Gjoni: Po ngrihen mure ndarėse mes tre besimeve fetare
Denis Dedej
Pėr kreun e grupit pėr programin mbi rendin dhe sigurinė, Ilir Gjoni, rreziku mė i madh qė i kanoset Shqipėrisė ėshtė pėrēarja e popullsisė dhe mungesa e kohezionit social. Janė thelluar ndarjet veri-jug; Po punohet pėr ngritjen e mureve ndarėse mes tre besimeve kryesore fetare. Disa prej tyre po tentohet tė vihen nėn kontrollin e rrymave ekstremiste; dhe ēėshtė mė e keqja, shoqėria e ndarė nė pėrkrahės tė partive politike i ka kapėrcyer kufijtė dhe caqet e funksionimit demokratik dhe po bėhet gjithnjė e mė evidente ndarja armiqėsore dhe urrejtja mes pėrkrahėsve tė njėrės apo tjetrės forcė politike, shprehu shqetėsimin Ilir Gjoni. Deputeti i Partisė Socialiste, njėherėsh nėnkryetar i Komisionit tė Sigurisė vlerėsoi se rreziku tjetėr ėshtė kėrcėnimi real ndaj integritetit tė kufijve tė Shqipėrisė. Pėr zyrtarin socialist njė tjetėr rrezik pėr vendin ėshtė dhe zhdukja artificiale tė vetė kompaktėsisė etnike qė po tentohet tė realizohet pėrmes politikave klienteliste e nė dėm tė interesave kombėtare tė ndjekura nga elemente politikė me influencė dhe veprimtarisė sė pareshtur tė agjenturave tė huaja.
shekulli
Krijoni Kontakt