kryeministri Nano do qe te ndihmoje me parate e nje shoqerie anonime mediat e vendit ne menyre qe ato si shkembim te mos e sulmojne ne kete periudhe te veshtire qe po kalon ne parlament . Gjithashtu merr ne dore flamurin moralist duke kerkuar qe KESH-i te ule tarifat per familjet e varfera! dhe kjo te behet brenda muajit mars me nje fjale per 15 dite!
    Qe familjet e varfera duhet te kene nje ndihme per te perballuar koston e larte te faturave te energjise eshte evidente dhe problemi qendron por menyra si shtrohet dhe koha qe kerkohet nga Nano per zgjidhjen e ketij problemi eshte pak primitive dhe te le nje shije me teper makiavelike se sa reformatore.
    Mediat e shkruara dhe elektronike nuk shquhen per konsum te larte te energjise elektrike dhe rrjedhimisht fatura e energjise nuk eshte problemi kryesor ne zhvillimin e tyre.
    Atehere pse duhet qe pikerisht keto media te perfitojne nga ndihma e nje kompanie shteterore e cila eshte per vete ne nje gjendje katastrofike financiare dhe jo biznese te tjera te cilat kane me shume nevoje per kete ndihme?! Perse ne kete moment duhen ndihmuar keto media? Mbi ēfare kriteresh eshte bazuar ky propozim i kryeministrit!
    Normalisht keto lloj propozimesh behen pas nje studimi te detajuar i cili nxjerr ne pah nje strategji qe duhet ndjekur per zhvillimin e biznesit e jo per oportunizem politik apo personal.
    Nqs problemi shtrohet per te ndihmuar biznesin atehere perse te mos ndihmon dhe sektore te tjere po te ndihmohet vetem media?!
    Per sa i perket familjeve qe do te ndihmohen cilat do te jene kriteret per te identifikuar keto familje dhe kush do te merret me kete problem pasi siē dihet pjesa me e madhe e njerezve ne Shqiperi punojne duke u mosdeklaruar te sigurimet shoqerore dhe figurojne si te papune e rrjedhimish pa te ardhura !
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Vendimi i z.Nano per uljen e ēmimit te energjise elektrike per mediat eshte komplet demagogji.

    Z.Nano ka kohe qe i eshte sulur mediave elektronike dhe atyre te shkruara me "vasalet" e tij, duke ushtruar kontroll me taksat, policine elektrike, policine e rendit etj etj.

    Kohet e fundit ka ndermarre sulme kunder te gjithe atyre qe e kane kundershtuar, ose kane mbajtur nje qendrim kritik ndaj politikes se tij, raste ka me dhjetra.

    "Ushtaret" e tij i jane sulur mediave ne veshtersi ekonomike per ti blere ato, per ti falimentuar, per ti diskriminuar nepermjet reklamave shtetrore qe ju japin etj.

    Z.Nano nga liberal qe ishte ne drejtimin e qeverise ne vitet 97-98, tashti eshte bere i papermbajtur si ne luften politike te kundershtarve te tij politik brenda partise, ashtu edhe ne mardhniet me opoziten dhe ne veēanti me mediat. Pra kemi nje njeri qe eshte bere i rrezikshem per demokracine shqiptare.

    Pra, demagogjia e z.Nano vazhdon, per fatin e mire eshte bere i lexueshem dhe politika e tij eshte dite shkurter dhe e deshtuar.

    Pershendetje Nardi
    Dreret

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qe familjet me te varfera duhet te marrin nje ndihme nga shteti, duhet qe qeveria te ngreje nje strukture e cila te beje nje studim dhe te caktoje kritere per perzgjedhjen e familjeve qe duhet te ndihmohen.
    Pasi te jetne bere keto nje organizem i posaēem mund te merret me subvencjonimin e familjeve qe permbushin kriteret e jo Kesh-i te uli ēmimet per to pasi nqs do te behej ne menyre te tille do te ishte diēka absurde per nje ekonomi tregu! Si mund ti kerkohet nje Kompanie komerciale (qofte kjo dhe me kapital shteteror) qe te perballoje mbi kurrizin e saj mizerjen e nje populli !
    E par Kesh-i nuk ka kopetenca ligjore, logjistike, ekonomike dhe teknike qe te merret me kete problem.
    E dyta eshte nje shoqeri anonime me qellim fitimprures e jo organizate humanitare keshtu qe del nga statusi i saj nqs ben ato qe thote Nano!
    E treta Nano le te flase ne fillim per strategjine qe do te ndjeke Kesh-i per te dale nga kriza qe eshte zhytur pasi prejet e dritave vazhdojne perseri dhe Kesh-i eshte ne gjendje tejet te rende keshtu qe nuk mund ti kerkohet ne gjendjen qe eshte qe te ndihmoje Mediat dhe familjet e varfera nje kompanije te varfer pasi eshte absurde!
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Nė Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarėve.
    Nga Agim Doēi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Inside trader- aksionet e dites
    Nga Ardi-1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 08:44
  4. Pushteti i katėrt i mediave
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •