Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22

    Flet shkrimtarja dhe ish-gazetarja e RTSH, Kozeta Mamaqi

    INTERVISTA/ Flet shkrimtarja dhe ish-gazetarja e RTSH, Kozeta Mamaqi

    E veēanta e tė veēantave si gazetare radiojeje, ngjarja e ambasadave

    Albert ZHOLI

    Njė grua energjike, por e butė, e ndjeshme, sa duket sikur nxjerr ėmbėlsi nga goja kur flet. E shoqėruar, por dhe shumė punėtore. Vitet e pensionit i kalon mes fletoreve duke shkruar tregime dhe skica. Ka botuar tre vėllime me tregime dhe niveli i krijimtarisė ėshtė gjithnjė nė rritje. Por ajo s’e harron kurrė profesionin e gazetares. Pėr tė gazetaria ėshtė njė profesion i bukur, inteligjent, por qė kėrkon shumė punė, kohė dhe pėrgatitje. Pa kėto cilėsi s’mund tė bėhesh gazetare e mirė, thotė Kozeta. Njė ndėr emisionet e saj mė tė bukur ka qenė lufta nė Kosovė. Pėr tė ka shumė ngjarje qė kur i tregon tė rrėqeth mishin.
    Si do ta cilėsonit punėn e gazetarit?
    Puna e gazetarit nė radio dhe nė terren, ėshtė pėrgjegjėsi e madhe dhe shėrbim i devotshėm ndaj publikut.
    Kur keni ardhur nė Radio- Tirana?
    Erdha nė radio pas njė pėrvoje tė kahershme nė shtypin e shkruar dhe pas njė periudhe pauze nė kėtė fushė, ishin plot 17 vite pune nė prodhim, nga tė cilat 11 vite nė bujqėsi, gati 5 vite nė rrobaqepėsi dhe njė viti nė arsim. Puna nė radio ishte shumė e bukur.
    Ēfarė realizuat pėr herė tė parė nė Radio-Tirana?
    Shėrbimi i parė ishte njė portret pėr artisten e madhe Jorgjia Truja. U takova me tė. Folėm gjatė. Mora shėnime pafund. Nuk kisha magnetofonin ende dhe portretin e ilustrova me kėngėt e saj, me zėrin e saj e mrekullueshėm. M’u duk qė doli mirė.
    Atėherė, jo tė gjithė gazetarėt ishin tė pajisur me magnetofon?
    Jo, nuk kishin tė gjithė gazetarėt magnetofon. Punonin edhe dy apo tre prej tyre me tė njėjtin mjet. Drejtori i Radios sė Jashtme nė atė kohė ishte Thimi Nika, i cili mė dha mundėsinė tė kisha magnetofonin tim, njė “Sony” i ri fare. O Zot, sa u gėzova! E mbaj mend shumė mirė, qė me tė nė dorė, shkova te Nandi, tekniku mė i mirė i radios, i cili mė dha me dashamirėsi udhėzimet pėr pėrdorimin e magnetofonit. Dhe sa i ndryshėm ishte nga magnetofoni i shumė rėndė i Feruze Bajos, tė cilin apo njė tė atillė e pėrdorte kolegu im, Pjerin Nika.
    Ēfarė ndjesish ju ka dhėnė puna nė radio?
    Puna ka qenė pėr mua njė nga gjėrat mė tė bukura nė jetė. Ajo, ndonėse mė ka munduar, mė ka dhėnė shumė kėnaqėsi, mė ka dhėnė sadisfaksion, mė ka dhėnė energji pozitive pėr tė pėrballuar tė vijueshmen, qė rridhte pėrmes orėve, ditėve, javėve, muajve, apo viteve nė gazetari. Ėshtė punė e lodhshme puna e gazetarit, sepse tė duhet tė pėrgatitesh para se tė nisesh pėr tė bėrė njė reportazh, apo njė intervistė, apo njė portret, etj., etj.. Nuk mund ta bėsh si duhet njė material publicistik, nėse nuk ke shfletuar mė parė pėr atė qė do tė pasqyrosh, pa shfletuar pėr problemin nė fjalė, pa pyetur njerėz tė ndryshėm apo miq tė “ X” apo “ Y” personi, kur ke pėr tė pėrgatitur njė portret apo tė bėsh njė intervistė me tė. Nuk mund tė shkosh, bie fjala, nė Institutin e gjuhėsisė dhe letėrsisė, tė kėrkosh njė intervistė me titullarin e t’i thuash atij: “E di ē’bėn ti? Mė mirė bėji vetė pyetjet e vetė pėrgjigjet, se unė s’di ē’pyetje tė tė bėj” etj., etj.. Ky nuk ėshtė seriozitet, nuk mund tė jetė pasion pėr profesionin qė ke zgjedhur, si rrjedhojė …, kot qė i je futur asaj pune, do tė thosha unė.
    Ju si shkonit pėr tė bėrė intervistėn apo portretin?
    Jam pėrpjekur nė punėn time tė shkoj e pėrgatitur atje ku do tė bėja njė material pėr nė radio, apo edhe pėr nė shtyp. Jam pėrpjekur, qė mbasi jam takuar me personin pėr tė cilin do tė shkruaja, ta paraqisja risinė e tij apo tė saj nė fushėn pėrkatėse me vėrtetėsi. Kjo ka qenė arsyeja, qe gjatė gjithė karrierės sime si gazetare, nuk mbaj mend asnjė reklamim tė punės nga ana e publikut.
    Kė emision do tė veēoje nga emisionet tuaja?
    Nė radio kam patur njė rubrikė pėr gratė. Mikrofoni im solli nė valėt e radio- Tiranės zėrin e tyre, solli pėrvojat dhe eksperiencat e tyre, sukseset dhe arritjet. Solli edhe brengat e pishmanllėqet, solli edhe ėndrrat pėr tė ardhmen. Dhe sa shumė ishin ato. Mė kėrkonin edhe t’ua hidhja ato materiale nėpėr shirita magnetofoni, qė t’i kishin kujtim. Dhe kurrė nuk pėrtova . Ato biseda tė ēlirėta, ilustruar edhe me muzikė tė zgjedhur, pėr tė cilat pata bashkėpunuar me sektorin e muzikės, ua mbushnin shpirtin me gėzim. Dhe pas tyre , a kishte gjė mė tė bukur pėr mua se sa tė merrja falėnderime e tė puthura, qė gratė t’i jepnin me shpirt? A ka ēmim mė me vlerė, qė tė jep kėnaqėsi e stimul qė tė vijosh tė punosh pa u lodhur pėr to, pėr publikun nė pėrgjithėsi?
    Ndonjė moment tjetėr do tė veēoje?
    Po! Koha e luftės nė Kosovė ka qenė njė pėrvojė e jashtėzakonshme pėr mua. Njerėz qė kishin rrugėtuar gjatė e kishin lėnė shtėpitė, qė ishin shpėrndarė e kėrkonin njeri-tjetrin...qė tregonin nė mikrofon heqjet e dhimbjen e tyre ...Abdyl Krasniqit i kishin vrarė vajzėn dhe dhėndrin nė luftė dhe ai, pas intervistės qė bėri me mua dhe qė e dėgjoi nė radio, mė telefonoi e mė tha: “ Faleminderit. Isha i vdekur, ti mė ringjalle”. Nuk i kam harruar ato fjalė. Nėpėr kampet e tė ardhurve nė Tiranė, apo nė Durrės, apo nė familje tė ndryshme ku ata u strehuan nė ato kohė, kam shkuar me mikrofon nė dorė dhe kam sjellė pėr publikun fjalėn e tyre, heqjet e tyre, por edhe besimin e tyre. Te Xhoshua Sentėr kam takuar gra tė dhunuara, qė rrinin shtrirė dhe nuk nxirrnin zė, tė mpira, tė humbura...pa fjalė. Atje kam parė edhe njė njeri , tė cilin nuk do tė mund ta harroj. Kishte qenė inxhinier, por serbėt e kishin detyruar, me automatik nė kokė, qė tė minonte Kosovėn, atdheun e tij, Kosovėn e dashur … E kish bėrė atė gjė, ndaj nuk u pėrgjigjej pyetjeve qė i bėja, por vetėm mė ofronte paqetėn me duhan , ndonėse disa herė i thashė qė nuk e pija duhanin. Ai pėrsėri tė ofronte duhan, vetėm kaq… E kishte ēmendur e keqja…Gjithė kėta personazhe, qė rastėsia apo dhe tė kėrkuarit , hyjnė nė jetėn e gazetarit, mbeten brenda tij me dhimbjen e provuar.
    Pas 17 vjetėsh ju u rikthyet nga prodhimi nė Radio?
    Kur fillova punė nė radio ishte fundi i vitit 1991. Kishte ndodhur ngjarja e ambasadave, kishin ndodhur eksodet . Nėna, motra, prindėr, gjyshėr, familje qė u tronditėn. Dikujt i iku djali, dikujt vajza, motra, vėllai etj. etj. Mikrofoni im, nė atė kohė, falė departamentit tė bashkatdhetarėve ku punoja , shkoi nė sa e sa familje, nė Tiranė, Durrės, Shkodėr, Vlorė, kudo, pėrfshiu gjithė Shqipėrinė, sepse e madhe ish tronditja. Kish pėrfshirė gjithė vendin. Kam bėrė reportazhe pafund. Zėrat e nėnave, baballarėve, tė pjesėtarėve tė tjerė, qė kishin mbetur e qė flisnin nė mikrofon pėr jetėn e tyre, pėr mallin pėr tė munguarit, bijtė e tyre...Radioja shpėrndante valėt anembanė botės dhe mblidhte, gjithashtu, emocionet pranė departamentit. Emigrantėt pranė radiove ndiqnin emisionin e tyre. Dėgjonin, pėrpinin ēdo informacion prej atdheut, mallėngjeheshin me bisedat e organizuara nėpėr familjet e tyre dhe vraponin pėr tė komunikuar me ne. Ēdo ditė, nė departament vinin pafund kartolina, letra. Njė komunikim i vazhdueshėm dhe i gjallė mes tyre e familjeve me ndėrmjetėsinė e radios, ku kontribut kishin tė gjithė gazetarėt, qė punonin atje. A ka gjė mė tė bukur se sa kur krijon ura lidhjeje tė tilla, urra lidhjeje tė dashurisė mes njerėzve. A ka pra punė mė tė bukur se sa ajo e gazetarit? Ėshtė pėrgjegjėsi e madhe dhe njėkohėsisht tė jep mundėsinė tė provosh ēaste tė lumtura, emocione tė forta.
    Keni shkuar nė Kosovė?
    Fill pas lufte, shkova nė Kosovė. Edhe sot pėrjetoj emocione me mornica nė trup me ndjesinė e lirisė qė preka nė Prizren, nė Krushė, nė Prishtinė, nė Pejė. “Aventura e lirisė” i pat dehur tė gjithė atje. Nuk kishte gjė mė tė madhėrishme se sa tė ndjeje nė sytė e tyre ,nė qenien e tė gjithėve etjen pėr lirinė e munguar, dashurinė pa kufij pėr tokėn, mėmėdheun, Kosovėn, Shqipėrinė. Tė rinj e tė reja , tė moshuar, gra e burra , fėmijė, tė gjithė, tė gjithė, me flamuj mbi makina duke shėtitur nėpėr rrugėt e vendbanimeve. Flamuj nė ēdo shtėpi. Nė ēdo vatėr flitej pėr lirinė. Ishe tema e ditės. Ishte arritja mė e shumėpritur, ndaj nuk tuteshin as burrat tek derdhnin lot. Ishin lot gėzimi.
    Sa shumė foli mikrofoni im nė ato ditė! Sa emocione shpėrndau ai anembanė Botės, te ēdo familje shqiptare! Sa gėzim, por edhe dhimbje, sa shpresė se Kosova do tė bėhej.
    Ēfarė duhet ta karakterizojė njė gazetar?
    Nga pėrvoja ime do desha tė theksoja qė, nėse nė gazetari je vetvetja, sjell tė vėrtetėn, shkruan me dashuri dhe mirėsi pėr njerėzit, ke respekt e seriozitet pėr profesionin dhe pėrpiqesh ta perfeksionosh atė me studim, me siguri do t’i arrish frytet dhe do tė marrėsh kėnaqėsinė qė tė jep puna.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22
    Kozeta Mamaqi me librn "Loja me telefona"

    Nё vend tё parathёnies

    Isha duke zbritur shkallёt e R.T.SH., ku punoja. Do tё kthehesha nё shtёpi, pas njё pune intensive, qё pata patur atё ditё. Te porta, ku rrinte polici, nje djalё i rritur, trupmadh po hahej me dy kolege tё mijat. Mё duhej tё kaloja midis asaj zallomahije.
    - Ju pranoni intervista vetёm nga artistёt me emёr? Po ne, tё rinjve, kush do tё na promovojё? Ja ku i kam interpretimet...-ai fliste me zё tё lartё dhe tundte njё disk qё mbante nё dorё.
    Kёmbёngulja e tij, shoqёruar me njё shkodranishte tingёlluese, mё bёnё pёrshtypje. Iu afrova. I preka lehtё krahun dhe i thashё:
    - Hajde me mua, ta bёjmё sё bashku intervistёn.
    U qetёsua. U ngjitёm nё katin e katёrt, te zyra ime. Ai zuri vend nё njё karrige e filloi tё mё fliste pёr veten. Kishte mbaruar Konservatorin nё degёn e kantos. Kishte ekperienca kёtu, por edhe nё Rumani. Aktualisht vijonte tё studionte e te debutonte nё Spanjё. Sё bashku dёgjuam dhe interpretime tё tij. Mё pёlqeu. Ishte i talentuar.
    Intervista u bё. U ilustrua edhe me muzikё nga interpretimet e tij dhe u transmetua. Djali shkodran, me sy tё kaltёrt, e kishte dёgjuar dhe ishte i kёnaqur tanimё. U kthye nё radio pёr tё mё falenderuar. I dhurova kasetёn e transmetuar dhe gjeta kohё tё pija njё kafe me tё. Ai nuk mё njihte e nuk dinte asgjё pёr mua. Mё kishte mёsuar vetёm emrin. Hymё nё muhabet. Ai mё fliste plot pasion pёr pёrpjekjet e tij. Mbaj mend, qё mё foli plot respekt pёr tё ёmёn, pёr ndikimin pozitiv tё saj nё arritjet e tij.
    Unё, porsa isha bёrё gjyshe pёr herё tё dytё dhe fillova t’i flisja pёr nipin...Flisja gjithё pasion. Kush e ka provuar, e di. Po flisja pёr Glaukun, kur pashё qё fytyra e tij ndriēoi , sytё i qeshёn...pёrplasi duart si fёmijёt kur gёzohen dhe mё tha:
    - Oh Zot!- dhe unё qё tё dija beqare dhe thosha...sa keq ...qё ky njeri...Oh Zot!- tё lutem mё lejo tё tё pёrqafoj...ti qenke gjyshe. Sa bukur!
    Ai pёrqafim mё ka mbetur nё mendje, sepse ishte pёr mёmёsinё, ishte pёr gjyshёsinё. Djaloshi i talentuar kёndon sot nё skenat botёrore, ndёrsa unё jam bёrё katёr herё gjyshe.
    *
    * *


    - Jam me fat.
    - Pse?
    - U rrita me gjyshe.
    - Jam pёrsёri me fat.
    - Pse?
    - U bёra gjyshe.
    Rrofshin gjyshet kudo janё!
    Sa i ngrohtё prehёri i tyre!
    Sa e ёmbёl fjala qё thonё!
    Sa ledhatime e nanuritje,
    Pёrralla pafund,
    Por edhe kёshilla tё vlefshme.


    Kёtё libёr ua kushtoj: tё shtrenjtave, gjysheve tё mija.

    Ato nuk vajtёn kurrё nё kopёsht. Njera kishte lindur mё 1900, kurse tjetra mё 1908. Nёna ime pat lindur mё 1926. As ajo nuk shkoi kurrё nё kopёsht. Mё pati thёnё qё pinte qumёsht direkt nga gjiri i lopёs qё kishin nё shtёpi. Po, a kishin patur lodra ato kur patёn qenё tё vogla? Me siguri. Kanё qenё ato kukullat qё na bёnin edhe ne ndonjёherё, ato qё i sajonin vetё me shkopinj dhe lecka. Edhe topat ua bёnin gjyshet e tyre me lecka. Lecka tё ngjeshura, te cilat i mbёshtillnin me njё leckё tjetёr pёr t’i dhёnё formёn e rrumbullakёt. Ato luanin rreth shtёpive, oborreve e kopshteve tё tyre, se nё ato kohё kishin tё gjithё prona.
    Unё, po, unё kam qenё nё kopёsht. Kopёshti im ka qenё nё kёrthizё tё Tiranёs. Ka qenё mё i bukuri kopёsht nё atё kohё. Ishte viti 1951… Por…, mbaj mend , qё njё mёngjes , kur mami po mё ēonte atje, gjatё rrugёs, fare afёr kopёshtit, pashё mbi njё shtyllё njё njeri prej vёrteti, tё lidhur me litar te qafa. U tmerrova aq, sa ajo pamje mё shfaqet sa herё kaloj nga ajo rrugё. Ishin kohё tё kёqija.
    Edhe djemtё e mij kanё qenё nё kopёsht. Ata mёsonin shumё vjersha e kёngё pёr partinё. Ishte koha e gёnjeshtrave. Njerёzit gёnjenin veten, por gёnjenin dhe tё tjerёt. Gёnjeshtra s’pushonte, si telefoni i prishur. Ajo zgjati shumё. Ishte kohё e trishtuar. Fёmijёt, qё nuk kishin gjyshe, rrinin me ēelёs nё qafё.
    Nipёrit e mij kanё shkuar nё kopёsht, gjithashtu, por nё kohёn e ndryshimeve tё mёdha. Kopёshte tё bukur, me dritё e hapёsirё, me lodra nga mё tё ndryshmet.
    Ah, fёmijёt sot, sa me fat janё, sa mundёsira kanё, sa tё lumtur ndihen! Rrofshin fёmijёt, kudo janё! Janё kuptimi i jetёs, janё vijushmёria e saj.



    Nevoja e fjalёs

    Edhe pse isha mёsuar me vetminё, atё ditё, nuk po e durroja dot. Mё ishte bёrё si persekutori im. As televizori, as radioja, as libri, qё kisha nё dorё, jo, jo, s’mundesha. Ishin momente tё zymtё, tё llahtarshёm, qё po mё mbysnin…Isha krejt vetёm, nё kuzhinё. Djali im, i vogli, po flinte nё dhomёn e gjumit, nё krevatin tim, i cili i pёlqente mё shumё se ai i tiji. Iu afrova. Nё qetёsinё e tij tё pafajshme, druaja ta prekja, por kisha aq shumё nevojё pёr fjalёn, aq shumё nevojё... Mbi ballin e bardhё, nёn flokёt e verdhё kaēurrela, bulёza tё vogla djerse, qё shkёlqenin. Ia fshiva lehtё ato dhe, me dёshirёn pёr fjalёn, afrova gojёn te veshi i tij:
    - Ēfarё tё ka mami ty?- e pyeta.
    - Shpirt, xhan, zemёr, llokume, trandafil...vijonte tё fliste pёrgjumёsh...
    U ndjeva ēastёsisht e lumtur.



    O ma, por unё dua tё rri me tё dy...

    Djali ishte nё klasёn e parё fillore, ende i vogёl, por duket diēka merrte vesh, sepse edhe nё jetёn e tij po provonte ndryshime. Gjyshen me gjyshin nuk po i shikonte mё. Ata kishin ikur. I kishin internuar ( i vogli, asqё e kuptonte atё fjalё). Nё vend tё kujdesit qё kish ndjerё, i ishte varur njё ēelёs nё qafё e kishte filluar t’i shёrbente vetes. Ishte e rёndё kjo pёr njё fёmijё, gjer atёhere i rrethuar nga kujdesi dhe pёrkёdheljet e tё gjithёve. Madje, ai fёmijё po vinte re, qё kohёt e fundit, edhe i ati po i mungonte gjithnjё e mё shumё. Pyeste, por pёrgjigjet nuk e kishin kёnaqur. Me siguri, nuk i pёlqente ky ndryshim. Pёrse babi nuk vinte mё nё shtёpi? Pёrse nuk i shikonte si mё parё gjyshen, gjyshin, tezet e dajёn, pse? Ē’po ndodhte? Ai, asgjё s’po merrte vesh. Vetёm ndjente se diēka e keqe po ndodhte. Mamaja nuk i tregonte mё pёrralla, nuk ia kёndonte mё ato kёngёt pёr fёmijё, qё i pёlqenin atij, nuk luante mё me tё. Vetёm heshtёte dhe e kёshillonte tё rrinte urtё e tё bёhej djalё i mirё. As shoqet e saj nuk trokisnin mё nё derё. As kushurinjtё e kushurirat nuk dukeshin mё.
    Ishte mbasdite. Nё shtёpi vetёm ata tё dy, djali dhe mamaja. Ajo, ulur nё minder me veten dhe mendimet. Me krahёt mbёrthyer nё gjoks, kushedi ku kish humbur…kur i biri iu hodh nё prehёr, duke ia zbёrthyer krahёt dhe duke e pёrqafuar:
    - Mami, mos u mёrzit, unё do tё bёhem djalё i mirё- me dorёn e vogёl e tё tultё, tё butё si mёndafshi, ai pёrkёdhelte fytyrёn, gati tё pangjyrё tё saj, por qё atij , ndofta i dukej mё e bukura.
    Kur mamaja vuri buzёn nё gaz nga ai mbёrthim dashurie, Ardi, qё e kishte dёshiruar aq shumё atё fytyrё tё gёzuar, guxoi ta shfaqte brengёn e tij : - O ma, po unё dua tё rrij me tё dy.



    Loja me telefonin

    E dielё. Kohё e keqe. Shi. Edhe mё shumё ndikonte nё trishtimin tim nё ato kohё tё vёshtira pёr mua. Pёr njerёzit ishim armiq, etj., sepse kёshtu kishte thёnё ai, monstra qё kishte nё dorё gjithshka, madje edhe jetёn e tyre, ndaj porta jonё nuk trokiste mё. Ishte sikur tё kishim kolerёn. Edhe babai kishte ikur pёrgjithmonё. Nё shtёpi kishim mbetur vetёm unё dhe fёmijёt, por, atё ditё , edhe djali i madh mungonte, se e kishte marё njё tezja e tё atit, qё banonte larg Tiranёs. I vogli, qё ende s’i kish bёrё tre vjeē, po luante me kubat formues, vetёm. Druante tё mё ftonte pёr tё luajtur sёbashku, sepse e ndjente, qё asgjё nuk funksiononte si mё parё nё familje. I formoi e i stёrformoi tё gjashtё figurat e kubave. Duket u mёrzit dhe i vendosi nё kuti kubat. E la mёnjanё atё lodёr dhe mori njё tjetёr. Ishte telefoni i gjelbёrt. Filloi tё lozte me tё. Pёr tё mos u ndjerё vetёm, improvizoi njё bisedё me tё vёllanё.
    Mё tёrhoqi ajo lodёr dhe po e ndiqja .
    - Alo, Ardi si je? Unё loza me kubat, por sa do desha tё ishe edhe ti kёtu, qё tё loznim bashkё! Hajde sa mё shpejt, se mё ka marё shumё malli pёr ty! Edhe mamin e ka marё malli shumё, ja foli vetё- tha, dhe mё la nё dorё telefonin lodёr.Vrapoi dhe u fsheh prapa perdes. Qё andej filloi tё fliste:
    - Alo, mami, jam Ardi. Mos u mёrzit, nesёr do tё vij dhe do tё tё puth fort.
    - Mirёardhsh shpirt! - u pёrgjigja unё-.
    I vogli kish mundur tё mё bёnte shok nё lodra. Doli nga mbrapa perdes, m’u hodh nё qafё e mё tha:
    - Ja , erdha!


    Me ēelёs nё qafё

    Edhe sot e kujtoj me shumё dhimbje ditёn kur u detyrova t’i varja djalit nё qafё ēelsin e shtёpisё, sepse shkollёn e kishte mbasdite. Unё s’e gjeja nё shtёpi. Kthehej pak mё vonё nga shkolla. Ishte nё klasёn e dytё fillore. Fetat e bukёs, qё ia lija mbi tavolinё, i gjeja tё paprekura. Njё mbasdite u vonua mё shumё se herёt e tjera. U merakosa. E kёrkova pёrreth dhe e gjeta te fusha e stёrvitjes, te stadiumi “ Dinamo”. Ishte brenda nё fushёn e stёrvitjes, ku, njё nga futbollistёt, duket pёr t’i bёrё qejfin , po i jepte ca pasa. E thirra dhe ia bёra me dorё, qё tё vijonte tё luante se do ta prisja. U kthyem nё shtёpi bashkё dhe rrugёs mё tregoi:
    - Mami, unё nuk tё kam thёnё njё gjё...
    - Ēfarё?- pyeta e shqetёsuar.
    - Berti ishte me ca kalamaj dhe mё thirri. Unё shkova dhe... a e di se ēfarё mё bёri?
    - Hё – i thashё- mё trego.
    - Mё tha, vijoi, “ thuaj qё je me partinё!”. Nuk e kuptova se, pёrse mё thirri mua , qё t’ia thosha ato fjalё, kur kishte plot fёmijё tё tjerё rreth tij.
    - Vazhdo...-insistova , duke dashur tё dija gjer nё fund.
    - Pastaj, pёrsёri mё thoshte : “ thuaj qё je me partinё…se e di se ē’tё bёj o... ai mё tha gjithato fjalё tё pista pastaj...
    - Po ti, ē’bёre?
    - Jam me partinё!- i thashё unё pastaj, kurse ai mё tha:
    - Ik, pirdhu tani!
    - Mё erdhi shumё inat, se kalamajtё e tjerё filluan tё qeshnin. Mё vinte ta gjuaja me gurё, por kisha frikё se ai ёshtё mё i forti i lagjes, kёshtu thonё tё gjithё ēunat.
    - Po ai ёshtё sa dyfishi yt nё moshё more bir, mos u mёrzit se do tё shkoj t’i them unё mamasё sё tij, qё mos tё tё ngacmojё mё.-.
    Njё lёmsh mё ishte mbledhur nё grykё, por edhe nё shpirt. Isha pa forcё. Ishte koha, kur moralin pёr tё gjithё e diktonte partia.


    Kampi me gjemba i Tepelenёs

    Kampi i Tepelenёs ka qenё nga mё tё egrit. Atje njerёzit ishin tё rrethuar me tela me gjemba. Prindёrit shkonin ēdo ditё nё punё. Ata niseshin nga barakat, qё luanin rolin e shtёpive e i ngjiteshin malit pёrpjetё. Prisnin dru, i ngarkonin nё kurriz dhe i zbrisnin poshtё nё kamp. Ēdo ditё kjo punё. Ēdo ditё me orare tё stёrzgjatur. Ēdo ditё tё lodhur e tё raskapitur. Nёnat, veē kёtyre punёve jashtё, kishin edhe punёt brenda, rritjen e fёmijёve nё njё jetё me varfёri tё tejskajёshme. Fёmijёt, qё kishin moshёn e shkollёs, shkonin nё rresht gjer nё Tepelenё, nё qytet, pёr ta frekuentuar atё. Ishte goxha larg pёr trupat e tyre tё dobёt e tё pangopur, goxha larg. Shkonin ēdo mёngjes e ktheheshin nga dreka.
    Ariana ishte nё klasёn e tretё tё fillores, ndёrsa Zefi, i vёllai ishte nё klasёn e pestё. Shkonin e ktheheshin sёbashku. Ariana ishte nё njё bankё me njё vajzё nga qyteti i Tepelenёs, tё cilёn e donte fort. Ajo quhej Teuta. Ishin, tё dyja, nxёnёse tё mira nё mёsime. Nё ato kohё, shkollat, nё dimёr, s’ёshtё se ngroheshin, edhe pse sobat prej llamarine ishin nёpёr klasa. Fёmijёt, aq mё tepёr, nё Tepelenёn e erёrave tё forta, mёrdhinin nёpёr klasa. Njё ditё bёnte shumё ftohtё. Teuta, nё pushimin mes orёve tё mёsimit, duke kёrcitur dhёmbёt i tha Arianёs:
    - A ke ftohtё?
    - Po.- u pёrgjigj ajo.
    - Unё kam shumё ftohtё.- tha Teuta, duke ngrohur duart me avullin e frymёs, qё nxirrte nga goja- Mirё duarve, se po i ngroh disi, po kёmbёve ē’tu bёj?- vijoi tё thoshte dhe filloi tё kёrcente pupthi pёr t’i ngrohur. Hodhi sytё, ashtu kot, nga kёmbёt e shoqes sё saj, qё ishin tё mbuluara me ēorape leshi.
    - A tё mbajnё ngrohtё ēorapet qё ke veshur?- e pyeti.
    - Po.- tha Ariana. I ka punuar mamaja ime me shtiza. Ajo, ēdo mbasdite, pasi kthehet nga puna, merret me shtiza, me punёdore.
    - Unё i kam prej pambuku.- i tha Teuta.- Janё tё holla e nuk t’i ngrohin kёmbёt.
    Ato bёnё edhe ca muhabete tё tjera, gjersa zilja e fillimit tё orёs sё mёsimit ra pёrsёsёri.
    Arianёs i kishte mbetur mendja te ēorapet e ftohta tё shoqes sё saj dhe, porsa e ёma u kthye nё shtёpi nga puna, ajo i tha:
    - Mami, a do tё kesh mundёsi tё bёsh njё palё ēorape leshi pёr shoqen time, Teutёn. Ajo po dridhej nga tё ftohtit sot dhe mё tha se mami i saj nuk di tё punojё me shtiza. Ia blen ēorapet prej pambuku, sepse vetёm nga ato gjen nёpёr kinkaleritё.
    - Po, moj shpirt, t’i bёn mami njё palё ēorape leshi pёr shoqen tёnde.
    Nёna i rregulloi fёmijёt pёr tё ngrёnё dhe, pasi mbaroi dhe ca punё tё tjera, u ul nё minder dhe, si zakonisht, mori pesё shtizat dhe leshin, qё e kishte tjerrё vetё. Mbas tri ditёsh, ēorapet ishin mbaruar. Nёna i kishte mbёshtjellё me njё copё gazete dhe ia kishte futur ēupёs nё trastёn e librave.
    - Mund t’ia japёsh sot shoqes tёnde ēorapet, qё mё kёrkove.
    Ariana iu hodh nёnёs nё qafё:
    - Faleminderit mami, je mё e mira nё botё!
    Nё klasё, ende pa filluar mёsimi, Ariana ia dhuroi ēorapet Teutёs.
    - Mami im i bёri njё palё ēorape pёr ty.- i tha shoqes sё bankёs dhe ia futi ato poshtё saj, qё tё tjerёt tё mos i shikonin.
    - Faleminderit shumё!- i tha Teuta dhe sytё i shkёlqyen nga gёzimi- Tani unё nuk do tё kem mё ftohtё. – qeshi.
    Tё nesёrmen, mami i Teutёs i kishte dhёnё asaj njё kg. miell qё t’ia jepte Arianёs. Ajo, pasi e falenderoi shoqen, e futi qesen e miellit mes librave.
    Nё pёrfundim tё mёsimit, fёmijёt qё do tё ktheheshin nё kampin e Turhanit ishin vёnё nё rresht. Jashtё binte shi dhe ata kishin goxha rrugё pёr tё bёrё gjer atje. Ishin mёsuar, tё vegjёlit, me vёshtirёsi nga mё tё ndryshmet, kёshtuqё nuk iu trembeshin fort shiut, qё i lagte. Pasi dolёn nga qyteti, rruga mes balturinave, gjer nё shtёpi, bёhej mё e vёshtirё. Ata ecnin, me sa mundnin mё shpejt, pёr tё arritur sa mё parё nёpёr shtёpitё baraka, ku do tё gjenin ngrohtёsi dhe diēka pёr tё ngrёnё. Kampi u duk. Ishin bёrё qull nga shiu dhe gati ngrirё nga tё ftohtit, por po arrinin.
    Para portёs, qё pёrbёhej nga dy shtylla betoni, njё tra postblloku dhe njё mbrojtёse pёr rojen, fёmijёt u rreshtuan pёr kontrollin e radhёs. Si ēdo ditё, roja i kampit me gjemba, filloi tё gёrmonte nё ēantat e tyre. Ariana po dridhej nga frika e miellit, qё kishte te ēanta e shkollёs, tё cilin e kish mbrojtur gjatё gjithё rrugёs nёn rrobat e saj tё trupit. Pranё kishte tё vёllanё, Zefin, tё cilit, diē i tha nё vesh.
    - Ēantёn!- i tha roja.
    Ajo ia zgjati.
    - Ku e ke gjetur miellin?
    - Ia dhashё unё.- u hodh Zefi.
    - Po ti, ku e gjete?
    - Ma dha njё shok.
    - Cili shok?
    - Heshtje.
    - Do flasёsh apo jo?
    - Heshtje.
    Roja mori miellin, e futi te kolibja e postbllokut. Fёmijёt i la tё shkonin nёpёr shtёpitё e tyre, ndёrsa Zefin e mbajti aty.
    - Do tregosh apo jo?
    - Heshtje.
    - Fol, po tё them!
    - Heshtje.
    Shiu po shtohej. Po bёhej mё i dendur.
    Roja e mori Zefin dhe e lidhi kokёposhtё te shtylla e derёs sё kampit.
    - Kёtu do tё qёndrosh, gjersa tё tregosh!
    Shiu kishte filluar tё binte si rrebesh. Zefi i vogёl vijonte tё rrinte i lidhur. E ёma u gjend si rrufe te dera e kampit, i kishte thёnё pёr ngjarjen e bija, Ariana.
    - Ku-ku !- thirri dhe iu drejtua rojes:
    - Pash Zotin…ma liro djalin, se ёshtё i vogёl! Shih sa i dobёt ёshtё! Ku i mbahet shpirti...!
    - Zotin tregoja tjetёr kujt e jo mua, o armike e popullit. Nuk do ta zgidh djalin, gjersa tё tregojё se kush ia dha miellin. Dhe ti, ik, zhduku andej nga erdhe, se do tё raportoj edhe pёr ty ...
    Nёna nuk lёvizi. Djali lidhur nё shtyllё. Ai zgjaste duart drejt saj. Nёna zgjaste dorёn dhe shpirtin drejt tij. Mё pas, roja i pashpirt:
    - Qёrrohu!- i tha nёnёs, e cila, shpirtvrarё, u kthye nё shtёpi, ku e prisnin tё vegjёlit e tjerё ( kishte pesё fёmijё Angjelina).
    Zefi i lidhur nё shtyllё. Vetёm. Ai dhe roja. Shiu binte me gjyma. Ai jashtё, lidhur te shtylla. Roja, brenda, nё postbllok.
    Para syve tё Zefit njё pellg i madh. Pikat e shiut ngrinin lart stёrkala tё ujta. Lugetёr, lugetёr, qё lёviznin, ashtu i dukeshin ato Zefit tё vogёl, lidhur kokёposhtё. Nёna, nё heshtje , pёrgjonte nga larg. Pёrgjonte... Pёrgjonte, duke shpresuar qё i pashpirti tё mund t’ia lironte tё voglin e saj. Kishin kaluar nja dy orё, qё nёnёs iu duk kohё e pafund, kur roja iu afrua djalit tё lidhur dhe i foli. E tundi me dore, por nuk mori pёrgjigje. U tremb, ndofta, ndaj e zgidhi. Djali ra mbi pellgaēen, qё e kishte tmerruar nё terr. Mbeti aty. Nuk kishte fuqi tё ngrihej. Roja ktheu kokёn nga kapanonet. Nёna, instiktivisht vrapoi drejt Zefit. E rrёmbeu nё krahё dhe u kthye me vrap.
    - Tё mos guxojё mё!- tha i shpirtkazma.
    Nёna e vendosi djalin pranё zjarrit, qё e kish ushqyer me dru gjatё kohёs nё pritje tё tij, e ndёrroi me tesha tё pastra, e futi nё shtroje. E mbuloi me batanie dhe po priste me ankth. Kur Zefi hapi sytё, asaj i qeshi zemra.
    -Njё supё e ngrohtё do tё tё sjellё nё vehte- e puthi nё ballё.
    Ariana iu afrua e i tha:- Mё fal vёlla! Pёr fajin tim, por...ku e dija unё e shkreta...e shkriu nё lot.
    - Jo, moj zemёr, s’ke faj ti.- i tha e ёma.
    Tё tjerёt nё shtёpi po flinin tё gjithё. Ende s’ishte gdhirё tamam. Mamaja as guxonte tё shfrynte. I shoqi dergjej nё burg. Ishte koha, kur kishin veshё edhe murret, edhe tavanet, edhe dyshemetё.

    Albert Zholi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •