Close

Rezultati i Sondazhit: A ka shkuar ne te vertete per nje barbeque?

Votues
3. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    0 0%
  • JO

    3 100.00%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Fqinjët e gjeneralit: Luan Hoxha s’duket prej dy muajsh

    Gazeta Panorama

    e Shtunë, Shkurt 11th, 2012


    Arratisja, avokati: Fola me të më 5 shkurt, nuk ka përse të ikë pasi presim drejtësi në gjyqin e Gërdecit.


    Banorët e pallatit të gjeneralit: Nuk e kemi parë që nga janari.
    Largimit në rrethana ende të paqarta i Luan Hoxhës nga Shqipëria i shtohen nuancat e një arratisjeje të mundshme në kohën kur pritet që gjykata të shpallë vendimin për dosjen e tragjedisë së Gërdecit. Në një pallat luksoz përballë kryqëzimit te Drejtoria e Policisë së Tiranës ndodhet banesa e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ndonëse duhej të ishte çdo ditë aty, banorët thonë se nuk e kanë parë Luan Hoxhën dhe familjen e tij prej të paktën dy muajsh. Një pohim ky që konfirmon informacionet e publikuara dje në gazetën “Panorama” për largimin nga vendi të ish-kreut të Ushtrisë shqiptare që më datë 1 janar 2012. Gazeta “Panorama” siguroi dy ditë më parë informacione, sipas të cilave ish-ushtaraku i lartë, që mban gradën gjeneral, ishte larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e tij. Ajo çka vuri në pikëpyetje arratisjen e mundshme, ishte fakti se udhëtimet e Luan Hoxhës jashtë Shqipërisë ishin kthyer në rutinë ,pasi ai lëvizte vazhdimisht. Mirëpo destinacionet e lëvizjeve të tij kishin qenë të afërta, në Kosovë dhe Maqedoni, ku ish-ushtaraku jepte mësim dhe jo në Amerikë, siç ka ndodhur në rastin e fundit.
    Flasin rektori e avokati


    Zilja e derës e shtëpisë së Luan Hoxhës
    Avokati i Luan Hoxhës, Ibrahim Lahi, theksoi se ka folur për herë të fundit me Luan Hoxhën më 5 shkurt 2012, në orën 20:44. “Vendimi i Gërdecit kërkon edhe një vit sa të shkojë në Apel, ne kemi besim te Drejtësia se do të japë një vendim të drejtë”, thotë avokati Ibrahim Lahi, që mbron Luan Hoxhën në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, burimet nga universiteti privat në të cilin jepte mësim ish-zyrtari i lartë i Ushtrisë kanë thënë se që në fillim të janarit Luan Hoxha ka kërkuar të shkëpusë marrëdhëniet e punës. “Luan Hoxha i ka shkëputur marrëdhëniet e punës. Ka paraqitur një kërkesë ku thekson se do të shkëputet për arsye profesionale”, kanë thënë përfaqësuesit e universitetit privat ku jepte leksione Luan Hoxha. Sipas të dhënave, pas largimit nga Shqipëria, më 1 janar 2012, veç avokatit që e përfaqëson në gjykatë, Luan Hoxha nuk ka pasur komunikim me persona të tjerë.

    Arratisja
    Gjykata e Tiranës apo edhe Prokuroria pohojnë se nuk kishin vendosur ndonjë masë ndaluese për gjeneralin Luan Hoxhën në mënyrë që ai të mos dilte nga Shqipëria. Mësohet se Prokuroria nga ana e saj, në vitin 2008, pak muaj pas tragjedisë së Gërdecit, në mënyrë të përkohshme kishte bllokuar pasaportat e disa të pandehurve në mënyrë që ata të mos largoheshin. Pas aplikimit të përkohshëm të kësaj mase, Prokuroria vendosi heqjen e saj, duke qenë se katër të akuzuarit për vrasje mbaheshin në burg, ndërsa personat e tjerë të dyshuar për shpërdorim detyre u konsideruan se nuk paraqisnin rrezikshmëri. Burime zyrtare të Prokurorisë kanë thënë dje se largimi i Luan Hoxhës aktualisht nuk ka pasoja ligjore, për sa kohë nuk është konstatuar mungesa e tij në një moment procedural të procesit në gjykatë.



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Si duket e nuhati qe dun me ja ngec ktij c'eshtjen e gerdecit. Sepse mediu ,delijorgjat e pinarat jane shume t'fuqishem per ti rras mrena. Edhe normal gjejne kto t'shkretit qe si ka pyt njeri e as kane pas lidhje me gerdecin.

    ..... interesant qe ish shefi i shtabit te ushtrise mos te kete dijeni se cfare gjelle gatuhet ne "guzhinen e tij" !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    ..... interesant qe ish shefi i shtabit te ushtrise mos te kete dijeni se cfare gjelle gatuhet ne "guzhinen e tij" !
    Ta dha pergjigjen Landi siper

    Kuzhina ka qene e tij ,por me pronar Fatmir mediun e Shkelzen Berishen lol.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #14
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Kapeni nga veshtet dhe ne gjyq ne Tirane.Por me te bashke edhe Mediun!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •