Marre nga Shekulli online 03/22/2003Kur Shqiptari deklarohet Ashkali dhe Rus
Nga Milazim Krasniqi
Shefi i Zyrės gjermane nė Kosovė, Peter Rondorf, bėri tė ditur kėtė javė disa tė dhėna qė kanė tė bėjnė me azilantėt shqiptarė tė Kosovės nė vendin e tij dhe me politikat e kthimit tė tyre nė Kosovė. Ajo qė ra posaēėrisht nė sy nė prononcimin e diplomatit gjerman, ėshtė se ka raste kur shqiptarė tė Kosovės, pėr tė fituar statusin e refugjatit nė Gjermani, kanė ndėrruar identitetin dhe janė deklaruar si ashkali e madje edhe si rusė!
Kjo pėrpjekje pėr ndėrrim administrativ tė identitetit, nė shikim tė parė paraqet njė gjendje alarmante sociale tė kėtyre njerėzve. Ata njerėz kanė ikur nga Kosova nė periudhėn e represionit qė zbatohej nė vitet nėntėdhjetė, ose janė deportuar gjatė ditėve tė spastrimit etnik, qė zbatoi regjimi i Milosheviēit. Mė tė shumtėn e rasteve, ėshtė e mundur qė tė kenė humbur pasuritė qė kanė pasur dhe tė mos kenė mundėsi tė punėsimit.
Por, ajo qė ėshtė esenciale nė kėtė rast dhe qė e bėn mė tė pėrballueshme kėtė gjendje tė tyre sociale, ėshtė se shkaktari qė i ka detyruar tė largohen nga Kosova, mė nuk ekziston nė Kosovė. Prandaj, kthimi nė vendlindje ėshtė i lirė dhe megjithatė, mundėsitė janė pakrahasimisht mė tė mėdha, pėr ta organizuar jetėn nė vatrėn e vet.
Pra, nė prapavijė tė kėtyre pėrpjekjeve absurde pėr tė fituar strehim nė Gjermani, edhe me kusht qė tė ndėrrohet identiteti etnik, mė shumė se gjendja sociale, ka hise vetė mentaliteti parazitar i krijuar nė ndėrkohė. Duket se jo pak njerėz qė janė mėsuar tė jetojnė nga ndihmat humanitare, nga pėrkujdesja e tė tjerėve dhe nuk e kanė krijuar vetėdijen se duhet tė ballafaqohen me vėshtirėsitė e jetės e tė fitojnė mjetet pėr ekzistencė me punėn e vet.
Kjo mostėr e njeriut parazitar nuk ėshtė vetėm nė diasporė, po ėshtė prezente edhe nė Kosovė, dhe ėshtė krijuar po ashtu nė vitet nėntėdhjetė, nga ndihmat humanitare qė vinin nga diaspora, po edhe pas luftės, nga vala e ndihmave emergjente tė dy viteve tė para.
Kur u shikohet prejardhja, shihet se shumica e kėtyre kontigjenteve parazitare janė nga zonat rurale. Nėpėr fshatrat e Kosovės mund tė shohėsh tė rinj qė sorollaten me telefona celularė nė dorė, me vetura qė i ngasin me shpejtėsi tė pakontrolluar rrugėve tė pluhurosura e me veshje qė janė mė shumė tė tinejgjerėve qė frekuentojnė diskotekat. Dhe shumica e kėtyre tė rinjve, qė me trup jetojnė nė fshat me mendje janė gjetkė. Ata ėndėrrojnė se si tė ikin nga Kosova e tė mbėrrijnė nė Zvicėr ose nė Gjermnani me rrugė klandestine.
Nė fakt, nė Kosovėn e pasluftės ėshtė shkaktuar njė shartim i panatyrshėm social dhe mental. Ėshtė e ditur se kudo nė Europė popullsia qė jeton nė zona rurale merret me bujqėsi e me blegtori dhe ka njė mėnyrė jetese mė tradicionale nga ajo e qyteteve. Por, nė Kosovėn e pėrmbysjeve tė mėdha tė luftės, ėshtė pėrmbysur edhe rendi tradicional i jetesės, dhe ka hyrė tashmė njė sistem i ēoroditur i vlerave, ku fitimi i shpejtė dhe pa mund, dhe veēmas ikja rrugėve tė botės, ėshtė bėrė si ideal i shumicės sė njerėvze. Rrjedhimisht, ky mentalitet i shartuar, mė parė se ti adaptohet jetės tradicionale e tė ndershme nė fshat, zgjidhjen e kėrkon qoftė dhe te ikja jashtė Kosove, e te jetesa nė kampe azilantėsh ose nė manastire bamirėse.
Nuk ėshtė pa pjesėn e vet tė pėrgjegjėsisė pėr kėtė gjendje tė shfytyruar sociale e mentale edhe vetė administrata nė Kosovė. Edhe katėr vjet pas pėrfundimit tė luftės, ende nuk ka njė politikė tė skicuar tė zhvillimit rural, tė kthimit nė fshat tė atyre qė kanė gjetur strehim tė pėrkohshėm me anė uzurpimesh nėpėr qytete, si dhe stimulimi i punės nė sektorėt e bujqėsisė e tė blegtorisė.
Zyrtari gjerman nė prononcimin e tij tregoi se qeveria e vendit tė tij mbetet e vendosur ta pėrfundojė procesin e kthimit tė azilantėve shqiptarė tė Kosovės, pavarėsisht se sa bėjnė ata pėrpjekje pėr tu konvertuar nė ashkali e rusė. Mbetet qė vendosmėri tė tregojė edhe vetė Kosova nė riatdhesimin e tyre dhe nė motivimin e tyre, qė tė kthehen nė identitetin e tillė, ku puna e ndershme ėshtė themel i dinjitetit njerėzor.
Krijoni Kontakt