Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 95
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265

    7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati

    TIRANË- Konflikti më pronarin e pallatit ka nxitur 7 gra në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë të ngjiten paraditen e sotme në katitn e 10 të ndërtesës nga ku kërcënojnë se do hidhen.

    Nga pamjet e NEWS24 shihen 7 gratë në tarracën e ndërtesës ende të papërfunduar. Gratë të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën, shohin nga poshtë. Gratë duken të qeta, ndërkohë që shohin vazhdimisht nga kati i fundit të ndërtesës ku ndodhen në drejtim të oborrit të ndërtesës.

    Sipas informacioneve të policisë, gratë janë bashkëshorte ose nëna të pronarëve të vendit ku është ngritur pallati, të cilët kanë rënë dakort me pronarin e pallatit në ndërtim për kompensim, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim ka nxitur që gratë të ndërmarrin këtë akt. Policia ka nisur negociatat me të afërmit e grave për ti zbritur, ndërkohë janë lajmëruar dhe forcat RENEA.

    BANORI: DUAM HYRJET OSE GRATË DO HIDHEN
    Banori i pallatit, nëna e të cilit qëndron bashkë me 7 gratë e tjera thotë për NEWS24 se gratë do vetëflijohen nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.
    “Bëhet fjalë për 24 familje dhe kemi bërë kontratë dhe pronari Namik Pelivani thotë nuk ju njof. Gratë kërkojnë zbatimin e kontratës që ka 3 vite që është nënshkruar, por pronari nuk pranon. Kemi dashur ta cojmë në gjykatë, por pronari është i korruptuar. Zgjidhja është vetëgjyqësi. Kërkojmë zbatimin e kontratës. Kam nënë time atje lart. Ne nuk e kemi diskutuar vendimin e tyre, ato kanë marrë iniciativë vetë për vetëgjyqësi. ose do hidhen ose të bëhet kontrata”,- tha banori.

    SAIMIR TAHIRI NË VENDNGJARJE
    Deputeti i socialist Saimir Tahiri, njëkohësisht kreu i PS-së për Tiranën ndodhet në vendngjarje dhe po negocion me forcat e rendit dhe banorët.

    Burimi : Balkan Web
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Aty jane edhe tani po flasin direkt ne telefon... po nuk hidhen keto jo mos ki merak. Kane leke per te marre

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ES Alda
    Anëtarësuar
    21-03-2012
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    19
    o.O Nuk mund t gjejne menyre me "efikase" per te zgjidhur problemin e tyre? xP

  4. #4
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Hajde presjon hajde
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ufff le te hidhen po ju a mbajti pfff ca robsh mban kjo toke
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte nje vend pa pike drejtesie Shqiperia more.
    Kta nderuesit jene realisht kriminele qe shkaterruan gjithe urbanistiken e Shqiperise.
    Dhe aq kriminele jane sa as te zoteve te truallit si japin pjesen.
    Dhe te shkosh ne gjyq , ne ate gjyq qe leviz vetem me para gjithmone fiton krimineli.
    Nuk eshte rasti pare qe ndodh ky fenomen.
    Cfare te bejne keta te zinjte qe su japin pjesen qe i takon?
    Albania Uber Alles

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e esmeraldos
    Anëtarësuar
    29-01-2012
    Vendndodhja
    jetoj nen catin e perendis
    Postime
    52
    nuk eshte rasti i pare qe kandodhur kjo gje . dhe do vazhdoje te ndodhin. sepse politikanet tane nuk kane deshire te ndertojne shtet. ne kete mynyre shanset jane me te medha per te mbushur xhepat e tyre.!!


    shqiptar zgjohuni e shikoni perreth se cfar behet. jo cdogje eshte e pa mundur.?
    te ndimosh te tjeret ben diferencen

  8. #8
    Ja cka len prapa kryebashkiaku i biri kristaqit

    Nje lemsh te madh qe vetem me mund te madh nga Luli do te zjgidhet.

    Duhet shume kohe per te ven ne vend te vet cdo gje qe ka shkaterrruar Edvinuci. Sa e sa troje ka pervetesuar , ka shitur dhe nderruar ai i pangopur. Tani fillojne te dalin pasojat e korrupsionit te tije.

    Kur cdo gje po shkonte per bukuri ja shfaqen bemat e te birit te Kristaqit si fantazma qe ngrihen nga do

    Gjyshi i tije la bunkjere nga do

    Ndersa ky e mbushi me pallate vend e pavend me letra dhe paletra mbi toka te zaptuara dhe ne vija te verdha

    Turp i madh per te dhe ata qe e mbeshtesin
    Revolution 1848

  9. #9

    Thumbs up Basha pezullon 67 ndertime pa leje

    Bashkia e Tiranes ka nisur nje aksion te vrullshem per evidentimin e ndertimeve pa leje dhe marrjen e masave per te penguar “lulezimin e tyre”. Sipas zedheneses se Bashkise se Tiranes Anila Bisha, gjate nje kontrolli te bere ne 72 oret e fundit, ka rezultuar nje numer i madh ndertimesh pa leje, te cilat tashme jane pezulluar. Gjate konferences se djeshme per shtyp, Bisha u ka bere thirrje qytetareve qe te denoncojne ndertime te tilla, apo edhe veprimtari te tjera te paligjshme ne te mire te qytetareve dhe Tiranes.

    Aksioni

    Ka kaluar pak me shume se nje jave qe nga dita e konstituimit te kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, e megjithate ai nuk ka humbur kohe per te filluar aksionin kunder ndertimeve pa leje, per te cilat u fol se ato “lulezuan” ne periudhen e zgjedhjeve. Ne nje konference per shtyp, zedhenesja e Bashkise, Anila Bisha ka treguar punen e Policise Bashkiake per ndertimet e paligjshme. “Policia Bashkiake e Tiranes ka ushtruar kontroll ne 72 oret e fundit, ne territorin e kryeqytetit dhe ka evidentuar dhe pezulluar, nje numer te konsiderueshem te ndertimeve pa leje. Ne total, numri i ndertimeve pa leje te konstatuara, eshte 67”, eshte shprehur Bisha. Sipas saj, aksioni i Policise Bashkiake vazhdon pa nderprerje. “Ne te gjitha rastet e konstatuara, Policia Bashkiake, ne zbatim te ligjit ka ndermarre hapat e nevojshem. Te gjitha rastet e ndertimit te paligjshem jane pezulluar. Policia Bashkiake ka konstatuar nga afer, gjendjen dhe ka dorezuar tek qytetaret akt- kontrollet”, beri me dije zedhenesja e Bashkise se Tiranes.

    Denonconi

    Bashkia e Tiranes u beri dje thirrje qytetareve, te distancohen dhe te denoncojne raste te ndertimeve pa leje. “Bashkia e Tiranes shpreh vendosmerine, per zbatimin rigoroz te ligjit ne rastet e konstatimit te ndertimeve te paligjshme. Edhe nje here, Bashkia e Tiranes u ben thirrje qytetareve, qe t’i denoncojne keto raste, ne kete numer telefoni: 241 94 65”, tha Bisha. Ne fund, ajo u ka bere thirrje qytetareve qe te mos ndertojne pa leje. “Ndertimet pa leje nuk do te tolerohen dhe ne cdo rast, pergjegjesit do te ballafaqohen me ligjin”, ka njoftuar ajo. Pas dite me pare, kryebashkiaku Basha deklaroi per “Zerin e Amerikes” se strukturat e posacme te Bashkise se Tiranes ne bashkepunim edhe me strukturat dhe institucionet e tjera pergjegjese ne vend ,do te zbatojne ligjin me rigorozitet te plote. “Ky eshte qendrimi im dhe ky eshte vendimi qe u eshte komunikuar edhe strukturave perkatese tashme”, eshte shprehur Basha ne lidhje me ceshtjen e ndertimeve pa leje.



    Ndertimet pa leje

    Raporti i aksionit te 72 oreve te fundit:

    Nga kontrollet e ushtruara nga grupet e gatshme te Rajonit nr.1 dhe nr.2, te objekteve te ndertuara pa leje ne njesite bashkiake nr.1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11 rezultoi:

    U mor njoftim per nje konflikt prapa Foto “Rreli”, per nje ndertim pa leje ne oren 08.30. Iu dha per ndjekje inspektorit pergjegjes te rajonit nr. 2, i cili pasi konstatoi ne vend problemin, perpiloi akt-kontrollin dhe beri pezullimin e punimeve.

    U mor njoftim per nje ndertim pa leje ne oren 09.20 tek Fusha e Zeze tek “21 Dhjetori”, pallati 131 per nje shtese tende. Iu dha per ndjekje inspektorit te zones i cili pasi beri verifikimet e duhura, konstatoi se tenda ishte e perfunduar.

    U mor njoftim per nje ndertim pa leje ne oren 11.30 tek rruga “Shyqyri Berxulli” tek hotel “Europa”. Iu dha per ndjekje inspektorit te zones, i cili raportoi se u pezulluan punimet.

    U mor njoftim nga inspektori i zones se u pezullua nje shtese e katit te dyte, ballkon, prapa kompleksit “Xhura”, tek Shtepia e Rinise.

    Nga verifikimet e bera ne Njesine nr.7, kryheshin punime ne Fushen e Aviacionit pallati nr.2 kati i 6-te, me konstruksion metalik. U bllokuan punimet dhe me ndihmen e Policise se Shtetit, u bllokuan materiale ndertimi nga Policia Bashkiake. Ne njesite bashkiake nr 9,10,11 nga verifikimet e bera per ndertimet pa leje, doli se nuk po kryheshin punime. Raportimet u bene nga grupi i gatshem i Komisariatit nr.2 te Policise Bashkiake.

    K-J
    Revolution 1848

  10. #10

    Thumbs up Basha: Ndërtimet pa leje, do zbatojmë ligjin. Ja prioritetet e mia si kryebashkiak

    Në Tiranë, përgatitjet për planin urganistik, ndërhyrjet për trafikun e rënduar në qendër të kryeqytetit, krijimi i vendeve të reja të punës, dhe një marrëdhënie e re me konsumatorin dhe biznesin, janë ndër prioritetet e punës në muajt e parë të detyrës për kryebashkiakun e ri Lulzim Basha. Në intervistën e tij të parë në këtë funksion, dhënë Zërit të Amerikës, zoti Basha nënvizon angazhimin për një bashkëpunim me të gjithë, flet për administratën e Bashkisë, zgjedhjet në Tiranë dhe vlerësimin ndërkombëtar për to, për debatin mbi shembjen apo jo të Piramidës apo dhe masat ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje të rishfaqur në kryeqytet kohët e fundit.

    Zëri i Amerikës: Zoti Basha, në fjalimin tuaj të parë, përpara Këshillit Bashkiak kur ju sapo bëtë betimin, prezantuat aty dhe programin për 100 ditët e para. Do të doja t’ju pyesja se cilat janë sfidat akute në Tiranë, apo ndërhyrjet tuaja të para?

    Lulzim Basha: Ёshtë shumë e rëndësishme që të ndihet fryma e re në bashkinë e Tiranës. Fryma e re e cila ka në thelb interesin e qytetarëve dhe asgjë tjetër. Nxjerrja totale e bashkisë jashtë konfliktit politik është prioriteti im i parë dhe absolut dhe kjo nuk arrihet vetëm me fjalime por në radhë të parë duke e fokusuar të gjithë energjinë e Bashkisë në prioritetet kryesore të kryeqytetit, prioritete të cilat unë i kam shpalosur gjatë fushatës dhe që praktikisht janë konfirmuar nga mbështetja qytetare për platformën që unë shpalosa, që nga punësimi, zhvillimi ekonomik, cilësia e jetës në kryeqytet e deri te qeverisja transparente. Prandaj prioritare në këto 100 ditë të para është riorganizimi strukturor i Bashkisë së Tiranës për t’ju përgjigjur nevojës për një dinamizim ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, pra të strukturave që do të lehtësojnë ndërveprimin e Bashkisë me konsumatorin, me biznesin, me grupet e interesit, me qytetarët. Prioritare për mua është nisja me shpejtësi e përgatitjeve për planin e ri urbanistik të Tiranës, ndërhyrjet urbane të domosdoshme sic është trafiku në qendër të kryeqytetit dhe kudo tjetër e po kështu dhe ngritja e strukturave të posacme të mbrojtjes së konsumatorit, një prioritet i shpallur tashmë e për të cilin po hidhen hapa konkret me të cilat opinioni do të njihet edhe në javët e ardhshme.

    Zëri i Amerikës: Çfarë do të ndodhë me administratën? Në Shqipëri është bërë thuajse e modës që administrate ndryshon kur ndryshon drejtuesi. Kjo ndodh edhe kur ndryshon një ministër i së njëjtës forcë politike, jo më kur ka ndryshime të kahut politik. Çfarë do të ndodhë me administratën?

    Lulzim Basha: Përqasja që do të karakterizojë veprimtarinë e Bashkisë së TIranës do të ndihet edhe te administrata. Qyteti i Tiranës përfaqësohet nga një shumëllojshmëri individësh, forcash politike, shtresash shoqërore dhe ky përfaqësim i shumëllojshëm do të vazhdojë të ekzistojë e do të forcohet edhe më tej. Nuk do të ketë asnjë spastrim politik, nuk do të ketë asnjë element të sjelljes që do të vazhdojë kulturën e konfliktit politik. Në prioritetin tim parësor, që është nxjerrja e Bashkisë jashtë konfliktit politik unë nënkuptoj dhe ritheksoj nevojën për të punuar së bashku me të gjithë kapacitetet e mundshme këtu në administratë por edhe në qytet. E në këtë kuadër përsëris ftesën vecanërisht për minorancën në Këshill, PS dhe aleatët e saj që të punojmë së bashku në Këshill por po kështu përsëris ftesën për të gjithë ata, pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht se nga vijnë idetë qoftë dhe nga PS, që të bashkëpunojmë. Kjo zyrë, zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kjo Bashkia është e hapur për çdo kontribut, nga çdo forcë politike sepse qyteti nuk i përket një partie politike, as edhe një koalicioni, qoftë ky koalicioni fitues në zgjedhjet e 8 majit, i përket të gjitha forcave politike, siç i përket të gjithë qytetarëve të Tiranës.

    Zëri i Amerikës: A ngjan kjo më tepër si një shprehje e vullnetit të mirë? Sepse ju nga të gjitha krahët jeni të mbrojtur. Qeveria është e së njejtës forcë politike, keni shumicën e Këshillit bashkiak. Apo mos është një farë detyrimi për shkak se ju votuat me një rezultat shumë të ngushtë. Gjysma e qytetarëve nuk votuan për ju, madje shkojnë më tej dhe mendojnë se ju nuk e fituat ndershmërisht këtë mandat…

    Lulzim Basha: Natyrisht që rezultati i zgjedhjeve të 8 majit ishte një test për demokracinë shqiptare, një test i kaluar me sukses. Zgjedhjet u konsideruan si transparente dhe konkurruese nga organizatat ndërkombëtare, dhe ne tani presim vlerësimin e OSBE/ODIHR. Por tani ka ardhur koha të lëvizim përtej zgjedhjeve dhe të bëjmë realitet atë që kemi thënë gjatë gjithë fushatës, bashkëpunimin qytetar për hir të qytetit, vënien e interesit të qytetit dhe qytetarëve para axhendës politik. Dhe unë jam i vendosur për këtë sepse ajo që kam thënë nuk ka qenë një slogan olitik, nuk ka qenë fushatë politike. Por është nje koncept tek i cili unë besoj fort, te bashkëqeverisje, të gjithëpërfshirja. Dhe ky është vullneti që unë po shpreh sot. Bashkë me këtë vullnet po bëj gati dhe mekanizmat që kjo të kthehet në një metodë pune dhe jo më në një risi, por që të kthehet në një metodë pune në Bashkinë e Tiranës.

    Zëri i Amerikës: Si u ndjetë kur Bashkimi Europian, baronesha Ashton dhe komisioneri për zgjerimin Fyle thanë se “zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira”?

    Lulzim Basha: Unë mendoj se tensioni i shkaktuar pas zgjedhjeve si dhe mungesa e dakortësisë përsa i përket cështjeve që për mua janë qartësisht të sanksionuara në Kushtetutë siç është leximi i cdo vote dhe dëgjimi I zërit të cdo qytetari, nuk është se nuk lanë efekt dhe kjo u reflektua edhe në disa vlerësime. Por gjithashtu dua të rikujtoj edhe vlerësimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit europian, si organi më i lartë i BE i cili vlerësoi se zgjedhjet ishin transparente dhe konkurruese. Mësimi që duhet nxjerrë është natyrisht përmirësimi i kodit, për të cilin mazhoranca ka shprehur vullnetin para këtyre zgjedhjeve dhe pas tyre. Por këtop janë cështje të politikës qëndrore. Për mua për Bashkinë e Tiranës, zgjedhjet kanë përfunduar dhe ka ardhur koha të lëvizim përpara, në punët e mëdha që na presim, në realizimin e axhendës shumë ambicioze, gjithë në funksion të nevojës, problemeve të shumta të qytetarëve të Tiranës, por edhe planeve afatgjatë të zhvillimit.

    Zëri i Amerikës: Le të kalojmë në diçka konkrete zoti Basha. Ju thatë se do të lëvizni me shpejtësi për planin urbanistik të Tiranës. Ndërkohë në këtë periudhë tranzicioni dy mujor të procesit zgjedhor është vënë re një fenomen, rishfaqja e ndërtimeve pa leje. Si do të veproni?

    Lulzim Basha: Zhvillimi i planit të ri urbanistik ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse është premtuar për një kohë shumë të gjatë dhe nuk është bërë, duke lënë pasoja të panegociueshme në qytet. Natyrisht ne do të përpiqemi me planin e ri që t’i minimizojmë pasojat. Por ç’është më e rëndësishme do të përpiqemi të shikojmë larg. Dhe duke parë larg do të vendosim standartin europian të krijimit dhe zgjerimit të hapësirave publike e të gjelbërt dhe përpirjes së saj për interesa afatshkurtër. Gjithshka që bie ndesh me këtë është e papranueshme dhe në këtë kuadër zbatimi i ligjit me rigorozitet të plotë është objektiv kryesor i Bashkisë dhe strukturave të posaçme të Bashkisë.

    Zëri i Amerikës: Ju a keni patur sinjale për këto ndërtime pa leje?

    Lulzim Basha: Po bëhet një evidentim i plotë i situatës dhe ju garantoj dhe një herë se strukturat e posacme të bashkisë së Tiranës në bashkëpunim edhe me strukturat dhe institucionet e tjera përgjegjëse në vend do të zbatojnë ligjin me rigorozitet të plotë. Ky është qëndrimi im dhe ky është vendimi që i është komunikuar edhe strukturave përkatëse tashme.

    Zëri i Amerikës: Zoti Basha, edhe një pyetje të fundit. Eshtë rihapur debati për çështjen e Piramidës. Mbaj mend që gjatë fushatës zgjedhore ju u pyetët për këtë dhe dhatë një përgjigje disi ambigue, duke lënë hapësira për shumë interpretime. Keni marrë së fundi dhe një peticion të firmosur nga disa mijëra qyetarë të Tiranës. Gjatë fushatës ju keni thënë se do të dëgjoni zërin e çdo qytetari dhe se nuk do të ngurroni edhe të përballeni me qeverinë nëse interesat shkojnë në të kundërt me ato të qytetit të Tiranës. A është ky rasti për ta mbajtur këtë premtim?

    Lulzim Basha: Bashkia është e hapur për të dëgjuar zërin e çdo qytetari dhe Bashkia ka marrë në dorëzim një peticion nga një numër qytetarësh të cilët besojnë se Piramida nuk duhet të shëmbet. Unë kam thënë gjatë fushatës se nuk jam nevojshmërisht për shembjen e e Piramidës por jam domosdoshmërisht për ndërtimin e një parlamenti të ri i cili i bën nder kryeqytetit dhe qytetit të Tiranës. Diskutimi ka lëvizur që nga ai moment sepse parlamenti ka kalur ligjin dhe Bashkia si çdo institucion i këtij vendi i përmbahet shtetit ligjor. Por ajo që mund t’ju them është përsëri, se ne do të shërbejmë me devotshmëri duke dëgjuar zërin e cdo qytetari e në këtë kuadër cdo cështje që ka të bëjë me interesin qytetar, me interesin e prekshëm të banorëve të Tiranës dhe jo me luftën politike, qoftë kjo e hapur apo e maskuar, është në krye të axhendës së Bashkisë së Tiranës dhe në axhendën time si kryebashkiak.

    Albpress
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •